Kush është në linjë
28 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 28 vizitorë Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri LenoreEnriquez
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
Top posting users this month
No user |
Foshnjëria
Faqja 1 e 1
Foshnjëria
Jo shumë kohë më parë shumë njerëz besonin se foshnjat kishin nevojë vetëm të ushqeheshin, të mos kishin ftohtë dhe të mos ishin të lagur. Disa njerëz mendonin se bebet nuk ishin në gjendje të mësonin gjë, para se të mbushnin pesë ose gjashtë muaj. Por doktorët në Shtetet e Bashkuara thonë se foshnjat fillojnë të mësojnë që ditën e tyre të parë. Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Zhvillimit të Fëmijës këtu në Shtetet e Bashkuara ka si qëllim të zbulojë se cilat përvoja mund të ndihmojnë zhvillimin e shëndetshëm tek njerëzit. Shkencëtarët e Institutit vënë re se mjedisi ndikon shumë tek bebet. Ata thonë se foshnja buzëqesh nëse e ëma bën diçka që i pëlqen atij. Bebja mëson që të marrë përkujdesjet maksimale duke buzëqeshur për të kënaqur mamanë e vet, ose persona të tjerë që kujdesen për të. Kështu bebet mësojnë të komunikojnë me qenie të tjera njerëzore. Studiuesit amerikanë thonë se kjo aftësi ekziston tek bebet që para se të lindin dhe se të sapolindurit mund të dallojnë tingujt që kanë dëgjuar që kur ishin në barkun e nënës. Studiuesit finlandezë kanë provuar se foshnjat mësojnë edhe duke fjetur. Ata kanë arritur në përfundimin se të porsalindurit mund të mësojnë të identifikojnë tinguj të ndryshëm ndërsa janë në gjumë. Kjo ndodh sepse një pjesë e trurit të tyre që quhet korteksi cerebral mbetet aktive gjatë natës. Korteksi është shumë i rëndësishëm për të mësuar. Kjo pjesë e trurit nuk është aktive tek të rriturit kur ata flenë. Shumë ekspertë thonë se vitet e para të jetës së një fëmije janë të rëndësishëm për gjithë zhvillimin e mëtejshëm. Një studim amerikan tregon se nënat mund të ndikojnë fuqimisht tek zhvillimi shoqëror dhe ai i gjuhës tek fëmijët e tyre. Në këtë studim u morën në shqyrtim mbi 1,200 nëna dhe fëmijë. Studiuesit e ndoqën zhvillimin e fëmijëve që kur ata ishin një muaj e deri kur mbushën tre vjeç. Ata i vëzhguan nënat duke luajtur me fëmijët katër herë gjatë kësaj periudhe. Nga testet rezultoi se fëmijët e nënave me depresion nuk ia dolën aq mirë në aktivitetet dhe lojrat e tyre, ndryshe nga ata të nënave që nuk vuanin nga depresioni. Fëmijët e nënave me depresion, nuk dolën mirë në testet për gjuhën dhe të kuptuarit, nuk bashkëpunuan aq shumë dhe kishin më shumë probleme në marrëdhënie me njerëzit. Por nga ana tjetër kur nënat tregonin kujdes dhe ishin të ndjeshme ndaj aktiviteteve të fëmijëve të tyre, këta të fundit kishin rezultate të mira edhe nëse këto nëna ishin me depresion. Një studim tjetër tregon se foshnjat që kanë peshë më të lartë në lindje janë më të zgjuar në vitet e mëtejshme të jetës. Disa nga organizatorët e studimit thonë se ndoshta kjo ndodh pasi bebet me më shumë peshë janë ushqyer më mirë gjatë periudhave të rëndësishme të zhvillimit të trurit para se të lindnin. Ndërsa një studim tjetër mori në shqyrtim foshnjat e lindura nën peshë. Duke krahasuar zhvillimin e tyre me atë të fëmijëve të tjerë gjatë 20 vjetëve, studiuesit zbuluan se të rinjtë që kishin lindur shumë nën peshë, kishte më shumë shanse që të mos e mbaronin shkollën e mesme. Gjithashtu ata nuk kishin dalë aq mirë në testet e inteligjencës. Por nga ana tjetër, ata kishin më pak shanse për të përdorur drogë, ose alkool, si edhe për shtatzani të parakohëshme. Një studim tjetër, i njohur si projekti i ABC-së, tregon rëndësinë e arsimimit të hershëm për fëmijët e varfër. Për të provuar këtë, ekspertët morën 100 fëmijë dhe gjysmën e tyre e çuan në çerdhe dhe kopshte të cilësisë së lartë, ku ata mësuan dhe kryen aktivitete që nxisnin aftësitë e tyre. Ata i ndoqën këto programe që kur ishin disa javësh derisa u bënë pesë vjeç. Më pas, ashtu si edhe fëmijët që nuk kishin shkuar në çerdhe dhe kopshte të mira, vazhduan shkolla publike. Kur ishin bebe, fëmijët e të dyja grupeve kishin rezultate të ngjashme, por nga mosha 18 muajshe ata që ndoqën çerdhet dhe kopshtet patën rezultate shumë më të mira në teste. E njëjta gjë u vu re, kur ishin 12 dhe 15 vjeç. Kohët e fundit, ata u shqyrtuan në moshën 21 vjeçare dhe prapë fëmijët që kishin marrë arsimim të hershëm dolën më mirë në teste leximi dhe matematike. Studimi është një provë e mëtejshme se mësimi gjatë muajve dhe viteve të para të jetës ka rëndësi për gjithë zhvillimin e mëtejshëm.
Atashimi është procesi në të cilin individi shfaq sjellje që ndihmojnë për të vendosur afërsinë ose kontaktin me një person specifik.
Në moshën mes 2 dhe 16 javë disa bebe kalojnë nëpër periudhën kur qajnë rregullisht dhe pa arsye të qartë. Këto kriza të qarjes zgjasin më së paku tre orë dhe zakonisht paraqiten vonë pasdite ose herët në mbrëmje. Duket sikur fëmija vuan nga dhimbje barku. Kjo dukuri njihet më emrin “kolikë” dhe shfaqet te rreth një e treta e të gjithë foshnjëve. Zakonisht nuk ndihmon nëse e merrni fëmijën në dorë dhe mundoheni ta qetësoni duke e luhatur. Në rastet më të lehta shfaqen vetëm periudha kur fëmija është i shqetësuar. Shkaku për paraqitjen e kolikave nuk dihet, por ato kalojnë-pa tretman-pas disa javësh. Cilat janë simptomat e kolikave? Kolikat paraqiten prej dy deri katër javët e para të jetës dhe maksimumin e tyre e arrijnë rreth javës së gjashtë deri të tetën. Zakonisht foshnja duket e shëndoshë dhe e kënaqur, deri vonë pasdite apo herët në mbrëmje kur shfaqen simptomat që vijojnë: Bebja bën grimasa që tregojnë se diçka i dhemb. Fytyra i skuqet. I shtrin këmbët, duke treguar kështu se i dhemb barku. Qan zëshëm dhe e shqetësuar. Të qarët zgjat nga tre orë apo më shumë dhe nuk qetësohet. Më në fund fiton gazra ose zbrazje, kjo shfaqet më shpesh kur do të ndërpritet të qarët, por mund të jetë edhe koinçidencë. Epizodat kalojnë, asgjë e keqe nuk i ndodh bebes. Çfarë sjell deri te kolikat? Shkaku nuk njihet. Ekzistojnë më shumë teori pse shfaqen kolikat:
Ushqimi i nënës - disa përbërje në ushqimin e nënës mund të shkaktojnë simptoma të alergjisë dhe të intolerancës te foshnja të cilës i jep gji. Fajësohen disa ushqime të veçanta si lakra, brokri, çokollata, qepa, dhe qumështi i lopës, që mund të shpien deri te krizë kolike te bebja. Disa substanca sociale që i merr nëna -si kafeina dhe nikotina të cilat transmetohen në qumështin e nënës dhe mund të sjellin deri te shqetësimi i foshnjës. Ndjenjë e mbushjes - e mundshme është që kolikat të jenë rezultat i ndjenjës së mbushjes së barkut dhe prezencës së shumë gazrave, dhe këto senzacione t'i interpretojnë si me dhimbje dhe alarmuese. Papjekuri e përgjithshme - periudha e adaptimit në jetën jashtë mitrës mund të zgjas disa muaj. Prapë se prapë, te disa bebe nuk ekziston asnjë nga shkaqet e lartëpërmendura. E rëndësishme është diagnoza mjekësore Foshnjë që qan duhet ta kontrollojë mjeku, që të vërtetohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem shëndetësor, që shkakton dhimbje. Nuk ka test specifik për kolikë, kështu që mënyra e vetme që të siguroheni se bëhet fjalë për kolikë është që fëmijën ta kontrollojë pediatri. Si t'i ndihmoni foshnjës me kolikë? Ashtu që do ta merrni në dorë, do ta luhatni ose do ta përkëdhelni. Kështu fëmija mëson se ju jeni aty për të, edhe pse nuk arrini ta qetësoni. Provoni, ndoshta do t'ju ndihmojë ndonjëra nga idetë që vijojnë: Përgjigjuni shpejtë nëse fëmija juaj qan . Kjo mund të thotë se më vonë do të qaj më pak. Foshnjat që qajnë kanë tendencë ta shtrembërojnë shpinën dhe t'i shtrijnë këmbët. Vendosni fëmijën në pozicion të lakuar, të formës C (pozicion të fleksuar). Kontrolloni të mos ketë shumë nxehtë apo ftohtë apo nuk është rehat për ndonjë arsye tjetër. Shumica e foshnjave qetësohen me pirje gji apo me biberon. Ndonjëherë ndihmon luhatja dhe përkëdhelja. Disa foshnja qetësohen nëse i lani dhe u bëni një masazh të lehtë, por zakonisht kjo nuk ndihmon nëse foshnja ka filluar të qajë. Muzikë e qetë me një ritëm të caktuar, si p.sh. muzika nga kutia muzikore. Ndoshta përpiqeni së tepërmi që ta qetësoni foshnjën. Lëreni pakëz vetëm, që të shihni se a do të qetësohet. Shëtiteni në karrocë ose në mbajtëse speciale, ose vozituni me veturë. Kontrollojeni stresin Që të kujdeseni për foshnjë që qan , dhe nuk mundeni ta qetësoni është diçka shumë shqetësuese. Nëse ndjeni që jeni nën një stres të madh, ju nevojitet pakëz kohë që të qetësoheni.
Sugjerimet që vijojnë mund t'ju ndihmojnë: Lëreni foshnjën të sigurt te krevati, dhe dilni nga dhoma. Shëtitni nëpër shtëpi ose dilni pakëz jashtë. Qetësohuni ashtu që do të bëni një gjimnastikë të vogël: duke i hequr këmbët, shpinën. Pini çaj, kafe, apo pije të ftohtë ose hani diçka. Bëni ndonjë aktivitet fizik, p.sh. vraponi. Nënës i nevojitet përkrahje Sugjerimet që vijojnë mund t'ju shërbejnë: Ndërrohuni me partnerin tuaj që ta ruaj beben, dhe dilni jashtë për shkurtë. Shfrytëzojeni kohën e lirë për argëtim-p.sh. ndëgjoni muzikë me ndëgjuese në veshë, që të mos e ndëgjoni zërin e foshnjës e cila qan. Kërkoni përkrahje nga anëtarët e tjerë të familjes (p.sh. nga gjyshet). U lejoni të rrijnë me foshnjën derisa qan. Ata mund ta bëjnë këtë për shkurt, duke e ditur që ju do të ktheheni shpejtë. Ndërroni eksperiencë me prindër tjerë, diskutoni për strategjinë e tyre. Mbani mend, kolikat kanë tendencë të kalojnë gjatë javëve që vijojnë. Ku të drejtoheni për këshillë? Pediatri juaj Infermierja e patronazhit Klinika e Pediatrisë.

Kolikë Infantile

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**
» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Tue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania
» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Wed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona
» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Wed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona
» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Wed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona
» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Wed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona
» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Wed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona
» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Wed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona
» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Wed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona