Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2018
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   

Calendar Calendar

Top posting users this month


Toka Jonë (Film)

Shko poshtë

Toka Jonë (Film)

Mesazh nga Dardania prej Mon Apr 27, 2015 11:02 pm

 Filmi "Toka Jonë" u prodhua në vitin 1964.
Regjisor: Hysen Hakani, Skenari: Peçi Dado, Producent: Shqipëria e Re,Muzika: Çesk Zadeja.

Përmbajtja e Filmit



Në një fshat në veri të Shqipërisë reforma agrare i kthen tokën Lokes dhe familjes së saj të cilën ia kishte përvetësuar me intriga Tuç Maku një pronar i madh tokash në atë zonë. Fillon konflikti midis dy familjeve. Tuç Maku hakmerret duke vrarë Murrashin djalin e Lokes i cili ishte një nga aplikuesit e reformës agrare. Mbas kësaj tragjedie Lokja kthehet te fëmijët e saj Leka dhe Filja.
"Trajtat muzikore luhaten mes vjetërsisë së rendit feudal dhe ankthit të tambureve të luftës dhe risisë, shoqëruar me tonalitete optimizmi lirik. Shoqëria e re i ka thyer kufijtë, muret dhe normat e individualizmit fisnor tradicional; i ka çelur tokën e re për t’u punuar, por malësori mbetet më i vetmuar se më parë, me një shtrëngesë të re tragjike, me farsën e të qenit i lumtur. Kuptimi i trishtimit, të cilit i referohemi në këtë analizë, i përket rendit artistik, poetik, lebetitjes së ndryshimit të shpejtë normativ, por aspak atij politik. Vjen përherë një kohë kur e vjetra dhe rikthimi kah saj është e papranueshme në të gjitha dimensionet, por kjo nuk e pengon njeriun të vajtojë apo të ligështohet për atë që nuk është më e që ndoshta nuk do të rikthehet. Veçse, përtej trishtimit emocional të malësorit, ndodhet një trishtim tjetër, madje një dialektikë trishtimesh." Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, II, Reforma - Detyra - Ndërgjegjja, Edlora, 2013, Tiranë, fq. 55-56

Aktorët në Role



  • Mario Ashiku........ Leka

  • Marie Logoreci ........ Lokja

  • Loro Kovaçi ........ Tuçi

  • Vangjel Heba ........ Murashi

  • Roza Anagnosti ........ Filja

  • Luigjina Leka ........ Mara

  • Gaqo Spiro ........ Meti

  • Qemal Mehmeti ........ Vata

  • Ndoc Sheldija ........ Gjon Bardhi

  • Enver Dauti ........ Bardhoku

  • Tef Pali ........ Pali

  • Mihal Stefa ........ Mullisi

  • Besim Levonja ........ roja

  • Lazër Vlashi ........ prifti

  • Luan Qerimi ........ Cubi

  • në Episode




    • R. Nenshati ........
    • Çesk Vuksani ........
    • Qenan Toro ........
    • Zef Makashi ........
    • Ilia Shyti ........
    • Neki Shkaba ........
    • Xhevat Serezi ........
    • V. Peci ........
    • Seit Boshnjaku ........
    • R. Fisniku ........
    • I. Shomo ........
    • Gjon Karma .....




_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 31

http://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi