Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Shqiponja... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Shqiponja... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Shqiponja... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Shqiponja... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Shqiponja... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Shqiponja... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Shqiponja... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Shqiponja... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Shqiponja... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
36 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 36 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Shqiponja...

Shko poshtë

Shqiponja... Empty Shqiponja...

Mesazh nga Dardania Sat Dec 03, 2011 12:03 pm

Shqiponja... 300px-Shqiponja_e_maleve Shqiponjë, në dialekt geg shqipe, përdoret për gati të gjithë llojet e zogjve të mëdhenj, e mbretërorë. Shqiponjat bëjnë pjesë në familjen Accipidritae dhe përmban rreth 60 lloje të ndryshme shqiponjash. Shumica prej më se 60 llojeve të shqiponjave të cilat banojnë tokën, jetojnë në EuroAzi dhe në Afrikë. Jashtë këtij areali vetëm dy specie mund të gjenden në Amerikën Veriore (Shqiponja kryebardhë dhe shqiponja e artë) në SHBA dhe Kanadë, nëntë në Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe tri në Australi.


Tabela e përmbajtjeve

[fshih]


  • 1 Përshkrimi
  • 2 Shqiponja si simbol nacional
  • 3 Shqiponja si figurë simbolike
  • 4 Llojet e Shqiponjave
  • 5 Literatura
Përshkrimi


Shqiponjat dallojnë nga zogjtë e tjerë grabitqarë ngase janë shumë të mëdha, janë më të fuqishme si dhe kanë kokën dhe sqepin më të rëndë. Përmasat e një shqiponje mund të sillen nga 500g peshë dhe 40cm gjatësi; deri në 6.7kg - 9kg te shqiponja e Stellerit ose me një gjatësi deri në 1m si për shembull Shqiponja Filipinase.

Si të gjithë zogjtë e tjerë grabitqarë, edhe shqiponjat kanë një sqep të fuqishëm për të shqyer mishin e presë, këmbë muskuloze, dhe thonjtë të fortë e të mprehtë. Si shqisën më të zhvilluar kanë shikimin, por nuhatja si te të gjithë zogjtë nuk është edhe aq e mirë (zogu i cili e ka më të fortën shqisë për nuhatje, mezi i afrohet shqisës për nuhatje të njeriut).

Shqiponjat për të gjetur prenë, pra përdorin sytë e tyre. Ky shikim i fort i shqiponjës arsyetohet, se kanë bebëzën e syrit shumë të madhe dhe mund ti pranoj edhe difraksionet më të vogla të dritës.

Shqiponjat strofkat e tyre i ndërtojnë në drunj shumë të lartë, ose në shkrepa e humnera, të paarritshme për kafshë tokësore. Shumë lloje i bëjnë nga dy vezë. Në shumicën e rasteve ai zog i cili lind i pari mbijeton, sepse veza e dytë qel pas disa dite dhe zogu i vezës së parë është më i fuqishëm se i së dytës. Edhe pse gjendet aty e ëma, zogut të vezës së dytë nuk i ndihmon, pra nuk e ndalon të parin që të mos e dëmtojë dhe t'ia vjedhë ushqimin. Shqiponjat vezën e dytë e lëshojnë pak ditë pas të pares, kjo është një mekanizëm mbrojtës (nëse i prishet në njëfarë mënyre veza e parë, e dyta pas disa dite vjen si rezervë).

Shqiponja si simbol nacional


Shqiponja është simbol i shumë nacioneve dhe shteteve të ndryshme :


  • Flamuri Kombëtarë Shqiptar - Shqiponja Dykrenare e zezë.
  • Emblema e Perandorisë Selxhuke - Shqiponjë dykrenare.
  • Emblema e Armenisë - Një Shqiponjë e Artë dhe një luan.
  • Emblema e Austrisë - Një Shqiponjë e zezë.
  • Emblema e Egjiptit - Një Shqiponjë e Artë, është e marrë nga Shqiponja e Artë e Saladinit e gjetur ne Citadelën e Saladinit ne Kajro.
  • Emblema e Gjermanisë - Një Shqiponjë e zezë.
  • Emblema e Ganës - Dy Shqiponja duke mbajtur emblemën.
  • Emblema e Islandës - Një Shqiponjë bashkë me një dragua, bullë dhe një gjigant e mbajnë emblemën e shtetit.
  • Emblema e Indonezisë - Një Shqiponjë në pamje të Garudës.
  • Emblema e Irakut - Shqiponja e Artë e Saladinit.
  • Emblema e Jordanisë - Një Shqiponjë e zezë.
  • Emblema e Meksikesë - Një Shqiponjë mbi një kaktus duke ngrënë gjarprin.
  • Emblema e Moldavisë - Një Shqiponjë e cila ne këmbën e majtë mban një shkop, në të djathtin një degë, kurse në sqep mban një kryq.
  • Emblema e Malit të Zi - Një Shqiponjë Dykrenare e Artë.
  • Emblema e Nafarroasë - Një Shqiponjë zezë.
  • Emblema e Nigerisë - Ka një Shqiponjë të kuqe në maje.
  • Emblema e Panamasë - Një Shqiponjë e llojit të harpjeve.
  • Emblema e Filipineve - Ka Shqiponjën kryebardh sikurse edhe SHBA-ja, por Shqiponja majmun-ngrënëse e Filipineve është zogu nacional i këtij shteti.
  • Emblema e Polonisë - Një Shqiponjë e bardhë me sqep dhe kurorë të Artë.
  • Emblema e Rumanisë - Një Shqiponjë e Artë duke mbajtur në këmbët e saja një shpatë në të djathtë dhe një shkop në të majtë. Në gojë mban një kryq.
  • Emblema e Rusisë - Një Shqiponjë e Artë Dykrenare.
  • Emblema e Serbisë - Një Shqiponjë e bardh e Shtëpisë së Nemanjiqit.
  • Emblema e Sirisë - Shqiponja e Artë e Saladinit.
  • Emblema e Jemenit - Një Shqiponjë e Artë me një shpatë ndër këmbë.
  • Emblema e Zambisë - Një Shqiponjë ngjyrë portokalli dhe të kuqe, në majë të flamurit.

Përdorime historike :


  • Sundimtarët Ptolemean në Egjipt e përdornin.
  • Napoleon Bonaparte e përdori si Shqiponjën e Artë Romake si simbol për Perandorinë e re Franceze.
  • Perandoria Persiane: Simboli i ushtrisë Persiane ishte një Shqiponjë.

    • Romakët përdornin në ushtritë e tyre Shqiponjën si simbol, prej këndej dulen :

      • Perandoria Bizantine e bëri simbol Shqiponjën e Artë dykrenare. Njëra kokë simbolizonte Romën, tjetra kokë simbolizonte "Romen e Re". Prej kësaj dolen :
      • Flamuri Kombëtarë Shqiptarë (Skënderbeu vendosi emblemën e principatës së tij si simbol të Mbretërisë Shqiptare- kjo kishte rrjedh nga Simboli e Perandorisë Bizantine).
      • Pas rënies së Perandorisë Bizantine, Rusët murrën simbolin e Bizantit.

    • Karolus Magnus, Perandor i Perandorisë Franke muar simbolin e Romës si të vetin, por Habsburgët e heqën Shqiponjën e Artë dhe vendosen në vend të saj Shqiponjën Imperiale. Prej kësaj doli :

      • Perandoria Austriake mur simbol një Shqiponjë dykrenare. Pas shkatërrimit të Austro-Hungarisë, Austria heqi një nga kokat dhe mur si simbol Shqiponjën Njëkrenare.
      • Prusia, dhe më vonë edhe Gjermania vendosen një Shqiponjë të zezë si simbol nacional.



Shqiponja si figurë simbolike


Në Antikë Shqiponja ishte Zog i Zeusit (babait të perëndive), dhe edhe ishte zog i perëndisë Romake Jupiterit (Jupiteri ishte babai i perëndive Romake, njejt si Zeusi te Perënditë Greke), përfaqësonte Fuqi dhe Fitore. Në Mitologji mund të gjendet një kafshë, me trup luani dhe qafë e kokë Shqiponje. Pas Luanit Shqiponjat janë stemat (Emblemat) më të preferuara. Në Ikonografi është Shqiponja simbol i Evangjelistit Johannes. Shumë Etni Indiane adhurojnë Shqiponjat si kafshë të shenjta.

Shqiponja është një nga simbolet më të vjetra që ka njohur njerëzimi. Grekët dhe Persianët e shenjtëruan atë me diellin, si simbol i lartësimit dhe i shpirtit i shoqëruar me Perëndinë supreme të qiellit, duke përfaqësuar parimin shpirtërorë. Për grekët shqiponja ishte emblema e Zeusit. Druidët e konsideronin atë si simbol i të Gjithëpushtetshmit i cili vështron nga gjendjet më të larta shpirtërore.

Shqiponja është një shpend i ditës jeta e të cilit është lidhur me dritën dhe me elementin e zjarrit dhe të ujit. Shqiponja karakterizohet me guximin që ka në fluturim, shpejtësinë dhe familjaritetin që ka me bubullimën dhe vetëtimën, të cilat janë atributet e perëndive të krijimit. Shqiponja gjithashtu përfaqëson fisnikërinë e trashëguar, fuqinë dhe luftën. Si luani në tokë, Shqiponja është mbreti i qiellit. Si një shpend ndërmarrës, fluturon nga një botë në tjetrën dhe ripërtërihet për të udhëhequr shpirtrat.

Që në kohët parahistorike, është një simbol i përbashkët i fortësisë dhe fuqisë. I përhapur tek Kristianët në kohën e kryqëzatave, është përfshirë në gëzofët e perandorëve dhe mbretërve të Evropës si emblemë, për shkak të rëndësisë që gëzon. Shqiponja me dy-krerë ose dy-koka është një fuqizim i simbolit dhe një dyfishim i fuqive të saj.


  • Ne bibël, Shqiponja është shoqëruar me Shën Gjonin, Ungjillorin për shkak të kuptimit të tij të drejtë per dritën frymëzuese të intelektit.


  • Ne Indinë e lashtë, Garunda, një shpend i madh mitik, një shpend diellor, përmendet në Ramajana si kali i Vishnusë, Vishnu duke qënë i dyti i trinisë së shenjtë indiane e përbërë nga Brahma, Vishnu dhe Shiva.


  • Në Rome, Shqiponja qëndron mbi skeptrin e Jupiterit dhe e bën vullnetin e tij te ditur kundrejt qenieve njerëzore. Nëpër monedha, shfaqet si simboli emblematik i legjioneve dhe i fuqisë së perandorisë.


  • Në Persi (Iran), simbolizonte fitoren e Persianëve mbi Medean, nga e cila ishte bërë një ogur (shenjë) kur fluturonte mbi fushëbetejë.


  • Në Meksikë, Shqiponja është një perëndi e vjetër e bimësisë, e shoqëruar me xhaguarin, simbol i forcave telurike (tokësore), nga errësira e botës materiale, kurse perëndia-shpend përfaqëson qiellin dhe dritën, shpirtin hyjnor. I dhuron fuqinë e saj Luftëtarëve-Shqiponjë, elita e luftëtarëve Aztekë. Perandori Aztek vishej me pendë shqiponje që gjithashtu zbukuronin fronin ceremonial.

Llojet e Shqiponjave


Në familjen Accipidritae këto Gjini emërtohen si shqiponja:


  • Phitecophaga
  • Aquila
  • Harpyhaliaetus
  • Spizastur
  • Ichthyophaga
  • Hieraaetus
  • Spizaetus
  • Nisaetus
  • Oroaetus
  • Polemaetus
  • Stephanoaetus
  • Ictinaetus
  • Harpyopsis
  • Lophaetus
  • Haliaeetus
  • Morphnus

Shqiponja peshkatare formon një familje në vete (Pandionidae), Shqiponjat Gjarpërngrënëse formojnë një nënfamilje (Circatinae). Shqiponja më e madhe që jetojë në tokë ishte Harpagornis moorei, e cila jetojë në Zelandën e Re. Diku nga viti 1400 pas. L.K ajo u shfaros.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi