Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2586 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

June 2018
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Salih Gjuka

Shko poshtë

Salih Gjuka

Mesazh nga Dardania prej Sat Apr 25, 2015 6:31 pm

 Salih Gjuka - Dukagjini (1876-25 tetor 1925), jurist, mësues, ishte një nganënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Jeta
Salih Gjuka lindi në Pejë, në vitin 1876. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Shkup, ku familja e tij u vendos si shkak i përndjekjeve të pushtuesve osmanë. U regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë, në Selanik. Pas mbarimit të studimeve, nisi punën në gjykatën e atij qyteti. Në vitin 1909, megjithëse ilegalisht, punoi pa u lodhur për çeljen e shkollës shqipe në Pejë. Ndërsa në vitin 1910, me përkrahjen e atdhetarëve Bajram Curri, Hasan Prishtina etj. u bë mësuesi i parë i shqipespër nxënësit shqiptarë, në shkollën Normale dhe Gjimnazin e Shkupit. Në këtë mision të shenjtë, aty pati përkrah atdhetarin e njohur Bedri Pejani. Mori pjesë me armë në dorë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1910-1912. Me nismën e tij, në prill 1912 u formua në Selanik, klubi “Bashkimi”, në favor të edukimit të ndjenjave atdhetare dhe përhapjen e gjuhës shqip.

Si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, mori pjesë në shpalljes e pavarësisë kombëtare dhe firmoi aktin me siglën “Salih Gjuka”. U zgjodh këshilltar i Pleqësisë (Senatit). Në kohën e qëndrimit në Vlorë, Sali Gjuka ishte ndihmës i Luigj Gurakuqit për problemet e arsimit. Për këtë gjë dëshmojnë dhe artikujt e botuar në gazëtën "Përlindja e Shqipniës".

Në janar 1913 filloi punën si drejtor i arsimit për qarkun e Beratit. Menjëherë hapi shkollën Normale të përkohëshme. Pjesa më e madhe e nxënësve ishin nga Kosova, të cilët më pas shkuan në vendlindje, ku çelën shkolla në gjuhën amtare. Gjithashtu, ranë në sy puna e zelli i madh i tij për çeljen dhe funksionimin e mjaft shkollave shqipe në ato zona. Po kështu, ishin të shumtë artikujt e tij, publikuar në shtypin e kohës për çështje të gjuhës, etnografisë e tjerë.

Megjithëse shërbeu drejtor arsimi, Sali Gjuka nuk u shkëput nga ngjarjet politike e shoqërore të kohës. Ai ishte ndër organizatorët e Kongresit të Lushnjës dhe përkrahu Lëvizjen e Qershorit 1924.

Në vijim të përndjekjeve të mëparshme, në vitin 1920 e intriguan për një faj, të cilin nuk e kishte kryer. Saliun e akuzuan se, gjoja, kishte marrë pjesë në vrasjen e Abdyl Ypit. Për këtë e dënuan 10 vjet burg, 4 nga të cilat i vuajti.

Pas fitores së Revolucionit të Qershorit 1924, kur e liruan të pafajshëm nga burgu, Salih Gjuka punoi pak kohë drejtor i shkollës plotore të Beratit. Patrioti i madh Bajram Curri, duke njohur e çmuar lart veprën atdhetare dhe ndihmesën e Sali Gjukë Dukagjinit në fushën e arsimit e të shkollës shqipe, iu përgjigj kështu Fan Nolit, kur ky i kërkoi mendim për postin e ministrit të Arsimit, në Qeverinë Demokratike të asaj kohe: "Si unë vetë, ashtu dhe tërë kosovarët e çmojmë plotësisht rëndësinë që ka Ministria e Arsimit dhe prandaj kemi të mëdhe dëshirën që atë vend ta zejë një njeri kompetent, i zoti i punës dhe që të ketë dhënë prova në jetën e vet të sakrificave, që bëri populli ynë...Këto cilësi i gjejmë mjaft të shkëlqyeshme në personin e Sali Gjukës".

Vdiq i sëmurë nga tuberkulozi më 25 tetor 1925 në Berat.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 31

http://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi