Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Prishtina......... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Prishtina......... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Prishtina......... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Prishtina......... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Prishtina......... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Prishtina......... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Prishtina......... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Prishtina......... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Prishtina......... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
32 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 32 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Prishtina.........

Shko poshtë

Prishtina......... Empty Prishtina.........

Mesazh nga Dardania Tue Dec 25, 2012 7:55 pm

Prishtina (gjithashtu në shqip: Prishtinëështë kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Republikës së Kosovës. Qyteti është bashkësi dhe kryeqendra e Qarkut të Prishtinës. Bashkia e Prishtinës ka një popullsi prej 198.214 banorësh sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011Historia


Toponomastika edhe nuk e ka shpjeguar prejardhjen e emrit Prishtinë.
Ekzistojnë disa hipoteza të bazuara në etimologji, por që nuk hedhin
dritë përfundimtare në këtë çështje. Ekzistojnë disa supozime që
mbështeten në burimin ilir të fjalës, apo në atë latin (pristinume- “e dikurshme”).

Ka autorë që e përmendin zhupaninin shpatë-mbajtës (macherario zuppano) me emrin Prishtina që gjendet në një dokument të knezit kroat Mutirimit nga viti 892.
Kjo nuk dëshmon më shumë se ekzistimin e një antroponimi në mesjetën e
hershme. Por, ka autorë që nisen prej asaj që emri Prishtinë do të ketë
qenë emër i ndonjë personaliteti.

Të gjitha shpjegimet etimologjike janë ende hipotetike. Prishtina me këtë emër përmendet në mesjetë,
mirëpo gjurmët e vendbanimeve arkeologjike rreth asaj shtrihen që nga
neoliti, sikurse ato rreth lumit Graçanka, që supozohet të kenë
vjetërsinë 6 mijë vjeçare. Shenja dalluese e kësaj periudhe është
vendgjetja neolitike në afërsi të “Tjerrtores” së Prishtinës, Statueta e ulur
– që përdoret si simbol i qytetit të Prishtinës – dhe figurat e tjera
me qeramikën plastike. Vendbanime të periudhës së hershme të hekurit
janë gjetur edhe përgjatë Taukbashçes dhe shkollës normale, në gjithë
kompleksin deri te bazeni i Gërmisë, ku vërtetohen edhe vendbanimet e
para ilire në rrethin e Prishtinës. Në afërsi të Prishtinës ka qenë
njëri nga vendbanimet më të rëndësishme në regjion, Ulpiana romake, e
ngritur në themelet e një vendbanimi ilir, që më vonë pas një tërmeti
katastrofë që goditi Dardaninë, u ngrit në një nga qendrat më të mëdha
bizantine në mesjetën e hershme me emrin “Justiniana sekonda”. Këtë e
ka ngritur perandori i madh romako-bizantin, Justiniani, në shek. VI.

Ndërsa, në mesjetën e hershme Lipjani luante rolin e një kështjelle
kufitare të Bizantit me Serbinë. Vendgjetja e parë arkeologjike me
kulturë materiale sllave në Kosovë (tek. Shek. X-XI) është gjetur në
fshatin e ngjitur me Prishtinën, Matiçanin. Ndër vizitorët e
rëndësishëm të Prishtinës përmendet edhe perandori i ikur bizantin,
Joan Kantakuzeni. Më vonë Prishtinës e vizitoi edhe Feliks Petançiqi,
diplomat dubrovnikas dhe i deleguari në oborrin e mretit hungarez
Vladisllavit II, i cili në shek. XVI thotë se Prishtina është një vend
i begatshëm. Prishtina në këtë kohë ishte qendër e njohur tregtare,
sidomos me metale fisnike. Në Panagjyrin tradicional të Prishtinës mund
të gjendeshin mallra nga i tërë Ballkani dhe Italia, ndërsa në afërsi
të qytetit përmenden edhe lojërat kalorëse mesjetare. Më vonë Prishtina
si një vendbanim me 8 mijë banorë e përmendi edhe udhëpërshkruesi
Feliks de Bozhur, ndërsa diplomati francez, Anton Bas, me 1812, tregon
se në Prishtinë mbahen dy pangjyre vjetore në të cilat marrin pjesë
tregtarët nga Bosnja, Selaniku, Endrenja, Shkodra etj. që sillnin
prodhime edhe nga Smirna dhe Alepi, nga Venediku dhe qytetet
gjermane...Baroni Gamer, ndërkaq, thotë se Prishtina është qyteti më i
madh që nga Sarajeva deri në Selanik, me afro 12 mijë banorë. Dy zjarre
të mëdha e dëmtuan shumë Prishtinën në shek. XIX. Atë e shkatërruan dhe
ndërruan shumëçka nga karakteri i mëparshëm dy luftërat ballkanike dhe
ajo e Parë Botërore. Si fakt historik interesant mund të përmendet edhe
ai se Prishtina, mese një shekull, pas gjysmës së shek. XVII, ishte nën
sundimin e familjes feudale shqiptare, Gjini. Që nga viti 1809 kjo
familje kishte organizuar si një lloj ekspozite familjare, një lloj
muzeu unik që ka funksionuar deri më 1912. Do përmendur se bërthama e
vjetër e qytetit. Me Bezistanin, Xhaminë e Llokaqit (shek. XVI), Kishën
katolike, Sinagonën dhe Qarshinë e vjetër, u shkatërrua përfundimisht
nën pushtetin komunist në vitet e pesëdhjeta.
Ekonomia


Numri i përgjithshëm i bizneseve të regjistruara në Bashkësin e
Prishtinës, sipas llojit të pronës është 8.735 biznese me 75.089
punëtorë. Saktësisht numri i punëtorëve nuk dihet, për faktin se
regjistrimi tashmë është në kompetencë të Ministrisë së Tregtisë dhe
Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve. Për
biznese merret vetëm leja, mirëpo ka shumë të atillë që nuk e kanë
kryer këtë procedure të domosdoshme. Aktualisht në sektorin e gjuetisë
dhe pylltarisë janë 27 biznese me 29 punëtorë, ndërsa në atë të
peshkimit janë 31 punëtorë dhe dy biznese. Në sektorin e industrisë
nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese me 107 punëtorë, në industri përpunuese
janë 600 biznese me 4.527 të punësuar, ndërkaq sektori i furnizimit me
energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese me 12.836 punëtorë. Në
fushën e ndërtimtarisë janë 329 biznese me 3.976 të punësuar, ndërsa
tregtia me shumicë dhe pakicë, i riparimit të biçikletave,
motoçikletave dhe artikujve për përdorim personal e shtëpiak ka 4.203
biznese me 21.026 punëtorë. Një biznes mjaft i përhapur në kryeqytetin
e Kosovës është edhe ai i hotelerisë, ku aktualisht veprojnë 781
restorante dhe hotele me 6.584 të punësuar.

Biznesi i transportit, magazinimit dhe i komunikacionit përfshinë
1.672 biznese me 18.351 të punësuar, ndërkohë me biznes të
ndërmjetësimit financiar janë të punësuar 285 persona dhe kjo
veprimtari ka 26 biznese. Në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273
biznese me 285 të punësuar. Numri i përgjithshëm i bizneseve në
Prishtinë është 8.412, ndërkaq numri i përgjithshëm i të punësuarve kap
shifrën në 73.429. Vetëm gjatë vitit të kaluar në Komunën e Prishtinës
janë regjistruar 2.908 biznese, kanë njoftuar në media zyrtarë nga
Agjencia për Regjistrim të Bizneseve në MTI. Ata kanë thënë se rreth 50
për qind të bizneseve janë regjistruar në veprimtarinë e tregtisë me
shumicë dhe pakicë.

Nga rreth 3 mijë biznese të reja dhe të regjistruara gjatë vitit
2004, tregtia është biznesi më i preferuar edhe në kryeqytetin e
Kosovës.

Sipas listës së MTI-së për biznese dhe klasifikimit të tyre në bazë
të veprimtarive, në nivel të Kosovës tregtia me shumicë merr pjesë me
11 për qind, derisa ajo me pakicë 37 për qind, apo shprehur në shifra
ka 5837 biznese të tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Sipas kësaj liste radhiten: Me 12 për qind transporti tokësor,
ajror, i udhëtarëve, pastaj shërbimet hoteliere, restorantet, hotelet,
motelet, mensat ushqimore me 9 për qind, veprimtaritë publike shërbyese
me 5 për qind, ndërsa prodhimi i ushqimit dhe pijeve merr pjesë me
vetëm 3 për qind.

Aktualisht në Komunën e Prishtinës si pronar të vetëm janë të
punësuar 29.605 punëtorë me 7.936 biznese, ndërkaq në partneritet janë
7.037 të punësuar në 339 biznese. Si kompani të përbashkëta janë 54
biznese dhe 10 kooperativa me 131 të punësuar. Në pronën private me
përgjegjësi të kufizuar, në kryeqendrën e Kosovës aktualisht janë 183
veprimtari me 1.375 të punësuar, kompani publike janë 13, kurse
ekzistojnë edhe 57 prona shtetërore me 15.472 punëtorë dhe 143 biznese
shoqërore me gjithsej 14.137 punëtorë.
Demografia


Bashkia e Prishtinës i ka gjithsej 48 fshatra. Përpos shqiptarëve në
Komunën e Prishtinës jetojnë edhe disa komunitete tjera siç janë:
serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjët, etj.


Viti / Etniashqiptar %serb %romë %të tjerë %Total
Përbërja etnike
1991 reg.161,31478.727,29313.36,6253.29,8614.8205,093
1998N/AN/AN/AN/AN/AN/AN/AN/A225,388
Shkurt 2000 llog.550,00097.412,0002.21,0000.11,8000.3564,800
Burimi:
1991 figures from Federal Republic of Yugoslavia (FRY) Institute for
Statistics – others include Montenegrins, Slav Muslims, Turks, etc.
1999 figures fromUNHCR, "Kosovo Village List", 9 March 1999 (1998
population estimate excluding forced displacement). 2001 figures from
KFOR – MNB (c) and for minority figures OSCE/UNHCR ‘Situation of Ethic
Minorities in Kosovo’, February 2001. It is noted that the 1991 census
was highly politicised and is thus unreliable.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi