Kush është në linjë
30 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 30 vizitorë Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri LenoreEnriquez
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
Top posting users this month
No user |
Afërdita Halimi
Faqja 1 e 1
Afërdita Halimi
Afërdita Halimi lindi më 1964, Cernicë (Gjilan} - shkrimtare, mësuese, emigrante aktive shqiptare nga Kosova në Gjermani
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Ferizaj, kurse Fakultetin Filozofik, dega: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Prej vitit 1992 jeton në Gjermani, pikërisht nëWedel. Menjëherë u angazhua me aktivitete kulturore në Hamburg. Në fillim punoi në Wedel si mësuese e gjuhës shqipe me fëmijët shqiptarë e më vonë edhe në Hamburg.
Gjatë vitit 2000-2003 ishte kryetare e Bashkësisë së Prindërve Shqiptarë në Hamburg, ku merrej me organizimin e arsimit shqip në këtë vend. Tre semestra ligjëroi gjuhën shqipe „Strukturkurs Albanisch“ në universitetin e Hamburgut. Është marrë edhe me organizimin e gruas shqiptare në Hamburg, ku në emër të Bashkësisë së Prindërve, Shkollës Shqipe dhe nënave arriti t’i zhvillojë një numër të madh aktivitetesh me nxënës. Kurorëzim i të gjitha këtyre aktiviteteve ishte Kampionati i Diturisë Hamburgu 2003.
Libri i saj i parë është monografia kushtuar babait të saj: „Raif Halimi-Cernica, veteran i luftës dhe demokracisë në Kosovë“, Eurorilindja, Tiranë, 2000; përmbledhja e poezive „Krenari e pathyer“, Eurorilindja, Tiranë 2000; drama njëherë gjermanisht „Ein Verletztes Leben“, Grafoprint, Prishtinë, 2000; dhe në gjuhën shqipe „Një jetë e vrarë“, Iliriku, Prishtinë, 2001; dramën „Das Paradies des Schreckens“, Dinograf, Ferizaj 2005; Monografia e Shkollës Shqipe „Fan Noli“ në Hamburg të Gjermanisë „Rrezet e ardhmërisë“, Dinograf, Ferizaj 2005. Përktheu dy përmbledhje poezish nga gjuha shqipe në atë gjermane.
Momentalisht bën paralel katër projekte të ndryshme, njëri prej të cilave është fjalori i parë voluminoz shqip- serbisht, i shkruar nga babai i saj me pranga në duar në burgun e Mitrovicës së Sremit, por që s’e pa gjer më sot dritën me sy. Dhe projekti tjetër është që do të shkruaj rreth migraciont me gratë shqiptare të diasporës. Në këtë projekt iu ka bashkangjitur kolegja e saj, një mësuese në Brandenburg dhe aktiviste e dalluar në Berlin Shpresa Macula.

Tituj të veprave
- Raif Halimi-Cernica, veteran i luftës dhe demokracisë në Kosovë - Afërdita Halimi, Eurorilindja, Tiranë, 2000 -monografi.
- Krenari e pathyer - Afërdita Halimi, Eurorilindja, Tiranë, 2000 - përmbledhje e poezive.
- Ein Verletztes Leben - Afërdita Halimi , Grafoprint, Prishtinë, 2000 - dramë.
- Një jetë e vrarë - Afërdita Halimi , Iliriku, Prishtinë, 2001 - dramë.
- Das Paradies des Schreckens - Afërdita Halimi , Dinograf, Ferizaj 2005 - dramë
- Monografia e Shkollës Shqipe „"Fan Noli" në Hamburg të Gjermanisë - Afërdita Halimi - monografi
- Rrezet e ardhmërisë - Afërdita Halimi , Dinograf, Ferizaj 2005
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**
» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Tue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania
» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Wed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona
» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Wed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona
» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Wed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona
» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Wed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona
» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Wed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona
» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Wed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona
» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Wed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona