Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2586 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

August 2018
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Timo Flloko

Shko poshtë

Timo Flloko

Mesazh nga Dardania prej Mon Apr 27, 2015 5:43 pm

 Timoleo Flloko ose Timo siç njihet nga publiku (lindur në Pejë më 26 prill1948) është një aktor shqiptar.

Jetëshkrimi


Rjedh nga nje familje Gjirokastrite. Shkollën e mesme e mbaroi në Vlorë dhe Institutin e Lartë të Arteve në degën Dramaturgji në Tiranë në vitin 1970. Timo Flloko pa mëdyshje mund të quhet një yll i kinematografisë shqiptare, nga të paktët aktorë shqiptarë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit. Është gjithashtu një nga pedagogët më të respektuar të Akademisë së Arteve. Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Amerikës dhe Shqipërisë.Gjate qendrimit te tij ne Amerike prej shtate vitesh arriti te futet edhe ne boten e Holliwodit ku luajti ne disa filma.Pas kthimit nga Amerika u kthye ne Tirane ku tani punon si pedagog ne Akademin e arteve ne Tirane ne degen e aktrimit dhe regjizures

Hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç. Por dy filmat e tij të parë, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) dhe "Përse bie kjo daulle" patën fat të keq. U ndalua nga regjimi i kohës për arsye banale. Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij më së pari në rolet e Meços në filmin "Kur zbardhi një ditë" dhe Kabos në "Malet me blerim mbuluar", të xhiruar në vitin fatlum 1971. Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur. Pasuan Kanani tek "Shtigje lufte" (1976) dhe Luani tek "Lulëkuqet mbi mure", ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit të Filmit, më 1977

Filmografia






  • Watch! (2008) .... Andrea

  • Pamje nga ura (2007) teater

  • Stay Awake (2006).....Mirosh

  • In Between (2006/I)......Nick

  • Syri magjik (2005).....Niko

  • Evil Never Dies (1999) (episodi i V).... Mustafa

  • Angel's Dance (1999).... Shanku (The Shank)

  • K-911 (1999) (V).... Xhonson (Johnson)

  • Përdhunuesit (1995)

  • Loin des barbares (1994).... Vladimiri

  • Vdekja e kalit - (1992).....Agroni

  • Balada e Kurbinit (1990)......Gurgen Dreni

  • Binarët (1987)......

  • Vrasje në gjueti (1987)......

  • Fillim i vështirë (1986)......Bujari

  • Rrethimi i vogël (1986)......Shoku Agron, kryetari

  • Të paftuarit (1985)......

  • Militanti (1984)......Visar Shundo (Vasil Shanto)

  • Nata e parë e lirisë (1984)......Ceçemi

  • Ballë për ballë (1979)......Inxh. Sergej

  • Liri a vdekje (1979)......Cerçiz Topulli

  • Njeriu me top (1977)......Mato Gruda

  • Lulekuqet mbi mure (1976)......Luan Sina, mësuesi

  • Shtigje lufte (1974)......Kanan Tafili (Kajo Karafili)

  • Kur zbardhi një ditë (1971)......partizan Meço

  • Malet me blerim mbuluar (1971)......Kapo Dalipi

  • Përse bie kjo daulle - (1969)......

  • Gadhnjim mbi vdekjen - (1967)......Fatosi


_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 31

http://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi