Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Gjurmë të Hershme EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Gjurmë të Hershme EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Gjurmë të Hershme EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Gjurmë të Hershme EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Gjurmë të Hershme EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Gjurmë të Hershme EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Gjurmë të Hershme EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Gjurmë të Hershme EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Gjurmë të Hershme EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
30 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 30 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Gjurmë të Hershme

Shko poshtë

Gjurmë të Hershme Empty Gjurmë të Hershme

Mesazh nga Dardania Tue Apr 14, 2015 8:43 pm

Dëshmitë burimore, shkrimet e kërkimtarëve në këtë lëmë të dijes u takojnë shek.XIX-XX, por dhe në shekujt e Mesjetës arbërore e më tej kemi të dhëna të copëzuara për mite, rite e besime ndër Shqiptarë, në trojet e tyre etnike e më tej në diasporë.
Këto arritje në kërkime do të duhej të ndaheshin në ato me natyrë thjeshtë dëshmuese, dokumentuese, përshkrime dukurish të këtij lloji dhe, së dyti, në ato me natyrë sintezash, interpretimesh, në vështrim krahasues në kohë e në shtrirje hapsinore të ndryshme.
Në shek. XIX u shënuan arritje të një shkalle të lartë në studimet krahasuese të gjuhësisë indoeuropiane e në këtë vështrim u ngjall shumë interesi për kërkime të mitologjisë krahasuese, në sinteza, në interpretime të këtyre dukurive me rrënjë parahistorike, bërë nga dijetarë të vatrave më të shquara shkencore e universitare të Europës, të Amerikës e më tej. Kjo frymë kërkimesh, ndonëse në një shkallë më të vogël, u ndje dhe në Shqipëri. Këtu, kryesisht nga të huajt e më pak nga Shqiptarët, u mblodhën materiale të natyrës mitologjike, të besimeve pagane, po më tepër u dhanë mendime krahasuese e interpretime. Mendime të këtij lloji u dhanë më tepër në kuadrin e gjuhësisë krahasuese ose si reflektim i kulturës antike greko-romake a të ndikimit sllav e bizantin në Mesjetë.
Duhet sqaruar se burimet materiale, objekte të zbuluara nga arkeologët në shkrime ose mbishkrime të ndryshme, sado të pakta, i kemi që nga koha ilire e parailire, nga periudha greke e romake e nga tërë periudhat e Mesjetës. Për këto shtrirje kohore nuk ka munguar as paraqitja ikonografike e hyjnive të ndryshme, fytyra në gur a qeramikë, qoftë vendëse po me emra grekë a romakë, qoftë dhe me emra ilirë, ose fare pa emërtime mbishkrimore. Të dhëna me interes janë bërë të niohura nga zbulimet arkeologjike, nga hulumtimet e ilirologëve, arkeologëve, balkanologëve, nga gjuhëtarë të gjuhësisë krahasuese indoeuropiane; emrat e tyre do të dalin në brendinë e krerëve të ndryshëm të punimit.
Po përmendim vetëm pak gjëra më domethënëse nga mitologjia ilire, duke e marrë atë brenda një kompleksi kulturor e në të njëjtën shtrirje gjeografike, po natyrisht në dhënie e marrje tepër të shkrirë bashkë në mes kulturash etnikisht të ndryshme.
Në një rrëfenjë mitike, shënuar nga disa autorë të antikitetit, në variante të ndryshme, thuhet se Kadmi, i biri i një mbreti fenikas, duke kërkuar motrën e vet Europën, arriti së pari në Beoti ku themeloi qytetin Teba, pastaj shkoi e zuri vend ndër llirë, ku, me të shoqen Harmonia lindi i biri: lliriosi. Duke u mbëshjellur nga gjarpri, ai mori pamjen e atributet e tij. Pas vdekjes Kadmi e Harmonia u kthyen në gjarpërinj e ashtu kaluan në jetën e përtejme”. Sipas një varianti tjetër, lliriosi gjarpër pati shumë fëmijë, djem e vajza. Këta fëmijë krijuan fillesën e fiseve ilire, fise që mbajnë emrat e tyre: emërtimet e fiseve në gjininë mashkullore u quajtën “bijtë e llirit”, ndërsa ato femnore: “bijat e llirit”. Pati dhe personalitete historike përtë cilat besohej se kishin lindur nga gjarpëri.
Ndër llirë është dëshmuar gjerësisht kulti i hyjnisë kalorës luftëtar. Ndër ta përmendet hyjnia kalorës i Japodëve, Medaurus, paraqitur hipur mbi kalë e me shtizën në dorën e majtë. Ikonografia ilire me paraqitje të kalit a të hyjnive kalorës është e pasur. Për të siguruar fitore në luftë a fat, në veprime të.ndryshme flijonin kuaj. Po janë të njohura ndër ta dhe sakrifica njerëzore: Në Desareti, në anë të Korçës, afër lumit Eord (Devolli i sotëm) llirët, për të siguruar fitore në ndeshje me ushtrinë pushtuese, si nathonë Kurti Rufi, Flavi Ariani etj, therën aty: tre djem, tri vajza e tre desh të zinj. Këta ua kishin bërë fli perëndive të tyre, sipas besimittë shenjtë, përt’iu dhënë guxim e siguri përfitore luftëtarëve të tyre, (“llirët dhe lliria tek autorëtantikë’,…, f. 156,235).
Traditës ilire e parailire i përket tempulli i Dodonës pranë Janinës me malin Tomaros., me Lisin e Shenjtë e me tri plakat që tregonin permes gjetheve të lisit e zhurmës së enës së bakërt, fatin e ardhmë të njerëzve. Ndoshta në tempullin e Dodonës kemi një përzierje besimesh e ritesh pellazgo-greko-ilire.
Njohim tek llirët disa emra hyjnish e diçka dhe tiparet e tyre: hyjni të natyrës e të burimeve, me emra të interpretimit grek a romak ose të zanafillës ilire: Diana, Ika, Vidasus, Thana, Silvani, Jupiteri i Partinëve, Medaurus, Menzana, Diana e Kandavëve, Bindi, Redoni, Andini, Sentona, Latra e kështu me radhë. Përgjithësisht këto janë hyjni të natyrës, të burimeve, të detit ose perëndi të gjithfuqishme si simotrat e tyre antike greke e romake. Hyjni tepër domethënëse është Redoni -hyjni ilire e detit, prej nga na është ruajturemri i tij deri sot: Kepi i Redonit (Rodonit) në bregdet në Adriatik, në veri të Durrësit.
Në shkrime të ndryshme, po dhe në dëshmi arkeologjike të shekujve të ndryshëm të mesjetës, janë ruajtur copëza besimesh, ritesh, mitesh të paganizmit, diku në një paraqitje më të qartë e diku më të mjegulluar. Këto dukuri të religjionit pagan të Mesjetës arbërore, sado që të thërmuara, si mendojmë ne, janë një urë e fortë ndërlidhëse në mes Lashtësisë llire e Kohës së Re të të njëjtit areal gjeografik e njerëzor, në vështrim të trashëgimive në fushë të mitologjisë. Nuk mund të mohohen këtu as dhëniet e marrjet me popujt e tjerë në kulturë, për të njëjtën kohë.
Në varret e Arbërve të Mesjetës së Hershme vërejmë vendosjen e kufomës nga perëndimi në lindje (në varr), vegla e amuleta, rrethimi i varrit me gurë ashtu si ndodh dhe në praktikë, i shoqëruar me besime të caktuara që kanë arritur deri në Kohë të Re. Në stolitë arbërore (shek. VI-XI) vërejmë shenja simbolike të kultit të diellit, të kultit të hënës. Vathët e veshit te gratë janë në formë të gjysmëhënës, ashtu si ndodh dhe në ditë të sotme në gratë e Mirditës e të Matit etj. Edhe sot kulti i hënës në besimet popullore lidhet shumë me gruan e me fatin e saj në jetë, në shendet, në shërim, në lindje fëmijësh e tjerë. Në objekte të asaj kulture vërejmë kalin në hedhje fluturim dhe mendojmë se kjo ka të bëjë me hyjninë kalorës të llirëve; vërejmë zogjtë fatidikë, kultin e dorës e një seri shenjash të tjera me domethënie besimesh pagane. Kulti i dorës i pasqyruar, ndër të tjera, dhe në bërjen e saj si zbukurim në gdhëndje në gurë: në dyer, në porta, në vatër, në pëmendore. Në një dokument të vitit 1323 përmendet festa e Rushajëve me ritet përkatëse (Thallorzy, Jireçek, Suffllai, “Acta et diplomata… Vindebonnae”, 1913, v.l, f.156, nr.527), çka flitet për atë festë pranvere që ka ardhë me shumë ritederinëditëttona.
Tek Histoha e Skënderbeut (viti 1510) e Barletit dokumentohet shumë mirë gjama e burrave ashtu si bëhet deri në shek. XX; është dëshmuar shumë herë në shkrime të ndryshme si më 1466, pastaj nga P. Budi e F. Bardhi në shek. XVII e me radhë. Mirat e Fatiet, të përmendura shumë herë te Barleti në veprat e tij, si mendojmë ne, s’janë tjetër veçse Orët e Zanat shqiptare.
Sipas studimeve gjeologjike e sipas dëshmive historike, liqeni i Shkodrës është formuar para shumë mijëra vjetësh, ndërsa legjendat mitike të mbledhura në shek.XX tregojnë se ai është formuar tash vonë e formimin e tij e lidhin me plakën e Krozhës. Eshtë interesant se për formimin e vonshëm të këtij liqeni na flet dhe Barleti në “Rrethimi i Shkodrës” 1504 (Tiranë, 1962, f.30-31). Aty ndër të tjera thuhet: “Po kështu, me sa duket, vërtetohet edhe sa më kanë rrëfyer banorët ma të moçëm të këtij vendi, të cilët më kanë thanë se aty ku sot ndodhet liqeni dikur ka qenë tokë plot me burime të pashtershme, nga të cilët lindi ai liqen i mrekullueshëm”. Pra lindjen e këtij liqeni e tregonin si rrëfenjë mitike pleq ‘të Kohës së Barletit, gjë që është tepër domethënëse për të njohur kujtesën popullore për këto rrëfenja fantastike. Kjo legjendë mitike na përmendet pra dhe në shek. XX, si mbijetojë e një kohe tepër të lashtë.
Gj. Buzuku në parathënien e “Mesharit” (v.1555), paragr.ll, i porosit besimtarët që të venë në ritet e krishtera në kisha e “të braktisin atë të shtremnën” që, sipas nesh janë ritet pagane: të Kthimit të Diellit për Verë, të Buzmit, të Vitit të Ri, të Ditës së Zojës’(me 25 mars) të Shën Gjergjit (23 prill), të Shën Gjonit (24 qershor) e festa të ndryshme pagane të prodhimit. Këto rite pagane i praktikonin për të shtuar bereqetin e mirëqenien në familje. Gj. Buzuku i kthen të tëra në qëllime të riteve të krishtera e shton: “Dheju kurta banikëtë, Zotiynë (prajo aiipaganëve: M: Tirta) ka meju shtue ndërju që të korrat tueja të zgjaten deri së vjelash dhe të vjelat deri në të mbjella”. Në popull thuhej deri tash vonë kjo shprehje, si sipër, për qëllimin e riteve pagane.
Pjetër Budi në veprat e relacionet e tij na njofton për gjamën e burrave, për disa rite e besime pagane që praktikoheshin në popull. Të njëjtën gjë bën F. Bardhi, e ndër të tjera na përmend Kuçedrën e Arbënit në një kuptim mjaft domethënës për mitologjinë shqiptare. P. Bogdani në veprën e tij, duke folur për bubulfimën përmend besimin popullor sipas të cilit me rrufe qet Shën llia kundër”kafshës së keqe”, pra kundër Kuçedrës që është gjarpri përbindësh e shkatërrues, besim që në disa variante e gjejmë dhe sot në popull. Autori e kundërshton këtë besim popullorduke e shpjeguaratë si një dukuri thjeshtë natyrore. A. Bogdani në një këngë popullore të veçantë (botuar në veprën e P. Bogdanit) na përmend Zanën e Pashtrikut që këndon, që është ruajtëse e gjallesave, e mirësisë, me ato tipare të natyrës që e ndeshim edhe sot në popull.
Relacionet e të dërguarve apostolikë në trojet shqiptare, në shumë raste flasin për besime e rite pagane. Kështu, M. Bici më 1610 na bën të ditur se banorët e malësisë të Mirditës (Fandi) vazhdonin t’i bënin festat me kalendarin e vjetër se ndryshe, sipas besimit të tyre pagan, do t’u pakësoheshin prodhimet e bujqësisë. Gr. Mazreku shkruan më 1650-1651: “Ai që kishte ethe ose atë të tokës shkonte e gjenin një gur mbi varrin e ndonjërit, e çonin nalt atë rrasë, aq sa të mujte me kalue ipërkulun nën atë rrasë ai i smuti dhe (punë e madhe e zanatit djallëzor) aishërohetnga ethetosepre’jsë tokës, dhe kjogja dukete pabesueshme… Edhe këto i kam mallkue tue mos i pranue në rrëfimin e kungimin e shenjtë, edhe me ndihmën e Zotit e kanë lanë atë rrugë”, (Relac.ll, 1965, f.445).
Të shumta janë praktikat e natyrës pagane në malësitë shqiptare. Relatori Kerubini tregon më 1638: “… në çfarëdo ditë tjetër që u ndodhte ndonjë rrezik, po n’atë ditë mbanin dhe mbajnë festë, dhe thonë: në këtë ditë më ka ndodhë kjo e keqe etj; dhe kështu shumë ditë të tjera tëjavës i mbanin dhe i mbajnë festë, si të martën, t’enjten etj. Festën pastaj e bejnë në këtë mënyrë: burrat, disa bajnë kusht që me bamë atë punë në të cilën kanë pësue rrezikun, sip.sh., mos me pre ose mos me lavrue tokën, por bajnë punë të tjera; disa të tjerë rrijnë krejtpa punë; gratë nuk tjerrin, nuk bajnë pëlhurë, ose nuk bëjnë ulishtë, porbajnëpunë të tjera. Po të ketë shpërthye stuhia në ndonjë vend në një ditë të enjte, të gjithë pastaj bajnë kusht që mos me punue në vneshtë t’enjteve të secilës ‘javë”. Përsa upërket festave “ma shumë i çmonin ato të vetat të kota, se sa ato të kishës” (Relacione 11, f. 1,11) • Në dëshmi të ndryshme të këtyre shekujve (XVI-XVIII) janë shënuar shumë konsiderata për besimet e malësorëve shqiptarë, më shumë rite e besime pagane e tregohet se janë shumë të përciptë në kultin e krishter; thuhet se kanë emrin të krishterë, po aspak besimin (Kerubini).
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi