Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Skepticizmi EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Skepticizmi EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Skepticizmi EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Skepticizmi EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Skepticizmi EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Skepticizmi EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Skepticizmi EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Skepticizmi EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Skepticizmi EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
41 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 41 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Skepticizmi

Shko poshtë

Skepticizmi Empty Skepticizmi

Mesazh nga Dardania Wed Oct 05, 2011 10:02 pm

Skepticizmi (greq. skeptome = mendohem, shqyrtoj) lidhet me :


  1. një qëndrim i dyshimtë apo një gatishmëri për mosbesim në përgjithësi, apo edhe në një çështje të veçantë,
  2. doktrina (mësimi) që njohuria e vërtetë, apo njohuria në një fushë të veçantë është e pasigurt, apo
  3. mënyra e gjykimit pezullues, të dyshimit të rregullt, apo kriticizëm që është veçori e skeptikëve.

filozofi, skepticizmi lidhet më tepër me çdo pohim, mendim personal.

Skepticizmi mund të jetë :


  • skepticizëm filozofik
  • skepticizëm shkencor

Historia

Pse lindi skepticizmi? Sextus thotë se skepticizmi e ka origjinën tek shpresa për të arritur paqe ose qetësi shpirtërore. Njeriu është i shqetësuar, thotë ai, nga kontraditat në sendet dhe nga fatkeqësitë duke dyshuar se në cilat alternativa ai duhet të besojë. Sipas skeptikëve, në qoftë se ne zbulojmë dhe ndajmë të vërtetën nga gënjeshtra, ne mund të arrijmë qetësinë e mendjes. Ata theksonin se njerëzit që kërkonin të vërtetën mund të ndahen në tre grupe: në ata që mendojnë se e kanë zbuluar të vërtetën (këta skeptikët i quanin dogmatik); në ata që pranojnë se nuk e kanë gjetur dhe pohojnë se ajo nuk mund të gjendet; dhe së fundi ishin ata që këmbëngulnin në kërkimin e saj. Ndryshe nga dy qëndrimet e para, thotë Sextus, “skeptikët i përmbahen kërkimit”. Parimi bazë i skepticizmit, thotë Sextus, është se për çdo zgjidhje gjendet një zgjidhje e kundërt me të njëjtën vlerë. Skeptikët nuk hiqnin dorë nga ndërrmarrja e mendimeve të guximshme dhe nga debatet. Ata gjithashtu nuk mohonin faktet e qarta të jetës; se njeriu ka etje dhe uri, se ai është në rrezik kur i afrohet humnerës. Për skeptikët, njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm për sjelljen e tyre. Ata nuk kan dyshim se jetojnë në një botë “reale”. Ata interesoheshin vetëm nëse kjo ishte përshkruar mirë apo jo. Asnjë njeri, thotë Sextus, nuk mund të diskutojë pse objektet kanë këtë ose atë dukje; çështja është nëse “objekti është në realitet i tillë siç duket”. Jeta e përditshme, për skeptikët, duket se kërkon njohjen e kujdesshme të katër problemeve, të cilat Sextus i quan 1. drejtimi i natyrës; 2. detyrimet e ndjenjave; 3. tradita e ligjeve dhe zakoneve; dhe 4. miësimet e mjeshtërive. Në saje të drejtimeve të natyrës, ne jemi të aftë të ndjejmë dhe të mendojmë, Gjithashtu, në saje të forcës së ndjenjave, uria na çon drejt ushqimit, ndërsa etja drejt lëngjeve. Tradita e ligjeve dhe e zakoneve na detyron, në jetën e përditshme, të pranojmë respektin e perëndive si të mirë dhe mos respektimin e tyre si të këqij. Më në fund, Sextus thotë, se në saje të virtytit të mësimeve të mjeshtërive, ne përfshihemi në ato mjeshtëri që kemi zgjedhur. Sextus thotë, se ata që thonë se skpetikët mohojnë dukjen, ‘mua më duket se nuk i njohin deklaratat e shkollës sonë. Ajo nuk pyet për dukjen, por vetëm “për atë që jepet nga dukja”. Si shembull, Sextus thotë se nga dukja merret vesh se mjalti është i ëmbël dhe “këtë ne e pranojmë, sepse ne e ndijojmë ëmbëlsinë nëpërmjet shqisave…” Por çështja në të vërtetë qëndron në atë nëse është ai me të vërtetë i ëmbël. Skeptikët dallonin dy tipe hulumtimesh: ata që kanë të bëjnë me çështjet e qarta dhe ato që kanë të bëjnë me çështjet jo të qarta. Çështjet e qarta, siç është nata apo dita, nuk ngrejnë probleme serioze për dijen. Në këtë kategori ka kërkesa të qarta për qetësi sociale dhe personale, sepse ne e dimë që zakonet dhe ligjet e mbajnë shoqërinë të bashkuar. Çështjet jo të qarta, si për shembull, cila është natyra e lëndës prej së cilës janë të përbërë atomet, ose lënda e zjarrtë, ngrejnë kundërshtime intelektuale. Shqisat janë mashtruese – Fakti është se shqisat na japin informacion të ndryshëm rreth të njëjtit objekt në kohë të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme. Nga larg një katror duket i rrumbullakët. Pejsazhi duket i ndryshëm në orë të ndryshme të ditës. Për disa njerëz mjalti është i hidhur. Shumica e dijeve tona janë bazuar në perceptime, për të cilat ne nuk kemi një kriter të së vërtetës. Pra, konkluzioni i skeptikëve është se ne nuk mund të jemi të sigurt, nëse dijet tona, për natyrën e sendeve, janë të vërteta apo jo. Rregullat morale ngrejnë dyshime – konceptet morale, ashtu si objektet fizike, janë objekt i dyshimit. Njerëzit e komuniteteve të ndryshëm kanë ide të ndryshme se çfarë është e mirë dhe e drejtë. Skeptikët bënin thirrje në teori dhe në fakt, se nuk ka provë që të tregojë se të gjithë njerëzit kanë aftësinë për të qenë dakord për të vërtetën morale universale dhe shtonin se nuk ka provë që të tregojë se njerëzit në fakt shfaqin këtë marrëveshje universale. Fakti është se njerëzit nuk janë dakord. Për më tepër secili nga ata që nuk është dakord mund të paraqesë argumente të forta për pikëpamjen e tij. Mbi çështjen e moralit nuk ka dije absolute, por ka vetëm opinione. Përfundimi i këtij qëndrimi skeptik në lidhje me njohuritë tona mbi natyrën e sendeve dhe mbi njohuritë tona për të vërtetën morale, është se ne kemi të drejtë të dyshojmë mbi vlefshmërinë e dijeve. Derisa ne na mungon një dije e sigurt atëherë ne kemi të drejtë të refuzojmë gjykimin mbi të gjitha çështjet. Mundësia e sjelljes morale për sigurinë intelektuale – Skeptikët argumentuan se nuk është e nevojshme që të kesh njohuri për të arritur një sjellje të arsyeshme. Është e mjaftueshme, thonë ata që të kesh një siguri të arsyeshme ose siç e quanin ata probabilitet. Nuk ka kurrë siguri absolute, por në qoftë se ke një probabilitet të fortë se idetë tona do të na çojnë drejt një jete të lumtur dhe të qetë, ne duhet t’i provojmë duke i ndjekur këto ide. Në qoftë se pyesim nëse skeptikët kanë një “sistem”, Sextusi përgjigjet “jo”, në qoftë se me sistemin kuptohet “bindja ndaj një numri dogmash, të cilat varen nga njëra tjetra dhe nga dukja dhe ku me “dogmë” kuptohet “pranimi i çështjeve të paqarta”. Por në qoftë se me sistemin kuptohet “një procedurë, e cila, në përputhje me dukjen, na çon në një rrugë të caktuar të arsyetimit… duke na treguar se si është e mundur të shohim jetën e drejtë…” atëherë skeptikët kanë një sistem. Është kështu sepse siç thoshte Sextusi “ne ndjekim një linjë arsyetimi, e cila… na çon drejt jetës që i përgjigjet zakoneve, ligjeve, institucioneve të vendit tonë dhe ndjenjave tona instiktive”.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi