Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Nga Jeta kam mesuar ... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Nga Jeta kam mesuar ... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Nga Jeta kam mesuar ... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Nga Jeta kam mesuar ... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Nga Jeta kam mesuar ... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Nga Jeta kam mesuar ... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Nga Jeta kam mesuar ... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Nga Jeta kam mesuar ... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Nga Jeta kam mesuar ... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Nga Jeta kam mesuar ...

3 posters

Shko poshtë

Nga Jeta kam mesuar ... Empty Nga Jeta kam mesuar ...

Mesazh nga <alma> Fri Jul 12, 2013 8:56 pm

Ja disa nga gjërat që kam mësuar nga jeta !!!

• Që nuk ka rëndësi sesa i mirë është një person, nganjeherë do të lëndojë. E për këtë, do duhet që ti ta falësh.
• Që duhen vite për të krijuar besimin e vetëm pak sekonda për ta shkatërruar.
• Që nuk duhen ndryshuar miqtë, nëse kuptojmë se miqtë ndryshojnë.
• Që rrethanat dhe mjedisi kanë influencë mbi ne, por ne jemi përgjegjës per vetveten.
• Që, ...ose do jesh ti që kontrollon veprimet e tua, ose ato do të kontrollojnë ty.
• Kam mësuar se heronjtë janë persona që kanë bërë atë që duhej bërë, duke ballafaquar pasojat.
• Se durimi kërkon shumë praktikë
• Që ka persona që na duan por thjesht nuk dinë si të na e tregojnë.
• Që nganjëherë, personi që ti mendon se do të të japë goditjen finale kur të rrëzohesh, është në të vërtetë nga ata pak persona që do të të ndihmojë të ringrihesh.
• Se vetem sepse ndokush nuk të don ashtu siç do dëshiroje, nuk do të thotë se s’të do me gjithë vetveten.
• Që s’duhet t’i themi kurrë një fëmije se ëndrrat janë budallalliqe; do ishte një tragjedi po ta besonte.
• Se jo gjithmonë është e mjaftueshme që dikush të t’i falë gabimet. Në shumicën e rasteve je ti që duhet të falësh vetveten.
• Se nuk ka rëndësi në sa copa e ke thyer zemrën; bota nuk ndalet që të presë sa ti ta riparosh.
• Ndoshta Zoti dëshiron që të takojmë disa nga njerëzit e gabuar para se të takojmë ata të drejtit, kështu që kur ti takojmë, do dimë si të jemi mirënjohës për atë dhuratë.
• Kur dera e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shumë herë e shohim kaq gjatë atë të mbylluren saqë nuk shohim atë që eshtë hapur enkas për ne.
• Lloji më i mirë i mikut është ai me të cilin mund të rrish ulur nën një portik e të ecësh së bashku, pa thënë asnjë fjalë, e pasi të ikësh të ndjesh sikur ishte bashkëbisedimi më i mirë i bërë ndonjëherë.
• Është e vërtetë se nuk dimë çfarë kemi derisa e humbim, por është edhe e vërtetë se nuk e dimë çfarë na ka munguar para se të vijë.
• Mjafton një minutë për të ofenduar dikë, një orë për t’i pëlqyer, një ditë për ta dashuruar, por duhet një jetë për ta harruar.
• Mos e kërko me këmbëngulje paraqitjen, mund të t’gënjejë.
• Lyp ndokënd që të bën të qeshësh sepse mjafton nje buzëqeshje për të bërë shkëlqyese një ditë të zymtë.Gjej atë që bën të qeshë zemrën tënde.
• Janë disa momente gjatë jetës kur dikush të mungon aq fort saqë vërtet do doje ta nxirrje nga ëndrrat e tua për ta përqafuar.
• Ëndërrò ç’të duash, shko ku të duash, ji çfarë dëshiron të jesh sepse ke një jetë të vetme dhe një mundësi të vetme për të bërë ato gjëra që ti dëshiron të bësh.
• Mund të kesh lumturi të mjaftueshme për t’u bërë i ëmbël, vështirësi të mjaftueshme për t’u bërë i fortë, dhimbje të mjaftueshme për t’u bërë njerëzor, shpresë të mjaftueshme për t’u lumturuar.
• Futu gjithmonë në rrobat e të tjerëve. Nëse ndihesh ngushtë, ka gjasa që edhe ata të ndihen ashtu.
• Njerëzit më të lumtur, jo patjetër arrijnë më të mirën e gjërave; vetëm nxjerrin më të mirën e gjërave që hasin në rrugën e tyre.
• Dashuria nis me një buzëqeshje, rritet me një puthje e përfundon me një çaj.
• E ardhmja më e mirë është e bazuar mbi të shkuarën e harruar, nuk mund t’ia dalësh mbanë pa harruar dështimet e tua të shkuara e dhimbjet e tua.
• Kur u linde, ti qaje e të gjithë rreth teje qeshnin. Jetoje jetën në mënyrë që kur të vdesësh, të jesh i vetmi që qesh ndërkohë që të gjithë rreth teje qajnë.

<alma>

Numri i postimeve : 64
Join date : 11/07/2013

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga Jeta kam mesuar ... Empty Re: Nga Jeta kam mesuar ...

Mesazh nga <alma> Wed Oct 16, 2013 6:42 pm

Keto me mesoj Jeta... : Ndoshta erdhi koha te flas pak per veten, u lodha duke vlersuar njerez qe nuk ja vlenin dhe gjera qe mbaronin pa nisur mire... Qe e vogel u njoha me peripicite e jetes, kjo ndoshta ishte dhe arsyeja e cila me beri ti shoh gjerat me nje sy me kritik... E pranoj qe kam dhe une te meta dhe qe kam bere gabime... Ama, kurre nuk I percmova si te tilla, sepse ishin pikerisht keto ...gjera qe me lejuan dhe mesuan te jem kerkuese ndaj vetes dhe me mesuan gjithashtu te dalloj te miren nga e keqja e te bardhen nga e zeza! Ne jete mesova qe jo cdo gje eshte sic duket dhe se, jo gjithkush eshte sic pretendon... Se lot I derdhur ishte nje force me shume, se cdo lot me pastroi syte e me beri ti shoh gjerat me te qarta! Mesova ti them "Lamtumire" te kaluares dhe ta mirpres te ardhmen, pa plane... gjerat ti merja me spotivitet... Mesova se pas cdo zhgenjimi, zgjidhja me zgjuar nuk ishte te mbyllesha ne dhome dhe te qaja me ore te tera, por duhej te ngrihesha te mblidhja veten e te vazhdoja perpara! Mesova ne jete qe, njerezit ashu sic vine nje dite ikin, mesova se cdo kujtim I bukur duhej ruajtur dhe kujtuar si I tille, nuk duhej urryer... se cdo kujtim I hidhur duhej mare si mesim! Mesova te qesh dhe atehere kur nuk isha e lumtur, dhe se nuk duhej te me shihte kush piken e lotit ne sy per 2 arsye : lendoja ata qe me donin dhe gezoja ata qe me urrenin! E falenderoj jeten per peripicite qe me dha, sepse fale tyre kuptova qe.. e keqja me e madhe te vjen nga ata qe ju ke hap zemren, nga ata qe pretendojne se te duan dhe njerezit e tu me te afert, se ne jete eshte vec dikush qe te do e te prano ashu sic je... familja jote! Mesova se kurre nuk duhet ti shkosh askujt mbrapa, se ne momentin qe njerezit e shofin qe nuk je duke I kerkuar... vijne vet... te lusin, te qurraviten, te kerkojne te falur ! Ne jete, shume personave ju dhashe rastin te vinin te me plasnin ne fytyre ato qe thonin neper telefone ose neper te ashtu-quajturat shkrime, se bene... kjo tregon qe nuk karakter te majtueshem per tu perballur, qe nuk jane si ju duket vetja... qe duhet te shpreh keqardhje per ta/o! Qe dhe kur goditen, e bene pas shpatullave te mia, se perpara nuk mundnin dot.. Ju falenderoj gjithsesi sepse, me ndihmuat te gjej vetvlersimin qe se kisha dhe te ndihesha krenare per veten... Kto e shume te tjera me tregoi jeta... ndoshta eshte fillimi I "te mesuarit" tim.. por qe, pa meshirshem mu desha ti fiksoja... e ti jepja kurajo vetes per nje jete me te mire... ose, jo aq te veshtire sa e kisha njohur deri tani.....

<alma>

Numri i postimeve : 64
Join date : 11/07/2013

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga Jeta kam mesuar ... Empty Re: Nga Jeta kam mesuar ...

Mesazh nga Ac_Milano Wed Mar 25, 2015 5:48 pm

Jeta më ka mësuar të jetoj në varfëri e njëkohësisht ta dua jetën përsëri. Jeta më ka mësuar të jetoj në pasuri e prapë ta dua jetën. Jeta më ka mësuar çfarë është dhembja dhe ta duroj atë e prapë ta dua jetën. Jeta më ka mësuar çfarë është gëzimi dhe prapë e dua jetën. Jeta është gjithçka për mua. Ia vlen çdo sekondë ta jetoj, ta ndjej, ta dashuroj, ta duaaaa ashtu si është.
Ac_Milano
Ac_Milano

Numri i postimeve : 10
Join date : 25/03/2015

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga Jeta kam mesuar ... Empty Re: Nga Jeta kam mesuar ...

Mesazh nga Dardania Wed Mar 25, 2015 6:40 pm

Nga Jeta kam Mesuar se:
Nuk Rritesh pa u Lënduar....
Nuk Mëson pa u Rrëzuar....
Nuk Arrin Suksese pa Dështuar....
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga Jeta kam mesuar ... Empty Re: Nga Jeta kam mesuar ...

Mesazh nga Dardania Fri May 08, 2015 8:55 am

Nga Jeta kam Mësuar :
 Tri Raste kanë Tri Virtyte shumë të Pëlqyeshëme....
Të Ndihmosh Nevojtarët kur janë në Gjendje të Vështirë....
Të Thuash të Vërtetën edhe në Zemërim....
 Të Falësh kur je i Zoti të Ndëshkosh ose të Hakmirresh....
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga Jeta kam mesuar ... Empty Re: Nga Jeta kam mesuar ...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi