Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Fehmi Rexhepi EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Fehmi Rexhepi EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Fehmi Rexhepi EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Fehmi Rexhepi EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Fehmi Rexhepi EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Fehmi Rexhepi EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Fehmi Rexhepi EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Fehmi Rexhepi EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Fehmi Rexhepi EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
32 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 32 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Fehmi Rexhepi

Shko poshtë

Fehmi Rexhepi Empty Fehmi Rexhepi

Mesazh nga Dardania Sat Dec 03, 2011 11:31 pm

Fehmi Rexhepi Prof. Dr. - është historian , u lind më 04.02.1945 në Pogragjë, Gjilan.

Biografia

Fehmi Rexhepi shkollen fillore e kreu në vendlindje në vitin 1960. Shkollen e mesme ne Gjilan e kreu ne vitin 1965. Fakultetin filozofik degën e historisë e kreu në vitin 1972 në Prishtnë.

Fehmi Rexhepi magjistroi në vitin 1980 në temën : “Gjilani me rrethinë në vitin 1941”. U doktorua më 1983 në temën “Gjilani me rrethinë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1941-1945”.

Gjat kësaj kohe të shkollimit punoi : Gjat viti shkollor 1965-66, në shkollën fillore “Liria” në Pogragjë. Pastaj gjat vitit shkollor1968-69, në shkollën fillore “Vëllëzërit Frashëri”, Miradi e Poshtme - Prishtinë. Gjat vitit shkollor 1969-70, në shkollën fillore “Vladimir Nazor”, Prishtinë. Në vitin shkollor 1970-71,në shkollen normale “Miladin Popoviq” në Prishtinë. Mandej gjat viti shkollor 1971-75, në shkollën normale “Skendërbeu” në Gjilan. Pastaj pasi u shëndrru në Akademia Pedagogjike “Skendërbeu” në Gjilan gjat vitit shkollor 1975-78. Prej 1 prillit 1978 punon në Institutin e Historisë në Prishtinë.

Prof Fehmi regjepi ka qenq i angazhuar edhe në politikë. Ka qenë Deputet i Parlamentit të Kosovës 1992-1998. Pastaj Drejtor i Institutit të Historisë 1995-2000. Këshilltar në Kuvendin komunal të Prishtinës 2000-2003. Kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës 2006.

Veprimtaria krijuese



  • Monografi të botuara:

• Gjilani me rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Prishtinë 1998;

• Chronique des Albanais, Lozanë, Nëntor 2000;

• Historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve, Prizren 2001 (bashkautor





  • Punime të botuara në Revista Shkencore:

• Sistemi i pushtimit në Gjilan e rrethinë 1941-1944, “Kosova”, nr.7, Prishtinë, 1978;

• PKJ në anën e Moravës 1919-1941, “Përparimi”, nr.2, Prishtinë, 1979;

• BRKJ në Gjilan e rrethinë më 1919-1945, “Kosova”, nr.8, Prishtinë, 1979;

• Lëvizja Nacionalçlirimtare në Gjilan e rrethinë më 1941, Vjetari i Arkivit të Kosovës (numër jubilar), 1981;

• PKJ në Gjilan e rrethinë 1941-1945, “Kosova”, nr. 11, Prishtinë, 1982;

• Gjilani dhe rrethina më 1941, “Përparimi” nr. 5, Prishtinë, 1982;

• Lëvizja socialiste – komuniste në Gjilan dhe rrethinë deri më 1920, “Kosova”, nr. 17, Prishtinë, 1988;

• Teror i žrtve naroda Kosova 1941-1945, Kosovo žrtva, “Viktimologija, (Časopis za pitanja stradanja ljudi), god. II, br.1 – 2, Zagreb, 1991;

• Gjenocidi mbi shqiptarët jgatë Luftës së Dytë Botërore, Gjurmime Albanologjike, SSHH, nr.22, Prishtinë, 1992;

• Kontributi i Idriz Seferit në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Gjurmime Albanologjike, SSHH, nr. 23, Prishtinë, 1993;

• The struggle of the Albanians of Kosova and other areas of the former Yugoslavia for self-determinaton and national unification during warld war II, Kosova historical, political review 2, Tirana, 1993;

• Lufta e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera në ish-Jugosllavi për vetëvendosje dhe bashkim kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kosova, revistë historiko-politike, nr.2, Tiranë-Prishtinë 1994;

• Kosova 1878-1995, albanichen – Shqipëria, Insbruk, 1996;

• Kaçaniku dhe rrethina gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kosova, nr. 18-19, Prishtinë, 1996;

• Rikolonizimi i Kosovës – ndërtimi i kibuceve në tokat e shqiptarëve, 1990-1995, Kosova, nr. 6, Tiranë, 1997;

• The colonization of Kosova after the abrogation of its autonomy by Serbia (1990-1995), “Kosova” (Historical Political Review), nr.6, Tirana, 1997;

• Lufta e shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera në ish-Jugosllavi për vetëvendosje e bashkim kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, Tiranë, 1996;

• The struggle of the Albanians of Kosova and other areas of the former Yugoslavia for self-determination and national unification during world war II, The Kosova issue-a historic and current problem, Tirana, 1996;

• Rikolonizimi i Kosovës në vitet 1990-1995, Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës, (1877-1995), Prishtinë, 1997;

• Re-colonization of Kosova – Erection of Kibbutzes an Albanians, Land 1990-1995, Expulsions of Albanians and colonization of Kosova, Prishtina, 1997;

• A document that proves genocide, “Kosova”, 7 (Historical Political Review, Tirana, 1999;

• Dokumenti që dëshmon gjenocidin, “Kosova”, Revistë historiko-politike nr. 7, Prishtinë, 1999;

• Aspekte ekonomike, shoqërore dhe politike të Gjilanit me rrethinë deri në vitin 1941, Kosova, nr. 20-21, Prishtinë, 1998-1999;

• Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe epoka e tij, Kosova, nr.20-21, Prishtinë, 1998-1999;

• Gjendja aktuale e studimeve të historisë sot, Pozita e shkencave shoqërore në Kosovë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2001;

• Kosova në vitet e Luftës së Dytë Botërore, “Studime Historike” 1-2, Tiranë 2005.

• LNDSH në anamoravë 1945-1947, në E Djathta Shqiptare, Prizren-Shkodër, 2005

• Qëndrimi i PKSH-së ndaj Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, në E Djathta Shqiptare, Prizren, 2006

Punime shkencore në dorëshkrim:


• Gjilani me rrethinë më 1941;

• Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore;

• Personalitete iliro-shqiptare nga antika deri më sot (bashkautor

Bashkautor në tekstet shkollore:


• Historia e popullit shqiptar për shkollat e mesme, Libri Shkollor, Tiranë, 1994;

• Historia e popullit shqiptar për shkollat e mesme, ETMM, Prishtinë 1996;

• Historia e popullit shqiptar për shkollat tetëvjeçare, Libri Shkollor, Tiranë, 1995;

• Historia për klasën VIII të shkollës fillore, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1996;

• Historia për klasën e parë të shkollave profesionale, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1997;

• Të njohim historinë e popullit tonë 4, për klasën IV të shkollës fillore, Libri Shkollor, 1999;

• Historia e popullit shqiptar për klasën II të shkollave të mesme profesionale, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 2001;

• HISTORIA 9, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2003;

• HISTORIA 10, Gjimnazi i përgjithshëm dhe Gjimnazi i shkencave shoqërore, (dispensë), shtëpia botuese “Dukagjini”, Prishtinë, 2003;

• HISTORIA 10, Gjimnazi matematikë-informatikë dhe Gjimnazi i shkencave natyrore (dispensë), shtëpia botuese “Dukagjini”, Prishtinë, 2003;

• HISTORIA 6, shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2004;

• USHTROJMË SË BASHKU, FLETORE PUNE 6, shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2004;

• HISTORIA 10, Gjimnazi i përgjithshëm dhe Gjimnazi i shkencave shoqërore, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2004;

• HISTORIA 10, Gjimnazi matematikë-informatikë dhe Gjimnazi i shkencave natyrore, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2004;

• HISTORIA 11, Gjimnazi i gjuhëve, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2004;

• HISTORIA 8, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2005;

• HISTORIA 8, Fletore pune Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2006;

• HISTORIA 9, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2006.

Pjesëmarrja në konferencat ndërkombëtare:


• “Mësimdhënia e historisë”, Tiranë, tetor 1996;

• “Reforma e mësimdhënies së historisë në Shqipëri”, Tiranë, 6-8 tetor 1999, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shipërisë dhe Këshilli i Evropës;

• “A Regional Conference on History Teaching in Southeast Europe” 6-9 dhjetor 2003 në Prishtinë, e organizuar nga ADRA Danimarkë;

• “Textbooks in the United States” 22-25 dhjetor 2003, me profesorë nga Universiteti Pitsburg në SHBA;

• “Mësimi i historisë” 11-13 dhjetor 2004 në Prishtinë, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe MASHT-i;

• “Vlerësimi i teksteve të historisë në Kosovë” 22-25 maj 2005, Prishtinë, i organizuar nga George Eckert Institut (GEI) nga Gjermania dhe MASHT-i.




Anëtar i Grupit të ekspertëve për hartimin e programeve të historisë :


Bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar për hartimin e programeve mësimore të historisë për shkolla fillore dhe të mesme 1993-1997. Anëtar i Grupit të ekspertëve për hartimin e planprogrameve mësimore të historisë për shkollën e fillore, të mesme të ulët dhe të lartë në klasat:

• 6 dhe 10 (2003)

• 7 dhe 11 (2003-2004)

• 8 dhe 12 (2004-2005)

• 5, 8 dhe 13 (2005-2006)

Prof. Dr. Fehmi Rexhepi ka botuar edhe disa dhjetra punime profesionale dhe publicistike në gazeta dhe revista në Kosovë, Maqedoni, Evropë dhe SHBA. Ka marrë pjesë në shumë tribuna, sesione, konferenca dhe simposiume shkencore.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi