Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Eduart Makri EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Eduart Makri EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Eduart Makri EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Eduart Makri EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Eduart Makri EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Eduart Makri EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Eduart Makri EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Eduart Makri EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Eduart Makri EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
37 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 37 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Eduart Makri

Shko poshtë

Eduart Makri Empty Eduart Makri

Mesazh nga Dardania Tue Apr 21, 2015 9:28 pm

Eduart Makri aktor dhe regjisor shqiptar.
Eduart Makri ka lindur në 5 Qershor të vitit 1957 në qytetin e Gjirokastrës. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit fillon punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si regjisor dhe skenarist. Në vitin 1993 fillon punën si pedagog në Akademinë e Arteve. Në vitin 1997 do të zgjidhet Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit të Kulturës dhe Arteve “Fan Noli”. Në vitin 1997 do të emërohet Drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit në Televizionin Publik Shqiptar. Në vitin 2000 largohet nga atdheu për në Kanada. Në teatër ai do të interpretojë disa role me trupën e Teatrit Të Instituti të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) si psh rolin e Kronshtadit në dramën “Shtëpia e kukullës” apo rolin e Hetuesit në dramën “Vdekja e një vajze”. Në kinematografi roli i tij i parë si aktor do të jetë ai i Vasos në filmin “Vëllezër dhe shokë” në vitin 1980. Më tej do të vazhdonin interpretime të tjera si ai në rolin e Aristotelit në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe”, Gjergji në filmin “Besa e kuqe”, Andrea në filmin “Në emër të lirisë”, Pirro në filmin “Shpresa”etj. Në regjisurë pjesëmarrja e tij e parë do të jetë si as/regjisor i dytë në filmin “Plaku dhe hasmi” në vitin 1981, duke realizuar gjithsej 11 regji si asistent regjisor në po kaq filma duke bashkëpunuar me regjisorë të njohur si Gëzim Erebara (Artist i Merituar), Hysen Hakani, Kujtim Çashku (Artist i Merituar), Xhanfize Keko (Artiste e Popullit) etj. Si regjisor, filmi i parë i drejtuar plotësisht prej tij do të jetë filmi “Shpresa” në vitin 1989 e ndjekur në “Shpella e Piratëve” 1991. Me vendosjen e tij në qytetin e Torontos (Kanada) ai do të vazhdojë profesionin e tij. Roli i tij i parë do të jetë ai i Andre Tristan, piktorit në filmin “This is Wonderland” në vitin 2004. Interpretimin e tij më të fundit do të jetë në rolin kryesor në filmin "Missing" Season 3, Episode "Cut " në rolin e Viktor Brosky-t në vitin 2006. Eduart Makri është anëtar me të drejta të plota i ACTRA-s (Alliance of Canadian Cinema, Television and Radio Artists).
Kinematografi
2006 -- Missing Season 3, Episode "Cut”........................Viktor Brosky
2006 -- Mayday.....................................................Dimitris Malamas
2005 -- Missed Field Goal.........................................Shoferi i taksisë
2004 -- This is Wonderland.......................................Andre Tristan,piktori
1989 -- Shpresa.....................................................Piro
1987 -- Në emër të lirisë..........................................Andrea,partizani
1985 -- Gurët e shtëpisë sime....................................Fisniku,shoku i Qarkorit
1982 -- Besa e kuqe............................................Gjergji
1981 -- Agimet e Stinës së Madhe (Film TV)............Aristoteli
1981 -- Në kufi të dy legjendave..................................Fani
1981 -- Një natë pa dritë...........................................Kola,i papuni
1980 -- Vëllezër dhe shokë.........................................Vasua
Teatër
1979 -- "Djali i Bato Agorës".......................................Djali i dytë i Batos
1979 -- “Pulëbardha” e Çehovit...................................Trigorin
1979 -- “Shtëpia e kukullës”.......................................Kronshtadi
1978 -- “Vdekja e një vajze”......................................Hetuesi

Regjisor

Film Artistik
1991 -- Shpella e Piratëve
1989 -- Lumi që nuk shteron (as/regjisor)
1989 -- Shpresa
1987 -- Në emër të lirisë (as/regjisor)
1987 -- Zëvendësi i grave (as/regjisor)
1985 -- Gurët e shtëpisë sime (as/regjisor)
1985 -- Vjeshtë e nxehtë e 41-së (as/regjisor)
1984 -- Taulanti kërkon një motër (as/regjisor)
1983 -- Dora e ngrohtë (as/regjisor)
1983 -- Një emër midis njerëzve (as/regjisor)
1982 -- Njeriu i mire (as/regjisor)
1981 -- Në kufi të dy legjendave (as/regjisor)
1981 -- Plaku dhe hasmi (as/regjisor)
Film Dokumentar
1999 -- Duke ecur drejt shpresës

Programe Televizive

1999 -- Rrënjët e Jetës
1998 -- Takohemi në Lutje
Skenarist
Film Artistik
1999 -- Në një Botë Tjetër (Film TV)
1991 -- Shpella e Piratëve
Film Dokumentar
1999 -- Duke ecur drejt shpresës

Programe Televizive

1999 -- Rrënjët e Jetës
1998 -- Takohemi në Lutje
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi