Kush është në linjë
29 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 29 vizitorë :: 1 BotAsnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri LenoreEnriquez
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
Top posting users this month
No user |
Ndrek Luca
Faqja 1 e 1
Ndrek Luca
Ndrek Luca lindi më 3 shtator 1927 në Dukagjin, është aktor i mirënjohur shqiptar.
Pasi punoi disa kohë si ushtarak në aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor në Teatrin Popullor me rolin e Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës. Spikati më vonë me rolin e Jagos në tragjedinë e Shekpsitit “Otello”, të Lekës në dramën “Toka jonë” e Kolë Jakovës. Në dramën “Arturo Ui” të Brehtit, Ndrek Luca luajti rolin e Xhirit duke sendërtuar me një gjuhë shprehëse, përkitazi parimeve brehtiane të teatrit, planet satirike me ato dramatike. Krijoi një karakter të spikatur e realist me rolin e Brung Trolit (drama “Përmbytja e madhe” e K. Jakovës), kurse në dramën “Baca i Gjetajve” të F. Krajës interpretoi rolin e Bacës, një malësor trim, dinjitoz, i përmbajtur, ku është e pranishme po aq edhe një kahje e fortë dramatike.
Luca është aktor i thyeshëm, që operon me plane të ndryshme interpretative, sa komike po aq tragjike, sa heroike po aq të rëndomta, duke e “thyer” modelin paraprak. Është nga aktorët e zëshëm të filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, të veçanta në llojin e tyre, si Dom Pali (“Komisari i dritës”), Ndrio (“Udha e shkronjave”), Gjini (“Plagë të vjetra”), Pjetër Mustakuqi (“Operacioni zjarri”), Rahmiu (“Duel i heshtur”) etj. Ndrek Luca zotëronte një mimikë tepër ekspresive; përdorte me mençuri gjestin e figurshëm, plastikën dhe mjete të tjera të njëmendësimit pamor të personazhit.

Filmografia
- Viktimat e Tivarit - (1996)
- Balada e Kurbinit - (1990) Vuhan Pasha
- Guri i besës - (1986) Zefi
- Koha nuk pret - (1984) (TV) Cen Vrapi
- Lundrimi i parë - (1984)...Qazimi
- Fundi i një gjakmarrjeje - (1983) Shpend Gollapi
- Qortimet e vjeshtës - (1982) Rasim Aga
- Nusja -(1980) Dem Mareci
- Çeta e vogël - (1979) Dash Cubaku
- Mysafiri -1979...shoku Gazmend, kryetar dege
- Nga mesi i errësirës - (1978) Xha Meti
- Udha e shkronjave - (1978) (TV) Ndrio
- Pylli i lirisë - (1976) Lam Shllapi
- Thirrja - (1976) Vat Marashbregasi
- Tinguj lufte - (1976) Selimi
- Në fillim të verës - (1975) Gjeneral Piçioni
- Rrugicat që kërkonin diell - (1975) Gani Herri
- Shpërthimi - (1974)
- Shtigje të luftës - (1974) Ramazan Daci
- Brazdat - (1973) Vëllai i Azemit
- Operacioni zjarri - (1973) Pjetër Mustaqekuqi
- Gjurma - (1970) Babai i Artanit
- Njësiti guerril - (1969) Çekani
- Prita - (1968) Komandanti Partizan
- Plagë të vjetra - (1968) Gjini
- Duel i heshtur - (1967) Kapter Rahmiu
- Oshëtime në bregdet - (1966) Jonuz Bruga
- Komisari i dritës - (1966) Dom Pali
- Detyrë e posaçme - (1963) Tomori
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**
» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Tue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania
» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Wed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona
» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Wed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona
» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Wed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona
» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Wed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona
» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Wed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona
» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Wed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona
» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Wed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona