Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2018
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   

Calendar Calendar

Top posting users this month


Milaim Berisha

Shko poshtë

Milaim Berisha

Mesazh nga Dardania prej Wed Dec 07, 2011 11:30 am

SHЁNIME AUTOBIOGRAFIKE

Milaim (Shemsi) Berisha, ёshtё i lindur, mё 30 maj 1945 nё Grabofc tё Poshtёm, (tani Gurarbёr), Komuna e Fushё - Kosovёs. Shkollёn fillore e kreu nё vendlindje, kurse Shkollёn e Mesme Ekonomike dhe Fakultetin Filozofik nё Universitetin e Prishtinёs. Nё Prishtinё, gjithashtu i mbaroi edhe Studimet postdiplomike dhe magjistroi nё shkencat filologjike tek Akademik prof. dr. Rexhep QOSJA. Nё vitin 1970 ishte nё Kёshillin Pёrgatitor pёr themelimin e Universitetit tё Prishtinёs. Fillimisht, disa vite punoi si gazetar, ndёrsa mё pastaj i kreu detyrat e kryeredaktorit nё gazetёn ,,Elektrokosova”, kurse mё vonё ishte redaktor i gazetёs ,,Kosova” tё Elektroekonomisё sё Kosovёs. Tani ёshtё redaktor i Shtojcёs pёr kulturё nё gazetёn ,,Kosova”.

Ёshtё autor i tetë (8) veprave tё botuara nё Edicionin e shtёpisё gazetare - botuese ,,Rilindja” dhe në Shtëpinë Botuese ,,FAIK KONICA”, po ashtu në Prishtinë:


1 ,,Epshet e Gjakut” Rilindja, 1968;

2 ,,Pranë Burimit”, Prishtinë, 1987;

3 ,,Bukureza”, Prishtinë, 1990;

4 ,,Biografia e Popullit tim”, Prishtinë, 1995;

5 ,,Testament për Kosovën”, Shtëpia Botuese, ,,FAIK KONICA”, Prishtinë, 2000;

6 ,,Pranvera në Prishtinë”, Prishtinë, 2006;

7 ,,Testament për Shqipërinë”, (përzgjedhje nga Akademik Rexhep Qosja) Shtëpa Botuese, ,,FAIK KONICA”, Prishtinë, 2008.

8 ,,Testament për Shqipërinë”, Toena, Poezi të zgjedhura nga Xheladin Mjeku 2010;


Bashkёpunon me revistat letrare tё Kosovёs dhe të qendrave të tjera kulturore nё rajon. Ёshtё i pёrfaqёsuar nё Leksikonin e Shkrimtarёve tё Kosovёs dhe nё Leksikonin e Shkrimtarёve pёr fёmijё tё Shqipёrisё, si dhe në Antologjinë: ,,5 shekuj poezi, 100 poetë ”, GLOBUS R., Tiranë 2004.

Shkrimtari Milaim BERISHA, nga KUVENDI KOMUNAL I FUSHË KOSOVËS, për librin me krijime të zgjedhura: ,,PRANVERA NË PRISHTINË”, u shpërblye me MIRËNJOHJE TË VEÇANTË – KRIJUES PËR VITIN 2007.

Milaim Berisha si krijues, meditant, veprimtar dhe intelektual i shquar – i pёrket brezit tё vitit 1968.

Ёshtё anёtar i Kryesisё sё Lidhjes sё Shkrimtarёve tё Kosovёs dhe kandidat i Pen-Qendrës të Shtetit të Kosovës.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 31

http://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi