Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Lazër Mjeda EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Lazër Mjeda EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Lazër Mjeda EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Lazër Mjeda EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Lazër Mjeda EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Lazër Mjeda EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Lazër Mjeda EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Lazër Mjeda EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Lazër Mjeda EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
37 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 37 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Lazër Mjeda

Shko poshtë

Lazër Mjeda Empty Lazër Mjeda

Mesazh nga Dardania Sat Dec 03, 2011 11:11 am

Lazër Mjeda 220px-1219761093_imzot_lazer_mjeda Lazër Mjeda, klerik patriot, poet (si i vëllai, Ndre Mjeda), themelues i shoqërisë kulturore "Agimi", nëpërmjet së cilës punoi për gjuhën shqipe dhe për hapjen e shkollave të para shqipe, duke ndihmuar ndërkohë edhe për botimin e teksteve mësimore, lindi me 6 mars të vitit 1869, ndërsa vdiq më 8 korrik të vitit 1935.

Me 6 gusht të vitit 1891 u shugurua meshtar në kapelën e Seminarit Papnor të Shkodrës; shërbeu si famullitar në Plan, Pog e Mëgullë në Pult. Bortoi vjersha që këndohen ende sot nga fshtararët vendas. Me 20 janar të vitit 1901 u shugurua ipeshkëv i Sapës dhe qe ndër ma të rinjtë nga mosha. Si ipeshkëv ndërtoi shumë struktura kishtare si dhe krijoi e ndërtoi shkolla, si: në Dajç, ku mësoi për do kohë vëllai i tij Dom Ndre Mjeda, i cili administronte atë famulli kishtar; pastaj shkollën e Hajmelit të Iballës. Së bashku me të vëllain dom Ndreun krijoi Shoqninë Letrare "Agimi" e cila botoi tekstet shkollore të asaj kohe. Më 1905 qe emëruar si ndihmës i ipeshkvit Imzot Guerinit dhe si i tillë rrethoi me mure e parmakë hekurit oborrin e Katedrales dhe ndërtoi rreshtin e dyqaneve në pjesën jugperëndimore të oborrit, si dhe plotësoi kullën e kishës. Imzot Lazer Mjedja kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës, ka qenë ipeshkëv edhe në dioqezën e Sapës, kryeipeshkëv i dioqezës së Shkupit. Luftëtar i pathyeshëm për të drejtat e fesë, atdhetar i flakët e veprues i panjollë, punëtor i vlefshëm i gjuhës e këshilltar dhe mbrojtës i shndritur, ndihmëtar zemërgjerë i letërsisë kombëtare, themelues e kryetar i shoqnisë letrare “Agimi” dhe i shoqněs botuese Jeronyme. Në Shkup hapi shumë shkolla nëpër fshatra dhe punoi për lulëzimin e fesë e të kulturës në atë krahinë; ngriti struktura kishtare e i pasuroi, si dhe zbukuroi Kishën Katedrale të Prizrenit të Zojës Ndihmëtare. Në Shkup ndërtoi selinë arqipeshkvnore dhe shtëpinë e Kishës famullitare.Lazër Mjeda, që ishte arqipeshkvi i fundit i Arqipeshkvisë së Shkupit (i emëruar që më 1909), e cila më vonë ishte transformuar në ipeshkvi. Sipas disa dokumenteve që gjenden në Arkivin Ushtarak të Beogradit, në to flitet për imzot Lazër Mjedën se i kishte arritur një letër nga dom Mikel Tarabulluzi nga Stublla, letër kjo që e mban datën 15 janar 1920. Ajo është e shkruar në gjuhën italiane. Nga letra pushteti dyshonte se këta të dy (Mjeda e Tarabulluzi) veprojnë kundër shtetit jugosllav, sepse ata dëshironin që të mos mbyllen shkollat në gjuhën shqipe, që gjendeshin në kuadër të kishave (famullive) nëpër Kosovë dhe në Shkup. Kjo letër zihet nga pushteti i atëhershëm jugosllav. Në bazë të saj, dom Mikel Tarabulluzi burgoset për shkaqe të angazhimit për shkollën në gjuhën shqipe. Megjithatë, siç duket qeveria serbe kishte telashe më të mëdha me arqipeshkvin e Shkupit, imzot Lazër Mjedën, sesa me dom Mikel Tarabulluzin. Mirëpo, pushteti serb ishte i vetëdijshëm se po të ushtronte ndonjë aktivitet ndaj imzot Lazër Mjedës, do të kishte probleme ndërkombëtare, sepse Lazër Mjeda ishte ipeshkëv. Nga prefekti i atëhershëm i Prizrenit (1921) na lejohet të kuptojmë se Lazër Mjeda bënte “atak” mbi popullatën serbe me letrat që ia dërgonte botës mbarë, lindi ideja për kërkesë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme që “Dom Tarabulluzi të pensionohet në mënyrë që gradualisht të krijohen mundësitë për ta larguar nga arqipeshkvia jo vetëm dom Mikel Tarabulluzin, por edhe arqipeshkvin imzot Lazër Mjedën. Qeveria serbe pretendonte që Selinë ipeshkvore ta shpërngulte nga Prizreni dhe ta vendoste në Shkup. Qarqet e caktuara, me rekomandim të Beogradit, e bënë aktpadinë kundër imzot Lazër Mjedës, të cilin edhe e dënuan, kurse për t’u ikur telasheve, Vatikani e emëroi Mjedën (në vitin 1922) metropol të Arqipeshkvisë së Shkodrës. Largimi i tij nga Arqipeshkvia e Shkupit u bë fshehurazi, për të mos e hetuar e burgosur organet shtetërore. Kështu, ai më 14 shkurt 1922 arrin në Arqipeshkvinë metropolitane në Shkodër. Pas largimit të Mjedës nga Arqipeshkvia, Beogradi krijohet arqipeshkvi, kurse Shkupi bëhet ipeshkvi. Më 1922 erdhi Arqipeshkëv i Shkodrës ku u vu menjëherë në punë për të përmirësuar dhe pasuruar Kishën e shtëpitë famullitare dhe nisi ndërtimin e kishës së Rusit. Stolisi kapelën e Arqipeshkvisë, në formë artistike, nën drejtimin e artistit Kolë Idromeno, i cili me duart e veta goditi Elterin. Themeloi Fletoren e Klerit Katolik dhe Fletoren e së dielës, botoi librin "Rruga e Shelbimit" dhe me 19 mars1923 bekoi kambanat e reja të Kishës Katedrale. Me 4 gusht 1929 shuguroi ipeshkëv Imzot Pjetër Gjurën Arqipeshkëv të Durrësit dhe Imzot Frano Gjinin ipeshkëv Abat të Mirditës në shtator të vitit 1930. Të dielën më 7 korrik kur nëpër Kishat e maleve e të katundeve të Shqipërisë jehonte kënga monotone për nga melodia, por plot dalldi e burrëri për nga shprehja e fjalëve: “Un prej Zotit jam i kështenë”, hartuesi i saj, imzot Lazer Mjedja, metropolit i Shkodrës, kryeipeshkëv i drejtë dhe i parimeve të ngurta, njeri i çmuar dhe i dashur - i kundërshtuar dhe i respektuar, fillonte fazën e mbrame të jetës tokësore, hynte në agoni e të nesërmen më 8 korrik të vitit 1935 në ora 17.20 të, shpirti i tij i bardhë shkëputej ëmbël e fluturonte ndër krahë të Krijuesit të vet. e funerali i imzot Lazër Mjedjes qe ndër ma madhështorët që iu banë arqipeshkvijve katolikë në Shkodër e Shqipëri. Me 1926 pati kremtuar 25- vjetorin e ipeshkvisë.

Arqipeshvkia është titull më i lartë kishtar se ipeshkvia. Pas Mjedës, që kishte reziduar në Prizren, ipeshkvi ardhshëm imzot Ivan Gnjidovec, slloven, do të rezidojë në Shkup.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi