Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
39 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 39 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS

Shko poshtë

RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS Empty RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS

Mesazh nga Kreshnik Martini Thu Aug 04, 2011 8:59 am

RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS

Liria e Kosovës përmbledh në vete përpjekjet, flijimet sublime dhe sakrificat shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi. Padyshim se periudha më meritore është ajo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me flijimet dhe përpjekjet e gjithanshme të këtij populli, mileniumin e dytë e kurorëzoi me fitoren e lirisë.

Shkruan: Fetnete Ramosaj - Deçan, 29.03.2009
__________________________________
Foto: Varri i përbashkët i dëshmorëve të rënë në Shishman më 29. 03.1999


Heroizmi vetëflijues i djemve liridashës…

Në historinë jo të largët të UÇK-së, një kapitull të veçantë zë edhe furnizimi me armë, ku vetëm në kufirin e dhunshëm shqiptaro-shqiptar ranë për të mos vdekur kurrë shumë prej luftëtarëve më të mirë. Edhe pse të ndodhur përballë forcave të shumta pushtuese serbe, të koncentruara përgjatë gjithë brezit kufitar me qëllim të ndërprerjes së furnizimit me armë që ishte aorta kryesore e luftës sonë, liribërësit nuk e ndalën rrugëtimin për asnjë çast, edhe pse ishin të vetëdijshëm se në çdo hap i priste vdekja. E këtillë është rënia e Luan Haradinajt, pastaj rënia e 23 luftëtarëve nga Hereqi e Sllupi, të atyre nga Prejlepi, Raushiqi, rënia e komandant Mujë Krasniqit me 35 bashkëluftëtarë, rënia e 21 të tjerëve në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit në krye me komandantët Agim Zenelin - “Cergashin” e Agron Ramën, rënia e të tjerëve në Bjeshkë të Belegut e në dhjetëra raste të tjera...
Por lufta kërkonte armë, kërkonte barot, kërkonte flijime mbinjerëzore, e heroizmi vetëflijues djemve liridashës nuk u mungoi kurrë. Edhe përkundër rënieve të lavdishme, edhe përkundër rreziqeve të mëdha nëpër të cilat detyroheshin të kalonin, hapën shtigje e rrugë të reja për t’ua shtuar shokëve barotin, për t’ia shtuar një pushkë më shumë luftës për liri, të bindur se ai që bie për atdhe gjaku nuk i humb kurrë. E të këtillë janë edhe katërmbëdhjetë dëshmorët e rënë në krye të detyrës dhjetë vjet më parë në Shishmon të Bokës.

Drejt Kosovës...

Meqë në Zonën Operative të Dukagjinit edhe gjatë periudhës së dimrit asnjëherë nuk kishte ndërprerje të luftimeve kundër forcave serbe, përballja me mungesën e municionit e teknikës luftarake ishte e pashmangshme. Aq më tepër kur në prak të fillimit të stinës së re, forcat pushtuese serbe veç kishin bërë lëvizjet dhe përgatitjet e duhura për një ofensivë të re kundër zonave të luftës dhe kundër gjithë Kosovës.
Për këtë arsye, më 17 mars 1999, grupi i luftëtarëve i përbërë nga Naim Avdiu (Lata), Besim Rama, Canë Demiraj - “Korabi”, Bashkim Lokaj, Naman Demolli etj., meqë ishin njohës të mirë të terrenit të brezit kufitar, dhe iu kishte rënë shpesh herë të shkelin edhe rrugë të pashkelura nëpër atë terren, urdhërohen nga Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit që të kalojnë nga vijat e luftës në Dukagjin për në Shqipëri për të sjellë një kontigjent armatimi dhe për të shoqëruar një grup luftëtarësh vullnetarë që kishin një kohë të gjatë që po pritnin për të hyrë në Kosovë, madje kishin tentuar të hyjnë disa herë, por pa sukses. Më 22 mars 1999, kjo njësi niset drejt Kosovës. Në brezin kufitar në drejtim të Padeshit hasin në fushë të minuar. Aty plagosen lehtë disa luftëtarë. Meqë depërtimi në atë drejtim ishte i pamundur, detyrohen të kthehen prapa për të gjetur rrugë të re.

Beteja heroike te “Livadhet e Gjata”

Më 28 mars, grupi i përbërë prej dyzet e katër luftëtarëve tejet të përgatitur, të pajisur mirë me armatim modern të paparë deri atëherë në frontet e luftës, niset sërish nga Vlana e Shqipërisë për të marshuar drejt Kosovës, edhe pse e dinin se në brezin kufitar, sidomos pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s ishin përqendrur forca të shumta serbe me arsenal të rëndë luftarak. Kishin kaluar kufirin. Kishin hyrë brenda në thellësi të territorit të Kosovës, të lodhur e të rraskapitur nga pesha e rëndë e rruga e gjatë dhe e mundimshme, plot të papritura. Mesnatën e kishin lënë pas. Diku rreth orës 02.15 minuta të 29 marsit, në vendin e quajtur te “Livadhet e Gjata” mbi Shishman të Bokës, në një pozicion mjaft të papërshtatshëm për luftime, ndeshen në pritën e forcave serbe, të ngritur “ad hoc” mbase vetëm disa orë më parë enkas për ta... Krahas forcave ushtarake serbe thuhet se kanë marrë pjesë edhe e ashtuquajtura “polici lokale” e Serbisë, që në këtë anë drejtohej nga famëkeqi Muharrem Ibraj... Të gjendur në mes të zjarrit të gërshetuar të mitralozëve të rëndë, në një përleshje të rreptë e të pabarabartë, në një luftë mbinjerëzore bien heroikisht katërmbëdhjetë luftëtarë të lirisë e njëmbëdhjetë të tjerë plagosen rëndë e lehtë.

Bashkërisht e shkruan historinë me një vetëflijim të pashembullt

Shumica prej të rënëve e kishin mbushur vitin nëpër fronte të ndryshme të luftës, ishin dalluar e kishin bërë emër në beteja të njëpasnjëshme, shumë prej tyre plagët ua kishin hijeshuar shtatin në beteja të rrepta frontale në Zonën e Dukagjinit, të Drenicës e të Pashtrikut. Por këtë ditë, në momentet më të vështira për popullin dhe fatet e luftës çlirimtare, Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Syla, Bujar Shala, Florim Sejdija, Ibrahim Asllani, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli, Mon Maçi, Naim Avdiu-Lata, Nuhi Elezaj e Xhemajl Avdullahu po e shkruanin bashkërisht historinë me një luftë të jashtëzakonshme, me një vetëflijim të pashembullt...

• ARMEND (SEFEDIN) QYMYRI
- u lind më 8 shtator të vitit 1976 në një familje bujare në Gjakovë. Si i ri mori pjesë në të gjitha demonstratat gjithëpopullore të viteve ’89 - ’91 në Gjakovë e më gjerë. Radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bashku më 2 korrik të vitit 1998 në fshatin Nec të Gjakovës, ku bënte pjesë në njësinë e luftëtarit të njohur të UÇK-së, komandant Shaban Golës. Aty qëndroi deri në rënien heroike të Shabanit. Pas kësaj, Armendi kalon në Shqipëri, prej nga disa herë u kthye për të ndihmuar popullatën civile të përndjekur nga pushtuesit serbë. Në një aksion të tillë Armendi plagoset në këmbë dhe në krahëror, prandaj detyrohet të shtrohet për shërim në spitalin e Shkodrës e në atë të Tiranës. Menjëherë pas shërimit, në momentet më të vështira për Kosovën, vendosë të kthehet në frontet e luftës. Në këtë përpjekje, më 29 mars 1999, bie dëshmor për të mos u harruar kurrë.

• BESIM (ALI) RAMA
- u lind më 6 korrik të vitit 1963 në fshatin Batushë të Gjakovës, në një familje atdhetare. Gjatë viteve të ‘90-ta, dënohet me 2 vjet burgim për shkak se në shtëpinë e tij policia serbe kishte gjetur armë. Edhe shumë herë të tjera u keqtrajtua rëndë nga organet e sigurimit serb. Prandaj, që në muajin prill të vitit 1998, inkuadrohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Smolicës, ku bënte pjesë në Njësinë Speciale, ku mori pjesë në luftime të rrepta në Smolicë, Dobrosh e Junik. Disa herë mori pjesë edhe në sulme guerile kundër forcave serbe të pozicionuara në Batushë e Koshare. Pas rënies së Junikut, në gusht të vitit 1998, Besim Rama kalon në Shqipëri, ku pa vonuar kthehet në Kosovë dhe sistemohet në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala” në fshatin Qëndresë (ish-Ratishë). Në bazë të veprimtarisë së palodhshme, sakrificës dhe guximit të pashembullt, caktohet komandant i Njësisë Speciale të kësaj brigade. Besim Rama mori pjesë në dhjetëra aksione guerile të kryera në prapavijë të armikut, në rajonin e Rekës së Keqe. Do të udhëheqë dhjetëra rrugë për furnizim deri në brezin kufitar dhe anasjelltas, por do të jetë edhe në ballë të betejave të njëpasnjëshme frontale. Në muajin mars, Besimi caktohet nga Komanda e ZOD-it që me disa bashkëluftëtarë të tjerë të kalon nga Qëndresa në Shqipëri për të sjellë armatim dhe vullnetarë të rinj. Ky ishte rrugëtimi kur në të kthyer bien në pritën e forcave pushtuese serbe, duke pasur një rënie madhështore për lirinë e Kosovës, pasi e pagoi veten shumëfish. Besimi ishte i martuar dhe la pas vetes pesë fëmijë, tre djem e dy vajza.

• BUJAR (BEQIR) SHALA
- u lind më 20 mars të vitit 1978 në fshatin Rashiq të Pejës, në një familje atdhetare që gjithnjë ishte halë në sy të regjimit serb, e cila herë pas here u bastis e u keqtrajtua. Menjëherë pas Betejës së 24 marsit ’98, Bujari mobilizohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Gllogjanit, ku bashkë me disa bashkëluftëtarë kryen edhe stërvitjet ushtarake nën komandën e komandantit Bedri Shala (dëshmor). Në radhët e UÇK-së ishin të mobilizuar familjarisht. Në prill të vitit 1998, derisa gjendej në Gllogjan, merr pjesë në betejat e rrepta të zhvilluara në Baballoç e Gramaçel. Pas kësaj kohe, Bujari me disa bashkëfshatarë të tij urdhërohet që të kthehet në fshatin Rashiq dhe të ndihmojë mobilizimin. Një herë kishte qenë edhe për furnizim me armë. Në kuadër të shtabit lokal të fshatit do të veprojë si pjesëtar i njësisë speciale, e cila intervenonte në vija të luftës, ku paraqitej nevoja. Mori pjesë në luftimet e zhvilluara në Loxhë, Gllogjan, Bokshiq, Kijevë, Kryshec, te Përroi i Gërvallës, Vranoc, Bokshiq, Raushiq etj. Bujar Shala bie heroikisht më 29 mars 1999 në Shishmon të Bokës.

• BUJAR (ESAT) SYLA
- u lind më 14 nëntor 1974 në Gjakovë, në një familje të përndjekur nga regjimi serb. Si nxënës i shkollës së mesme ishte pjesëmarrës në demonstratat gjithëpopullore të viteve 1989-1991. Bujar Syla ndërpreu studimet e larta, Dega e Veterinarisë që po i vazhdonte në Institutin e Bujqësisë në Tiranë. Nuk mund të rrinte duarkryq kur populli i vet po i nënshtrohej dhunës, masakrave e terrorit të shfrenuar serb. Prandaj, lë në gjysmë vitin e katërt të studimeve dhe u bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sistemohet në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala”. Kryen stërvitjen në Vlanë dhe më 28 mars nisen drejt Kosovës. Kalojnë kufirin e dhunshëm ndërshqiptar, ku ishin stacionuar forcat më elite të Serbisë e mbetjes jugosllave. Arrijnë deri në Shishmon të Bokës, ku në një përballje të pabarabartë bien për të mos vdekur kurrë.

• FLORIM (ELEZ) SEJDIJA
- u lind më 2 qershor 1976 në fshatin Smolicë të Gjakovës, në një familje atdhetare e cila u trajtua egërsisht gjatë regjimit komunist serbosllav. Axha i dëshmorit, Hasan Sejdija, kundërshtar i regjimit që po instalohej në Kosovë, në vitin 1947, kapet nga ushtria jugosllave. Atë, thanë se e dërguan në burg në Maqedoni, por familja e tij kurrë më nuk pati as gjurmë, as shenjë. Një vit më vonë, tërë familjen ia burgosin duke e mbajtur në burgun e instaluar në Brovinë. Florimi si student i Elektroteknikës, duke e parë dhe vlerësuar drejt gjendjen në të cilën gjendej Kosova, lë studimet dhe radhitet në radhët ilegale të UÇK-së, në njësitin e Smolicës, qysh më 10 shkurt të vitit 1998. Vazhdimisht kryen detyra të furnizimit armë. Pas daljes haptazi, në prill të vitit ’98, caktohet komandant i Njësisë Speciale pranë Shtabit të Smolicës. Këso kohe Smolica ishte bërë qendër e njohur e luftës dhe qëndresës, ku për pesë muaj me radhë forcat serbe edhe pse përdorën tërë makinerinë e rëndë dhe njësitë më të përgatitura ushtarake, policore e paramilitare, nuk mundën ta thyejnë qëndresën e luftëtarëve të lirisë. Aty u shquan edhe luftëtarët tani dëshmorë si: Florim Sejdija, komandanti Agron Rama, Sejdi Rama, Naim Lata, Burim Hamza, Avdyl Tahiri, Fetah Krasniqi etj. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në Rekë të Keqe. Florimi me njësinë e tij për një kohë stacionohet në Nec të Gjakovës, ku ndërmerr aksione të shumta kundër forcave serbe, aksione për minimin e rrugëve si në Smolicë, Nec, Shishman, ku kolonat e motorizuara serbe disa herë patën humbje të mëdha. Gjithnjë u dallua për luftë të pa kompromis kundër pushtuesve serbë, deri në rënien e lavdishme.

• IBRAHIM (KADRI) ASLLANI
- u lind më 5 korrik të vitit 1973 në fshatin Devë të Gjakovës, në një familje atdhetare, anëtarët e të cilës shpesh herë u keqtrajtuan e burgosën nga regjimet serbe. Ibrahimi inkuadrohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Smolicës qysh më 10 mars të vitit 1998. Më vonë, në Nec emërohet komandant togu. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në Rekë të Keqe deri më 2 gusht 1998. Ibrahimi luftoi e veproi me vetëmohim në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala”, duke
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS Empty Re: RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS

Mesazh nga Kreshnik Martini Thu Aug 04, 2011 8:59 am

marrë pjesë në furnizim me armë nga Shqipëria, por edhe në luftime frontale e aksione guerile. Bie për të mos vdekur kurrë më 29 mars, së bashku me 13 dëshmorë të tjerë.

• JAHJA (REHAN) DANUZA
- u lind më 27 prill 1971 në Rahovec, në një familje atdhetare e cila në disa gjenerata ishte angazhuar aktivisht në ngjarjet e kohës për liri e çlirim. Më 3 maj 1998 kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pikërisht në Shtabin e Rahovecit, të cilin e drejtonte komandanti i shquar i UÇK-së dëshmori Xhelal Hajda – “Toni”, fillimisht duke u angazhuar në furnizimin me armë nga Shqipëria. Ka marrë pjesë në betejën e Vrajnstenës, përkatësisht në marrjen e Rahovecit më 17 korrik 1998 dhe në të gjitha frontet tjera në këtë anë. Luftoi e veproi në kuadër të Shtabit “Arti” derisa u detyruan të tërhiqen në drejtim të maleve të Izbishtit e Retisë. Në fund të gushtit detyrohet të kalojë në Shqipëri. Prej andej kalon në Zvicër. Ndërgjegjja nuk e linte të qetë të qëndronte larg Kosovës që po digjej në flakët e luftës. Kthehet në Shqipëri dhe bashkë me 43 bashkëluftëtarë niset drejt Kosovës, për të rënë heroikisht në Shishmon të Bokës.

• JASHAR (ZEJNULLAH) JASHARI – KOMANDANT “DURAKU”
- u lind më 16 shkurt të vitit 1962 në fshatin Strofc të Vushtrrisë, në një familje të njohur atdhetare, e cila kishte dhënë dëshmorë edhe në vitin 1945, kur gjyshi i dëshmorit luftoi përkrah Shaban Polluzhës. Jashari në vitin 1981 u burgos për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata. Kurrë nuk u përkul para shtypjes së regjimit pushtues serbo-jugosllav. Në vitin 1990 kishte emigruar në Holandë, e prej andej dy vjet më vonë kaloi në Gjermani ku ishte bashkë me familje. Ndër të parët la mërgimin dhe iu bashkua radhëve çlirimtare në Kosovë. Më 8 mars 1998, arriti në Tiranë, për të hyrë në Kosovë vetëm katër ditë më vonë. Që nga ai moment mori pjesë në luftime të rrepta e të njëpasnjëshme në Zonën Operative të Drenicës. Jashar Jashari, i njohur me nofkën e luftës “Duraku” ishte komandant në Shtabin e Çiçavicës. Para ofensivës së shtatorit 1998 shkoi për armatim në Shqipëri, që ishte aq i domosdoshëm, ku qëndroi deri më 28 mars 1999, gjithnjë duke punuar në organizimin dhe mobilizimin e rekrutëve të rinj në Kalimash. Në çastet më të vështira ishte nisur drejt Kosovës, për të pasur një rënie të lavdishme dhëmbë për dhëmbë me forcat pushtuese serbe së bashku me 13 bashkëluftëtarët tjerë. Gjithë familja Jashari ishin të mobilizuar në luftë, kush mepjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vijat e frontit e kush me angazhim maksimal për sigurimin e ndihmave dhe armatimit për luftën. Kjo familje lirisë së atdheut ia fali dy dëshmorë Jashar Jasharin dhe vëllanë e tij Januzin. Ka lënë pas vetes gjashtë fëmijë: dy djem e katër vajza.

• KADRI (MUHAMET) BERISHA
- u lind më 28 prill të vitit 1966, në fshatin Pozhar të Deçanit, në familjen e Demë Ali Pozharit, e cila më shumë se një shekull, brez pas brezi, qëndroi në ballë të luftërave kundër pushtuesve serbo-malazezë, për çka gjithnjë ishte në shënjestër të regjimeve pushtuese, e keqtrajtuar dhe e përndjekur për shkak të pikëpamjeve dhe veprimtarisë atdhetare. Në periudhën kohore që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e këndej, kjo familje dha pesëmbëdhjetë dëshmorë të kombit. Në luftën e fundit ranë dëshmorët e rinj Kadri Berisha dhe Shkëlzen Berisha. Ishte inkuadruar në radhët e UÇK-së që në nëntor të vitit 1997, duke marrë pjesë në një varg aksionesh. Pas shpërthimit të luftës frontale, si luftëtar i Shtabit të Gllogjanit do të merr pjesë në një varg luftimesh të zhvilluara në rajonin e përgjegjësisë së Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” dhe të Zonës Operative të Dukagjinit. Ishte edhe epror në Shtabin Lokal të fshatit Pozhar. Kadriu mori pjesë dhe u dallua në luftimet e zhvilluara në Dashinoc, Prejlep, Baballoç, Gramaçel, Llukë të Epërme, Isniq, Strellc, Broliq, Carrabreg, Sllup, Voksh, Pozhar etj. Disa herë ka organizuar edhe bartjen e armatimit nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet familjarëve të tij që gjendeshin prej kohësh në Shqipëri. UÇK-në e ndihmoi dhe e përkrahu me tërë qenien, duke vënë në dispozicion të luftës gjithçka kishte. Ra në fushën e nderit më 29 mars ’99 në përleshje të pabarabartë me forcat serbe në Shishmon të Bokës, duke lënë pas lavdinë për jetën dhe veprën heroike. Ka lënë pas vetes katër fëmijë, dy djem e dy vajza.

• MEHDI (ADEM) ZABELI
- u lind më 16 mars të vitit 1968, në fshatin Lum i Madh të Vushtrrisë. Rrjedh nga një familje atdhetare e Zabelit të Drenasit, e cila gjatë tërë kohës ishte në shënjestër të regjimit pushtues serb, pasi që familja e tyre ishte çerdhe e Ballit Kombëtar. Ky persekutim i përcolli deri në fillim të luftës çlirimtare. Mehdiu në vitin 1989 kishte kaluar në Austri, ku vazhdimisht mori pjesë në protesta e demonstrata të organizuara për Kosovën. Çlirimin e vendit e ndihmoi edhe materialisht. Në fillim të korrikut ’98 lë përgjithnjë Austrinë, mobilizohet në radhët e UÇK-së dhe kthehet në Kosovë. Meqenëse nuk arrin ta mobilizojë fshatin e tij që ishte me popullatë të përzier ku gjysma ishin serbë, Mehdiu sistemohet në fshatin Zhilivodë, në kuadër të Shtabit të Çiçavicës. Mori pjesë në aksionin luftarak në Hamidi ku u shkatërruan dy blinda të kolonës së motorizuar serbe dhe u vranë e plagosën disa policë. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në këtë rajon deri në gusht të vitit 1998, si zëvendëskomandant njësie. Mehdiu plagoset në vijat e frontit, për çka detyrohet të kalojë për shërim në Shqipëri. Menjëherë pas kurimit vendosë të kthehet në Kosovë. Pesë herë u përpoq të hynte por më kot. Herën e gjashtë hyjnë brenda kufirit, por bie heroikisht për të mos vdekur kurrë në Shishmon të Bokës. Ishte i martuar dhe ka lënë pas vetes dy djem. Trupin e tij nuk kishin mundur ta gjejnë forcat serbe, sepse atë bashkëluftëtarët e tij kishin arritur ta tërheqin. Rreth 2 kilometra larg vendit të ngjarjes, në vitin 2002, janë gjetur eshtrat e tij dhe janë varrosur me nderime të larta në Varrezat e Dëshmorëve në Dumnicë të Poshtme të Vushtrrisë.

• MON (MUHAMET) MAQI
- u lind më 11 prill të vitit 1975, në fshatin Shishmon të Gjakovës, në një familje e cila u keqtrajtua herë pas here nga regjimi serb i pasluftës së Dytë Botërore deri në fillim të luftës. Në radhët e UÇK-së u inkuadrua në prill të vitit 1998 në Shtabin e Smolicës, ku u angazhua me theks të veçantë në furnizim me armë. Mori pjesë edhe në luftime, ku duhet veçuar luftimet e zhvilluara në fshatin Nec gjatë vitit 1998. Bie dëshmor më 29 mars 1998 pikërisht në vendlindjen e tij, së bashku me 13 bashkëluftëtarë të tjerë, për të mos u harruar kurrë.

• NAIM SHIN AVDIU - LATA
- u lind më 21 janar të vitit 1977 në Smolicë të Gjakovës në një familje të ndershme e atdhetare. Ishte ndër të parët në këtë fshat që u inkuadrua në radhët ilegale të UÇK-së, që nga 10 shkurti i vitit 1998, në Njësitin e Smolicës, ku ishte njëri ndër luftëtarët më të dalluar. Pas daljes haptazi të UÇK-së në Smolicë, që në fillim të prillit 1998, Naimi luftoi me heroizëm të rrallë në fronte të shumta të luftës në Rekë të Keqe e në mbarë Dukagjinin, si në Smolicë, Morinë, Ponoshec, Dobrosh, pastaj në Kallavaj të Junikut, ku luftimet u zhvilluan plot trembëdhjetë ditë pandërprerë. Qëndroi sypatrembur dhe u dallua në luftimet e zhvilluara në Ponoshec, ku së bashku me Agron Ramën, Florim Sejdiun e dhjetëra luftëtarë të tjerë nga viset shqiptare i thyen keq forcat serbe, edhe pse fshati u sulmua me tanke, blida e helikopterë luftarakë. Gjatë vitit 1998, duhet veçuar edhe betejën e zhvilluar tek Ura e Musë Imerit në Smolicë, ku së bashku me shokë minoi rrugën në gjatësi prej 200 metrash, me ç’rast forcave serbe iu shkaktuan dëme tejet të mëdha: dy tanke të shkatërruara, një kamion, një blindë e mbi 20 ushtarë të vrarë e dhjetëra të tjerë të plagosur. Me depërtimin e forcave serbe në Smolicë, Naim Lata medisa bashkëluftëtarë niset drejt Gllogjanit, ku që nga 8 gushti deri më 12 gusht 1998 lufton heroikisht në këtë vijë të frontit. Naim Lata ishte betuar se deri në vdekje do t’i qëndrojë besnik UÇK-së. Në Brigadën 134 “Bedri Shala” veproi si komandant kompanie në kuadër të Batalionit të Parë dhe zëvendëskomandant i Batalionit të Policisë Ushtarake të kësaj Brigade. Edhe pas ofensivës së shtatorit ’98, atë e gjejmë në aksione të shumta të kryera në prapavijë të armikut, në rajonin e Rekës së Keqe dhe në luftime të rrepta si në Jabllanicë, Gërgoc, Ratishë të Epërme, Dujakë, Irzniq, Pozhar e shumë e shumë vende tjera. Merr pjesë edhe në betejën e 17 dhjetorit ’98 në Gllogjan, por edhe në betejën lavdiplotë të janarit të vitit 1999 të zhvilluar në Ratishë e Dashinoc nën drejtimin e komandantëve Shkëlzen e Daut Haradinaj. Më 17 mars, Naim Lata me një njësi, urdhërohet nga Komanda e ZOD-it që të kalojë në Shqipëri për të sjellë një kontigjent me armë dhe për të shoqëruar një grup luftëtarësh të lirisë. Deri në vdekje qëndron në krye të detyrës. Naimi në luftime po përballej si vigan. As prita e pabesë, as plagët e rënda në krahëror, në dorë e në këmbë nuk ia ndalën jehonën e pushkës e të këngës, kujtojnë bashkëluftëtarët e tij. I ishte shpenzuar municioni i automatikut, por nuk u ndal, pranë kishte bombat dhe revolen… Ishte betuar se nuk do të tërhiqej kurrë, por do të binte në krye të detyrës pa rënë i gjallë në duart e armikut, dhe për të mundësuar tërheqjen e shokëve të tjerë... Vargjet e këngës që e kishte kënduar shpesh me bashkëluftëtarët “Diell e hanë shndrit atdhenë / Nanë Kosovën ku kam le / Ku së pari e rrita shtatin / Në këto troje derdha gjakun…”, po jehonin nga goja e tij nëpër errësirën e natës e krismat e armëve gjëmonin deri në frymën e fundit. Dikur i plagosur rënd vret veten të mos bie i gjallë në duart e armikut.

• NUHI (HAXHI) ELEZAJ
- u lind më 27 prill 1981, në fshatin Lubizhdë të Hasit, në një familje të ndershme e punëtore. Që në vitin 1996 punoi në Tetovë për të siguruar ekzistencën, prej nga u kthye me t’u dhënë kushtrimi i luftës. Pas një tentimi të pasuksesshëm që të kalojë ilegalisht kufirin, kur kapet dhe burgoset nga ushtria maqedonase, Nuhiu arrin ta kalojë kufirin më 7 mars 1999 dhe u bashkohet radhëve të UÇK-së në Vlanë të Shqipërisë. Për dy javë mbaron stërvitjet dhe me grupin e 44 luftëtarëve nisen drejt Kosovës. Bie heroikisht më 29 mars ’99, në Shishmon të Bokës.

• XHEMAJL (IDRIZ) AVDULLAHU
- u lind më 12 mars 1964, në Gjakovë, në një familje të dalluar atdhetare (e ardhur nga Gjilani), e cila që në vitin 1920 iu kishte kundërvënë drejtpërsëdrejti regjimit pushtues serb. Në vitin 1944, kur partizanët hynë në Gjilan familjes Abdullahu ia ekzekutuan njëmbëdhjetë anëtarë të familjes. Edhe Bajram Abdullahu, luftëtar i Ballit Kombëtar, vritet nga sigurimi jugosllav. Në vitin 1955 kjo familje detyrohet të shpërngulet në Shkup, prej nga kthehet në vitin 1958 dhe vendoset në Gjakovë. Xhemajli ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat gjithëpopullore gjatë viteve 1989-1990, kur i vriten shokët Fatmir Kërleshi dhe Xhevat Hoxha. Ndërsa Xhemajlit policia i vëhet në ndjekje. Për këtë arsye detyrohet të largohet nga Gjakova. Vendoset në Korçul të Kroacisë. Me shpërthimin e luftës mobilizohet në radhët e kroatëve. Pas përfundimit të luftës në Kroaci, kalon në Gjermani. Fillimi i luftës në Kosovë e tronditi shumë dhe nuk mund të rrinte larg saj, ai që kishte luftuar për lirinë e të tjerëve. Më 10 qershor 1998, lë Gjermaninë dhe u bashkohet radhëve të UÇK-së, duke u sistemuar në Shtabin Rajonal të Rekës së Keqe. Disa herë shkoi për furnizim me armë. Mori pjesë edhe në luftimet e rrepta të zhvilluara në Prejlep të Deçanit. Nga ana e komandantit të ZOD-it, Ramush Haradinaj, emërohet komandant i një njësie speciale dhe dërgohet përforcim në Smolicë. Luftoi me heroizëm të rrallë përkrah dëshmorit Shaban Gola, në betejat e përgjakshme të zhvilluara në Dobrosh, Kallavaj, Nivokaz etj. Gjatë gjithë kohës u shqua për përdorimin e të gjitha llojeve të armëve, sidomos të atyre antitank. Mori pjesë edhe në luftimet e zhvilluara në Carrabreg dhe në Gllogjan. Pas rënies së Smolicës detyrohet të kalojë në Shqipëri. Më 28 mars niset sërish drejt Kosovës, për të pasur një rënie tepër të jashtëzakonshme e të lavdishme. Pas rënies, forcat serbe me trupat e tyre kishin ngritur stivë, aty kishin grumbulluar edhe armatimin e tyre... ua kishin vënë zjarrin dhe kishin minuar terrenin përreth... E pasuksesshme ishte edhe përpjekja e një njësie speciale të Brigadës 134 “Bedri Shala” për të bërë diçka, e cila kishte depërtuar nga Qëndresa (ish Ratishë) në atë rajon, me të marrë të lajmit për rënien në pritë të këtyre luftëtarëve... Meqë andejpari ishin stacionuar forca tejet të mëdha të njësive speciale, paramilitare e ushtarake serbe, pas katër ditë kërkim nëpër terren mjaft të rrezikshëm detyrohen të kthehen prapa... Që në ditët e para të pasluftës, bashkëluftëtarët e tyre të Brigadës 137 “Gjakova” dhe 134 “Bedri Shala” u drejtuan drejt vendit të rënies. Duke nxjerrë eshtrat e këtyre dëshmorëve lëndohen në mina edhe dy luftëtarë të tjerë...Dhe ata që kishin ardhur nga anë të ndryshme të Kosovës në një rënie të përbashkët, në ditët e para të lirisë, më 30 qershor 1999, me nderime të larta ushtarake, në praninë e mijëra qytetarëve, 13 prej tyre në një arkivol u varrosën në një varr të përbashkët në varrezat e Dëshmorëve në Gjakovë, si shembull unikat i bashkimit dhe flijimit të madhërishëm. Këto flijime të shtrenjta edhe sot janë mesazh i qartë për të ruajtur të paprekur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi