Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Gjon Buzuku                                         EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Gjon Buzuku                                         EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Gjon Buzuku                                         EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Gjon Buzuku                                         EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Gjon Buzuku                                         EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Gjon Buzuku                                         EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Gjon Buzuku                                         EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Gjon Buzuku                                         EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Gjon Buzuku                                         EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
40 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 40 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Gjon Buzuku

Shko poshtë

Gjon Buzuku                                         Empty Gjon Buzuku

Mesazh nga Dardania Fri Jun 22, 2012 10:57 am

Gjon Buzuku                                         Gjon_b1
Gjer më sot janë bërë hulumtime për të gjetur shkrime të vjetra shqipe dhe është bërë e rëndomtë të thuhet «shkrime para Buzukut » ose « pas Buzukut » që vetvetiu lë të kuptohet se Gjon Buzuku është i pari gjer më sot në historinë e gjuhës shqipe të ketë lënë një vepër të shkruar e cila që herët konsiderohet si themel i lavdishëm i krijimtarisë sonë letrare. Buzuku filloi të punoj mbi veprën e vet me 20 Mars 1554 dhe e përfundoi me 5 Janar 1555, vit kur edhe u shtyp libri.

Fatkeqsisht ky libër u la në harresë dhe u dashtën plot 190 vite që që Gjon Kazazi nga Gjakova, që ndodhej në Romë të kopjojë pjesë të librit dhe t’ia dërgoj themeluesit të Seminarit Shqiptar të Palermos, klerikut Gjergj Guxeta.

Në vitin 1909, Pal Skiroi bëri një studim të « Mësharit » por nuk arriti të shtyp punimet kështuqë pak gjë dijmë nga shkrimet e tia.

Më vitin 1929 bëhen kopjet (fotogarfim) e para të Mësharit nga prof Justin Rrota i cili edhe është i pari të flet mbi « Mesharin ».

Përndryshe dijmë se kjo vepër ka patur 220 faqe me nga dy shtylla dhe llogaritet se kishte poshtë lartë rreth 790 000 fjalë. Por, nga kjo, na sot kemi në duarë kopjen e ruajtur që i mungojnë 16 fletë ndër të cilat janë faqet e para nga ku kanë qenë të shënuara burime të vlefshme për librin e sigurisht se edhe vendi i botimit dhe të dhëna tjera ndoshta mbi vet autorin. Do të mësonim ndoshta edhe motivet që e shtynë Buzukun të bëjë këtë përkthim, kush e dha miratimin për botim etj.

Tani për tani na mbetet vetëm të sypozojmë tri variantet e e cituara nga disa hulumtues kur flasin mbi qëllimin e përkthimin. Ishte Buzuku në krah dhe nën ndikim të Lutherit apo Vatikani vet ndërmori një hap të tillë për tu mbrojtur nga idetë e klerikut të njohur gjerman që predikonte këthimin në parimet burimore të krishterizmit, dhe njëherit bëri përkthimin e Biblës në gjermanisht duke i mundësuar kështu popullit të kuptoj atë… Ndoshta më së miri zë vend mendimi i tretë se Buzuku punonte për përforcimin e katoliçizmit ndaj orthodoksizmit, sllav (dihet se Buzuku ishte nga trojet veriore të qiellit shqiptar, pra në kontakt kishën orthodokse), dhe islamizmit që vinte e sa përhapej ndër shqiptarë.

Shkrimi shqip para Buzukut

Sot themi lirisht se përkthimi i Buzukut nuk është ndonjë vepër me vlerë të posaçme letrare e përkthyese. Është qartë se ai nuk është as letrar e as përkthyes i fortë nga se, edhe nuk mund të përkthente më mirë pasiqë nuk e njihte sa duhet latinishten. Por kjo nuk e zbahë aspak punën e tij madhështore dhe kjo punë lirisht mund të quahet jo dokument i parë i shkruar shqip, por monument i shkruar historisë sonë kombëtare. Me këtë vepër, Buzuku na shtin të besojmë se edhe para tij është shkruar shqipja nga se si që pohojnë Dr. Eqrem Çabej, Petrotta dhe Injac Zamputi e të tjerë studjues, është e pamundur ti hyhet një përkthimi të tillë pa patur baza sado pak të shëndosha të një shkrimi më të hershëm të gjuhës ku u bazua Buzuku. Përpos kësaj, është tejet e qartë se një shkrim shqip në korniza familjare dhe tregtare të ketë egzistuar së paku në mesin e shtresës së mesme dhe asaj elitare të shoqërisë së shekujve të mëhershëm. Edhe pse nuk mund të sypozojmë të ketë patur një veprimtari me cilësi të veçanta letrare, dokumente të ndryshme (posaçërisht tregtare) janë shkruar në gjuhë vendore shqipe por për fat të keq, nuk është bërë e mundur të gjindet asgjë gjer më sot…

----------------------------------------
Pasthënia e Mesharit*

U Donih Gjoni,biri hi Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gluha jonëhnukë kish gjaa të endigluom ensëh shkruomit shenjtë, ensëh dashunit sëh botësë sanëh, desha me u fëdigunëh për saa mujtah meh ditunëh, meh zdritunë pak mendetë e atyneh qi t'eh endiglonjinëh, për seh ata tëh mundëh mernëh saa hi naltë e hi mujtunë e hi përmishëriershim anshtë Zotynë atyneh qi tah duonë em gjithëh zemërë. U lus enbas sodi maa shpesh të vinih em kishëh, përseh ju kini meh gjegjunë ordhëninë e Tinëzot. E atëh nëhenbaroshi, Zotynëh tëh ketëh mishërier enbii juu, e atah qi u munduonëh dierie tash maa mos u mondonjënëh. E ju t'ini tëh zgjiedhunitë e Tinëh Zot, e përherë Zotynë kaa meh klenëh me juu: ju tueh endiekunë të dërejtënë e tueh lanë tëhshtrenbënë; e këta ju tueh baam,Zotynë ka me shtuom endër juu,se tëhkorëtëtajh tëh englatetëh dierie ensëh vjelash, e të vjelëtë dierie ensë enbiellash.
E u' maa due tëh enbaronj vepërënë teme, Tinë Zot tueh përqyem. Endëh vjetët MDLIV njëhzet dit endëh mars zuna enfiill e enbarova endëh vjetët MDLV, endëh kallënduor V dit. E seh për fat nëh keshë kun enbëh endonjë vend fëjyem, uduoh tuk të jetëh fajtëh, aih qi tëh jetë maa hi ditëshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjëh endë e mirë. Përseh nukë çuditëm seh në paça fëjyem,këjo tuehklenëh maa e para vepërë e fort e fështirëh për tëh vepëruom enbëh gluhët tanëh. Përseh mund mund e qëllonjinë, se fajh të mos banjinë; përseh përherë ëndajh tah nukë mundëh jeshëh u' tueh enbajtunëh njëh klishëh enbëh të dyy anët mëh duhë meh shërbyem. E tash u jam enfalëh gjithëveh, e lutëni Tinëh Zonëh endeh për muoh.



*Pasthënia është nxjerrë nga një fotokopje e këtij dokumenti nga ku mësojmë kush qe autori i librit dhe kur ubë bë përkthimi e botimi i tij. Përndryshe origjinali gjindet në bibliotekë të Vatikanit (Kat. R.G Liturgia lll – 194.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi