Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri LenoreEnriquez
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
Top posting users this month
No user |
“Shota” e Kosovës në Korenë e Jugut
:: Muzika :: Muzika Shqiptare
Faqja 1 e 1
“Shota” e Kosovës në Korenë e Jugut
Prishtinë – Vallet Kosovare do të prezantohen në Seul të Koresë së Jugut në shtator të këtij viti. Ansambli shtetëror i këngëve dhe i valleve “Shota” do të jetë pjesë e festivalit të kulturave botërore, që do të bëjë bashkë në shtator, ansamble nga më shumë se 100 shtete të botës.
[url=http://www.lajmeshqip.com/wp-content/uploads/2011/08/shota++++.jpg][/url]Kryeqyteti koreanojugor do të jetë rezidencë për 15 ditë, i ekspeditës së valltarëve të “Shotës”. Paraqitjen e parë ata do ta kenë më 22 shtator, ditën që edhe nis festivali. Ndërkohë do të kenë edhe 4 paraqitje të tjera, me valle të kombinuara nga të gjitha trevat e Kosovës.
Dilaver Kryeziu, drejtor i ansamblit “Shota”, ka thënë se është një kënaqësi që vlerat e mirëfillta kulturore të Kosovës të prezantohen në vendin e lindjes së largët.
“Madje ‘Shota’ e ka për detyrë një gjë të tillë, ajo është ndër lobueset më të mëdha të shtetit të ri”, ka thënë Kryeziu, teksa institucionit që drejton i ka dhënë edhe një tjetër epitet.
“Shota është muze i trashëgimisë shpirtërore kulturore dhe qëllimi kryesor i saj është që ato vlera, përveç që të ruhen, edhe të promovohen kudo nëpër botë”.
Kryeziu ka thënë se këtë vizitë do ta shfrytëzojë edhe për të krijuar kontakte të reja me ansamblet e vendeve nga pesë kontinentet. Për pesë paraqitje që do të kenë, Kryeziu ka treguar se më të gjatën do ta kenë tridhjetë minuta, ndërsa më e shkurtra prej tyre do të jetë katër minuta.
“Manifestimi qendror do të jetë në qendër të Seulit, por natyrisht do të ketë edhe punkte të tjera të paraqitjes”, ka thënë ai.
Sipas Kryeziut, vallet me të cilat do të paraqiten valltarët e “Shotës” do të jenë nga të gjitha trevat e Kosovës. Por ai ka specifikuar edhe një tjetër gjë të rëndësishme.
“Do të pasqyrojmë edhe kostumin tonë tradicional, që është i veçantë në botë”, ka thënë Kryeziu.
Drejtori i “Shotës” shprehet se trupa e tij është maksimalisht e përgatitur për të udhëtuar drejt Azisë. “Kanë shkuar në pushim të gëzuar, dhe entuziastë do të kthehen në prova intensive më një shtator për t’u përgatitur për Seul”, ka thënë Kryeziu.
Para se të niset drejt Seulit, “Shota” do të kërkojë “miratimin” për programin me të cilin do të paraqitet atje edhe nga publiku vendas.
“Vallet me të cilat do të prezantohemi në Seul do t’i shfaqim në një program në Teatrin Kombëtar të Kosovës, pak ditë para udhëtimit”, ka thënë i pari i institucionit më të lartë të vallëzimit në Kosovë.
Kryeziu është i bindur se trupa që ai drejton është e para nga Ballkani perëndimor që prek tokën e shtetit të largët aziatik. “Një muaj më parë ne ishim në Ohër në një festival me trupat e rajonit dhe kur ata e kuptuan informatën se do të jemi në Kore u befasuan, dhe treguan që me trupat e tyre asnjëherë nuk kanë qenë në këtë pjesë të Azisë”, ka thënë Kryeziu.
Ai është i bindur edhe për një tjetër gjë. “Jam i bindur se publiku i Koresë do të na presë jashtëzakonisht mirë”, ka thënë Kryeziu. Por për këtë ai ka një njësi matëse.
“Ishim në Berlin, në stadiumin olimpik dhe para 30 mijë vetave, për tetë minuta ne shpalosëm vlerat tona. Ajo që ofruam u prit jashtëzakonisht mirë nga berlinasit”, ka thënë Kryeziu. “Si njohës i folklorit, ju garantoj se motivet tona të valleve dhe kostumi ynë janë të veçantë dhe tepër interesant për botën”, ka shtuar ai.

Similar topics
» Enver Zymeri, Polic i njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës
» (¯`•¸·´¯) Lufta e Kosovës(¯`·¸•´¯)
» Ekonomia e Kosovës në rrezik
» RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS
» Ditari i Kosovës/Ne," Çlirimtarët" e Istogut
» (¯`•¸·´¯) Lufta e Kosovës(¯`·¸•´¯)
» Ekonomia e Kosovës në rrezik
» RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS
» Ditari i Kosovës/Ne," Çlirimtarët" e Istogut
:: Muzika :: Muzika Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**
» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Tue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania
» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Wed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona
» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Wed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona
» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Wed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona
» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Wed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona
» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Wed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona
» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Wed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona
» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Wed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona