Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Poezi të reja lirike nga PËRPARIM HYSI EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Poezi të reja lirike nga PËRPARIM HYSI EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Poezi të reja lirike nga PËRPARIM HYSI EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Poezi të reja lirike nga PËRPARIM HYSI EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Poezi të reja lirike nga PËRPARIM HYSI EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Poezi të reja lirike nga PËRPARIM HYSI EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Poezi të reja lirike nga PËRPARIM HYSI EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Poezi të reja lirike nga PËRPARIM HYSI EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Poezi të reja lirike nga PËRPARIM HYSI EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
36 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 36 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Poezi të reja lirike nga PËRPARIM HYSI

Shko poshtë

Poezi të reja lirike nga PËRPARIM HYSI Empty Poezi të reja lirike nga PËRPARIM HYSI

Mesazh nga Dardania Thu Aug 11, 2011 9:41 pm

"XIXA" QERSHORI



.Tërë natën e natës

 

Tërë natën e natës,"lozëm" si të harbuar

Shënjat: sa në buzë,aq në kraharuar!

Fol e qesh... e"loz", buzët gati:gjak!

Malli hiç s'u sos,për ty,o zambak!

 

Më përpin me epsh...e nderesh e "lodhur"

Unë po "loz" e qesh... e bie si i "ngordhur"

Ngrihesh si një grifshë,mënd më "ha" të gjallë

Vdesim shpirtërisht... jemi si të "vrarë?!..."

 

2.Puthja jote

 

Puthja jote- era e barit të njomë

Rritur për qejf në livadhe

O çast!O çast,pse më çon

Në ato kohë mbushur me fllade?

 

Kur qeshë si një zog fluturak

Dhe s'pyesja,askujt s'ia kisha për pesë

Ç'më vjen,o çast prapë?

Se ma përtërin atë mbresë.

 

Atë mbresë aq baritore

Mbushur me parfum livadhi

Siç qe ajo puthje e asaj kohe

Se t'hu,t'hu më vjen malli.

 

T'hu bën malli i djalërisë

Kur bridhnim si zogj të dlirë

Kjo mbresë,tani,pleqërisë

Më bën që të mos ndihem mirë..

 

3.Ke një buzëqeshje,si të hutuar

 

Ti ke një buzëqeshje si të hutuar

Që nuk i shkon fytyrës suaj,krenare

Më fut në mëdyshje,qofshë e bekuar

Se ç'fshihet,duket ashiqare.

 

Buzëqeshja është e"kripur":hidhërim e gëzim

Açik kjo shihet mu tek syri yt

E vështroj buzëqeshjen(vihem në dyshim)

Çastet e njëherëshme më erdhën"fit"

 

Kaq e kaq vjete...ndarë...thuaj:greminë!

E,megjithatë,mëndja mbetë tek ti

S'ka asgjë në botë ta stepë dashurinë

A nuk janë dashorët,naivë si fëmijë?!..

 

4.Më thumboi thumbi i bletës

 

Si thumbi i bletës më shpoi gjiri yt

Ngritur "kaz" si kalë pa fre

Bëj të"paditurin",dua t'i heqë sytë

Por është e pamundur:dorëzohem,de!

 

Tak dhe këta"thumba" që më kërcënojnë

I kap me duar se dua t'i bëj zap

Por ke parë që tani dhe më shumë më"shpojnë"

Aq sa gati zënë më hapin plagë.

 

Plaga e re,dihet që shumë të dhëmb

Dhe unë nuk do bëj përjashtim

Ah,thumbi i bletës,që më shpoi si gjëmb

Ah seç po heq,"ditëziu",Përparim?!..

 

5.Dikur

 

Dikur natën e kaloja...mu atje:në krahët e saj

Po tjetër,e çfarë doja?Ta harroj s'e kam kollaj

Eh,seç'vinte aty natën,kur unë isha me atë

Sikur ja po haja mjaltën;për të lemza seç më zë.

 

Dhe ndjej veten të drobitur,të pagjallë e pa fuqi

Pa ma sillni synë e ndritur,po s'u ktheva djalë i ri

S'e besoni?Një më një;tak dhe më zë"magjia"

Pa dhe lemza mua më lë,se ka ardhur dashuria.

 

6.Përse?Përse?

 

Përse?Përse?Përse më dashurove?

Darovia jote kur ika në mërgim

Ah,sikur ta dish!Sa dhëmbje më shtove!

Ditë për ditë:ofshaj...edhe ngashërim.

 

Oh,po ç'qe ky fat kaq e kaq i zi

Sikur gjithë botës t'i kemi hyrë në hak?!

Sa po "torturohem!",veç Zoti e di

Dashuria është si fruthi...fruthi e mundon një plak.

 

7.Një mbresë që më mund

 

Në faqen e freskët- dy gropëza të trëndafilta

Pastaj një buzëqeshje e turpshme e ndjellëse

Po pse më vini,o çaste të florinjta?

Se jam i pushtuar i gjithi prej një mbrese.

 

Pak e nga pak,mbresa bëhet më e plotë

"Kas" si pafaj dy gjinj të fortë-gurë.

Dhe e kam kot...po fare kot

Shtrihemi i mundur,sikur fare s'jam burrë.

 

8.Ato buzë

 

Ato buzë aq të fryra;aq të fryra dhe të plota

Seç m'i kish syshkëndija që kish dalë e rrij tek porta.

Atë buzë që kishin epsh(aq epsh kishin:më përpinë!!!)

Edhe rri e më buzëqesh,po të "mbytur" kam gjëminë.

 

Se më iku mëndja mua;iku,doi nga burgjia

Ato buzë,moj, aq i dua,sa nga sytë lëshoj shkëndija

Ndaj dhe mikes i afrohem;asaj,pra,që rri tek porta

Dhe për çfarë t'ju betohem:veç e zë dhe e marrë hopa.

 

9.Plagë e vjetër

 

Plagën e vjetër s'e mbyll koha

Ta dish mirë,o mike,moj!

Se të pashë dhe filloi "oha"

Se ma hoqe "koren",moj.

 

Dhe m'u bë si plagë e re

Pa filloi pastaj dhe dhimbja

Shkaku,po ai,pra,qe

Plagën seç ma hapi mikja.

 

Mike e vjetër,plagë e vjetër

Pa më thoni:-A harrohet?

Dhëmb,or,dhëmb si asgjë tjetër

Dhe është zor që të shërohet.

 

10.Ende kam "huqe"

 

Më buzëqesh aq këndshëm,

Sa krejt jam i hutuar

Ende jam i "vëmëndshëm"

O mor syri i shkruar.

 

Buzëqesh si tinëzisht

Po më shtie çikë

Se dhe pleqërisë

Sa s'më bie një pikë.

 

Mu në udhë të humbur

Vetëm qemë:xhin-xhan

Po unë s'jam "vulëhumbur"

Pse ta "ha" harram?

 

Sado u habita

Se më qe si lule

Po më dol"topitja"

Se,ende, kam "huqe"

 

 

11.Duken dashuritë

 

Ti je e bukur dhe e ngrohtë si dielli

Si një fllad që ma mbush plot mushkërinë

Dua që t'i hyj përbrënda këtij"misteri"

Se dua të zbuloj tek ti"çudinë"

 

 

Se shpesh zëmra jote më ngjan me një"minierë"

Dhe dua të zbuloj ç' "xehrorë" fshihen në të?

Se je aq e freskët dhe e fshehtë si një mister

Sa dua ta marrë vesh,se gjumi nuk më zë.

 

Më duket sikur në zëmër buis një lule e bardhë

Që e ruan nga dielli,se do që mos ta zhurit

Ah,i njoh këto" të fshehta",se kot s'jam kokëbardhë

Sado që "fshihen",duken,duken dashuritë.

 

12.Çuditem

Për një mike

Çuditem!Si kini rënë në dashuri me mua?

Se a nuk jam tani si një rrobë e vjetër?!

Por mos u shqetësoni;se dhe unë ju dua

Po kurrë s'e mendoja të kthehem në"kohë tjetër"

 

Kur qe si e paarrishme,unë ngulmova më tepër

Se dua që nja kala me bedena ta"pushtoj"

Dhe ia arrita,tash që jam ca I"vjetër"

Po kurrë me"pushtimin" unë s'abuzoj.

 

Ti je një grua me fuqi të madhe ndjenje

Dhe jam i këndellur nga dashuria jote

Moj mike e shtrenjtë që tani m'u gjende

Ma zbukurove jetën dhe më shton ca mote.

 

 

20- 24 qershor 2011
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi