Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2586 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2018
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31      

Calendar Calendar

Top posting users this month


...Stoicizmi...

Shko poshtë

...Stoicizmi...

Mesazh nga Dardania prej Sat Jun 18, 2011 1:47 am

Filozofinë që e quejmë stoicizëm, lindi aty nga fundi i qindvjeçarit të IV p.e.s. Ndahet zakonisht në tri periudha kryesore :


· Stoicizmi i vjetër (i lashtë), i themeluar nga [b]Zenoni i Citiumit, Clzeanti dhe Krisipi.


· Stoicizmi i periudhës së mesme, me përfaqsuesit [b]Panetius dhe Posidonius që edhe janë përcjellësit e mendimit stoik në Romë e mëtej është më famëshmi përfaqësues Ciceroni dhe .


· Stoicizmi i vonshëm me [b]Senekën dhe Marc Aurelin. (nga ky i fundit, disa e quajnë këtë periudhë « stoicizmi perandorak (imperial) »).


Emri stoicizëm rrjedh nga portiku Stoikon që ngrihej në afërsi të shkollës së Zenonit dhe është doktrinë e rrallë filozofike që nuk muer emrin nga themeluesi i vet e as nga koncepti kryesor që shtjellon por nga vendi ku shtjellohet dhe mësohet (Stoa). Stoik pra është njeriu gjakfohtë dhe i patrembshëm nga situatat sikur edhe vet portiku në fjalë. Zotërimi i vetvehtes dhe pikëpamjet morale janë thelbi i çështjes së stoikëve kështuqë kjo doktrinë ecën me hapa pushtuese në betejat kundër hedonistëve, epikuristëve dhe intelektualëve të Akademisë, gjer në atë shkallë sa që i zbehë gjer në eklipsë mendimet kundërshtare e sidomos pas dominimit të mendimit stoik në nënqiellin romak.


Mark Aureli (Statujë në Sheshin Kapitol)





Nuk mund të themi se metafizika e stoikëvë nuk ka kundërthënie në vehte : Ajo së pari është dhe duhet të konsiderohet si fizikë e jo metafizikë. Çdo gjë jashtë shpirtit është trup kurse shpirti vet një perceptim. Nga kjo ndoshta edhe shum studjuesë e filozofë konsiderojnë se stoicizmi ka karakter dhe dominancë idealizmi. Është e saktë se në disa aspekte ka ideailzëm por a nuk flasin stoikët për principin dhe për atë se pafundshmëria apo hiçi nuk egziston dhe se trupi, masa është gjuthkund dhe e mbush çdo vend. Që para stoikëve filozofë pra më të lashtë, ngritën dallimin e materjes nga forca. Stoikët e përvehtësuan dhe në pajtim me idetë e tyre, nxorën bashkësinë e materjes me forcën si burim krijues që quhet gjithashtu natyrë.


Stoicizmi zdhuket si shkollë filozofike shpejt pas përfundimit të sundimit të Mark Aurelit por inspiron shum besimin e krishterë në disa forma të saja të urtësisë.


Përndryshe stoicizmi mer hov të rëndësishëm disa shekuj më vonë, saktësisht ringjallet me paraqitjen e rilindjes dhe mer përmasa mjaftë rëndësishme, së pari në Itali e pastaj në Gjermani dhe Francë.

avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 31

http://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi