Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
FMN: Kosova, jashtë binarëve EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
FMN: Kosova, jashtë binarëve EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
FMN: Kosova, jashtë binarëve EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
FMN: Kosova, jashtë binarëve EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
FMN: Kosova, jashtë binarëve EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
FMN: Kosova, jashtë binarëve EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
FMN: Kosova, jashtë binarëve EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
FMN: Kosova, jashtë binarëve EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
FMN: Kosova, jashtë binarëve EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
40 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 40 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


FMN: Kosova, jashtë binarëve

Shko poshtë

FMN: Kosova, jashtë binarëve Empty FMN: Kosova, jashtë binarëve

Mesazh nga Dardania Wed Jun 01, 2011 11:57 pm

FMN: Kosova, jashtë binarëve IMFNjë dështim për Kosovën. Kështu e përshkruan gjendjen e tanishme monetare në Kosovë, ish-shefi i njësitit ekonomik të Zyrës Civile Ndërkombëtare, ICO, në Kosovë, Andrea Capussela, të botuar në të përditshmen britanike “The Guardian” dhe të transmetuar nga Zëri. Sipas tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar, të hënën, pritet të dalë publikisht për të treguar se programi me Kosovën ka dalë jashtë binarëve. Kjo do të jetë një ngjarje e rrallë, pasi që qeveritë rrallë ndodhë t’i shkelin përkushtimet e tyre ndaj FMN-së.
Kosova kërkoi një program nga FMN për të forcuar kredibilitetin e saj si dhe për t’i plotësuar kushtet e lidhura me grantet e mëdha nga BE dhe nga Banka Botërore. Megjithatë, tani duket se edhe paratë edhe kredibiliteti ka rënë, dhe papërgjegjshmëria e qeverisë po e çon Kosovën drejt një krize fiskale.
Capusella vazhdon të kritikojë, duke thënë se elita e paaftë dhe shpesh grabitqare në Kosovë është e lirë nga llogaridhënia: sistemi juridik është jofunksional dhe i nënshtrohet ndërhyrjeve politike, shoqëria civile është e dobët dhe zgjedhjet – të cilat rregullisht përcillen me mashtrime – tërheqin më pak se gjysmën e votuesve.
Ndërkaq, duke krahasuar Kosovën, të dalë nga kthetrat e Serbisë, autori thekson se cilësia e demokracisë është më e mirë në Serbi sesa në Kosovë.
Në mënyrë që Kosova të futej në një shoqëri më të hapur e më të matur, institucionet e vendit u vendosën nën mbikëqyrjen e një mbikëqyrësi – Zyra Civile Ndërkombëtare – mandati i së cilës përfshin çdo gjë sa u përket të drejtave të njeriut, politikës ekonomike dhe tregtisë me qirinj të kishave.
Për dallim nga sytë e Amerikës, thekson Capusella, Kosova, në sytë e Evropës, është këndi më problematik, i bllokuar me kufijtë e BE-së, si dhe burim i migrimit jopopullor në rritje e sipër. Evropa, për dallim nga SHBA-të, ka një hise në zhvillimin e këtij vendi dhe ofron ndihmën më të madhe, mirëpo i mungon ndikimi, kryesisht pasi që BE është e ndarë në njohjen e Kosovës.
Para zgjedhjeve kombëtare, qeveria u premtoi shërbyesve civilë rritje pagash nga 30% deri në 50%. Komisioni Evropian, FMN-ja dhe të tjerët e kritikuan ashpër këtë rritje pagash. Ndërkaq, SHBA-të e mbrojtën. Me mbështetjen e SHBA-ve, dhe, si për befasi, me aprovimin e kreut të ICO-së, qeveria e miratoi vendimin.
“Nëse përballet me krizë fiskale, Kosova do të kërkojë të ndihmohet nga donatorët. Kjo do ta shpërblente papërgjegjshmërinë, do ta mbronte qeverinë nga llogaridhënia ndaj qytetarëve të saj dhe do ta vononte për një kohë shumë të shkurtër krizën. Për fat të keq, donatorët mund të jenë të obliguar”, përfundon Capusella.
“KD”
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi