Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Letërsia Pas Pavarsisë EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Letërsia Pas Pavarsisë EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Letërsia Pas Pavarsisë EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Letërsia Pas Pavarsisë EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Letërsia Pas Pavarsisë EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Letërsia Pas Pavarsisë EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Letërsia Pas Pavarsisë EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Letërsia Pas Pavarsisë EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Letërsia Pas Pavarsisë EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
32 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 32 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Letërsia Pas Pavarsisë

Shko poshtë

Letërsia Pas Pavarsisë Empty Letërsia Pas Pavarsisë

Mesazh nga Dardania Sun Oct 23, 2011 2:13 pm

Me çlirimin e Shqipërisë dhe krijimin e shtetit shqiptar, letërsia do të hynte në një periudhë të re zhvillimi (1912-1939). Traditat e shquara në lëmin e poezisë do të lëvronin më tej nëpërmjet krijimtarisë së pasur të poetit të shquar Gjergj Fishta dhe të poetëve të tjerë si N. Mjeda, F. Noli, L. Poradeci, A. Asllani, V. Prenushi etj.

Letërsia do të shënonte një etapë të re me lindjen e romanit shqiptar në dekadën e dytë të këtij shekulli me romanet e N. Nikajt, F. Postolit, Z. Arapit dhe më pas me ato të H. Stërmillit e S. Spasses.

Nga ana tjetër, në lëmin e prozës do të ndjehet një ngritje e nivelit të tregimit, e cila do të kualifikohet artistikisht nga M. Kuteli dhe E. Koliqi. Gjatë periudhës së Pavarësisë, tema patriotike nuk do të jetë më në qendër të letërsisë. Problemet e mprehta shoqërore do të trajtohen nga brezi i letrarëve realistë, ku përmendim poetin dhe prozatorin e talentuar Migjeni, i cili la gjurmë të thella dhe ndikoi në rrjedhat e letërsisë moderne shqiptare.

Në këtë drejtim mund të përmendim letrarët e rinj si P. Marko, N. Bulka, Dh. Shuteriqi, G. Pali, A. Çaçi etj. Në vitet e çlirimit kombëtar e shoqëror do të zhvillohet letërsia shqipe me tipare të reja, si një letërsi realiste. Edhe pse në kushtet e një shteti monist, letërsia shqipe gjatë afro pesë dekadave (1944-1990) njohu pjekurinë e saj, u konsolidua dhe u afirmua si një letërsi me vlera të nivelit evropian.

Një moment i rëndësishëm në letërsinë shqiptare në këto vite janë në fushën e romanit, ku mund të përmendim D. Agolli, J. Xoxa, S. Spasse, A, Abdihoxha, F. Gjata etj.

Përfaqësues i shquar i rrymës demokratike është Fan Noli, figurë politike por edhe poet, publicist e përkthyes. Lirik i njohur i kohës është Lasgush Poradeci. Nga ana tjetër një figurë qendrore e letërsisë dhe e publicistikës ishte At Gjergj Fishta. Ndër prozatorët janë romancierët Ndoc Nikaj, Foqion Postoli dhe Haki Stërmilli.

Kulmin e realizmit kritik, me pasqyrimin e gjendjes së masave më të varfër dhe me theks të fortë të revoltës shoqërore e shënojnë veprat poetike dhe prozaike të Migjenit ("Vargjet e lira", 1935). Faik Konica ndërkohë ishte një kritik letrar me veprimtari shumë të zgjeruar publicistike që ndikoi jo pak në këtë letërsi.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi