Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
BARDHYLI........... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
BARDHYLI........... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
BARDHYLI........... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
BARDHYLI........... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
BARDHYLI........... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
BARDHYLI........... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
BARDHYLI........... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
BARDHYLI........... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
BARDHYLI........... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
35 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 35 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


BARDHYLI...........

Shko poshtë

BARDHYLI........... Empty BARDHYLI...........

Mesazh nga Kreshnik Martini Thu Sep 01, 2011 7:03 am

Bardhyli

Bardhyli lindi në vitin 449 p.e.r. dhe mbretëroi për 34 vjet (393-359 p.e.r.). Ai ishte me origjinë nga shtresat e ulta të shoqërisë skllavopronare, që gëzonin respektin e fisit ushtarak të enkeleasve.
Bardhyli njihet si themelues i shtetit të parë në gjithë trevat e Ilirisë, organizoi një ekonomi të fuqishme dhe një ushtri të madhe. Historia e Ilirisë dhe e shtetit Enkeleas në shek. V-VI p.e.r. është e lidhur me zhvillimin e shteteve skllavopronare dhe mbretërit e
tjera, me ushtritë e strategët e saj, sidomos me Maqedoninë, Spartën, Athinën, etj.
Maqedonia, si mbretëri dhe perandori e ardhshme, në rrugën e zgjerimit e të fuqizimit, u bë një kërcënim serioz dhe për Ilirinë. Mbreti i maqedonisë Filipi II udhëhoqi ekspedita të mëdha ushtarake për nënshtrimin e fiseve fqinjë, por qysh në ndeshjet e para, ushtria e tij u rezikua disa herë, deri në humbje të plota. Pikërisht këtu qëndron madhështia e mbretit Bardhyl si udhëheqës shteti dhe komandant i një ushtrie të fuqishme. Ai sfidoi shtetin dhe ushtrin më të madhe të Ballkanit në atë kohë. Bardhyli si strateg duhet vlerësuar për faktin se u ballafaqua me disa ushtri e ushtarak me zë për atë kohë, siç qenë ata maqedonas e grekë, ndaj të cilëve shumë herë doli fitues.
Bardhyli, spikati në drejtimin e shtetit, jo vetëm si një komandant me aftësi të larta, por dhe si një burrë shteti i zgjuar që fitoret nuk i mbështeti vetëm tek shpata. Ai dobësoi ndikimin politik dhe fuqinë ushtarake spartane e maqedonase.
Në vitin 385 p.e.r. Bardhyli u lidh me sunduesin e Sirakuzës (Itali).
Më 383 p.e.r. ai mundi Amynten II (mbret me zë i Maqedonisë), e detyroi atë të paguante një atribut dhe njëkohësisht u mori atij peng Filipin (më të voglin e djemve që do të bëhej tepër i dëgjuar) duke ua dhënë atë tebanëve.
Në vitin 369 p.e.r. Bardhyli theu Aleksandrin II (djalin e madh të Amuntës), kurse në vitin 360 p.e.r. shpartalloi Perdikën III (mbret maqedonas) dhe në vitin 359 p.e.r. u ndesh me vet Filipin II.
Bardhyli përvetësoi traditat origjinale të luftës ilire. Ai organizoi e përsosi një ushtri të rregullt. Objektivi i tij strategjik ishte: konsolidimi dhe mbrojtja e shtetit të parë ilir, për të mos lejuar zgjerimin dhe daljen e mbretërisë së Maqedonisë në Adriatik e Jon, që ajo e lakmonte shumë.
Bardhyli synonte ta priste e ta godiste kundërshtarin përtej kufijve të shtetit të vet, sepse kështu do të përfitonte nga shumë drejtime. Ai nuk angazhohej gjatë në luftime, por përpiqej të mbaronte në një kohë sa më të shkurtër. Shëmbulli i qartë për këtë karakteristikë të tij është beteja me Filipin II.
Në vitin 359 p.e.r. kundër Bardhylit niset vetë Filipi II, të cilit nuk i kishin mbetur kundërshtarë të tjerë në afërsi, mbasi i kishte nënështruar. Ilirët e pa mposhtur donte ti nënështronte me zjar e gjak. Me një ushtri prej 10.000 këmbësorë dhe 600 kalorës, iu tur Ilirisë, i ndjekur dhe i përkrahur edhe nga shtetet greke të futura nën sundimin e tij. Bardhyli, në këtë situatë çoi delegatë për paqe, me kusht që të dy palët të mbanin qytetet në zotërim, paqe që nuk u pranua dhe konflikti u bë i pa shmangshëm. Bardhyli, i nxitur nga fitoret që kishte aritur dhe nga trimëria e luftëtarëve që kishin përballuar me sukses frontin maqedonas, u doli atyre përpara me 10.000 këmbësorë dhe 500 kalorës. Dy ushtritë sapo u afruan, u përleshën. Nisi një betejë e pashëmbullt. Pas shumë luftimesh fitorja nuk po anonte nga asnjëra anë. Ushtritë luftonin me këmbëngulje. Bardhyli kishte mundur t’i përqëndronte forcat më të shumta në pikën më të dobët, në krahun e majtë të falangës maqedonase. Kur ky krah po shkërmoqej, Filipi II, i ndodhur në krahun e kundërt, hodhi në këtë anë dhe në shpinë të enkeleasve kalorsinë,ndërsa vetë me këmbësorët sulmoi ballas. Manovrës rrethuese strategu ilir i’u përgjigj me rigrupimin e shpejtë të forcave, duke i vendosur ato në formën e një pyke, sepse kështu i krijohej mundësia më e madhe për të përballuar situatën. Ky ndryshim i shpejtë i ilirëve shmangu krahëmarjen dhe shpinëmarjen. Katërkëndëshi ilir i Bardhylit luftonte pa u tundur. Veç anëve të tjera të mira, në krye të tyre, hipur në kalë, komandonte dhe luftonte prijësi Bardhyl në moshen 90 vjeçare. Ky rast përbën një dukuri unikale qysh nga lashtësia dhe deri në kohët e reja që një luftëtar strateg të udhëheq e të përdor armën në fushën e betejës në një moshë kaq të thyer. Mbreti Bardhyl, së fundi, vendosi të tërhiqej nga lufta, por duke luftuar. Ai u tërhoq në mënyrë të organizuar e pa rezik, në thellësi të maleve të fisit ilir të Taulantëve. Maqedonasit nuk ishin në gjëndje që ta ndiqnin atë. Kjo betejë vërtetë anoi nga Filipi II dhe pati humbje të rënda nga të dy anët, por Bardhyli si burrë shteti dhe strateg ushtarak, e shpëtoi ushtrinë nga shpartallimi dhe për pasojë edhe shtetin e tij nga pushtimi. Ai i dha Filipit II qytetet e pretenduar prej tij. Filipi II, i kënaqur me marjen e qyteteve, u largua për në Maqedoni, duke e lënë Bardhylin në mbretërin e tij i detyruar që të pranonte faktin e një shteti dhe një ushtrie ilire të enkeleasve rivalizues.
Bardhyli vdiq 3 vjet më vonë (356 p.e.r.) Në moshën 93 vjeçare. Me vdekjen e Bardhylit fuqia ushtarake e Enkeleasve u dobësua. Kjo pasojë, shërben si tregues i famës dhe rolit të madh të Bardhylit.
Bardhyli dhe enkeleasit meritojnë të vlerësohen edhe si faktorë i parë historik i luftës së drejtë që ka bërë në shekuj populli i ynë për të mbrojtur truallin e vet.
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi