Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Kërkimet në shek. XIX dhe XX EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Kërkimet në shek. XIX dhe XX EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Kërkimet në shek. XIX dhe XX EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Kërkimet në shek. XIX dhe XX EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Kërkimet në shek. XIX dhe XX EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Kërkimet në shek. XIX dhe XX EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Kërkimet në shek. XIX dhe XX EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Kërkimet në shek. XIX dhe XX EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Kërkimet në shek. XIX dhe XX EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
33 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 33 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Kërkimet në shek. XIX dhe XX

Shko poshtë

Kërkimet në shek. XIX dhe XX Empty Kërkimet në shek. XIX dhe XX

Mesazh nga Dardania Tue Apr 14, 2015 8:45 pm

Në shek. XIX dhe gjysmën e parë të shek. XX për mitologjinë e Shqiptarëve kanë shkruar shumë autorë, ndonëse asnjëri nuk e rroku këtë temë në mënyrë tërësore dhe gjerësisht në vështrim gjeografik; asnjeri nuk përfshiu në këtë objekt treva të gjera të banuara nga Shqiptarët, as problematikat kryesore të kësaj fushe.
Shkrimet për mitologji e besime ishin krerë, sythe a pasazhe të veçanta në revista e gazeta të kohës. Kjo temë u rrah nëpërmjet përshkrimit të mënyrës së jetesës, dokeve e zakoneve të popullit tonë e sidomos përmes krijimtarisë folklorike; aty u fol dhe për përkatësinë e Shqiptarëve në fetë e organizuara dhe marrëdhëniet mes grupeve nga konfesione të ndryshme, pasqyruar në shkrime të shtypit shqiptar dhe të huaj. Në botimet folklorike të kësaj periudhë gjejmë material me rëndësi për mitologji e besime (veçanërisht në këngët legjendare, në balada, këngë rituale dhe elementë besimesh e mitesh në përralla).
Autorët që u muarën pak a shumë me këtë temë mund t’i ndajmë në dy grupe të mëdha: 1. të huaj; 2. Shqiptarë.
Ndër autorët e huaj që botuan materiale e studime për mitologji e besime ndër Shqiptarë mund të përmendim A. Bouë me “La Turquie de l’Europe”, Paris, vol. II, 1840; J. G. Hanin me “Studime shqiptare” (Jenë, 1854), “Përralla greke e shqiptare” (Leipcig, 1866), “Udhëtim në viset e Drinit e të Vardarit”(\ 867) e vepra të tjera të tij; G. Majer, H. Pedersenin me “Teksteshqipeme fjalor“(1895), F. Nopçën me vepra: “Shqipëria, kultura shpirtërore”, “Pikëpamje fetare” (dorëshkrime) e shkrime të tjera të tij të botuara, M. Durham: “Mbiorigjinën e disa fiseve dhe zakoneve në Ballkan”(Londër, 1928); M. Hasluck, “Një kult imalit në Shqipëri të Jugës”e disa elementë mitologjikë në shkrime të tjera të saj; M. Lamberc: “Përralla shqiptare”, (Vjenë 1922), “Mitologjia e shqiptarëve” – botuar në “Fjalori i mitologjisë” (Shtutgart, 1970). F. Degrand “Souvenirs de la Haute Albanie ou Gegarie”, Paris, 1901. Në një masë më të paktë, material me interes për mitologji e besime ndër Shqiptarë botuan dhe shumë autorë të tjerë të huaj të shek. XIX e të fillimit të shek. XX, përfshirë vepra e artikuj të tyre.
Materiali i mbledhur dhe i botuar prej tyre ka në përgjithësi karakter përshkrues; na japin të dhëna me rëndësi për elementë të ndryshëm mitesh dhe besimesh në popullin tonë; ajo çka është më me interes, të tillë elementë në kohë të tyre ishin akoma të gjallë në trevën shqiptare ë, më vonë, ato i gjejmë ose të zbehura shumë, ose të zhdukura fare. Këtu qëndron dhe vlera e punës së tyre si regjistrues e ruajtës të materialit faktik. Këto materiale të tyre të botuara janë mbledhje të rastit e kanë karakter fragmentar; u mblodhën në qendërbanime të kufizuara dhe, në vendet ku u mblodhën në mënyrë të përciptë dhe krejt fragmentare, mitet e besimet në lidhje me kultet bujqësore e blegtorale në popullin tonë; nuk ju ranë në sy, ose i regjistruan vetëm kalimthi disa figura shumë të rëndësishme të mitologjisë popullore shqiptare si Dragoi, Kuçedra, Nëna e Vatrës, Vitorja, Ora, Zana, Nëna e Diellit, Plaku i Kopshtit, Dordoleci për të rënë shi, rite e zakone në lidhje me buzmin, në lidhje me Zjarret rituale të vitit e kështu me radhë.
Ka patur raste që popullin tonë ta paraqisnin si një popull fare pagan, duke e ulur përfaqësimin e krishterimit e të islamizmit nga Shqiptarët deri në asgjë, gjë që historikisht nuk i përgjigjet së vërtetës.
Autorët e huaj që shkruan për mitologji e besime të popullit tonë në shek.XIX dhe në fillim të shek.XX, problemin e tipareve unitare të popullit tonë, doemos brenda larmisë së shfaqjeve të ndryshme të këtyre dukurive, në burime të ndryshme të jetës si bujqësi, blegtori, mjeshtëri e zeje, të shfaqura këto në rite e figura të veçanta mitologjike, nuk i shtruan thuajse fare. Ata nuk u nisën nga fakti se përt’u ruajtur këto lloje mitesh e ritesh për shekuj të tërë në formë mbijetesash, duan një bazë të caktuar ekonomiko-shoqërore tradicionale, në kuptimin e tyre prodhimtar, si burim jetese, brenda një kompleksi kulturor etnik me tiparet e tij të mëvetësishme.
Në raste të veçanta disa autorë u përpoqën të shpjegojnë edhe origjinën e besimeve nga popuj të caktuar të lashtësisë: llirë, Trakë, Grekë, Romakë, Gjermanë, Sllavë, e kështu me radhë. Por në shpjegimin e burimit etnik të tyre u nisën nga prirje të njëanëshme, që i vërenin dukuritë e këtij lloji në mënyrë krejttë thjeshtëzuar, ta zemë, nxorën zanafillën e dukurive të caktuara të besimeve pagane nga qytetërimet më të zhvilluara të lashtësisë ose të burimit sllav, duke u nisur vetëm nga origjina e fjalës me të cilën emërtohet ky apo ai element, duke u nisur nga ngjashmëri e ndryshime të rastit. Ata në përgjithësi nuk kishin parasysh ngjashmëritë e rëna në sy të disa dukurive të këtij lloji, evoluimin, dëshmitë arkeologjike; nuk i bënin analizë të gjithanëshme objektit në shqyrtim, duke sjellë argumente të ndryshme historike të mundëshme, pra nuk e shqyrtonin fenomenin në të tërë kompleksitetin e vetive e të shfaqjeve të tij, brenda një etnokulture të caktuar. Nuk analizonin në masën e duhur kushtet historike e social-ekonomike që përcaktuan ruajtjen e këtyre kulteve te Shqiptarët.
Në përcaktimin e origjinës etnike të miteve e riteve të ndryshme shpesh herë u nisën nga kritere thjeshtë të gjuhësisë historike (sipas fjalorëve të etimologjisë) dhe në këtë mënyrë i ndanë elementët si anë sasiore në origjina të ndryshme: ilire, greke, mesdhetare, kelte, slave, etj. Një klasifikim i tillë i bërë nga këta autorë është shumë arbitrar dhe në përcaktimin e treguesit etnokulturor nuk ju përgjigjet aspak kritereve rigoroze. Këtu duheshin marrë në konsideratë tiparet e ndryshme të veçanta që na shfaqen në brendi të miteve e besimeve të ndryshme, faktorin kohë që ndan lashtësinë nga shekulli XIX-XX, pamundësinë për të njohur në imtësi etnologjinë e popujve të vjetër apo dhe të popujve të sotëm, qoftë dhe kur për ta janë shkruar vëllime të tëra, por megjithatë për dukuri të veçanta nuk ka shkruar askush e megjithatë ato ekzistojnë në këtë apo atë popull. Hahni, Nopça, Lamberci e Durhami, Koci në përcaktimin e origjinës entike të fenomeneve të ndryshme janë më argumentues e më të përmbajtur, por edhe tek ata u paraqitën, ku më pak e ku më shumë, zgjidhje të thjeshtëzuara të këtij lloji, ndoshta dhe për arsye të materialit të pakët që ata kishin në dorë në ato kohë. Megjithatë ata bënë në këtë vështrim një punë të madhe prej pionieri, u hapën rrugë kërkimeve në këtë fushë të dijes, dhanë disa mendime me peshë në ndriçimin e dukurive të caktuara.
Intelektualët e mëdhenj shqiptarë të Rilindjes Kombëtare dhanë kontribut të rëndësishëm në të dëshmuarit e etnokulturës shqiptare e tëfunksionevetësaj.
Në shkrimet e tyre dhanë materiale me rëndësi për mitologjinë e Shqiptarëve. Ata u munduan të shpjegojnë bazën unitare të popullittonë, të shfaqur nëpërmjet mitesh e besimesh të lashta. Pashko Vasa na thotë se populli shqiptar betohet për qiell, për dhë, për gurë, për ujë, për mal, për fushë, për diell, për hënë dhe nuk betohet për perëndi e për shenjtorë. Ai tregon se këto forma betimi janë shprehja e atij besimi të lashtë vendës që të parët tanë kanë ruajtur që nga lashtësia. Ai thekson se betimet publike Shqiptarët i bëjën mbi gurë pavarësisht nëse ai që bën betim është katolik, ortodoks a mysliman.
J.Vreto, K.Kristoforidhi, N.Frashëri, A.Z.Çajupi, Shtjefën Gjeçovi, na flasin për kultin e Tomorrit si një vend ku ruhen rite e besime vendëse të Shqiptarëve e që janë dëshmi uniteti në traditat e lashta të këtij populli. Ata duan të tregojnë me këtë se populli ynë, pavarësisht nga dallimet fetare të feve monoteiste të ndryshme që sjellin me vete dhe veçime në tiparete kulturës sëtraditës, në kompleksin kulturortëtij, populli shqiptar shquan për njëjtëshmëri e pra është e domosdoshme që të bashkohet e të luftojë për pavarësi kombëtare, për përparim. Rilindasit venë theksin në lidhjet e marrëdhëniet e forta shoqërore e familjare midis elementëve shqiptarë nga besime të ndryshme. J.Vreto shkruan: “… meqenëse pas ndarjes fetare, Shqiptarët ortodoksë nuk lidhin krushqi me vëllezërit tanë Shqiptarë muhamedanë (ndonëse martesat midis tyre në disa vende vazhduan përnjë kohë të gjatë edhe pas ndarjes fetare) u gjet një mënyrë tjetër afrimi, ajo e vëllamërisë, dmth një i krishterë qeth fëmijën e një muhamedani, duke i prerë atij disa fije flokësh të kokës”. Pra në anët rituale e të besimeve të lashta vendëse ruajtën njëjtësinë kombëtare.
“Të gjithë pothuaj aristokratët muhamedanë shqiptarë, që quhen turqisht bejlerë, kur martohen, dërgojnë, në kundërshtim me fenë e tyre, pikërisht një mik të krishterë, që pajisei me leje të hyjë edhe në harem për të shoqëruar nusen. Ky zakon duket si një i njëjtë me zakonin e kumbarës që përdorej para ndarjes fetare…”
Autorët arbëreshë të Italisë (rilindas) si J.De Rada në botimet e tij letrare e folklorike, A. Argondica në artikujt e tij në “lli i Arbëreshëvet” e të tjerë, na japin materiale me vlerë për mitologji e besime të’ Arbëreshëve. De Rada, duke u nisur nga qëllime atdhetare, bër kahasime në mes mitologjisë shqiptare dhe asaj të lashtësisë. Zgjidhjel përgjithësisht janë romantike e të pabazuara. Në disa raste bëher përpjekje për të treguar bazën unitare të miteve e besimeve të trevës shqiptare (në Shqipëri) me ato të Arbëreshëve të Italisë.
Folkloristët shqiptarë të Rilindjes si Th. Mitko me “Bletën shqiptare” (1878), S. Dine me “Valët e detit” (1908), Z. Jubani (1871) me “Pëmnbledhje këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare” dhe më pas ata të Pavarësisë si B. Palaj, K. Kamsi, S.Th. Frashëri, K Taipi, S. Kolea, R. Alikaj, N.Suma, Ll. Karafili (Bardhyli), M. Sirdani, I Dalliu, V.Xhaçka, H. Bushati, K.Shtjefni, e të tjerë, në botimet e tyre ne japin material me mjaft interes për mitologji. K. Kamsi, na ka dhënë disa artikuj të veçantë kushtuar riteve e zakoneve kalendarike si Dita e Verës, Shën Gjergji etj, po dhe për mite e besime të lashta vendëse në përgjithësi në popullin tonë (si “Besime të popullit në Labëri”, Diturija, 1927-1928 etj.) Punime të shumta e me shumë vlerë ka botuar I.Dalliu për fshatra e qytet të Tiranës. Gjatë periudhës së Pavarësisë nga autorë të ndryshëm u botua material me interes në disa të përkohëshme si “Albania” e Faik Konicës, “Kalendari Kombiar” i M. Frashërit, “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Diturija”, “Shkolla kombëtare”, “Njeriu” “Drini”, “Përpjekja shqiptare”, “Normalisti”, “Vatra Shqiptare”, “Zani i Naltë”, “Njeriu”, “Cirka”, Normalisti” etj.
Gjeçovi na jep një material me vlerë për mite e besime të popullit tonë dhe, duke u nisur thjesht nga një ndjenjë atdhetarizmi, dukuritë e ndryshme të mitologjisë i shpjegon si të origjinës trako-ilire, pa sjellë argumentat e duhur në këtë drejtim. Gjeçovi mblodhi një material tepër të gjerë për kultin e gurit, për kulte të ndryshme të natyrës, për rite të jetës familjare, për rite të festave të motmotit, për rite e flijime në ndërtim dhe, për më tepër, këto i gjurmoi në një hapësirë shumë të gjerë të trojeve shqiptare. B.Palaj krahas eposit legjendar e të së drejtës dokësore, mblodhi mjaft materiale për rite, për besime, për figura të mitologjisë popullore, ashtu si bëri dhe kolegu i tij eksplorues – Gjeçovi.
Gjatë kohës së rilindjes e sidomos gjatë Pavarësisë e deri më 1945, i vërejmë të botuara në organe të ndryshme të shtypit, në botime të veçantë, shumë mite, rite e besime të ndryshme të popullit tonë, me burim nga terreni, nga jeta e banorëve e këto më kanë shërbyer shumë si burime me vlerë në kërkimet e mia. Por duhet shënuar se në disa raste kanë qënë të përziera dhe me elementë të marrë nga letërsia greke e romake e; duke qënë të tilla jemi shmangur prej tyre, duke i marrë gjithnjë burimet në mënyrë kritike.
Një kontribut me rëndësi në studimin e mitologjisë shqiptare ka dhënë profesor E.Çabej me punimet e tij në këtë fushë që në vitet ’30 e deri në ditët e sotme (1976). Kontribut me shume rëndësi është studimi për figurën mitologjike Zana, për disa f igura të mitologjisë popullore, si Vitorja, Gjigandët, Herri e tjerë elementë e figura të mitologjisë. Ka studiuar dhe eufemizmat ndër shqiptarë. Në fushën e mitologjisë shqiptare kanë dhënë studime e materiale me vlerë dhe studiuesit M. Krasniqi, A. Uçi, K. Halimi, Z. Sako, Q. Haxhihasani, Rr. Zojzi, e A. Gjergji, D. Statovci, S. Fetiu, U. Xhemaj e tëtjerë.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi