Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2018
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   

Calendar Calendar

Top posting users this month


POEZI NGA FILIP SHIROKA

Shko poshtë

POEZI NGA FILIP SHIROKA

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Fri Aug 05, 2011 11:31 am

FILIP SHIROKA

Shko Dallëndyshe
Udha e mbarë se erdh pranvera,
shko, dallëndyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kërkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n'qytetin tim.
Shëndet prej meje të m'i falësh
saj shpisë vjetër ku kam le,
me ato vende rreth t'përfalesh,
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim.
Me ato male, me ato kodra,
me ato prroje rreth t'përfalesh
n'ato fusha që m'ka Shkodra
të lulzueme, aty t'ndalesh;
tue kndue me ambëlcim,
fal me shndet qytetit tim.
T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nisë me ty,
dojsha n'Shkodër me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Por... ti shko atje... fluturim
e ti qajma fatin tim.
avatar
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POEZI NGA FILIP SHIROKA

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Mon Aug 08, 2011 11:34 am

Nji lules se vyshkun

Lulja e bukur – keput kush te ka,
Prej shoqesh tueja – kush te paska nda?…
M’je vyshke e thamun – lulja e shkrete
Qysh se te kane tret
Se ti dhe une – nda prej shoqenise
Larg prej qytetit – tim, prej Shqiperise
Si ti u dogja – lulja e shkrete
Ne dhe t’huejin tret
Ti, ne kopsht tandin – ku ke lulzue
T’ka ushqye vesa – dielli t’ka gzue
Por tash je veshkun – lulja e shkrete
Tash qi t’ka trete!
Edh’ un, n’dhe timin – gjith i gazmue
Prindet me knaqshin – isha i lumnue
Por tash po digjem lulja e shkrete
N’dhe t’huejin trete.
avatar
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POEZI NGA FILIP SHIROKA

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Mon Aug 08, 2011 11:35 am

Nji lutje

Shum herë kam pasë dashtë me t’shkrue e dishroshe
Me t’u lutë për nji nderë, por prap tue mendue,
Pa udhë shifshe me t’besdisë, e ndroshe,
Se vishtirë m’vite, Zotní, me t’trazue;
Sot guxim mora, po t’diftoj se doshe
Me t’u lutë (e shpresoj se s’ké me pritue)
Ktú n’dhé t’Misirit te shkrueme të m’a çoshe,
Vjetin e mojin e ditën qi jam Pagzue.
Bora j’a nisi m’krye t’im me ramun
Flokt po zbardhohen, dhe mjekër e mustakë
Po thihen, e n’pasqyrë po i shoh, tue qamun!
Mbas qi flokt e bardhë pra janë shej i pleqsisë,
Me dijtë sot po due a me t’vërtetë jam plakë
A po para Sh’Andrejt bora ja ka nisë!...
avatar
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POEZI NGA FILIP SHIROKA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi