Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Dymbedhjete keshilla per te shmangur humbjen e kujteses EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Dymbedhjete keshilla per te shmangur humbjen e kujteses EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Dymbedhjete keshilla per te shmangur humbjen e kujteses EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Dymbedhjete keshilla per te shmangur humbjen e kujteses EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Dymbedhjete keshilla per te shmangur humbjen e kujteses EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Dymbedhjete keshilla per te shmangur humbjen e kujteses EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Dymbedhjete keshilla per te shmangur humbjen e kujteses EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Dymbedhjete keshilla per te shmangur humbjen e kujteses EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Dymbedhjete keshilla per te shmangur humbjen e kujteses EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
29 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 29 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Dymbedhjete keshilla per te shmangur humbjen e kujteses

Shko poshtë

Dymbedhjete keshilla per te shmangur humbjen e kujteses Empty Dymbedhjete keshilla per te shmangur humbjen e kujteses

Mesazh nga <alma> Mon Sep 30, 2013 6:08 pm

Me kalimin e moshës shfaqen edhe problemet e para me kujtesën dhe me lidhjen mes imazheve e mendimeve

Këto probleme mendore janë në një masë edhe të trashëguara, por mund të ndikojnë edhe një sërë faktorësh. Për të shmangur humbjen e kujtesës dhe për të pasur mendje të freskët studiuesit sjellin disa këshilla shumë praktike që duhen zbatua...r.

1. Frekuentoni palestrën

Më tepër se 60 për qind e njerëzve nuk i praktikojnë ushtrimet dhe aktivitetin fizik. Ky veprim është i dëmshëm, sepse mungesa e ushtrimit fizik do të shfaqej me pasoja negative për shëndetin. Probleme do të shfaqeshin jo vetëm në mirëqenien fizike, por edhe atë mendore. Palestra dhe aktiviteti fizik bëjnë që organizmi të nxitë disa neurone të reja, të cilat ndikojnë në pjesë të veçanta të trurit dhe janë përgjegjëse për kujtesën. Ushtrimet e përditshme fizike ndihmojnë në qarkullimin e gjakut, i cili shkon edhe në tru, duke ndikuar në përmirësimin e kujtesës.

2. Përdorni kompjuterin

Mjetet programuese dhe kompjuterat tashmë kanë hyrë në përdorim të gjerë thuajse nga të gjitha grupmoshat. Nga studimet e bëra ka rezultuar se përdorimi i kompjuterit ka ndihmuar shumë persona që kanë kaluar dëmtime të trurit apo probleme me kujtesën. Lojërat e ndryshme si Sudoku, ose lojëra që kërkojnë gjetjen e ngjashmërive dhe ndryshimeve mes dy figurave, ndihmojnë të mbani të freskët mendjen dhe kujtesën tuaj.

3. Faktorët ushqimorë

Edhe ushqimi dhe dieta e përditshme luan një rol të pazëvendësueshëm në mirëqenien mendore. Studimet kanë treguar se Omega-3, janë përbërës të yndyrshëm, të cilët gjenden me bollëk tek farat e lirit, arrat, lajthitë, salmoni, soja dhe shumë ushqime të tjera. Këto njihen jo vetëm si stimulues të gjendjes së humorit, por edhe ndihmojnë në përqendrim gjatë punës dhe aktivitete të ndryshme mendore. Hani mirë dhe atë që duhet. Ka shumë barishte që ndihmojnë në përmirësimin e memories, por asnjë prej tyre nuk ka treguar efektivitet në testet klinike. Por një dietë e shëndetshme, kontribuon në tru, pasi përmban antioksidantë. Kështu brokoli, boronicat, spinaqi, ndihmojnë në përmirësimin e funksioneve të trurit. Ushqehuni me Thiamine, Vitamine E, Niacine dhe Vitamine B-6. Është vërtetuar gjithashtu se ata persona që hanë 5- 6 herë në ditë kanë memorie më të mirë se ata që hanë vetëm 3 vakte. Kjo gjë limiton sheqerin e tepërt, i cili ndikon negativisht në tru.

4. Konsumoni acid folik

Kërkimet e publikuara vitin e kaluar në ‘British Medical Journal’, treguan se personat e rritur të moshës nga 50 deri në 70 vjeç, të cilët konsumojnë rreth 800 mg acid folik në ditë për rreth tre vjet, kanë një kujtesë më të freskët dhe nuk rrezikojnë të humbin kujtesën.

5. Konsumoni alkoolin në masën e duhur

Shpeshherë ndjeni që truri juaj është i lodhur, madje një sërë mendimesh sillen turbull në kokën tuaj, atëherë nuk është keq që të pini një gotë pijë alkoolike në masën e duhur. Pas studimeve të bëra me një grup personash mbi moshën 50 vjeç me probleme me kujtesën dhe aftësitë njohëse, rezultoi se ata persona të cilët konsumonin një gotë verë në ditë kanë një progres më të ngadaltë të humbjes së kujtesës në krahasim me ata persona që ishin antialkool. Megjithatë është e këshillueshme të mos kalohet masa në konsumimin e alkoolit, sepse përdorimi i tepërt i tij kthehet në faktor rreziku për shëndetin.

6. Relaksohuni

Të gjithë ata persona që gjenden nën ndikimin e theksuar të stresit kanë nevojë për relaks, për të larguar hormonet të cilat shkaktojnë këtë gjendje të padëshiruar. Relaksi është një mënyrë e suksesshme për të menaxhuar dhe shmangur stresin.

7. Vëzhgoni më shumë

Shpesh njerëzit harrojnë gjërat jo për shkak të memories së keqe, por sepse nuk vëzhgojnë gjërat aq sa duhet. Situata më e thjeshtë është kur ne takojmë njerëz të rinj. Ne e kemi të vështirë të kujtojmë emrat e tyre, pasi nuk përqendrohemi. Është e qartë që sikur të bëni një përpjekje sado të vogël për të kujtuar këto gjëra, do ti mbani mend për shumë kohë. Një mënyrë për të mbajtur mend pamjet është të shikoni mbi të për disa sekonda dhe pastaj të mbyllni sytë dhe të mundoheni të krijoni atë pamje në mendjen tuaj. Jepini vetes kohë për të mbajtur diçka në mendje. Memoria është shumë delikate në kohë të shkurtër, dhe hutimi mund të bëjë që ju të harroni shumë shpejt një gjë, po aq sa dhe një numër telefoni. Çelësi për të shmangur humbjen e një pamje është fokusimi për disa sekonda në atë pamje, duke harruar çdo gjë tjetër.

8. Krijoni pamje të gjalla në kujtesë

Një informacion krijohet më lehtë në mendje nëse shikohet me sy. Kështu nëse doni që një fëmijë të lexojë një libër, mos e detyroni atë ta bëjë këtë, pasi do ta harrojë shumë shpejt atë çka lexoi. Përpiquni të bëni diçka më argëtuese, si për shembull libri që ndjek fëmijën, ose fëmija duke ngrënë një libër. Kjo do të bëjë që fëmija të ulet me dëshirë ta lexojë atë libër.

9. Përsëritni gjërat që doni të mësoni

Sa më shumë të dëgjoni, ta shikoni, ose mendoni diçka aq më mirë do ta kujtoni atë. Nëse doni të mbani mënd diçka përsëriteni me zë të ulët ose të lartë, dhe mendoni për këtë.

10. Organizoni jetën tuaj

Mbajini gjërat në të njëjtin vend gjithmonë. Ruani numrat e telefonit dhe mos u mundoni ti mbani mënd. Shkruani datat e takimeve ose gjëra të tjera në një axhendë. Ideja është që truri të mos mundohet të mbajë mënd gjëra rutinë, të cilat nuk kanë rëndësi, por të fiksojë gjëra më të rëndësishme se aq.

11. Meditoni

Kërkimet e fundit kanë zbuluar se njerëzit të cilët meditojnë kanë memorie më të mirë. Mjekët argumentojnë se meditimi rrit qarkullimin e gjakut në korteksin qendror të trurit. Kjo rrit përqendrimin, dhe memorien.

12. Flini mirë

Gjumi ndikon në aftësinë e trurit për të thirrur informacionin e fundit që ka mësuar. Duke fjetur mire, minimumi 7 orë në natë ndihmon në përmirësimin e memories afatshkurtër dhe afatgjatë.

<alma>

Numri i postimeve : 64
Join date : 11/07/2013

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi