Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
37 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 37 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:43 pm

Tragjedi në një familje

Dhe, derisa unë po mendoja një polic që na rrinte pas shpine, tri herë me revole shkrepi në trupin e djalit tim të vetëm. Klitha aq shumë, sa s'di si nuk u shembën malet, si nuk e dëgjoi zoti klithjën dhe dhembjen time. Djali ra përtokë dhe vdiq duke më shikuar, sikur kërkonte ndihmë nga nëna, e unë isha aq e pafuqishme. “Ato ditë kur nisi lufta, aq shumë isha e shqetësuar, sa kishte ditë të tëra që i kaloja me lotë e vajë. Burri im, as nuk shkonte t’u bashkangjitej radhëve të ushtrisë sonë, as nuk na nxirrte nga fshati. Fëmijët si fëmijët, kur dëgjoheshin të shtëna nga armët e rënda frikësoheshin, se shkrepjet automatike më nuk u bënin përshtypje, luanin si të mos ndodhte asgjë. Unë, si nënë që isha, përveç frikës nga ajo që dihej e shihej, frikësoshesha për fëmijët. Kishte netë që, kur fillonin luftimet dhe dëgjoheshin të shtënat, detyroheshim t’i merrnin fëmijët ashtu fjetur sic ishin ata e të iknim në malin më të afërt. Nuk më hiqeshin lotët nga fytyra. O zot, sa lotë që derdha dhe lutja ime e vetme ishte që të mos shoh kurrë të mu ndodhë ndonjë e keqe fëmijëve të mi. Kur m’u plagos Nora, vajza e vetme, s'di si nuk vdiqa nga dhembja, ndërsa motra ime me thoshte: Tani e ke vajzën trembëdhjetë vjeçe dhe më mirë një plumb se të ta dhunojnë serbët, prandaj ki mendjën, kujdesu që, për të gjallë kurrë të mos bie në dorë të armikut. Madje, ia pata parë për të madhe nënës sime, kur më tha: “Unë e dëshiroj vdekjen e fëmijëve të mi, e jo të më bijnë në dorë të shkaut, se unë e di çka bën shkau”. Dhe, derisa unë po ballafaqohesha me problemet e vajzës, ditët iknin e burri im, si grua e ligë, kishte ditë që nuk dilte as për dru. Kisha katërmbëdhjetë vjetë martesë me të dhe kurrë nuk më ishte dukur më i marrë. Kur e nxorën vajzën e plagosur nga Kosova, qeshë liruar dhe djalit nëntëvjeçar i thashë, para burrit: “Biri im, sikur të ishe pak më i madh e të rreshtoheshim në radhët e UÇK-së, atje do të ishim më të sigurtë dhe vetëm atje do të mund t’i shërbenim atdheut’. Djali ia kishte thënë të jatit, ndërsa ai më tha: “Ti mund të shkosh, unë dua të vdes këtu, unë s’jam i pushkës, do të rrij të vritëm si qyqar, e ti nëse shkon, nuk je më gruaja ime”. Që nga ajo ditë, aq shumë më kanë munduar fjalët e tij, por llogaritja se zoti s'do të ma kthente shpinën. Dhe kisha gabuar. Janari i 99-tës, filloi me luftime të rrepta. Ne mbetëm në fshat me dy tri familje tjera edhe kur policët na u afruan disa kilometra, e luta të tërhiqeshim, por ai tha: „Unë e djali do të mbesim këtu.Nuk ta lëshoj djalin të ma marrësh, për shkak tëndin që po lëvizje të merrje dru, m’u plagos edhe vajza“. „Po kush do të duhej t’i sillte drutë, çka do të haje ti dhe fëmijët“, e pyeta ashpër dhe u shkreha në vaj. Mendova disa orë se ndoshta është më mirë që mos t’i kundërshtoj, jam grua dhe pika e fundit, nuk mund ta diktoj burrin, ndaj edhe heshta. Në mbrëmje, plumbat na vinin nga të gjitha anët, nuk mbeti asnjë mur pa u shpuar, por zoti ndoshta deshi të mos vdisnim aty. Kur u qetësuan pak gjuajtjet, mendova se po shpëtojmë, por ata na kishin rrethuar.Burri im, kur i vërejti shkoi dhe hyri në kotec të pulave, ndërsa unë e djali vetëm po rrinim të heshtur. Kur njeri nga ata erdhi dhe i ra derës me këmbë, e kapa djalin për dore dhe i thashë: “Bir, çka do që të ndodhë, përpiqu që të shpëtosh, unë mjaft kam jetuar”. Ai qante dhe nuk ma lëshonte dorën, policia na nxori të dyve në mes të oborrit e brenda po kontrollonin mos po gjenin gjëra të vlefshme. –“Ku e ke burrin? Nëse nuk na jep para dhe ar, do të ta vrasim djalin. U përpoqa ta gjej pak ar, që e kisha, për ta shpëtuar djalin, por burri i kishte marrë të gjitha me vete, edhe paratë edhe arin. I ke edhe dy minuta, o arin, o djalin, më kërcënoheshin policët. Ai (burri), në kotec, nuk bënte zë, e donte shpirtin e vet më shumë se djalin. Unë mbeta në mes të oborrit, të shkoja te ai frikësohesha se do të ma vrasin djalin, të mbetesha s'kisha para. Dhe, derisa unë po mendoja një polic që na rrinte pas shpine, tri herë me revole shkrepi në trupin e djalit tim të vetëm. Klitha aq shumë sa s'di si nuk u shembën malet, si nuk e dëgjoi zoti dhembjen time. Djali ra përtokë dhe vdiq, duke më shikuar, sikur kërkonte ndihmë nga nëna, e unë isha aq e pafuqishme. Dhe, kur mendova se do të shkojnë, njëri nga ata erdhi dhe m’i lidhi duart prapa. E pashë burrin tim tek po shikonte dhe ende qëndronte pa lëvizur aty. U ngrita pak dhe e mallkova, por polici që nuk po kuptonte çka thashë më ra me këmbë, e unë u rrokullisa disa metra më poshtë. Ata folën diçka, që unë nuk e kuptova dhe njëri nga ata u vërsul mbi mua. M’i shqeu të gjitha rrobat që të më çnderonte. Burri im ende vazhdonte të shikonte herëpashere, e unë nga dhembjet s'kisha më zë as të qaja. Më kujtohet që kur m’i zgjidhën duart, me një copë druri i rashë njërit nga policët, por nga aty munda të ikë, vetëm disa metra më tutje ngase aty kishte pasur edhe shumë policë të tjerë. Edhe disa nga ata, me radhë, kanë luajtur me trupin tim derisa e kam humbur vetëdijen. Disa ditë më vonë, më kishin marrë disa banorë të një fshati të afërm për t`mi mjekuar plagët që m’i kishin shkaktuar me thika në trupin tim. Gjatë gjithë kohës së bombardimeve vëllai dhe nusja e vëllait më bartën nga mali në mal për t`me shpëtuar të gjallë. Katër ditë pasi përfundoi lufta, vëllai tjetër, i cili kishte dëgjuar se me kanë vrarë, erdhi bashkë me burrin tim dhe pasi më shikoi, më tha: “Më mirë të kishe vdekur, tani je pa fëmijë dhe pa burrë, është dashur ta vrasësh veten, je fajtore që të dhunuan serbët”. “Unë fajtore! Ngase ti i more paratë dhe nuk ua dhe barbarëve ta shpëtosh djalin tënd, unë fajtore që ti nuk na le të dalim nga fshati edhe atëherë kur të gjithë e shifnim rrezikun”,-pyesja dhe qaja. –“Motrën tënde e dhunuan ushtarët serbë dhe unë s'mund ta kem më grua”, -i tha ai vëllait tim dhe eci, për të mos u kthyer kurrë më, -përfundon rrëfimin e vet R.R., nga një fshat i Therandës.
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:43 pm

Tmerri në ditën e “gënjeshtrave”

S. S. nuk dëshironte ta fillonte rrëfimin para nënës së saj.Por kur e ëma doli,S.S. e filloi rrëfimin …: “Nuk kam menduar kurrë se njeriu mundet të duroj kaq shumë. Edhe për vete, por edhe për të tjerët, në raste të tilla kam menduar se do t’i dorëzohenshin vdekjes. Unë në duartë e shkijeve rashë më 1 prill, në ditën kur shqiptarët po dëboheshin masovikisht. Kur me ndanë nga familja, mendoja vetëm për ata po kur më dërguan në vendin ku ishin strehuar policët dhe në tavolinën e përgjakur pashë flokë femrash, thonjë dhe veshje femrash, e dita se çka do të më ndodhte. Më nuk shpresoja se e kam dikë në botë, dhe çka do të ndodhte me të afërmit e mij. E kisha vetëm hallin tim. Dhe, kur unë po mendoja dhe po frikësohesha se çka do të ndodhë me mua, më thirri një nga ata që e udhëhiqte atë grup kriminelësh. Aty, mbi tavolinën e tij, kishte raki dhe sytë e tij të skuqur e të qartur i tregonin të gjitha. Në gjoks kishte një zinxhir me plot stoli dhe më tej në një qoshe të strehimores kishte përplot veshje femrash. ‘Këtu duhet të zhveshesh e pastaj ta shoh a je për mua, për eprorët ose për ushtarët’, më tha ai në gjuhën serbe derisa po pinte raki. Unë po rrija aty, gjoja se nuk e kuptova, por ai ma ktheu këtë urdhër në shqip. E shikova dhe, edhe pse e frikësuar i thashë “jo”. Ai hodhi shishen me raki dhe u ngrit si i tërbuar. “Mua askush s’guxon të ma thej urdhërin, unë jam Dragan Spasiq, unë jam njeriu që me dorën time kam prerë mbi 50 shqiptarë e ti, kuçkë!”- klithte ai si i marrë. “Qenka rruga e vdekjes kjo”, mendova me vete dhe kur ai më goditi me kondak pushke nuk qava.
E shihja gjakun që me rridhte nga hundët por s’më dhimbsej jeta, doja të vdisja e jo të bija në dorën e tij. Por, pas pak, ai u qetësua dhe i urdhëroi ushtarët e tij të më zhveshin. O zot, nuk mund ta marrësh me mend se si ndihesh. “Duhet të vallëzosh, ec vallëzo”,-më thoshte, e unë isha kërrusur e ulur, që të mos shihej trupi lakuriq . “E sheh atë trup atje, do të ta bëj më zi”,- më thoshte ai e unë nuk e kisha vërejtur trupin e një vajze të bërë copë-copë, në afërsi të rrobave të viktimave, të cilave ata ua kishin bërë si mua. Nuk fola, por dy nga ata erdhën dhe me lidhën për tavolinën e përgjakur. M’i lidhën këmbë e duar dhe më shikonin si bisha. Dikur ai, shefi i tyre, u zhvesh dhe filloi të më ç`nderoj, të tjerët qeshnin e flisnin çka u tekej, shikonin e talleshin, derisa unë përpëlitesha me vdekjen. Ai u largua vetëm kur u ngop, për të vazhduar më tej edhe disa të tjerë. E njëjta gjë më ndodhi disa ditë me radhë dhe pas disa ditësh më hodhën ashtu lakuriqe buzë rrugës, ku kishte edhe shumë kosovarë të tjerë, që po iknin për në Shqipëri. Vetëm kur vërejta se një grua po më mbulonte, pashë se trupi im ishte i prerë me thika në shumë vende dhe se në trupin tim kishte të vizatuara disa kryqe dhe shenjat e simbolit të kryekriminelit Milosheviq. “Mos më merr, më le të vdes, të lutëm”,- i thashë asaj, por ajo më pëshpëriti ngadalë. Edhe pak rrugë kemi deri në tokën nënë, ja e sheh rrugën”, përpiqej ajo të më ndihmonte, kurse unë e shikoja rrugën që më dukej se po ecte me mua dhe shpresoja se po vdisja, sepse për mua ajo ishte dhe mbeti rruga e vdekjes.
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:43 pm

Prova e burrërisë

Kishte ditë që kishin filluar bombardimet, ndërsa unë e burri vetëm e
ngushëllonim njeri-tjetrin dhe para fëmijëve bëheshim se nuk kishim frikë. Edhe njerëzit nga rrethi i Gjakovës që i kishim strehuar nuk jepeshin para fëmijëve tanë dhe të tyre. Nuk kishim asnjë mundësi të dilnim jashtë qytetit, ndërsa në qytet silleshin qindra e qindra ushtarë, policë e paramilitarë. Me 29 mars, ata filluan të arrestojnë meshkujë në lagjën tonë. E unë vetëm sa s'vdiqa nga frika. “Ç`të bëjmë? e kemi edhe djalin 12-vjeçar”, i thashë burrit. “
Të presim çka do të ndodhë, ushtarët tanë nuk janë shumë larg, ndoshta po vëzhgojnë çka po ndodh në qytet dhe i shpëtojmë më të keqes”
Atë ditë buzë mbrëmjës, shkuam në shtëpinë e një miku në dalje të Gjakovës. Aty nuk kishte pasur ushqim aspak. Dolëm unë e burri dhe kërkuam në një familje aty afër dhe gjatë natës u bëmë bashkë katër familje. Kah mëngjesi, për fat të keq, të gjithëve na kishte zënë gjumi. Policia e kishte thyer derën, dhe të gjithë kishim mbetur të hutuar. “Para, ar, nëse doni të jetoni dhe mund t’ju lëmë që të niseni për në Shqipëri menjëherë, me kusht që të mos ktheheni kurrë më”. ‘
“Do të shkojmë, në mënyrë që t’i shpëtojmë fëmijët gjallë”, pëshpëriti burri im ngadalë. Pastaj, ne të gjithë që kishim para, ua dhamë të gjitha që kishim, çdo gjë të vlefshme, ar e veshmbathje. Edhe çantat na i morën duke menduar se në to mund kishim diçka të vlefshme.
“Nisuni ju gratë, burrat do të nisen pas gjysmë ore, pasi të bindemi se nuk janë ushtarë të UÇK-së’. “Nuk ndahemi”, u thashë unë dhe e ndala hapin. Një djalë i një familjeje që ishte strehuar tek ne kishte provuar të arratisej, por policët, pasi e shohin shtijnë në të dhe e vrasin.
E ëma iu hodh në trup, por plumbi që e mori i depërtoi prapë në trupin e djalit të saj. Dënesjet dhe klithjet filluan të rriten dhe gruaja e plagosur nuk donte t’i shkëputej trupit të vdekur të të birit. Barbarët serbë, të revoltuarë, i lidhën të gjithë meshkujtë ndërsa neve, të gjitha grave na zveshi. Fëmijët, njëmbëdhjetë sa ishin, filluan të qajnë, e në ndërkohë vdiç edhe gruaja e plagosur.
“Tani do të xhirojmë një film të mrekullueshëm sepse na duhet për programin e natës të TV Prishtinës“, tha njëri nga policët dhe mori në shtrat ta ç’nderoi një vajzë 15-vjeçare. Do të doja të isha e vdekur, dua edhe tani kur më kujtohet se si vdiç vajza e re pas gjysmë ore dhunimi, kur e dhunuan tre veta e tre të tjerë e mbanin. Më pas, ata e dhunuan edhe gruan e një mikut tonë, e në fund edhe mua. Më kujtohet që kur ma prenë gjirin e lusja zotin të ma merrte shpirtin, me gjithë zërin që kisha, por vdekja s’më dëgjonte. E di se kur më hodhën në tokë, në atë shtrat e vunë një femër të re, e cila kur filloi të klithë e të kërkojë ndihmë, ia hiqnin edhe thonjtë! Në fund, pasi e dhunuan e morën me vete. Edhe meshkujt i morën me vete. Unë arrita të jetoj, por jeta ime ishte dhe është ferr i vërtetë. Të gjithë ata që ishin aty, bashkë me fëmijët e mi, e panë se si më ç’nderuan. Djalin ma morën dhe as sot e asaj dite nuk di gjë për të. Burrin ma kishin burgosur dhe e liruan katër muaj pasi përfundoi lufta. U gëzova shumë që shpëtoi dhe nuk kisha fuqi ta mirrja në përqafim. Ai kishte parë se si më kishin ç’nderuar, kishte parë se si ata po loznin me trupin tim, dhe unë ndjehesha e turpëruar, ndjehëm edhe sot. Ai me përqafoi duke qarë, me ngushëlloi për djalin që na e vranë dhe mori edhe vajzat në përqafim. Të gjithë qanim, qanin edhe të gjithë të pranishmit në oborr. Kur u qetësuam pak, unë, prapë duke qajtur, i thashë: “Burrë, u bë mirë që u këtheve, ky është gëzim i madh dhe e di se kulmi i kësaj shtëpie s'mbetet pa zot. E di se vajzat tani kanë ku të mbështeten, janë shumë, gjashtë, dhe u duhet një zë burri në shtëpi, e unë si grua e ç’nderuar duhet të shkoj, kam turp të të shikoj në sy, kam turp të flas, kam turp të jetoj dhe tani që u ktheve ti, dhe vajzat kanë mbështetje, mund të shkoj në gjini, që t’i të mos ndjehesh i turpëruar”. Desha të flas edhe më, por lotët dhe dënesjet e mia, të vajzave dhe të burrit, me ndalën.
”Jo grua, ti nuk do të shkosh askund, ti je nderi i familjes, dhe nëse dikush është i turpëruar në këtë shtëpi, atëherë ai jam unë. Nderin e familjes është dashur ta mbrojë unë e jo ti. Ti je e pafajshme, ti ishe dhe je gruaja ime. Ti do të jeshë mburrja dhe krenaria ime, sepse ti nuk deshe të ikësh pa mua, dhe unë, bashkë me të gjithë ata burra të tjerë të Kosovës, që nuk e morëm pushkën, jemi të turpëruar, e jo ju, nënat që Kosovës ditët t’i falni dhe t’i lindni djemë që ditën dhe guxuan t’i dalin zot Kosovës” më tha burri im.
Unë B.B. nga Gjakova, edhe sot ndjehem e turpëruar dhe e ndotur që më ç’nderuan, por jetoj me burrin dhe vajzat, duke shpresuar se një ditë do të më këthehet edhe djali im i vetëm…
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:43 pm

Plagët e cigares


R.N.-në nga rrethi i Prishtinës, pas mbarimit të luftës e kishin gjetur të lidhur në lokalet e Fakultetit Juridik. Ajo muaj të tërë nuk e kishte marrë vetën. Herë pas here kur i vinte vetëdija, ishte e thyer shpirtërisht. Qante dhe fillonte rrëfimin e saj të tmerrshëm…
“ Pasi më nxorën nga shtëpija, më dërguan drejt në lokalet e Fakutetit Juridik. Aty më futën në një zyrë të profesorëve dhe më vunë prangat e më mbanin tërë kohën të lidhur. Nuk më kujtohet sa ditë me radhë nuk kam ngrënë asgjë. Për çudi nuk kisha uri, por vetëm etje edhe atë etje të madhe. Nga nevoja për ujë më ishin qarë e përgjakur edhe buzët. Pas disa ditësh, kur më morën gjoja në pyetje, njëri nga barbarët serbë më urdhëroi të zhveshëm. Unë refuzova. Njëri nga policët më ra shuplakë dhe përnjëherë më pëlciti gjaku nga buzët e shkrumuara. Tjetri nga “bosët” mu afrua dhe mori nga buzët e mia me gisht gjakun dhe e lëpiu. “ Si duket, të gjitha shqiptaret e kanë gjakun e ëmbël, dhe unë me këtë thikë, do t’i shijoj të gjitha…” tha me ironi, dhe me thikën e cila vezulloi para syve të mi, filloi të mi prente rrobat, një nga një dhe… për një moment mbeta e tëra lakuriq. Tentova të bëja diçka, por isha e pafuqishme. Dy nga ata më mbanin, ndërsa njëri më dhunoi. Rezistenca ime e vetme, ishin disa gërvishje me thonjë në fytyrën e dhunuesit…
”Do ta paguash shtrenjtë këtë, ti dhe shqiptaret tjera që janë këtu, si dhe të gjithë ata që do të mbesin në Kosovë” më tha paksa i hidhëruar, ndërsa njëri nga dhunuesit sërish më lidhi dhe më la ashtu lakuriqe, ashtu si isha e rrahur dhe e dhunuar… Pas pak çastesh, ai e urdhëroi njërin nga kolegët e tij t’ia ndiznin cigaren. Më ofroi edhe mua një cigare… Ndihesha aq keq sa që për çdo sekond në vijim më bëhej se
vinte e më lëshonte fuqia. Pasi pushoi pak, u afrua dhe më tha:
”Me quajnë Nenad Stojanoviq, dhe nga unë do ta kesh një kujtim që do të shoqërojë tërë jetën. Ndoshta ti do të dëshirosh të jetosh jetën si e re dhe e bukur që je, por unë nuk do të lë gjatë kështu. Do të të vras ngadalë-ngadalë...” dhe ma ofroi cigaren mbi gjinjtë e mi dhe e fiku ate duke më shkatuar plagë të rëndë të djegies.
Pastaj e ndezi cigaren tjetër dhe sa herë donte ta fikte cigaren, e fikte në trupin tim atë, dhe më digjte pak nga pak. Ashtu ma dogji trupin për disa orë. Ishte një mizori e përcjellë me dhimbje ofshamë e britma, ishte një torturë nga më të tmerrshmet që nuk e kisha parë as në filma e as nuk kisha mundur të paramendoja se “njeriu” mund të veprojë ashtu kundër njeriut, pa qoftë ai edhe armiku më i madh! Natën që pasoi mi zgjidhën duart dhe disa veta, të tjerë më dhunuan me radhë. Nuk e di saktësisht sa vetë kanë luajtur me trupin tim, por sot e shoh se në tërë trupin tim ka me qindra plagë që më kanë mbetur nga djegiet me cigare, dhe nga thikat e tyre që prenin e shkruanin fjalë në trupin tim…” R.N. e ndërpreu rrëfimin, sepse emocionet ishin të rënda për një rrëfim të tillë dhe filloi të ofshajë duke qarë. Për R.N. jeta ka një kuptim të hidhur sepse ajo mban vulën e cigares nga ato ditë prilli të thyer të vitit 1999.
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:44 pm

Ecja në vdekjen e paralajmëruar


Arbenita nuk kishte arritur ta shihte kurrë më trupin e të motrës, që kur i ndanë serbët nga kolona që ishte drejtuar për në stacionin e trenit. Ajo, për ditë me radhë, nuk kishte mundur të besonte se motra e saj 16-vjeçare ka vdekur pas torturave që ajo kishte përjetuar nga serbët. Arbenita rrinte e ulur çdo ditë me orë të tëra te dera e shtëpisë dhe priste! Priste, t’i këthehej e motra. Gjatë kishin pritur hetuesit e Tribunalit të Hagës që ajo ta fillonte rrëfimin e saj për atë që i kishte ndodhur asaj dhe së motrës më të re. “Kur na ndanë policët e ushtarët serbë, me ne, kishte edhe dhjetëra femra të tjera dhe as që më shkoi mendja se ata do të mund të na dhunonin të gjithave. Me vete kisha pak para, me të cilat shpresoja t’i shpëtoja vdekjes. Kur na futën në një shtëpi të bukur në lagjen e Arbërisë, mendova se vetëm do na plaçkisin dhe do na lirojnë. Kur po binte nata, në dhomën ku ishim ne, pesë femra, erdhën papritmas dhjetë policë. Na urdhëruan që të zhveshemi. Motra ime provoi të kërcejë nga dritarja. Por, policët e kapën dhe filluan ta rrahin. I mëshonin aq shumë sa mundnin gjoksit, barkut dhe organeve gjenitale. Kur ajo mbeti e shtrirë në tokë, njëri me thikë ia hoqi të gjitha rrobat. Ajo, tani më, nuk kishte as zë të klithte. Ne shihnim me ankth se si ajo gërrithte tokën me gishtrinjë dhe kur provonte t’i mëshonte ndonjërit prej tyre, polici tjetër i mëshonte me kondak në kokë. Kur ajo e humbi vetëdijen, unë arrita t’i iku nga duart policit që më mbate mua dhe të tjerave në dhomë dhe na detyronim ta shikonim. Ajo nuk jepte shenja jete dhe kur i hodha pak ujë, u përpoq të thoshte diçka. Unë po qaja dhe polici që më mbante m’u afrua dhe më detyroi me maje të thikës të shtrihëm. Kur e pashë se edhe mua do të më ç’nderoj, shpejt e mora një vazo,që ishte pranë meje dhe i rashë në kokë. Ai u ngrit shpejt, më lidhi për tavoline dhe e bëri atë që deshi... Nuk ka diçka më të rëndë që mund të të ndodhë në jetë! Diçka më të turpshme dhe më fatale. Isha dhe mbeta e vdekur, edhepse vazhdoj të jetoj! Kur desha të ikë, kur të njëtën gjë po ia bënin edhe njërës në dhomë, filluan të m’i heqin thonjtë me dana. I sheh duart e mia? Ndoshta më beson! Po shpirti im nuk mund të shifet dhe askush në botë kurrë nuk mund të besojë se si ndihet ai… O zot, sa dhembje bartë me vete ky shpirti im i molisur, o zot….” –përfundoi rrëfimin e saj Arbenita. Nga ajo kurrë më nuk e pashë motren time. Shumë ditë më mbajtën aty dhe as vetë nuk di të tregoj se sa herë me dhunuan e sa vajza pashë tek vdisnin në duartë e gjelatëve, ushtarë e policë. Nuk më kujtohet se kush na nxorri nga aty. E di se pas luftës frigohesha të këthehësha në shtëpi. Ende nuk mund të besoj se lufta ka mbaruar...
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:44 pm

Caku i policëve ishte bunari i axhës!!!

Kishte disa muaj që kishte filluar lufta dhe unë e vetmja nga familja jonë ende kisha mbetur në fshat. Isha e detyruar sepse kishim bagëti, dhe ato, pas burgosjes së vëllezërve te mi, ishin burimi i vetëm i ekzistencës sonë. Viti ‘99 me bllokoi dhe nuk kisha gjasa më të dalë nga rrethi i hekurt i ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve që kishin rrethuar Drenicen dhe Dukagjinin. Përveç meje, në fshatin tonë kishin mbetur edhe katër vajzat e axhallarëve, dhe më pas shtëpitë tona u shëndrruan në strehimore grashë e fëmijësh. Gatuanim për më shumë se 30 veta, dhe me ne nuk ishte asnjë mashkull. Kur na u afruan forcat e armikut, natën rrinim në malin më të afërt, e ditën shkonim në shtëpi, pregatitnim ushqim dhe ushqenim bagëtinë. Dhe kështu, jeta jonë nga të ftohtit, acari dhe frika ishte shëndrruar në një jetë plotë ankth e tmerr. Pas disa ditësh filluam të sëmuhemi nga të ftohtit. Kështu, te ftohtit dhe acari jetën në mal e bënin të padurueshme. Edhe ashtu forcat serbe na hetonin kur e ndiznim zjarrin dhe vetëm na vështronin. Një ditë shkurti, kur pesë nga fëmijët më të vegjël na u sëmurën u këthyem në shtëpitë tona. Forcat serbe lëviznin vazhdimisht! Një grua nga rrethi i Klinës mori fëmijët e saj të sëmurë, dy vajzat e rritura dhe gruan tjetër me tre fëmijë dhe iku. Mbetëm 21 femra të reja prej të cilave nentë ishin të mitura. Rrinim në shtëpi dhe nuk guxonim ta ndeznim zjarrin në mënyrë që barbarët të mos kuptonin se ne jemi aty. Ata sa vinin e shtoheshin. Edhe rruga, nga bora e madhe ishte bllokuar. Thjeshtë, detyroheshim të qendrojmë aty. Pas disa diteve filluan të na hargjohën edhe ushqimet. Ushqeheshim vetëm sa për ta mbajtur shpirtin gjallë, sepse, si ushqim të vetëm kishim pak qumësht dhe fare pak miell. Nuk e di saktësisht datën, sepse filluam adhe ne që ta humbim kontrollin me kohën. Edhe ushqimi i pamjaftueshëm po e bënte të vetën! Dhe, papritmas e pa trokitur fare na u thye dera dhe në dhomë na u futën ushtarë e policë serbë. Pa pyetur asgjë dhe pa pritur se cili do jetë reagimi ynë, njëri nga ata filloi t’ia ledhatonte flokët vajzës së axhës, Nerës, e cila ishte vetëm 14 vjeçare, e cila, edhe ashtu frikësohej më së shumëti. Ajo ia shtyu dorën, dhe ai u nevrikos nga reagimi i saj. “Unë jam zot për shqiptarët, dhe nuk duroj fyerjet”- tha ai, dhe i ra me dorë aq sa pati fuqi Nerës së vogël. Ajo vetëm u kërrus, por nuk rënkoi. Ai tentoi ta prekte prapë, por ajo iku jashtë. Ai urdhëroi ta lidhin! Dy nga policët ia lidhën duartë! Ai u sul mbi të, dhe ia shqeu rrobat derisa ata të dy po e mbanin. E shtriu në borën e ftohtë, dhe po e ç’nderonte. Ajo qante dhe thërriste, por ne nuk guxonim ti afroheshim. Vetëm po shikonim të tmerruara. Një automatik që e kishim të fshehur nën mbuloja nuk mund ta nxirrnim sepse ata ishin aty. Kur shumë nga ata kishin drejtuar sytë tek ai që po e dhunonte motrën tonë, motra e Netës, X që ishte më e pjekura nga ne e nxori shpejt automatikun dhe shkrepi drejt barbarëve që ishin në dhomë. Të pestët ranë të vdekur, ndërsa unë u plagosa në këmbë. Ata që ishin jashtë nuk reaguan, sepse menduan se shtinë ata mbi ne, por kur kaluan afro dy minuta, tre nga policët tjerë hynë në dhomë duke thënë se edhe ata janë të interesuar për lojë. Kur motra e Nerës që e kishte automatikun në dorë deshi të shkrepë në një polic, nga jashtë njëri nga policët tjerë e qëlloi dhe ajo vdiç në vend. Një nga ata e mori në dorë, dhe pasi na urdhëroi që të dalim jashtë e hodhi trupin e saj në bunarin e axhës. Edhe Neri më nuk po lëvizte! Ajo kishte vdekur. Njëri nga katilët po e ç’nderone edhe ashtu të vdekur. Kur pa se si ne po e shikonim dhe kur vërejti se si po qeshnin shokët e tij me të ashtu të zhveshur, trupin e saj e hodhi në bunar. Pastaj mua më kapi për dore dhe kur fillova t’i rezistoj, me thikë më theri në krahëror,dhe gjaku im pikonte në tokë, e me të binin dhe copat e veshjes. Unë fillova të klithë dhe ashtu si në ëndërr pashë se një nga policët po e dhunonte edhe G-në e cila ishte vetëm 13 vjeçe. Pas disa minutash që ai po e dhunonte në borën e ftohtë, G përpiqej të rezistonte por ai me kokë i mëshonte sa mundte. Ajo ishte e përgjakur e tëra dhe nuk mund ti duronte më dhimbjet. Nuk e kisha të qartë a vdiq menjëherë, por derisa unë po qaja me sy të përlotur dhe me dhëmbje, pashë se si i njejti serb që po e dhunonte G.-në, e hodhi atë në bunarin e tmerrit. Pas pak e hodhën edhe Sh.-në, që unë nuk e kisha vërejtur se e kishin dhunuar apo jo, por e di se në atë bunarë e hodhën të gjallë dhe të zhveshur. Kur polici që po më dhunonte mua u ngrit ngase po dëgjoheshin të shtënat në malin e afërt, unë ashtu gjysëm e zhveshur u fsheha pas disa luleve të vjeshtës dhe “murit të gjallë“ shumë shpejtë sa asnjëri nuk më vërejti. Dy nga ata shtinë në vajzat që kishin mbetur, dhe të gjitha mbetën të vrara, ndërsa dy nga ato ashtu të vrara sërish i hodhën në bunarë. Ata ikën poshtë fshatit, e unë mbeta përgjithmonë e lënduar . Edhe sot, edhepse jam gjallë sa herë shoh bardhësi para syve më dalin skenat e tmerrshme që ma nxijnë jetën përgjithomë.
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:44 pm

Ju e gëzofshi lirinë, mua më mbetet t’i qaj plagët


E.R. nga një fshat i Gjilanit, atë ditë, sa kishte hyrë në aeroportin e Shiplit në Holandë. Fytyra e saj e zbehtë më shumë i ngjante një të vdekuri se sa mbahej me të gjallët. Edhe plaga që ende i kishte ngelur në fytyrë dhe po ia mbulonte tërë anën e majtë, tani iu kishte qelbur dhe kishte marrë një ngjyrë të çuditshme. U ul në karrige ngadalë, dhe, kur pa kamerat televizive që po xhironin e uli kokën dhe lotët e ngrohtë i ranë faqeve. Dukej se në trupin e saj vetëm lotët kishin mbetur të ngrohtë. Gjithçka tjetër në të dukej e vdekur. Kur u ngritën të dëbuaritë të shkonin me autobus për në kampin që ishte pregaditur enkas për ta, ajo shtrëngonte grushat e dobët dhe vjedhurazi shikonte se a do të mbetej dikush me të. Derisa turma e njerëzve të lodhur e të mërzitur po ecte, ajo sa vinte e shqetësohej dhe çdo çast nga shqetësimi po i shpejtohej frymëmarrja. Shqiptarja që po e udhëhiqte grupin iu afrua ta qetësonte, por edhe ajo u pre kur pa se në sallë kishin mbetur shumë femra. Të gjitha ishin të dhunuara. E.R. tani nuk qante vetëm për veten e saj, qante për fatin e të gjitha shqiptareve fatkeqe si ajo. Sado që udhëheqësja e rrugës u përpoq ta qetësonte, ajo e ndruajtur përseri pyeti: “Të gjtha këto kaluan nëpër duartë e kriminelëve si unë?“, dhe lehtë i rrodhën për të satën herë lotët, si vargu i ikjeve nga Kosova. Kur njerëzit që duhej të shkonin në kamp kishin shkuar, veturat e ambulancës arritën. E.R. u ngrit bashkë me 16 femrat e tjera dhe hynë në vetura. Ishte pamje e tmerrshme, të gjitha qanin, të gjitha shkonin nga aeroporti sikur donin të thonin: “ mos vallë këtu ishte fundi i rrugëtimit të tyre , mos vallë këtu do të treteshin eshtrat e të gjithë atyre që erdhën në këtë tokë“.Rruga, sa ishte e gjatë, aq ishte edhe e vështirë. E.R. vazhdonte të qante në heshtje dhe kur udhëheqësja e rrugës iu ul pranë, ajo i tha: “ Pse nuk na leni të vdesim, të tillat si ne nuk duhet të jetojnë”.
“Dëgjo motër, jeta duhet të vazhdojë. Të gjithë kemi plagë, kush më shumë e kush më pak”, tha udhëheqësja e rrugëtimit.
“Po pse të jetojë? Si të jetojë tani që… dhe deshi të thotë edhe diçka. Trupi i saj dridhej si purteka, dhe frymëmarrja sa vinte e i shpejtohej.
-“Nëse vazhdon kështu, duhet të të jap barëra qetësuese. Duhet të qëndrosh, ti je e gjallë dhe lutju zotit t’i kesh edhe njerëzit e tjerë të gjallë. Një gjë gjithmonë duhet ta kemi parasysh, pavarësisht çka i ndodhë njeriut, jeta duhet të vazhdojë” –më këshilloi ajo.
- Unë s’kam pse të jetoj, mua s’më jetohet. Më ç’nderuanë para syve të babait e të nënës, dhe kur ata u përpoqën të më ndihmonin, i vranë kriminelët serbë! I vranë vetëm pasi pasi ata panë se më çnderuan dhe luanin me trupin tim. Pasi u larguan dy nga unë, njëri nga ata e kishte lënë automatikun afër meje. E mora shpejt dhe kam zbrazur drejt tyre. Nuk e di në kishte të vrarë, por të plagosur i pashë dy. Një tjetër që kishte qenë në anën tjetër më qëlloi fytyrës me automatik. Më tërhoqi për flokë zvarrë, dhe më pas para syve të mi e dhunoi mbesën time 14 vjeçare. E unë nuk kisha mundësi ta ndihmoja. Kafshoja duart e mija nga ankthi! Një nga policët që kishte qenë pak më tutje erdhi iu afrua shokëve të tij dhe pasi i pa se janë të vdekur, nga shtëpia e vëllaut solli kunatën me tre fëmijët dhe i vrau. Ai nuk u ngop me aq. Nga shtëpia tjetër nxori hallën dhe disa njerëz të tjerë që ishin aty, kryesisht të paaftë për luftë, por edhe të plagosur. Pasi i vranë të gjithë meshkujtë, gratë filluan ti ç’nderojnë . Kur polici i shfrenuar që kishte ç’nderuar mbesën time 14 vjeçare, tha se ajo ka vdekur, halla ime iu afrua dhe kur e pa klithi aq shumë, sa mu duk se filluan të qajnë male e fusha në gjithë Kosovën. Pas pak barbarët serbë filluan të shtijnë pa kontroll, dhe kur u dëgjuan aq shumë të shtëna ata filluan të ikin, sepse siç duket i kishin parë ushtarët e UÇK-së. Sikur të mos na vinin në ndihmë ushtarët tanë, të gjithë do të ishim vrarë. Aty mbetën të vdekurë dhjetë veta nga plumbi dhe dy veta nga dhunimet ndërkohëqë një ishte i plagosur. Të dhunuara ishim tetë, të cilat kishim mbetur të shtrira. Ushtarët e UÇK-së, po përpiqeshin të na ndihmonin dhe na ngushëllonin. Ndoshta do ta donja më shumë jetën, por kur kujtoj se si shkoi im vëlla në UÇK, dhe se unë u frikësova ti bashkangjitem dhe kur më gjeti të përdhunuar, e përpiqej të më ngushëllonte i thashë: “ Vëlla ma jep një plumb të lutëm, tash po e shoh se sa kamë gabuar që nuk kamë ardhur me ty”. Ai më shikoi dhimbshëm e më tha : “ Shko ti më parë e shero plagët tua se atdheu gjithmonë ka nevojë për njerëz”. Dhe, tani mund të them:
“ Të tjerët e gëzofshin lirinë, mua nuk më duhet jeta”.
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:44 pm

Më shpëtoi shiu që binte rrëmbyeshëm

Shtatëmbëdhjetë vjeçarja R.S. e cila është nga rrethi i Obiliqit, ndonëse nuk e ngriste kokën, plagët që i kishin mbetur në fytyrë nga të prerat e thikave nuk mund t’i fshehte dot. Ato prerje në fytyrë, jo vetëm atë, por çdo gjë rreth saj, sikur e bënin më të mjerë dhe më të merzitur. Ajo, e mërzitur shtrëngonte duartë, kurse dridhjet që i shfaqeshin në trup ia ndalnin fjalët. Edhepse dridhjet po i bëheshin gjithnjë e më të papërmbajtura, ajo mblodhi forcën e fundit, kafshoi buzën dhe tha: “ Rrethina e Obiliqit e ndjeu luftën menjëherë pas masakrës së Prekazit. Meqë nuk kishim mundësi të shkonim në ndonjë vend më të sigurtë qëndruam në shtëpi. Kishte ditë që vetëm prisnim radhën, kur do të na futej policia në shtëpi. Çdo ditë kalonin tanke dhe mjete të tjera luftarake. Ata, kur pësonin humbje rrugës bënin gjithçka: vrisinin, kidnaponin, dhunonin dhe krejt çka u tekej. Të gjithë banorët e vendbanimeve buzë magjistrales Prishtinë - Mitrovicë ishin shumë të frikësuar, edhe ne poashtu. Nga granatimet që bëheshin përreth, shpesh nuk mund ta bënim asnjë sy gjumë, e as të fusnim bukë në gojë. Disa ditë para se të fillonin bombardimet, shkuam në një fshat më tej, andej kah zona e Llapit. Atje kishte pasur më tepër se dhjetë mijë banorë . Kur filluan bombardimet atje numri u rrit edhe më shumë, nuk dihej çfarë po ndodhte. Nga të gjitha anët ishim të rrethuar. Shtëpitë e fshtatit Barilevë, ishin shumë të vogla për t’i pranuar të gjithë ata njerëz, ndaj ditë e natë qëndronim vetëm ulur, nuk kemi pasur mundësi që asnjë natë të shtrihemi dhe të flejmë. Por, edhe po të kishim vend ndonjë i rritur vështirë do të fuste gjumë në sy. Të gjithë prisnim të pashpresë, të gjithë shikonim kah fëmijët dhe ndonëse askush nuk thoshte asgjë me gojë, të gjithë e shqiptonin vetëm një fjalë me vete: “Sikur të na shpëtonin fëmijët”. Dhe erdhi dita të cilës iu druam aq shumë. Bishat serbe arritën në fshat. Së pari na i morën të gjithëve stolitë earit dhe paratë e pastaj filluan t’i ndajnë burrat nga gratë. Para syve ma vranë vëllanë, sepse nuk kishte asgjë të vlefshme t’ju jipte policëve të tërbuar. Unë vrapova drejt vëllaut, i cili më shikoi sikur deshi të më thoshte diçka, dhe ai, i mbylli sytë përgjithmonë. Kraharorin ia kishin marrë disa plumba, këmisha iu skuq shpejt nga gjaku, kurse unë shtrëngoja grushtat dhe mallëkoja nepër dhëmbë e pafuqishme. Nuk di si nuk më pëlciti zemra në ato momente. Një nga policët më tërhoqi për flokëve dhe më largoi nga kraharori i vëllait. Nga aty na drejtuan për në Prishtinë. O zot, si ndjehej motra e cila po braktiste trupin e vëllait të pavarrosur, dhe si do ta donte ajo jetën kur ia vranë vëllaun para syve. “Më mirë do ta kishte po të shkonte ushtar”- foli nëna nepër dhëmbë dhe vazhdoi rrugën duke e tërhequr për dore motrën e vogël. Ajo nuk e këtheu kokën më as kah unë. Për krahu më mori një grua e atij fshati, por hapat e mij sa ecja e bëheshin më të vegjël. E di që në një moment, dikush më dha një pikë ujë dhe sikur u këndella pak, por ajo këndellje më ndihmoi shumë pak.
Në hyrje të Prishtinës kishte dalë grupi tjetër i policëve. Ata, këtë herë, nga kolona ndanin vetëm femrat. Aty më ndanë edhe mua. Gruaja që më mbante për krahu kur po më ndanin më këshilloi: “Bëhu gjakftohtë, mos iu trego se ta vranë vëllanë”.Dhe kur kolona po ikte një nga policët më lidhi dhe më dërgoi në një nga shtëpitë e afërta buzë rrugës. Kur më solli aty, e luta të mi zgjidhte duartë, por ai vetëm më shikoi dhe më përplasi për tokë. Në mbrëmje një tjetër më mori me veturë dhe më dërgoi në pjesën tjetër të Prishtinës. Aty kishin qenë edhe tre policë të tjerë. Njëri nga ata, sa arritëm aty filloi të më zhvishte. I kisha duartë e lidhura. Vaji dhe lutja ime nuk iu bënte as përshtypje. Më ç’nderuan dy dhe i treti u afrua dhe filloi të ma presë fytyrën, si të isha djath e jo njeri. Gjaku i nxehtë rridhte vrullshëm në flokët e mi, dhe unë i lutesha zotit që ai mos të ndalej por të rridhte sa më shumë, që të vdisja sa më parë. Por, atëherë kur unë mendova se atyre nuk iu duhesha më, njëri nga ata u sul mbi mua dhe përveç se më ç’nderonte, lëpinte gjakun tim, dhe u thoshte shokëve:
“Ja unë po pi gjak shqiptari”. Vetëm Zoti mund të di edhe sa kohë ata do të loznin me mua, sikur mos të fillonte një shi i rrëmbyeshëm. Ikën ata dhe unë mbeta gjallë. Sot, edhe po të përpiqem ti këthehem jetës, e di që çdonjëri që me njeh e di të vërtetën. E unë sa herë e prek fytyrën time , kujtimet e hidhura më rishfaqën, dhe jeta ime bëhet e pavlerë”.
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:45 pm

Atë ditë qante edhe Prishtina

”As vetë nuk e di sa ditë kishte që kur kishin filluar bombardimet”- e filloi rëfimin vajza nga Prishtina.” Ne rrinim të strehuar në bodrumin e shtëpsë. Ishim i gjithë farefisi mbi 20 veta. Ushqim kishim siguruar, por frika nuk na linte as të hanim e as të rrinim të qetë. Rrallëkush po dilte nga shtëpia për të parë se çka po ngjante me të tjerët. Kuptonim nga diçka vetëm nga radio dhe TV-të e huaja. Pas masakrës së Obiliqit, frika e bëri të vetën, ajo na kaploi të gjithëve. Kishte ditë që po prisnim se kur do të na dëbonin edhe neve nga shtëpia. Unë, dhe dy nuset e vëllezërve frigoheshim të dilnim dhe të iknim jashtë Kosovës. Nuk ikëm as atëherë kur ikën pjesa më e madhe e Kosovës. Ishte mëngjes i ftohtë dhe si për inat, të gjithëve na kishte zënë gjumi. Trokitja në derë ishte aq e fortë dhe aq e tundëshme, sa për një moment mu duk se u lëkund e gjithë shtëpia! Kur babi e hapi derën, disa policë me shpejtësi u futën brenda, dhe, më së pari e rrotulluan dhe përmbysën djepin ku ishte foshnja. Nusja klithi dhe kur iu afrua djepit të përmbysur, polici i ra me kondak të pushkës dhe ajo u alivanos, e foshnja vazhdonte të qante e trembur. Unë edhepse e frikësuar, iu afrova djepit . Kur provova ta marrë foshnjën, njëri nga policët më kapi për flokësh dhe më nxorri jashtë shtëpisë. Aty pashë se në oborrin tonë kishte sjellur edhe shumë meshkujë të tjerë. Ishin të rrahur e të përgjakur, kishte edhe të plagosur, kishte fqinjë dhe të tjerë që nuk i njifja. ”Lidhi me këtë”- më urdhëroi një polic - e unë vetëm dridhesha. Nuk kisha fuqi, por edhe nuk doja ta bëjë një gjë të tillë. Kur ai pa se unë po hamendesha, filloi ti godasë ata me zingjirë, por ata nuk kishin fuqi t’u bënin rezistencë, ngase përreth tyre kishte edhe dhjetëra policë dhe ushtarë të tjerë serbë që ishin vënë në gjendje gatishmërie me armë në dorë. Unë kujtova se me atë skenë do të përfundonte çdo gjë, por befas erdhi një kamion i mbyllur në të cilin i futën meshkujtë një nga një. Mendova se aty do ti fusnin të gjithë, por barbarët i ndanë meshkujtë nga femrat, dhe pas pak i sollën edhe disa të tjera. Nuk di sa femra ishin saktësisht, por kur hyra në bodrum pashë se aty ishte plot femra, dhe se brenda ishin edhe pesë policë serbë. “Sikur të kishim ndonjë armë“ i pëshpërita një gruaje që nuk e njihja, në sytë e së cilës e pashë trimërinë.
”Tani edhe ju në Prishtinë po kërkoni armë, e ne në Drenicë na akuzuat pse po përballemi me armikun, pse i kemi burrat në luftë. Tani është vonë, vazhdoni edhe më tutje me mënyrën paqësore”- më tha ajo.
Unë po rrija ashtu e shtangur pa kuptuar asgjë, kur në dhomë na u futën edhe disa policë të tjerë. Ata na ndanë në dy grupe. Grupin e parë e dërguan dikah, e ne, gjashtë femra të tjera mbetëm aty. Me grupin e parë që e dërguan ishte edhe nusja me foshnjën. Nuk e di as sot ku i dërguan, nuk i gjetëm as ato as kufomat dhe nuk dihet se çfarë saktësisht ndodhi me to. Vetëm zoti mund ta di atë. Kur po binte muzgu njeri nga policët na urdhëroi që të zhvishemi, dhe aty erdhën disa policë që na lidhën një nga një. Mua më dërguan në dhomën e pritjes, dhe vetëm kur erdhi polici gjysëm i zhveshur e kuptova se do të më dhunonte. Vetëm atë ditë e arsyetova luftën e UÇK-së, vetëm atë ditë e kuptova çka do të thotë kur populli nuk është i bashkuar, kur po duhej që ne, me trupin tonë, ta paguanim mosunoitetin e udhëheqësve tanë. Sikur të ishim të organizuar më mirë, nuk do të ndodhnin dhunimet. Nuk do të ndodhnin të gjitha ato burgosje që u bënë. Oh zot, sa e dëshirova vdekjen vetëm e vetëm mos t’a përjetoja ankthin dhe mos të isha viktimë e dhunës së atyre që vranë e prenë, dhe që mua bashkë me shumë femra të tjera na dhunuan barbarisht. E lidhur qaja e thërrisja, por askush nuk më dëgjonte! Askush s’mundi të më ndihmonte. Policët ndërroheshin njëri pas tjetrit, e unë duhej të duroja gjithçka, pasi nuk kisha mundësi të rezistoja. Në ato momente, më të rëndat në jetën time, mu kujtua edhe ajo gruaja që më tha, se nuk e kisha përkrahur Drenicën dhe UÇK-në. Ditën e shtatë i dëgjova dy policë që po flisnin për një të vdekur, por nuk kuptova a flitej për ndonjë femër apo për ndonjë polic. Atë natë kur e dëgjova derën që po hapej nuk e di për të satën herë lotët ma mbuluan fytyrën, dhe trupi im filloi të dridhej edhe më shumë. Unë frikësohesha nga policët, por kur dera u hap aty ngadalë hyri gruaja nga Drenica, e cila ma hodhi një pallto dhe më tha: “Nëse nuk mund të ecësh, mos u nis me mua sepse, së pari duhet ti vrasim rojet”. E di se jam ngritur në këmbë, e më pas jam ulur përsëri. Ajo doli. Kur mendova se kishte ikur, erdhi dhe më tha: “Të tjerat janë në duartë e tyre dhe s’mund ti shpëtojmë”. U nisëm, por nuk mund të ecja shpejtë si ajo. Rrugicës pashë se edhe në shtëpitë e fqinjëve kishte ende shumë policë. Kur dolën nga lagjia kishte zbardhur drita. U futëm në një shtëpi,në të cilën gjetëm veshmbathje dhe ushqim por nuk më hahej. Aty kah mesdita dolëm dhe shkuam në stacionin e trenit. Prishtina ishte më e heshtur se kurrë më parë. Të dukej se nuk kishte asgjë shqiptare në të. Unë qaja për të, e për vete, për njerëzit që ishin aty. Për të vdekuritë dhe për të gjallët, dhe kur arriti treni filloi të bie një shi i imtë. Atë ditë, më bëhëj sikur qante edhe Prishtina…
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:45 pm

Ajo do të mbetet e çmendur pëgjithmonë

Atë mengjes, Drita nuk vërehej se a rrinte e heshtur apo e kishte zënë gjumi, pas natës së rëndë që kishte kaluar. Ndonëse e motra i rrinte te koka, ajo nuk i hapi sytë edhe për disa orë. Edhe kur i qeli sytë më nuk fliste ajo. Shikimin e kishte drejtuar përtej dritares, dhe sikur po e analizonte lojën e zogjëve që po luanin afër dritares së saj. Atë ditë ajo as nuk provoi të lëvizte, se, ndoshta kishte nevojë të pushonte. Një medikament që e kishte gëlltitur në mëngjes, besonte se mund të ketë ndikuar kaq shpejt, sepse një natë më parë e kishte marrë të njejtin ilaç, por kishte pasur një natë të rëndë dhe me shumë dhembje. Mjeku, i alarmuar, i kishte thirrur edhe familjarët e saj. Mendonte se pas atij ankthi vështirë e kishte të ringjallej edhe një herë. Ajo që binte në sy në shikim të parë ishte gërvishja e fytyrës dhe një plagë që nuk mund ti hiqej kurrë, pastaj flokët e prera në mënyrë të çuditshme. Edhe plagët në kokën e saj, sikur ia bënin më të vrazhdtë sytë e saj të kaltër si dy burime. Ajo, tani e ndjente veten si një figurë që luhatej në mes jetës dhe vdekjes, prandaj edhe fjalët e saj ishin të tilla. Ajo fliste për jetën, për atë që kishte përjetuar, por edhe për vdekjen, si dhe për shumë gjëra të paqarta të cilat ne nuk i kishim parë e përjetuar si ajo. Derisa mjekja nuk u afrua që t’ia përkëdhelte dorën, ajo vetëm shikonte dhe një gurrë lotësh ia kishte mbuluar fytyrën. Kur e pa e motra, vetëm kafshoi buzën dhe iku nga aty, në mënyrë që ajo të mos e shihte duke qarë. Unë, kurrë më nuk do të mund të bëhem nënë, nuk do të mund të lindi fëmijë, nuk do ta kem familjen time, s’do të kem mundësi ta dij se ç’është dashuria dhe jeta e lumtur, kurrë më...E tëra me çka do të përballem do të jetë vetëm zbraztësia shpirtërore, jeta pa njerëz përreth, gjithmonë do të jem si e lidhur me litar si tani, me duar në pranga. Duart nuk mund ti lëvizë,- dhe ti mjeke kërkon që unë të qetësohem! Dhe ti kërkon që unë të jetoj. “Kjo është e pamundur”, fliste ajo sikur të ishte ndonjë njeri tjetër e jo ajo që një natë më parë qante e klithte, thërriste e bërtiste aq, sa jo vetëm në spitalin neuropsikiatrik, por dëgjohej edhe më tej. Nuk ishte e vështirë ta dëgjosh vetëm vajin e saj, por edhe fjalët. Më e tmerrshmja ishte kur fliste për fëmijën që ia kishin mbytur gjatë dhunimit. Ajo, ndonëse dihej që tashmë ishte çmendur, asgjë nuk kishte arritur t’ia largoj dhimbjen e ëmësisë. Dhe, kur askush nuk e priste një gjë të tillë, ajo e filloi rrëfimin e saj të trishtë: “Kur na ndalën, na nxorën të gjithave nga vetura. Vjehrra që priste nipin e saj të parë, më pëshpëriste ngadalë që të mos frikësohesha, dhe kur ata më vërejtën se jam shtatëzanë më thanë:
“Të gjitha stolitë e arit nëse don të jetosh”. Natyrisht, ua dhashë të gjitha, e kur nuk më mbetën më, njëri prej tyre më tha:
”Ky fëmijë, është edhe i imi, jo vetëm i burrit tënd”. Nuk thashë asgjë që të mos i nxisja edhe më. Kur njeri nga ata erdhi dhe tha se do të më ketë, sepse nuk paska patur kurrë në dorë grua shtatëzane, e aq më parë një shqiptare shtatëzanë. Kur e pashë se ai i zhveshur po më afrohej, më lëshoi fuqia dhe po mbahesha për vjehrrën. Dua ta kem, briti ai dhe i urdhëroi dy ushtarë të më mbajnë. Ma shploi barkun dhe më tha se ose duhej të shtrihesha, ose do ma vriste fëmiun në bark. Kjo ishte e tmerrshme dhe shumë-shumë e rëndë. Isha në muajin e tetë të shtatzënisë! E luta në gjuhën e vet, duke thënë se, zoti është mbi të gjitha dhe se për hir të tij të ketë mëshirë, por ai më ra fort në gjoks, e pastaj në bark dhe u alivanosa. Kur u këndella pak, pashë se
ai po më dhunonte, në prezencën e vjehrrës dhe burrit tim! Ndërsa kunatin e kishin vrarë, dhe kunata po qante vajtonte për të! Ai më pështyu, dhe kur desha të ngritesha, katili serb më ra fort me kondak në bark! Nuk di ta përshkruaj si u ndjeva, dhe se a matet ajo dhembje me ndonjë dhembje në botë. Që nga ajo ditë dhembja dhe tmerri nuk mu ndanë kurrë. Disa ditë më vonë linda në Luginën e Bllacës por fëmija im ishte i vdekur. Gjakderdhja nuk mu ndal, ndërkaq, kur më dërguan në Shkup më kishin operuar dhe ma kishin hequr mitrën, me arsyetimin se ajo ishte e vetmja mënyrë që unë të mund të jetoja. Burri im kishte thënë që jeta ime vlen më shumë, por e di se ai më nuk do të mund të jetoj me mua dhe as të më dojë! Nuk kam më pse të jetoj, nuk kam pse të qetësohem, andaj mos më thoni të jem e qetë, ju lutëm,- tha ajo dhe prapë filloi të shqetësohet, dhe sikur ta mirrte magjia ajo filloi ta kërkonte fëmiun e vdekur, i cili vdiç për shkak të dhunimit që iu nënshtrua e ëma nga ushtarët dhe policët serbë. Dhe, asnjë ngushëllim asnjë fjalë nuk kishte kuptim përballë dhembjes së saj.
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:45 pm

Rrëfimi i vogëlushes nga Dukagjini

Ajo ishte ulur në sheshin “Skënderbeu” dhe shikonte lëvizjet e njerëzve. Ndonëse dita ishte e nxehtë, ato lëvizje sa vinin e shtoheshin. Ajo shikonte sikur përpiqej të shihte përtej maleve e kodrave, sikur donte ta shifte Kosovën e saj. Ai shikim do të vazhdonte ashtu në pafundësi, sikur të mos i afrohej e ëma e ta luste për të ngrënë diçka. “Nuk dua të ha, mos më mundo të lutem, jeta ime më s’ka kuptim”- tha ajo dhe kafshoi buzën, ndërsa lotët i rrodhën faqeve.
E ëma e shikoi dhëmbshëm ndërkohëqe edhe ajo dukej e përlotur. Nënëzeza po e shikonte të bijën që ndrydhte vehtën mes jetës dhe vdekjës. Trupi i saj qëkurë kishte kaluar nëpër duartë e kriminelëve serbë dhjetë ditë me radhë, e më pas tri javë në spitalin e Tiranës, nuk dukej më i freskët. Së paku asaj i dukej ashtu. Natyrisht, ajo kishte nevojë për trajtim psikiatrik por ngulte këmbë të dilte dhe të rrinte me orë të tëra duke i vështruar njerëzit. Nuk ishte vetëm vështrimi i njerëzve, ajo që i bënte kalimtarët ta vërenin, por edhe bukuria e saj përrallore. Mjekët, e këshillonin që të mos shqetësohej, të ushqehej dhe ta merrte terapinë me rregull. Të kota ishin përpjekjet e mjekëve ta bindnin të flasë për atë qe I kishte ndodhur, por atë ditë të nxehtë në mesditë kur dy vajza të vogla iu afruan dhe po ia përkëdhelnin flokët e saja të gjata sikur gjithçka ndryshoi. Asaj sikur iu këthye për një çast buzëqeshja e humbur. E përkëdheli kokën e njërës, pastaj tjetrës ia kapi dorën dhe e puthi në faqe. I shikoi disa minuta e pastaj nga sytë e saj të kaltër filluan ti rrjedhin lotët si nga dy burime. Vajzat e vogla u strukën, dhe asnjëra nuk u largua. Kur njëra nga vogëlushet po ia fshinte lotët, mjekja që kishte ardhur nga spitali vetëm u ul afër tyre dhe po e shikonte.
“E di pse ke ardhur doktoreshë. Çka do të fitoni nga unë, nga ajo që unë do të flas me ju? Pse po më mundoni? A nuk ju mjafton ajo që në të njejtën tavolinë ku u dhunova unë, vdiqën edhe tri vajza të tjera që u dhunuan si unë?”… “Unë e kam humbur shpresën se ndoshta ka diku shkëndija jete për mua! E vetmja shkëndi është të bëjë diçka për atdheun, për ato që vdiqën nga dora e fëlliqur e shkaut. Kur e tha fjalën “shka”, ajo u shtang, dhe nofullat iu shtangën, shtrëngoi grushtat e vegjël e të dobët… Lotët që i rridhnin si shi, sikur e bënin edhe më të mjerë vogëlushen nga Dukagjini siç e quanin të gjithë vajzën e bukur dukagjinase. “Dua të më thuash, se si ndodhi që ratë në duartë e kriminelëve, kur ndodhi saktësisht dhe sa veta ishin me ty atje”- i tha doktoresha, e cila më parë kishte aktivizuar aparatin për inqizim.
Vogëlushja prapë shikoi kah malet e Kosovës, sikur atje të shihte atë që ndodhi, apo vetëm ashtu deshi ti rikujtonte të gjitha ato të zeza që i kishin ndodhur dhe tha: “Shikoni, po flas, por më premtoni se do të më ktheni shpejt atje”, dhe vazhdoi, “Kur na e dogjën fshatin, ato ditë të ftohta janari e tërë popullata filluan të ikin. Megjithëse UÇK-ja insistonte të rrinim atje, dhe të ishim nën mbrojtjen e saj, ne femrat e fshatit që nuk ishim mobilizuar vendosëm të niseshim për në Shqipëri. Në afërsi të Smolicës na ndalën ushtarë e paramilitarë serbë dhe pasi na plaçkitën ne nëntë femrave na ndanë nga kolona. Tri ishin më të reja se unë, kurse tri ishin më të vjetra, në mesin e atyre edhe një nuse shtatëzënë. Kur na morën me vete, na thanë se do të na pyesin për UÇK-në. Disa minuta më vonë, pasi na futën në bodrumin e errët, e morën nusen dhe ne dëgjonim vetëm klithjet e saj pa e ditur se cfarë po ndodhte. Klithjet u dëgjuan edhe disa minuta më pas, dhe në fund u dëgjua vetëm një rafal i shkurtër automatiku. Aty kishte përfunduar edhe jeta e saj, dhe këtë e kuptova pas tri ditësh, vetëm atëherë kur më erdhi radha edhe mua të hyjë në bodrumin ku ishin dhunuar edhe të tjerat para meje. Pasi më futën aty, mi shkyen rrobat, më shtrinë dhe më lidhën në atë tavolinë të mallëkuar dhe ashtu, me duar e këmbë të lidhura, më ç’nderoi njëfarë gjeneral Vujiq sa munda të lexoj në uniformën e tij. Ditën e pestë arrita ti zgjidh duartë, dhe me sopatën që kisha me vete, arrita ta lëndoj pak në dorë atëfarë “gjenerali” të fëlliqur, që luftonte me gra, dhe si denim, më derguan të lidhur jashtë dhe më lanë në shi, derisa erdhën edhe shumë të tjerë për t’më ç’nderuar. Ditën e parë që më dhunuan mua mbi tavolinën e bukës, përballë meje i çnderonin edhe tri vajza të tjera dhe atyre ua prenë edhe organet gjenitale të cilat më vonë vdiqën. As mua nuk më kujtohet kur më lanë, kush më solli në Tiranë, por e di se e kam shumë të vështirë të jetojë. Ndoshta, më lehtë e kam të vdes dhe të zhdukëm nga faqja e dheut. Më thuaj, si ta ngushëlloj vetën, si ti dal përpara të dashurit tim, familjes , miqëve. Ata e dinë çka ka ndodhur me mua. Unë e di se do ta kem përkrahjen e tyre, por tani trupi im është i ndotur, i fëlliqur. Dhe, jeta ime në këtë mënyrë më duket më e vështirë se çdo vdekje” - tha vajza e Dukagjinit, e cila shikimin prapë e drejtoi kah horizontet e Kosovës ku mbrohej nderi i shqiptarëve dhe nderi i Kosovës.
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:45 pm

Ankthi që nuk po përfundon

R.S. që ishte strukur në parkun e qytetit assesi nuk donte të fliste. Vazhdonte ta gërrithte me duarë fytyrën, ndërsa thikën që mbante afër vehtës e merrte në dorë vetëm kur i afrohej dikush.
”Mos mu afro, unë jam e turpëruar, unë jam e turpëruar sa askush, jam e dhunuar nga kriminelët serbë dhe, këtë më duhet ta pranoj para burrit, para fëmijëve, para të gjithëve”, thoshte ajo dhe qante e dëneste pandërprerë sapo vërente tek i afrohej njeri!
”Po mirë, pse ikë nga unë, nga fëmijët, ne nuk themi asgjë”, i fliste ngadalë burri, ndërsa dy vajzat binjake që ishin tani në klasën e gjashtë dhe tashmë e kuptonin çka ishte dhunimi dhe e kuptonin poashtu se, pse nëna e tyre sillej ashtu çuditshëm. “Do të doja të zhdukëm! Do të doja të mos jetoj, te mos kurrë më shohin shqiptarët. Nuk mund ta imagjinosh se si është të të mbajnë të lidhur për dy muaj e të luajnë me ty si të duanë kriminelët! Nuk e di se si ua shkulnin thonjtë grave dhe vajzave, se si rrahnin e torturonin. Ashtu bënë edhe me mua, ashtu bënë me të gjitha. Ishin njëmbëdhjetë të gjitha nën moshën 35 vjeçare. Dy vdiqën, i pashë me sytë e mij tek ua prenë gjinjtë! I pashë me sytë e mi, se si pinin gjakun e tyre. I pashë se si e detyruan njërën prej vajzave që të vallëzonte lakuriq që të mos e prisnin, por prapë e prenë se e prenë.
”Zot,zot”, thërriste R.S. dhe nuk pranonte të hynte në shtëpinë e saj edhepse e gjetën njerëzit tri ditë pasi kishin shkuar forcat serbe. Ajo mbeti ashtu për ditë me radhë, sepse nuk donte të ndjehej viktimë, të jetonte me turp, por fati deshti, që ajo pas disa ditëve të qetësohet, por jo plotësisht, ajo ende jeton me shpirtin e lënduar, me plagën-dhembjet e se cilës kurrë nuk pushojnë, me turpin që e shoqëron apo siç thoshte vetë: “Unë jetoj e vdekur dhe më marrin për të gjallë! Unë jam vetëm njëra, vetëm njëra nga ato që kriminelët u tallën me mua! Më s’dua të jetoj! A nuk e sheh se ato kujtime të hidhura po më cmendin dhe se jeta më është bërë ferr! Pse po më mundoni? Pse nuk po më vrisni? Ju lutëm mos më mundoni, unë më nuk kam forcë të jetoj, unë më nuk mund të sillem sikur asgjë nuk ka ndodhur: Për të treguar përjetimet tona të hidhura, më duhet edhe një jetë e tërë” -fliste ajo në ankth, dhe ankthi vazhdonte ta ndrydhte jetën e saj…
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:45 pm

Cilat janë shifrat e vrasjeve dhe dhunimeve?

Në Kosovë, numri i femrave të dhunuara sipas statistikave kap shifra të ndryshme varësisht nga organizatat e ndryshme të cilat kanë bërë hulumtime në këtë drejtim. Ato shifra sillen nga dymijë deri në dhjetëra mijëra! Unë, gjatë punës sime me Organizatën Joqeveritare “Jeta në Kastriot” mund të flasim për 2018 femra të dhunuara për të cilat përveq dëshmive gojore, videogjirimeve, dëshmive me shkrim dhe fotografive kemi edhe raportet e mjekëve: gjinekologë, infektologë, neoropsikiatër, si dhe raportet mujore të të gjithave së bashku për ta konstatuar gjenedjen e tyre momemntale si dhe diagnozat e secilës veq e veq bashkë me tërapinë e përdorur. Mosha e këtyre femrave është kryesisht e re duke filluar nga 14 e deri të 44 vjeq. Ne, përveq se i vizitojmë së paku një herë në muaj dhe kontrollojmë gjendjën momentale te tyre, vazhdimisht kujdesemi që 209 prej tyre të cilat janë në gjendje më të rëndë shëndetësore t`iu sigurojmë barna dhe ilaqe të nevojshme. Poashtu saherë na jipet rasti ushtrojmë ndikimin tonë mbi organizatat e ndryshme qofshin ato të huaja apo vendase, qeveritare apo joqeveritare në mënyrë që të kuptohet domosdoshmëria e ndihmimit dhe trajtimit të kësaj kategorie të braktisur nga shoqëria! Prej rreth 24.000 të vrarëve gjatë luftës në Kosovë 31.2 për qind janë femra të të gjitha moshave dhe në bazë të të dhënave tona vetëm 1,3 për qind nga numri i përgjithshëm kanë qenë në moshë të shtyer. Ndërsa tek ata që kanë përjetuar trauma të të gjitha llojeve, problemet e shëndetit mental janë tejet aktuale. Sipas hulumtimeve tona të bëra pas luftës, del se 62 për qind të të hulumtuarëve kanë qenë buzë vdekjes, 49 për qind viktima të torturave apo abuzimit, 42 për qind të ndarë nga familjet e tyre, 26 për qind kanë përjetuar vrasjën e ndonjë anëtari të familjes apo farefisit, 10 për qind kanë qenë të burgosur dhe 4 për qind të abuzuar seksualisht. OJQ-ja jonë ka ndihmuar aq sa ka patur mundësi megjithatë jemi të vetëdijshëm së nuk kemi mundur as për së afërmi t´i përmbushim nevojat e të dhunuarave. Projektet tona për të bërë më tepër në këtë drejtim shpesh injorohen prandaj edhe njëherë shfrytëzojmë rastin t`i thërrasim të gjitha shoqatat dhe individët që kanë mundësi dhe vullnet të mirë që në të gjitha format e mundëshme t`iu dalin në ndihmë këtyre femrave në mënyrë që t`ua rikëthejmë kuptimin e jetës me gjithë bukurinë e saj. Me duhet të them se përveq punës sime, një ndihmesë shumë të madhe e ka dhënë edhe bashkëdrejtuesja Myrvete Morina si dhe stafi ynë mjekësor dhe profesional. Gjatë punës sime në teren kamë parë nga afër gjendjën e rëndë shpirtërore të të dhunuarave! Ato shpesh, duke ngurruar të tregojnë, i ndryjnë në shpirt brengat dhe vuajtjet derisa u keqësohet aq shumë gjendja saqë edhe ndihma dhe trajtimi mjekësor është i vështirë. Prandaj ato duhet hapur zemrën sepse në këtë mënyrë më së shumti e sherojnë vetvehtën por edhe ndihmojnë të tjerët që t`iu ofrojnë ndihmë atyre. Gjatë punës sonë me këto femra por edhe gjatë punës sime si gazetare kamë mundur të konstatoj se përveq femrave të dhunuara dhe atyre të vrara ekziston edhe një numër i madh i atyre që konsiderohen të zhdukura! Fatkeqësisht të dhënat flasin se shumica e femrave të vrara së pari janë dhunuar e më pas janë vrarë, prandaj ndërkombëtarët kur gjykojnë për krimet e luftës në Kosovë duhet ta kenë parasyesh se plagët e vdekjës së shumicës se femrave bartin me vete edhe plagët e dhunimit. Dhe prandaj gjenocidi dhe dhuna e ushtruar mbi popullin e Kosovës ka përmasa shumë më të mëdha sesa që japin të dhënat dhe hulumtimet tona...
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:46 pm

Autorja: Luljeta Selimi

Recension: nga Azem Azemi

Rrëfime që të mbulojnë me trishtim e pikëllim

Këtij libri specifik të këtyre rrëfimeve tronditëse, s’duhet shtuar absolutisht, kurrfarë parathënie e as pasthënie. Këto rëfime flasin vetë. Me gjuhën më të pastër , me argumentin më të vrazhdtë, flasin me shpirtin e vrarë të një femre,të një nëneje,të një motreje, të një të fejuareje, të një nuseje. “ Fytyrën e zotit do ta shohësh , kur të mos jesh më në jetë “ po shkuante në Bibël. Edhe këto femra më s’kanë çka të fshehin. I kanë përjetuar të gjitha të ligat që mund ti bëjë qenja apo antiqenja njerëzore.Kanë prekur fundin e detit dhe kulmin e qiellit. I kanë parë të gjitha, i kanë dëgjuar të gjitha. Ua kanë vrarë shpirtin , prandaj s’është rastësi kur me ngulm kërkojnë që ti lëmë të qeta në bërjen edhe të gjysmës së rrugës tjetër, vdekjen e trupit. Ato, më mirë e kërkojnë vdekjen komplete se gjysma-gjysma. Dhe absolutisht nuk kanë të drejtë. Sepse, a jeton njeriu vetëm për vete? A nuk kanë shumica e tyre fëmijë , për të cilët vlen secila sakrificë? A s’është ky shkrim (libër)shkrim shërim për to, vuajtje jona, e turpi ynë lehtësim për to? A s’jemi dhunuar të gjithë me dhunimin e tyre? Edhe nënat tona , edhe motrat tona edhe nuset tona? Edhe ne vëllezërit e tyre, edhe ne bijtë e tyre, edhe ne burrat apo burrecat e tyre? Dhe ato e dinë këtë ,dhe janë të forta, sikurse i dinë dhe sakrificat e atykëtushme të njerëzve tanë, të njerëzve të thjeshtë, burra e gra për ndihmën e dhënë atyre në fotografinë e familjes nga Peja, fytyrën e “mjekes së re” që sakrifikon çdo gjë për ti ndihmuar fatëkeqes së lënduar (edhe fizikisht). Prandaj, ylberi është shumëngjyrësh. Edhe jeta. Edhe njerëzit,edhe këto rrëfime të cilat marrë veç e veç secili e përballon peshën e një skenari filmik, për t’mos u harruar. Ky libër dëshmon se këto qenie të lënduara, nuk janë edhe të lëna terësisht në harresë. Borgjet janë të shumëta të secilit prej nesh. Pa dyshim vlen të përmendet me këtë rast, puna e palodhshme, por edhe inventive e gazetares së vyeshme, autores së librit, Luljeta Selimi, e cila edhe në rastet e tjera ka dëshmuar përkushtim në hulumtimin e fateve (tragjike) njerëzore sidomos të femrës. Bie në sy një sintaksë e rrjedhëshme në rekonstruimin e rrëfimeve me një gjuhë të pastër me plot variacione letrare –artistike. Por medet,vetëm kur të bie ndërmend se fatkeqësia e treguar nuk është krijuar nga mendja e krijueses, por nga dora (gjakatare) e (anti)njeriut. Të rrokë trishtimi për fatet e këtyre njerëzve dhe të rrokë pikëllimi dhe brenga për fatet e të dhunuarave. A thua çfarë përfundime do të kenë ato si njerëz dhe si kolektivitet? Prandaj nevoja që ndërgjegjja njerëzore të jetë e zgjuar gjithmonë, sikurse rojtari –ushtari, sepse e keqja është gjithmonë permanente,
gjithnjë e ke afër si jakën e këmishës.

A. Azemi
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:47 pm

DHUNIMET

Dhunimet sipas të drejtës ndërkombëtare dhe Statutit të Tribunalit të Hagës, janë vepra penale, të cilat radhitën në Krime kundër njerëzimit. Sipas Statutit të Tribunalit të Hagës (neni 5) dhunimet janë krime kundër popullsisë civile të cilat kryhen në konfliktet e armatosura, qofshin ato ndërkombëtare apo të karakterit të brendshëm. Një ndër format më të rënda të krimit kundër njerëzimit, të cilën e ka përdorur regjimi serb ishte edhe dhunimi masiv i femrave shqiptare. Kjo formë e dhunës është përdorur si mjet lufte dhe ka qenë e planifikuar nga vetë shteti serb, si dhe është kryer në forma të ndryshme. Në këto raste nuk mund të flitet vetëm për cenim të integritetit fizik dhe psiqik të femrës, por para së gjithash edhe për cenim direkt të integritetit moral dhe shpirtëror të popullit, për këtë edhe kjo formë e dhunës dënohet me të gjitha rregullat ndërkombëtare. Dhunimet seksuale të cilat forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe i bënë kundër femrave shqiptare, kanë pasur karakter poshtrues, politik, hakmarrës, si dhe kanë pasur karakter të thyerjes morale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, si dhe ka qenë një ndër format më të rënda të krimeve të luftës në Kosovë, para dhe gjatë luftës në Kosovë.Në bazë të të dhënave nga tereni, intervistave të ndryshme, dëshmive të vetë viktimave por edhe nga dëshmitarët e rastit shihet se, dhunimet seksuale kanë qenë të përhapura në krejt Kosovën. Ato kanë qenë të organizuara dhe të planifikuara nga regjimi serb, kanë qenë mjaft masive dhe kanë atakuar femrat e të gjitha moshave. Shumica e viktimave kanë qenë të moshës prej 12-13 deri 40-45 vjeçare. Ndërsa struktura e të dhunuarave ka qenë e shumllojshme, kështu në mesin e të
përdhunuarave ka pasur të mitura, nuse, gra shtatzëna, gra të moshuara, fshatare, qytetare, studente etj.Karakteristikë e këtyre dhunimeve është se ato janë bërë:
1. Në mënyrë masovike.
2. Se ato janë bërë në prezencën e të afërmve të të dhunuarave.
3. Se ato janë bërë në objekte dhe kampe të ndryshme.
4. Se ato kanë qenë të programuara nga regjimi serb, dhe të kryera nga
forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe, për qëllime politike,
hakmarrëse, dhe thyerjes morale dhe shpirtërore të popullit shqiptar.
5. Se këto akte janë manifestuar me sadizëm, bizariteti, mizori dhe me vrazhdësi të paspjegueshme.
6. Ka pasur raste kur viktimat mbas kryerjes së aktit të dhunimit janë vrarë për fshehjen e gjurmëve.
7. Dhunimet janë bërë ndaj të gjitha shtresave të femrave shqiptare.
Edhe pse përmenden shifra të ndryshme të të dhunuarave, prap se prap është vështirë të dihet numri i saktë i të dhunuarave, për shkak të pasojave që mund ti kenë viktimat në të ardhmën, si dhe për shkak të turpit që e ndjejnë ato nga familjarët etj. Nga të dhënat e mia nga tereni kam mbledhur shënime për 857 femra të dhunuara: 126 prej tyre iu dihet identiteti, vendi, koha, dhe në disa raste edhe emrat e dhunuesve të tyre.
1. 28 femra pasi janë dhunuar janë vrarë.
2. 8 femra pasi janë dhunuar, janë marrë nga dhunuesit dhe nuk dihet më për fatin e tyre.
Në fund duhet theksuar se një pjesë e madhe e femrave të dhunuara janë në gjendje të rëndë psiqike, materiale, sociale etj. fati i tyre në të ardhshëm është vështirë të prognozohet…

Mentor NEZIRI Jurist i diplomuar.
Student i studimeve postdiplomike në Fakultetin juridik në Prishtinë.
Drejtimi penalo-juridik
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:47 pm

R E C E N S I O N

Opinioni publik kosovar është shumë i interesuar që të ketë një pasqyrë të qartë të pasojave të krimeve të cilat pushteti serb i kreu ne Kosovë kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare gjatë periudhës së luftës (shkurt 1998-qershor 1999).
Krahas personave të vrarë dhe të zhdukur, në piedestal të këtij interesimi qëndron edhe nevoja për një hulumtim të thellë dhe të gjithanshëm të çështjes së dhunimeve seksuale të femrave shqiptare.
Duke e ndjerë këtë nevojë, si një obligim njerëzor e kombëtar, autorja arrinë të hedhë në dritë një varg aspektesh të trajtimit të kësaj çështjeje komplekse e të ndjeshme.
Meritë e veçantë e librit është se ai bazohet në rrëfimet autentike të femrave të dhunuara gjë që i mundëson studiuesit e lexuesit të rëndomtë qasje të avansuar dhe shumëdimensionale në problematikën e dhunimeve seksuale të kryera në Kosovë gjatë periudhës së përcaktuar.
Nga analiza që u ka bërë autorja Luljeta Selimi fakteve konkrete ka nxjerrë konstatime të argumentuara dhe me vlerë për të gjithë ata që u intereson dhe merren me këtë lloj krimi.
Studiues dhe njerëz të rëndomtë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e vende të tjera do të kenë në duartë e tyre një punim të shkruar në gjuhë të thjeshtë, të pastër dhe me një stil të veçantë.
Autorja, emër i njohur në gazetarinë shqiptare në Kosovë, përmes këtij libri tregon përkushtimin e madh për punë, si kuadër e re me plot përspektiva.

LLap .. Brari ka nje menyre origjinale te tijen qe i bjen ne koke cdo fenomeni qe ai mendon se nuk eshte i mire.Nuk i bjen rreth e rrotull dhe te pakten deri tash sa une kam lexue shkrime te tij kam verejt se nuk ka sjellje selvilizmi siq vepron ti.Te pakten shumica jane mendime te tij dhe nuk mbledh lule me lule ato qe i interesojne siq ke bere ti deri me sot.

Nje gje me beri pershtypje Llapi ne shkrimet rreth ketij fenomeni.Kerkund nuk pashe nji pyetje qe duhej tu behej atyre fatkeqeve.Pyetja do ishte keshtu Llap...kur ju ndodhi kjo fatkeqesi ku ishin clirimtaret bre qe nuk ju mbrojten ?

Ne fund te nje shkrimi thua...pa shif njehere se si ky Brari i sulmon clirimtaret...
Deri me sot une nuk kam pa ne asnje shkrim te Brarit qe te kete sulmue clirimtaret Llap.Ne fakt ai ka sulmuar te veteshpallurit clirimtare ( apo sic ju tha Ramush Haradinaj ne stadiumin e Prishtines ..komandantat e Bllaces) e jo clirimtaret e vertete.Clirimtareve te vertete ai iu thur lavde.

Llap duhet te jesh me i pergjegjshem kur shkruan ketu dhe mundohu te japesh mendimet e tua dhe jo te mbledhesh copa-copa ato gjana qe te pelqejne ty .Gjithmone kur e gatuan turline me keto lloj copash te del nji gjelle qe as dreqi se ha dhe te ban qesharak.
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:48 pm

Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Në vend të parathënies


Nga Libri ''Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”

Autorja: Luljeta Selimi
Redaktor Jusuf Iberdemaj
Recenzent: Azem Hajdari dhe Azem Zogaj
Lektore : Myrvete Morina

Telefoni i autores për kontakt 044 209651
Email: luljeta_s@hotmail.com

Në vend të parathënjës

Pse u detyrova që t’i botoj rrëfimet e femrave të dhunuara?
Njëra nga arsyet kryesore është se e vërteta mbi këtë kapitull mbase më të dhëmbshmin dhe më të ndjeshmin në tërë periudhën e luftës së fundit në Kosovë, po mbetet nën hije dhe se kjo e vërtetë duhet të plasohet në opinion sado e dhimbshme dhe e rëndë të jetë ajo. Zaten e vërteta gjithmonë është e dhimbshme dhe e rëndë, e posaçëisht kur flitet për plagën më të madhe të çdo lufte, për dhunimet. Dhunimet ndodhin në çdo luftë dhe çdokund konsiderohen si krimi më i rëndë i saj. Edhe në te tri luftërat e fundit që ndodhen ne rajon, barbarët serbë ushtruan dhunime të papara, në Kroaci, Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë.Pra edhe në Kosovë përveq vrasjeve, dëbimeve, djegieve, rrënimeve,plackitjeve,kidnapimeve e burgosjeve ata bënë edhe dhunime.Dhunimet janë të rënda për çdo popull në botë e posaçerisht për popullin tonë sepse morali është pjesa më e ndieshme e qenjes së tij. Gjatë punës sime në teren kamë parë nga afër se sa të renda janë përjetimet e të dhunuarave, sa e rëndë është kjo për familjet e tyre, për rrethin dhe për çdo shqiptar.
Njerëzit në Kosovë, nga më të rendomtët e deri tek pushtetarët e saj, iu shmangen dhe bishtërojnë bisedave rreth dhunimeve! Unë i kuptoj kosovarët pse nuk flasin, nuk shkruajnë dhe nuk bëjnë gati asgjë për ti zbuluar dhunimet! Por nuk i kuptoj ndërkombëtarët që veprojnë ne Kosovë dhe e di se marrin donacione te majme për këtë punë dhe nuk bëjnë asgjë as për ti zbuluar dhunuesit e as për ti ndihmuar femrat e dhunuara.
Arsyeja tjetër që me shtyri ta botoj këtë libër me rrefime tronditëse të disa femrave të dhunuara është sjellja e palejueshme e ayre që janë të thirrur të bëjnë diçka në këtë drejtim! Ata sillen sikur këtu nuk kanë ndodhur as luftë, as vrasje, as djegie e plackitje as dhunime, as asgjë prej gjëjë. Ose edhe më keq, sillen sikur dhunimet kanë ndodhur diku tjeter, e jo këtu, para syve tanë dhe të botës!!!
Sot në Kosovë ka femra te cilat pas përjetimit të dhunimit ndodhën në gjendje shumë të vështirë psiko-fizike dhe materjale! Këto femra kanë nevojë për përkrahje, qoftë morale dhe materjale. Ato duan trajtim të vazhdueshëm dhe përkujdesje mjekësore. Askush nuk bën asgjë për To. Asgjë për këto femra nuk ndërmerr as Tribunali i Hagës punën e të cilit në Prishtinë “e kryen” hetuesja ndërkombëtare e cila ka vetëm një detyrë: ti zbuloi dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës.
Ajo që kosovarët do te duhej ta dinin është se në Hagë kanë dëshmuar dhe do të dëshmojnë edhe shumë boshnjake të tjera të dhunuara gjatë luftës në Bosnjë. Një gjë të tillë do të duhej bërë të mundur edhe femrave kosovare. Atyre pra duhet dhënë rasti që para Tribunalit të Hagës t`i denoncojnë kriminelët serbë. E di dhe i kuptoj femrat që e kanë të vështirë ta bëjnë këtë, por një gjë duhet ta kenë të qartë: se krimi nuk mund dhe nuk duhet të fshehet sepse ato do të detyrohen një ditë që vetë ta thonë të vërtetën, sepse kjo nuk mund të mbahet e fshehur përgjithmonë. Është në të mirën dhe interesin e tyre dhe prandaj ato duhet të rrëfehën sepse vetëm në atë mënyrë mund ta nxjerrin helmin që mbajnë në shpirt.Për ato plagë që i bartin më vete, të dhunuarat, duhet që, në radhë të parë, vetvetiu të përpiqën të gjejnë sherim sepse gjendja e tyre shëndetësore dhe shpirtërore mund të mbetet me pasoja aq më pare kur dihet se atyre u mungon edhe perkujdesja më elementare profesionale dhe institucionale! Dhe vërtetë; si do sherohet një 14 vjeçare e dhunuar dhe ta dojë sërish jetën?
Si të pajtohet me fatin një e re të cilën e ka braktisur i fejuari vetëm pse e dhunuan barbarët serbë? Si do të pajtohet me fatin e hidhur një nënë e re e cila pas përjetimit të dhunimit ka dështuar së linduri dhe nuk do të mund të lind kurrë më fëmijë? Si do të sherohet nëna e cila nuk mund të këthehet tek fëmijët e sajë sepse barbarët e dhunuan në sytë e tyre dhe të anëtarëve të tjerë të familjes? Si mund t’i harrojnë të gjitha këto femrat e dhunuara pa ndihmën e gjithmbarshme të shoqërisë kosovare? Si, si…???
Ndoshta kurrë nuk do t’i botoja këto rrëfime sikur të mos më thoshte një e dhunuar në një mëngjes se ato përveq së janë të dhunura janë edhe të braktisura dhe të fyera. Kur unë u përpoqa ta ngushëlloj, ajo më pëshpëriti:” ne që jemi dhunuar dhe sot vuajmë jemi morali dhe pamorali i të gjithë kosovarëve! Edhe kur jemi në mesin e të gjallëve, ne, sërish ndjehemi te vdekura! Edhe kur ecim rrugës, e ndjejmë peshën e dhunimit, e shofim atë në sytë e njerëzve, të cilët, ndoshta, kurrë nuk do të mund ta imagjinojnë së çfarë kemi perjetuar. Ne jemi plaga e çdo njeriu , vuajtja dhe mungesa e çdo fëmiu. Edhe kur njerëzit qeshin, pa kujtuar fare së ne ekzistojmë, ne mendojmë së ata qeshin dhe tallën me tragjedinë tonë. Edhe kur lotojnë, shajnë e pështyjnë edhe atëherë ne jemi pjesa më e dhëmbëshme dhe më tragjike… Ne sot jemi të braktisura, dhe pesha e çdo gjëje që po ndërtohet në Kosovë rëndon mbi ne! Ne jemi gjaku, pluhuri dhe pështyma e djeshme e sotme dhe e nesërme e Kosovës andaj dikush duhet ta ngre zërin për ne. Po ta them, ngase ti mund ta bësh këtë, sepse ti cdo ditë mjekon plagët tona. Dhëmbja jonë do të ishte akoma më e madhe po ta bëntë dikush për tallje apo përfitime…”
me tha duke dashur që plagët e saja dhe të të tjerave të jenë ndërgjegjësim për ne të gjithë. Duhet ta dimë të gjithë se liria e ka çmimin e lartë dhe se nje hise të madhe të atij çmimi e kanë paguar edhe viktimat e dhunimit. Ata që sot shkelin mbi varret e tyre (sepse shumë nga të dhunuarat mëpastaj edhe janë vrarë e masakruar ) ,ata që sot shkelin mbi plagët, dhembjet, lotët dhe tragjedinë e këtyre femrave, duhet ta dinë mirë se ato janë pasqyra dhe fytyra e vërtetë e kosovarëve, duhet ta dinë se shkelin mbi pjesën më të dhëmbëshme të lirisë së Kosovës. Turpi iu mbetet vetëm atyre që e shkelin dhe përbuzin viktimat e kësaj tragjedie të hidhur. Le të kujtojnë vetëm njëherë se si do t`iu dukej sikur kjo t`iu kishte ndodhur atyre më të dashurave, nënave, motrave, grave apo vajzave të tyre të cilat i duan më shumë se sytë e ballit! Duhet ta dimë të gjithë së ato kërkojnë ndihmë, përkrahje dhe trajtim të përditshëm mjekësor, profesional dhe institucional. Le të jetë ky libër vetëm një përpjekje modeste për të zgjuar interesimin dhe përkushtimin më të madh jo vetëm në zbardhjën e të gjitha rasteve të dhunimit por edhe në trajtimin adekuat të viktimave. Mbase do ndeshëm në thumb të kritikave të llojeve e natyrave të ndryshme por konsideroj së e vërteta sado e hidhur të jetë duhet të dalë në dritë në mënyrë që të mos harrohet as përseritet kurrë më.
E bashkëndjejë dhembjën me të gjitha ato motra të mia nëse sadopak ua kamë lënduar shpirtin duke ua rikujtuar sërish të kaluarën e hidhur për çka paraprakisht iu kërkoi falje dhe mirkuptim.


BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga BeLti Mon May 30, 2011 9:49 pm

Jeta ma këtheu shpinën atëherë, e tash vetëm e shikoj atë


Bedrija jeton e vetmuar, dhe çdo ditë heq të zitë e ullirit për të siguruar kafshatën e gojës. Banesa ku ishte strehuar ajo ishte një banesë e improvizuar mbi kulmin e një ndërtese në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Banesa gjysëm e errët, me mobile shumë të vjetra, toka pa mbulojë dhe banjo, e parregulluar, ngjanin me shtëpitë e vjetra të fshatrave rurale në shumë komuna të varfëra në Kosovë . Në një nga dollapët e pakët që kishte improvizuar në afërsi të shtratit, ajo kishte lënë rrobat e saja të pakëta, disa libra, dhe pothuajse hapësirën më të madhe e kishte lënë për disa fotografi që ishin gjysmë të grisura dhe të përlyera. Ajo që binte në sy mbi të gjitha, ishte një nga fotografitë e saj gjysëm e djegur të cilën ajo e kishte futur në një kornizë të vlefshme. Fytyra e saj ndonëse e bukur, që larg të jepte të kuptosh se ishte e mërzitur. Edhe gjatë përshëndetjes dhe fjalëve të zakonshme ajo e ulte shikimin dhe mënyra se si vështronte njerëzit të jepte të kuptosh, se ajo ishte e shqetësuar. Bedrija derisa po i largonte mbulojat e shtratit, dhe bënte një vend të ulej, lëshoi një ofshamë dhe fshehurazi kafshoi buzën sikur donte të fshihte diçka .
U ul në shtratin e vjetër që mezi i ngjante një shtrati, dhe pa pasur nevojë t’a pyesësh asgjë me sytë e përlotur foli:“ e sheh këtë banesë? Këtu jetoj tani dy vite. Do të pajtohesha për skamjen dhe mobilet e vjetra, sikur të kisha një çmim më të lirë për qiranë. Unë për këtë qymez detyrohem të paguaj çdo muaj nga 100 DM . Kështu kur nuk bie shi, nuk duket edhe aq keq. Po kur bie shi, detyrohem ta tërheq shtratin në mes të dhomës, dhe në katër vende në këtë dhomë, nëse mund ta quaj dhomë, detyrohem të vendosi enë që ta presin shiun . Kështu e kisha edhe gjatë gjithë dimrit të kaluar. Merre me mend si mund të ngrohet njeriu në këtë banesë, kur ka vrima, dhe të ftohtit depërton brenda. Zot si po qëndroj....po ky nuk është halli im i vetëm. Nuk vuaj pse nuk kam banesë më të mirë, pse jetoj me 240 DM aq i marrë nga puna si infermjere, dhe ka raste kur detyrohem ta ha bukën thatë, edhe pa kripë.....halli im është i madh, shumë i madh, e unë duhet të bëhem si të gjithë, të punoj, të jetoj dhe aktroj për të mos u dhënë mundësinë njerëzve të kënaqen me fatkeqësinë time“. Deshti të vazhdoj të flas edhe më Bedrija, por me duar mbuloi fytyrën e saj të bukur që sa vinte e zverdhej edhe më dhe ashtu në heshtje qau për disa minuta. Qante dhe herë pas here shtrëngonte duart e saj që i dridheshin dhe ajo përpiqej ti fshihte duke i shtrënguar në mes vete, e herë duke i futur në mes të gjunjve që i dridheshin. Në dhomën gjysëm të errët dënesja e saj behej edhe më e rëndë, dhe lotët që i bashkoheshin në mjekërr sikur tërë botën e kthenin në epokën e rëndë të luftës, e cila ende nuk ka marrë fund për të gjithë njerëzit. Bedrija shikoi disa sekonda kah fotografia në kornizë , e mori atë në dorë dhe pasi mori frymë thellë tha “ I sheh këta njerëz, janë njerëzit e mi më të dashur që kam pasur. Është babai, nëna, vëllau im i vetëm dhe unë. Janë këto ditët kur unë isha fëmijë, kur nuk kuptoja se çka po ndodhte rreth meje, kur unë me vëllanë merresha me lojërat fëmijërore, dhe nuk kuptoja pse babai e kishte të rëndësishme ti dëgjonte lajmet, të dinte çka po ndodhte rreth nesh dhe me ne . Ai e dinte se koha që po vinte, për ne ishte e tmerrshme , se lufta ishte e pashmangshme dhe, se për liri duhej sakrifica që për të ardhmen duhej punuar. E unë si çdo fëmijë përpiqesha të kënaqesha me ato që kisha, pa e kuptuar se policët që endeshin e plaçkinin çdo ditë në qytetin tonë, një ditë do të jenë ata që do të ma marrin lumturinë mua, dhe njerëzve të qytetit tim. Babai nganjëherë si në mahi na thoshte: nëse mua më ndodh diçka apo ndonjërit nga ne, ata që mbesin duhet të vazhdojnë të jetojnë me lirinë që vjen, sepse liria do sakrifica, liria do gjak dhe liria i ka rrënjët në gjak. Unë ato i shihja si fjalë të urta të popullit pa e kuptuar se ato ishin udhërrëfim i vërtetë dhe pa ditur ta kuptoj e pa menduar se ato ditë ishin shumë, shumë afër. Kur serbët bënë masakër mbi Jasharajtë, babai na tha “ kjo është ajo që jam përpjekur të ua sqaroj me vite , serbët janë të tillë, ata për ta mbajtur Kosovën të pushtuar, bëjnë çdo gjë dhe po i njejti fat do ti ndjek edhe shumë familje kosovare.Derisa të mbaroj lufta, Kosovës do ti bëhen edhe shumë familje dëshmore, do ti kushtoj shumë shtrenjtë liria, por ajo duhet të vij me çdo çmim, sepse është koha e fundit që ne kosovarët duhet të zgjohemi dhe ta marrim pushkën e lirisë në dorë. Atëherë e kuptova se babai fliste tërë kohën për një luftë të afërt, por që edhe unë si të gjithë fëmijët, frikën e mbaja por nuk guxoja të besoja se ajo do të më ndodhte mua , mua që isha rritur e përkëdhelur nga familja dhe një ditë do të mbetesha e vetmuar, krejt e vetmuar pa askënd në këtë botë… “ dhe vaji prap ia ndali fjalët në fyt dhe këtë herë ajo u ngrit në këmbë dhe sillej nëpër dhomë e trishtuar duke i fërkuar duartë mes tyre .
Pas masakres së Prekazit, babai nuk e fshihte më nga ne fëmijët se ishte i lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe se po punonte me komandën e tyre. Kishte edhe me nga dhjetë ditë që nuk vinte në shtëpi. Kur vinte nuk i hiqeshim nga prehëri, edhepse as unë e as vëllai im nuk ishim më fëmijë. Në shtator u vra dhe botën e shihja si të rrënuar, si ferri vetë. Atë kohë mendoja se nuk ka asgjë në botë që do të më bënte më të mërzitur. Muaj më vonë njerëzit e UÇK-së, na u lutën që ta lëshojmë shtëpinë dhe të shkojmë në një vend më të sigurt, por nëna tha “ do të rrimë të presim edhe ne, le të bëhet me ne çka të bëhet me gjithë Gjakovën” dhe aty mbetëm.Kur filluan bombardimet dhe filluan ti vrasin njerëzit, nëna nuk fliste asgjë , ndoshta atëherë e kuptoi pse duhej të vendoseshim në vend më të sigurt. Ditën e katërt kur ushtarët serbë na erdhën në shtëpi pushkatuan nënën dhe vëllanë. Mua më morën me vete, më dhunuan, dhe trupin tim e masakruan, për së gjalli, e dogjen me cigare sa më nuk kam forcë ta kujtoj. Sa herë e zbuloj trupin tim dhe shoh gjurmët e dhunimit sikur vdes diçka në mua dhe tani jeta ime është shkatërruar përgjithmonë.
Tani, jetoj pa asnjë ndihmë edhpse do të duhej dikush të mendoj pëe mua.

Nga Libri i Luljeta Selimit ''Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”.
BeLti
BeLti

Numri i postimeve : 73
Join date : 27/05/2011
Age : 35
Location : Mitrovicë

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.... - Faqe 2 Empty Re: Rrëfime të vajzave Shqiptare të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi