Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
“Ariu gjeti Një Llullë EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
“Ariu gjeti Një Llullë EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
“Ariu gjeti Një Llullë EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
“Ariu gjeti Një Llullë EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
“Ariu gjeti Një Llullë EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
“Ariu gjeti Një Llullë EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
“Ariu gjeti Një Llullë EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
“Ariu gjeti Një Llullë EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
“Ariu gjeti Një Llullë EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
32 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 32 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


“Ariu gjeti Një Llullë

Shko poshtë

“Ariu gjeti Një Llullë Empty “Ariu gjeti Një Llullë

Mesazh nga miri_love Fri Jul 18, 2014 1:40 pm

Nje here rojtari i pyllit humbi llullen,qesen e duhanit dhe cakmakun. Keto i gjeti ariu.
Ariu filloi te pinte duhan dhe u mesua aq keq me llullen,sa kur qesja e duhanit mbaroi,ai vendosi te mblidhte gjethe te thata ne pyll dhe me ato mbushte llullen.
Me pare,ariu ngrihej sapo te dilte dielli. Shtrihej mbi bar dhe e mbante frymen te lumi te bente nje banje dhe te kapte peshk. Me pas shkonte nga nje luleshtrydhe te tjetra apo ne zgavrat plote me mjalte. Ndersa tani,sa zbardhte dita,mbushte llullen me gjethe te thata,e fuste ne goje,e ndizte dhe shtrihej per qejf. Gjithe diten e dites nuk e ndante nga goja llullen.
Por nje dite ariu u semur. Ecte gjate fushes dhe papritur takoi dhelpren,e cila i tha:
- Miku im,ku humbe gjithe veren? Nuk ke ngrene gjithe vitin se qenke dobesuar? Mos ke qene gje semure?
- As vete nuk e di! – u pergjigj ariu. – Me kruhet lekura,me dhemb trupi,oreks nuk kam fare,as gjume nuk kam vene ne sy. Kolla me mbyti,trupi me dridhet dhe kam ethe.
- Shko te qukapiku, - i tha dhelpra. – Vizitohu,mos e ler pas dore.
Ariu tha se do te priste disa dite pastaj do shkonte te vizitohej. 
Kaloi java e pare,java e dyte dhe ariu u be me keq. 
Nje here kalonte mes lendines dhe takoi ujkun. Ujku u ngrit me dy kembe dhe e pyeti ariun mos ishte gje semure se nuk dukej mire. Dhe ariu i tha se nuk ndihej mire dhe i perseriti te gjitha ato qe i tha edhe dhelpres. Qe i dhembte trupi,nuk flinte gjume,nuk hante,etj.
Atehere edhe ujku e keshilloi qe te shkonte te qukapiku per t’u vizituar. 
Dhe keshtu ariu kerkoi ne pyll qukapikun. Ai ishte duke hapur nje zgaver ne trupin e nje pishe te vjeter. Ariu i shkoi prane dhe i thirri duke i thene se nuk ishte mire dhe donte te vizitohej.
Qukapiku zbriti poshte dhe e pyeti se cfare kishte. edhe ariu filloi t’ia numeronte te gjitha problemet qe kishte me shendetin. Pa mbaruar ariu,qukapiku e pyeti:
- Mos pi gje duhan ti?
- Po. Po ti nga e di? – e pyeti ariu.
- Sepse qelbesh era duhan, - ia ktheu qukapiku. 
Pasi qukapiku e vizitoi i tha se mushkerite i kishte te mbushura plote me nikotine dhe duhet ta linte duhanin sa me shpejte. Ariu i tha se nuk mund ta linte dot por qukapiku i tha se nese nuk i ndiqte keshillat e tij do behej akoma me keq dhe do ngelte mbyllur ne strofull.
Ariu falenderoi qukapikun dhe shkoi duke caluar ne strofkullen e tij. U lodh shume dhe kur u ul,e mbushi llullen me gjethe te thata. Por sa u be gati ta ndizte,u kujtuan fjalet e qukapikut dhe e hodhi llullen pas nje pishe.
Duroi diten e pare,te dyten dhe te treten shkoi te gjente llullen. Pasi kerkoi pak ne vendin ku e kishte hedhur,e gjeti dhe e ndezi. Por aty prane degjoi cukitjen e qukapikut dhe e fiku menjehere. Keshtu e hodhi pas nje pishe,akoma me larg se heren e pare.
Diten e pare nuk piu duhan. Po ashtu edhe diten e dyte dhe te treten. Te katerten nuk duroi dot dhe u zvarrit te gjente llullen. E pastri se ishte bere pis me balte dhe e ndezi. 
Gjithe veren dhe vjeshten,e deri sa erdhi dimri,ariu i gjore u mundua te linte duhanin por nuk ia doli dot. 
Dimri nisi i ftohte. Rojtari erdhi ne pyll per te prere dru. Me vete kishte edhe qenin,i cili vraponte para tij sa nga njera ane ne tjetren,per te rene ne gjurmet e ndonje lepuri.
Papritur rojtari degjoi te lehurat e qenit dhe mendoi mos kishte gjetur ndonje lepur.
Ndali kalin,zbriti nga slita,veshi skite dhe rreshkiti deri atje ku po lehte qeni. 
Kur arriti,rojtari u cudit sepse nga nje strofull ariu po dilte tym duhani! E nxorri ariun nha strofulla,por ai iste aq i dobet sa vetem ta terhiqte dilte menjehere. Donte ta lidhte se mos i ikte por ariu i gjore mezi rrinte ne kembe. Atij i lotonin syte nga duhani,ndersa llullen e shtrengonte forte me dhembe!
Rojtari e njohu llullen e tij dhe ia mori nga goja. Pastaj hodhi syte ne strofull,dhe atje gjeti qesen edhe cakmakun.
Macja:- Po ariut cfare i beri? E vrau?
Gjyshja:- Jo. S’kishte pse ta vriste sepse nuk ishte i rrezikshem.I futi te gjitha sendet ne xhep,ariun e ngarkoi ne slite dhe u kthye ne shtepi. E shoqja qe e priste te pragu i deres,e pa edhe e pyeti nese ai ishte ari i vertete dhe rojtari i tha:
- I vertete eshte,madje pi edhe duhan me llulle.
- E cfare do te bejme me te? – e pyeti e shoqja.
- Si cfare do te bejme? - u pergjigj rojtari. – Do ta shesim. Do ta ngarkoj qe neser ne karroce e do ta coj ne qytet,qe t’ia shes atyre te cirkut.
Dhe keshtu ariu perfundoi ne cirkun e qytetit. Eshte i zgjuar edhe shume i shkathet. Femijet qe e shohin thone se akrobat me te mire se ai nuk ka. Kur jep shfaqje ata e duartrokasin shpesh. Nese ndonje spektator i kalon prane me me cigare apo llule ne goje,ariu ngrihet me 
kembet e prapme dhe fillon e ulerin,sepse ai nuk e duron dot duhanin.

"NASTRADINI"
miri_love
miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi