Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2018
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   

Calendar Calendar

Top posting users this month


Tinka Kurti

Shko poshtë

Tinka Kurti

Mesazh nga Dardania prej Sat Jul 30, 2011 12:46 am



Tinka Kurti



lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë. "Zoja e randë" e teatrit dhe kinemasë shqiptare, një aktore e madhe që nuk ka ndërmend të plaket.
U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 14 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.

Që viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Lokën, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Si rrallëkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.
Të paharruar kanë mbetur Nënë Pashako tek "Yjet e netëve të gjata” (1972), Halla tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele të kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. Rolet e arrira i sigurojnë çmime të ndryshme, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe ato të teatrit, të cilat kulmojnë me çmimet e karrierës në të dyja fushat. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja "Mjeshër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

Filmografia



  • Kosova (2006)

  • Nata - (1998)
  • Në emër të lirisë - (1987)
  • Hije që mbeten pas- (1985)
  • Besa e kuqe - (1982)
  • Qortimet e vjeshtës - (1982)
  • Si gjithë të tjerët - (1981)
  • Mëngjese të reja - (1980)
  • Nusja - (1980)
  • Gjeneral Gramafoni - (1978)
  • Vajzat me kordele të kuqe - (1978)
  • Emblema e dikurshme - (1976)
  • Çifti i lumtur - (1975)
  • Lum drite - (1975)
  • Operacion Zjarri - (1973)
  • Yjet e netëve të gjata - (1972)
  • Guximtarët - (1970)
  • Tana - (1958)

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 31

http://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi