Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2586 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

June 2018
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Tregimi pa Mend

Shko poshtë

Tregimi pa Mend

Mesazh nga Dardania prej Mon Jun 27, 2011 6:33 pm

Nje mbrëmje, vogëlushi Armend, iu lut gjyshit që t'i kallëzojë një tregim pa mend, Gjyshi rrudhi supet, mbeti i hutuar, për kësi tregimi - tha, nuk paskam dëgjuar.
-Si? - pyeti Armendi, po çuditem shumë, a bën gjysh t'ia filloj unë.
-Posi - tha gjyshi, edhe shumë u gëzua, nga barra që i ngarkoi Mendi, sikur u lirua.
-Atëherë - tha Armendi, të lutem mirë dëgjo, nëse nuk është i tillë, mos e prano.
-Mirë Mendi, fillo sa më parë, për ta dëgjuar këtë tregim jam tepër kureshtar.
Pasi ca çaste Armendi mendoi, tregimin e tij kështu e filloi:
Na ishte një çun, emrin nuk ia di, por ishte tepër çapkën, nuk dëgjonte as babë, as vëlla, as motër, as nënë.
Gjyshi ngrysi vetullat, nga vendi u ngrit, - nga ishte ky çun or vëlla kaq i pacipë?
-Vendin nuk ia di - u përgjigj Mendi, as kurrë nuk e kam takuar, por se ka qenë i tillë, për këtë e kam dëgjuar.
Vazhdo më tutje, më trego, ç'bënte ai lanet? - paska qenë i çuditshëm me të vërtetë.
-Po - tha Armendi, i çuditshëm shumë, për çdo ditë ai shkonte në lumë.
-Ç'ka të keqe këtu or vëlla? - pyeti gjyshi, unë nuk di, mos qenka lumi vetëm për të rritur e jo edhe për fëmijë.
-Është, është, si nuk është - tha Mendi, pak i nervozuar, po pasi detyrat t'i ketë mbaruar.
-Eh, aty ke të drejtë - gjyshi pranoi dhe për të vazhduar tegimin nga Mendi kërkoi.
-Kam të drejtë, si nuk kam, të lutem prit pak, ky çun cipëplasur çdo herë kthehej me natë. Merakosej e ëma, babai, gjyshi, gjyshja, motrat e vëllai. E ipte besën se ashtu më nuk do të vepronte, por të nesërmen të gjitha i harronte.
-S'është e mundur - tha gjyshi, besën për ta harruar, kësi çunash asnjëherë nuk kam takuar.
-Është e vërtetë , për kokë të mamit po, po deshe mos beso.
-Po mirë tha gjyshi, ja po të besoj, po tjetër ç'bënte, a mund të dëgjoj.
-Mundesh or gjysh, si nuk munesh, unë do të tregoj, por të lutem mos më ndërpre deri sa ta mbaroj.
-Pajtohem - tha gjyshi pak i menduar, ta jap fjalën gjer në fund kam për të dëgjuar.
-Ky çuni - vazhdoi Mendi, asnjëherë me kohë nuk zgjohej dhe për mësim çdo ditë vonohej. Pastaj, detyrat rrallë i shkruante, vetëm me laps kokën e kruante. Rrugës për në shtëpi sillej shumë keq, nuk përshëndeste as të fëmijë, as të rritur, as pleq. Fjalët e ndyta s'i hiqte nga goja, nuk e dinte i gjori se ç'është loja.
Këshillat e mësuesit nuk kishin ndikuar, edhe prindi kot e kishte çortuar. Prapështitë e tij nuk kishin patur të sosur, për asnjë çast me to nuk ishte ngopur. Dikush, me sytë e tij e paska shikuar, çerdhet zogjëve duke ua shkatrruar. Edhe në një kopsht tinzisht ishte futur, lulet më të mira, pa kurrfarë nevoje i kishte këputur.Tash së voni, një plak e paska zënë, xhamit të shoqës së klasës, Dritës me një guralec duke i rënë. I ati i Dritës prapa iu kishte lëshuar, e po ta kapte, kushedi puna si do të kishte mbaruar.
A nuk është ky, or gjysh, tregim pa mend, kur të gjitha veprimet e personazhit janë pa vend.
-Pajtohem - tha gjyshi, Armendin e përqafoi, për mençurinë e tij, të mira i uroi.
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 31

http://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi