Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri LenoreEnriquez
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
Top posting users this month
No user |
Kadri Bajri
Faqja 1 e 1
Kadri Bajri
Kadri Bajri lindi ne vitin 1823 në Koshutan të Rugovës është veprimtar shqiptarë.
Biografia
Kadri Bajri lindi ne vitin 1823 ne Koshutan të Rugovës në kohën kur populli shqiptar po përjetonte ditët më të vështira nën okupimin turk dhe sulmete parreshtura të fqinjëve serbo-malazez për ndarjen e trojeve etnike shqiptare. Është kjo koha e lulëzimit dhe e shuarjes me gjak të dy pashalleqeve shqiptare, të pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës dhe atij të Bushatlinjeve të Shkodrës. Fëmijërinë Kadriu e kaloi në Rugovë e pjesërisht në Pejë. Shumë herët shquhet për mençuri dhe trimëri dhe si i tillë që në moshën 17 vjeçare, ai u bashkëngjitët luftëtarëve rugovas në luftërat e pafund për mbrojtjen e kufijve dhe trojeve shqiptare. Për mençurinë dhe guximin që tregoi në përleshjet me armikun ai fitoi shpejtë simpatinë dhe dashurinë e mbarë popullatës së Rugovës, Pejës e më gjerë dhe si i tillë zgjedhet udhëheqës - BAJRAKTAR - i Rugovës në vitin 1846 në një kuvend gjithë rugovas. Kadri Bajri, së bashku më vëllaun më të ri (Hysen Bajrin 1825-1848) u treguan si prijës të zotët dhe strategë të vërtetë në luftërat e përgjakshme për mbrojtjën e trojeve shqiptare.
Kadri Bajri ishte ideor e shpirtëror i rugovasve në paqe dhe prijës sypatrembur në betejat e shumta që bënë rugovasit për mbrojtjën e tokave të veta e më gjerë, kurdoherë të ndihmuar nga vullnetarë të tjerë nga Peja e nga vende të ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit. Ai mori pjesë dhe udhëhoqi luftërat në Smilovicë, Mokna, Kacuberr, Beranë, Shekullar, Moraqë etj. Kadri Bajri me luftëtarët e tij pati detyre të posaçme në Lidhjen e Prizrenit e poashtu ishte prijës më 1879 kur vritet Mehmet Ali Pasha në kullën e Avdulla Pashë Drenit, që kishte ardhur nga Stambolli për ta shuar me gjak Lidhjen e Prizrenit. Në luftën e Kaçanikut, krahas Idriz Seferit e luftëtarëve të tjerë mori pjesë edhe Kadri Bajri me forcat e veta.
Populli e përjetësoi këtë :
Kadri Bajri po e c’vesh shpatën,Po i shkëlqen si hana natën,Hana natën e dielli ditën,N’Kaqanik e kanë zanë pritën,N’Kaqanik të guri i Ç'pum,Gjysa dekum, gjysa t’varruem...
Kadria ishte edhe pjesëmarrës i Lidhjës së Pejës. Ku më Haxhi Zek Pejën, Ali Pashë Gucine, e shumë trima të tjerë Shqiptar lidhën Besën për mbrojtjen e trojeve Shqiptare deri në vdekje.
Ali Pashë Gucia( - 1885), Haxhi Zekë Peja (1832-1902), Kadri Bajri (1823-1918).
Kadri Bajri ishte edhe prijës i forcave të Lidhjës së Prizrenit edhe në luftën e mirënjohur të Nokshiqit.
Në këtë luftë nën flamurin dhe komandën e tij, luftuan heroikisht luftëtarët rugovas, luftëtarët e Podgurit dhe të vendeve të ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit.
Ai pati shokë të idesë e bashkëluftëtarë besnikë edhe Ali Pashë Gusinë e Haxhi Zekë Pejën. Këta kurdoherë i erdhën në ndihmë njëri-tjetrit.
Kur nga Stambolli i rrezikohet qëndrimi në Pejë, Haxhi Zekës, Haxhiu gjeti strehim në Rugovë, në kullën e Kadri Bajrit, i ruajtur dhe i mbrojtur nga trimat rugovas.
Kështu veproj Kadriu kur e kërcënoj Mark Milani Haxhi Zeken :
Kadri Bajri n’kam na u que ,N’jatagan dora I ka shkue,PO ma preke ti mu o Haxhin,Unë t’vras ty e ta kalli shpin.
Pas Kongresit të Berlinit, të pakënaqur me vendimet e tij me ndërhyrjen e Malit të Zi tek Rusia e Rusia tek Porta e Lartë, Kadri Bajri, Haxhi Zeka, Ali Pashë Gusia e Haxhi Qela u syrgjynosën në Stamboll. Kadria e Haxhi Zeka lirohen pas tri vitesh.
Edhe në Kuvendin gjithëpopullor të Verrat e Llukës ai ishte pjesëmarrës. Këtë e vërtetojnë edhe dokumentet historike dhe vendimet e këtij kuvendi dihen.
Kadri Bajri vdiq më 1918 duke ua lënë të vetëve, dhe gjithë shqiptarëve amanetin që të luftojnë për Shqipëri.
Hysen Bajri (1825-1848) ‘’Hysen Bajri’’.
FLAMURITARI I RUGOVES
Hysen Bajri lindi ne vitin 1825 ne Koshutan te Rugovës.Ishte vllau me I vogel i Kadris.Si I ri u bashkua me luftetaret e rogoves dhe me vellaun e ti me te madh Kadrinë, per ti mbrojtur trojet shqiptare nga parandorija osmane dhe serbia e mali I zi.Ne te gjitha luftrat per Shqiperi ku mori pjesë , ai e mbajti flamurin ne dore. Ishte trim sypatrembur por ne vitin 1848 ne lufte me flamur ne dore , ball per ball me Miter Milanin udheheqesin e forcave malazeze , vellaun e Mark Milanit bie herojkisht ne fushebeteje ne Shekullar duke i lënë te pikelluar per jete të gjithë të afermit , farefisin e me gjërë…---
Amaneti I tij percillet me breza nga pasardhesit e ti , per mbrojtjen e trojeve etnike Shqiptare , Dhe per ruajtjen e tradites e zakoneve kombetare ‘’SHQIPETARE’’.
Atë kenduan edhe në këngë: Hysen Bajri
Hysen Bajri po ban me dore, se spo muj baclok me fole,
se me ka ra gjaku ne goj me kan pre shkijet me jatagan.
Hysen Bajri fjal ka que, A ka djal ne Rugovë me shkue, Nanes teme me mi kallxue, Kjajmi shokt ma fort se mue, Kjajma smajlin e kjajma zeken, Qysh nuk iken o mem lan vetem, Bashk me mu e kan ba deken.
Pas shum luftrave e pas shum torturave , Me 28 nëntorë ne vitin 1912 arrinë deshira e kahmotshme e Shqiptareve. Arrinë një Pamvaresi e gjymtë dhe nje Shqiperi e copëetuar sepse mbetet pa ’’Metvegjen,Bujanofcin, ,Kosoven,Qamerine’’e shumë e shumë troje te tjera te okupuara nga Greket nga Serbet nga Malazezet etj.
Me 17 shkurte 2008 shpallet Pavaresia e Kosoves, Dhe një here e pergjithmonë shkeputet nga Serbet.
‘’Shqiperise dal ngadale po I sherohen plaget e vjetra’’…!
Foto e udheheqseve te lidhjes Shqiptare te prizrenit. (1878).
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**
» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Tue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania
» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Wed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona
» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Wed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona
» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Wed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona
» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Wed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona
» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Wed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona
» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Wed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona
» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Wed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona