Kush është në linjë
31 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 31 vizitorë Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri LenoreEnriquez
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
Top posting users this month
No user |
Ushtima e Maleve...
Faqja 1 e 1
Ushtima e Maleve...
Ushtima e maleve
Revista e përkohshme Ushtima e maleve,edicioni i parë, fillimisht rezultoi si nevojë e kohes rrjedhë nisma për bërjen e një fletushke(reviste), emëri i së cilës rrjedhë nga një reviste shqiptare.ku fillet e saj datojnë në ngjarjet madhore të kombit me 10-13 qershor 1979, në 100 vjetori i 100-tëLidhja e Prizrenit prej një grupi të gjimnazistëve të Gjilanit.Fletushka "Ushtima e Maleve", e cila botimin e saj e konkretizoi me 4 qershor 1980 / 15 janar 1981, e redaktuar nga redaksia e parë në përbërje të Nexhat Rrustemi-Shpëtimi,Nijazi Ramadani-Komiti, Kemajl Kurteshi -Naim Kurteshi- Kuq e ziu, Nevzad IsufiFurtuna, e ndihmuan për botim grupin ilegal dhe organin e tyre me shkrime letrare e historike edhe shpërndarjen e fletushkës Ushtima e maleve në Gjilan, e ndaluar nga ish-pushtuesi si veprimtari armiqësore nacionalise-irridentiste. U takon radhëve të organizuara të "Grupit ilegal" dhe veprimtarisë si një celulë e organizuar mirë medhjetsh, që ishin shoku të pandashëm.Në fakt ky dhjetësh ka funksionuar, poashtufshehtë, si një bërthamë gjysmëilegale e organizuar mirë , edhe gjatë viteve të mëparshme ('79.'80, '81)" [4] Nisma për bërjen e një fletushke(reviste)[5], ku fillet e saj datojnë në ngjarjet madhore të kombit me 10-13 qershor 1979, në 100 vjetorin e Lidhjesë shqiptare të Prizrenit prej një grupi të gjimnazistëve të Gjilanit. Sidomos pas kontakteve që po viheshin me Isa (Kokaj)e Nexhat Rrustemi (Shpëtimi)dhe Kemajl Kurteshi (Mali)e Naim Kurteshit(Kuqeziu) pëmes Nevzad Isufit(Furtuna) e Abdurrahim Isufit (Sokrati), të cilat më vonë iu shtuan radhëve tona edhe Ismajl Berisha(Vlora), Munafer Ahmeti(Munoja) dhe Musa Haliti "Rrufeja", Nijazi Ramadani "Komiti", Sadik Haxhiu, Naim s Sahiti, si dhe ballinen e "Ushtimës maleve" dhe ilustrimet i bëri "Guri".Tak imi i parë konstituiv u mbajt më 3/4 qershorit 1980, Kokaj, pas një darke që shtroi familja e Isah Rrustemit në Kokaj, shtruam nevojen e një organizmimi më të kordinuar për të pasur një bashkërenditje e përgjegjësi në bashkveprimtari ilegale të organizmimit në grupe 3-she redaksia 11 anëtarësh me një program e statut gjithëpërfshirës dhe të integruar në Lëvizjen kombëtare ilegale të atyre viteve.][6] Materialet e dërguar për numrin e parë nga Shpëtimi,Komiti, Kuqeziu, Furtuna, i korrektoi dhe daktilografoi: Shpëtimi me makinën e tij, të sjell nga babai i tij, i cili punonte përkohsisht në Gjermani dhe nga "Komiti" me makinen e shkrimit të Musa Halitit, i cili kishte siguruar se makinan e kishte sjellë babai i tij (Musës) nga gjermani ( nga një takim pune në lokalet e shkollës fillore Liria në Kokaj nga Nexhati, Musai, Nijazi dhe Isa. Veprimatria ilegale fokusohet në vetëdijësimin dhe ngritjen e nivelit dhe ndërgjegjjes kombëtare si përmes literaturës historike, letrare dhe artistike me efekte publicistike, si gazeta Liria, Zëri i Koosvës, Ushtima e maleve( si organ i grupit, botimet: " Me pushkë e pend për lri e pamëvarësi"," Shota Galica dhe Azem Galica"( autorit Haxhiu), romani Mic Sokol , Sabri Godos, [Këngë e lirisë]], grup autorësh, gazeta Shqipëria e re,Ushtima e Maleve,(Gazetë lokale botuar në Shqipëri,Gazeta “Ushtima e Maleve”,Peshkopi, l3.6.l978) prej nga e kishte marrë edhe emrin, e tjerë.
Re: Ushtima e Maleve...
Përmbajtja e Ushtimës maleve, numri i parë kishte të përfshirë në balinën e saj, një gravuar të punuar me temë Qëndresa nga "Guri", pasonte me poezi si himni Kosova të Asdrenit, poemën e Mitrush Kutelit, Kosova, trajtesat historike "Me pushkë e penë për liri dhe pavarësi, Lidhja shqiptare e Prizrenit, Lufta për autonomi dhe pavarsi kombetare 1910-12, Luftat Ballkanike, Konferenca e Londrës, Parisit dhe Versajit( Komiti, Shpëtimi, Furtuna, Kokaji) . Cikël me krijime letrare nga "Kuqeziu", "Komiti", "Shpëtimi, e tjerë. Edhe një takim përbullës em rastin e promovimit të numrit të parë dhe prgaditjes së numrit të 2(dytë) të mbajtur në Livoç të Ultë, rezultoi me shpërndarjen e redakësisë dhe udhëheqjesë së grupit për të punuar pamëvarsisht dhe me strukrura të ripërtrira apo me shuarjen e tyre, përshkak të konspiracionit me një vendim unanim të pranishmëve.Arrestimet, bastisjet, burgosjes dhe procesi gjyqësor ndaj Grupit ilegal dhe fletushkës "Ushtima e maleve", u zhvillua gjatë verës 1981, pasi që nuk arritën ta zbulojnën asnjë eksemplarë të saj, u liruan. Fillimisht kanë qenë anëtar i celulës së formuar me 4 qershor në Kokaj, kurse pas nxjerjes së fletushkësUshtima e malevedhe për t'i ikur hetimeve të atyre viteve me 15 janar 1981 të gjithë anëtarët të Grupit kooptohen në tresheDrejtues (që ishte strukturë më e sigurt dhe organizim më i lartë i Organizatës). Në këtë cilësi kanë qenë deri në fund të vitit '81-shes, ndërkohë vepronin në sigurimin e materialeve që vetëdijesonin masat kombëtare për një rreshtim të ri të atyreve viteve, si dhe "mbulonin" terrenin me bashkëpunimin me punëtorët e "përkohshëm" në radhet e mërgimtarëvedhe familjareve tanë.Pos aksioneve të shumta si thyerje fotografish të Titos=Shubashiqit, te Konvikti i nxënësve dhe studenteve në Gjilan etj, shkruarjes dhe shperndarjes së pamfleteve, shkyerje flamujsh dhe pllakateve të ndryshme propagandistike të regjimit, pas aneksimit serb të Kosovës nga Serbia me 27 korrik 1945, që kurrë nuk është pranuar një aneksim i dhunshëm shkruarje parullash e shpërndarje traktesh, sigurimin e një tjetër mjeti më praktik për shumëzim, me të cilin janë shumëzuar traktet e shpërndara në Konviktet e nxënësve dhe studentëve në UP-së dhe ato të shpërndara në Preshevësi dhe sigurimin me një teknikë tjetër të nevojshme për punë të fshehtë, kanë marrë pjesë në përpilimin, përgatitjen teknike dhe shpërndarjen e tyre. Në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të vedprojnë një kohë në malësi të Karadaku,Gollakut, anamoravë dhe forma të ndryshme janë mbajtur lidhje të fshehta me të burgosurit si ideolog të Lëvizjes së atyre viteve dhe udheheqës shpirtëror si:Mustafë Koka, Adem Demaçi Metush KrasniqiDajkoci, Isa Kastrati, Rexhep Mala, Nuhi Berisha,Kadri dhe Fazli Abdullahu, e veprimtarë të tjerë, si dhe solidarizimi me veprat e tyre edhe qëndresen gjatë qëndrimit të tyre në burg, idealit të tyre. Pas gjurmimeve sistematike të UDB-së aty kah marsi i vitit 1981 dhe në korrik e gusht të verës së'81-es, po hetohej veprimtaria e tyre dhe nga shefat e lartë tëUDB-së sëKosovës. Të cilet në munges të provave për të dyshuarit, ata i lirojnë gjoja për të reflektuar, por në fakt për ta zënë me "në vepër...". Të vetëdijshëm për rrezikimin e drejtpërdrejtë që të gjith kishin qënduar në në Kosovë, pos Naim Sahitit, i cili largohet në botën e jshtme, ata tregohen shumë aktiv: vihen në kontakt me organizatat shqiptare në mërgim, krijojnë lidhje me simpatizantë të çështjes shqiptare në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, si dhe në Gjermani lidhje të rregullta me jashtë. Krahas kësaj, përgatiti botimin dhe shkrajnë vetë shumë artikuj për fletushkën "Ushtima e maleve". Veç organit të Organizatës që i takonin ata përgatiten edhe publikime të tjera. Ata kishin shpërndar "Këngët e lirisë", një përmbledhje me poezi që u bë kushtrim rinisë kosovareshqiptare. Pastaj përgatiten dhe shpërndan përmbledhjen me artikuj të regjistruara në disqe të shtypit të huaj Rreth ngjarjeve në Kosovësi dhe demaskuan përmes botimeve të publikuara me rastin e 100 vjetorit të LSHP, kunder elaborateve të njohura të elaboruara nga Vasa Çubriloviqit", Shpërngulja e shqiptarëve, dëbimin e tyre Naçertenja""Cvejiqit.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**
» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Tue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania
» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Wed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona
» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Wed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona
» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Wed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona
» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Wed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona
» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Wed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona
» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Wed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona
» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Wed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona