Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Zef Çoba.... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Zef Çoba.... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Zef Çoba.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Zef Çoba.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Zef Çoba.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Zef Çoba.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Zef Çoba.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Zef Çoba.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Zef Çoba.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
32 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 32 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Zef Çoba....

Shko poshtë

Zef Çoba.... Empty Zef Çoba....

Mesazh nga Dardania Sun Apr 19, 2015 10:05 pm

Zef Çoba.... 220px-Zef_%C3%87oba Mjeshtri i korit dhe kompozitori Zef Çoba ka lindur në Shkodër (Albania), në vitin 1951. Që në fëmijëri ka manifestuar pasionin e tij për muzikën. Ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, në vitin 1974, në degën e dirigjimit koral, nën drejtimin e pedagoges Rozmari Jorganxhi.
Pas mbarimit të shkollës, punoi në qytetin e Peshkopisë e më pas në Shkodër me detyrën e përgjegjësit të muzikës, pranë Shtëpive të Kulturës së këtyre qyteteve. Ka studiuar trashëgiminë e pasur folklorike, kryesisht të trevave ku ka punuar, si dhe në mënyrë autodidakte ka zhvilluar studime në fushën e kompozicionit.
Në vitin 1989, me vendim të “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” të Shqipërisë, del në profesion të lirë si kompozitor. Në vitin 1991 fillon punë në Radio – Shkodra, gazetar i emisioneve dhe programeve muzikore, si dhe kryeredaktor.
Qe nga viti 2003 punon në Universitetin e Arteve Tiranë ne Fakultetin e Muzikës, pedagog në lëndët e dirigjimit koral, klasës korale, muzikë dhome, harmoni etj.
Në vitet 1997 deri 2001, jep kontributin e tij si dirigjent i korit ”Dom Mikel Koliqi” të Kishës Katedrale në Shkodër. Në vitin 2004 drejton korin e Kishës Katedrale “Shën Pali” në Tiranë. Qe nga viti 2010 e ne vazhdim është drejtues i Korit të Kishës së Shën Françeskut në Gjuhadol, Shkodër.
Ka qenë anëtar i bordit të fondacionit SOROS dega Shkodër (1997-2000), anëtar i bordit te
fondacionit PRO HELVETIA Tiranë (2002 – 2004), anëtar i bordit CREATIVE CITY me qendër në Shkodër (2004-2008). Që në vitin 1983, është sekretar i muzikës për Degën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Shkodër. Ka kompozuar vepra e pjesë të ndryshme vokale e instrumentale, muzikën e 16 filmave artistikë, muzikë për teatër, këngë në stil të traditës së këngës qytetare shkodrane, për fëmijë etj. shumë prej të cilave kanë fituar popullaritet absolut. Ka kompozuar një cikël me romanca vokale të titulluar “Kënga e njeriut”; ciklin me këngë korale për fëmijë “E drejta dhe e shtrembra”, shumë përpunime këngësh popullore për kor, për solistë dhe kor etj. Është autori i këngës shume te njohur“Xhamadani vija vija”, te cilën e ka kompozuar ne vitin 1993.
Në vitin 1999 ka themeluar në Shkodër Shoqatën MIQTE E MUZIKES “ROZAFA EXPRESSION” e cila  ka katër seksione: Korin e të rriturve ”Rozafa Expression”, seksionin e  këngëtarëve popullorë “Në lulishten e këngës shkodrane”, grupin vokal të fëmijëve “Loja e notave muzikore” dhe seksionin “Miqtë e Muzikës”.Kori i kësaj Shoqate ka zhvilluar e zhvillon një aktivitet artistik e kulturor, kombëtar e ndërkombëtar, duke marre pjese me sukses ne festivale e veprimtari te rëndësishme..
I eshte besuar detyra për ngritjen e Akademisë se Arteve ne Shkodër, me datën 8.10.2012 me dekret te Presidentit te Republikës emërohet Rektor i saj. Jep leksione pranë Fakultetit te Muzikës te kësaj Akademie, në lëndët e Edukimit Koral dhe harmoni.
Në drejtim, gjithnjë është karakterizuar nga një punë me disiplinë e kërkesa të larta artistike, për këtë në turnetë e zhvilluara si brenda dhe jashtë vendit, është vlerësuar me konsiderata të larta. Zef Çoba si kompozitor dhe dirigjent është vlerësuar me çmime të ndryshme dhe është nderuar me shume tituj nderi;
-Mban titullin Akademik « Profesor »,i dhëne nga Komisioni i Vlerësimit te Titujve Akademik (6.09.2012).
Mirënjohja e qytetit » - nga Këshilli Bashkiak i qytetit Shkodër, me 8.11.2014 
-“Mirënjohje” dhënë nga Perfekti i Qarkut Shkodër  me rastin e 100 vjetorit te pavarësisë (27.11.201).
-Anëtar i Bordit të “Forumit Ballkanik të Muzikës Korale”
-“Ambasador për paqen” - dhënë nga Federata Universale e Paqes.
-Anëtarë i Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artisteve të Shqipërisë, që në vitin 1978                                         
-Sekretar i muzikës i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve te Shqiperise dega Shkodër, që nga viti 1983.
-“Nderi i Kulturës Dibrane”- dhënë nga Këshilli Bashkiak Peshkopi(2011)
-“Anëtar nderi” i Shoqatës Kulturore Artistike “BESA” në Mal të Zi.                                                               
-“Anëtar nderi” i Shoqatës “Madonna di San Giovanni” Ripatransone-Itali.                                                          
-“Madre Teresa”- dhënë nga Instituti Italian i Kulturës Tiranë
-“Naim Frashëri” i Klasës III - Urdhër i dhënë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me 07.09.1989
-“Kryetar nderi” i Shoqatës “Rrok Jakaj”- Shkodër                                                                                              
-Kryetar i Shoqatës  Miqtë e Muzikës „Rozafa Expression“- Shkoder
Anëtar i Bordit Artistik të Teatrit Migjeni - Shkoder
-Anëtar i Bordit të TV Rozafa  Shkoder, etj
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi