Kush është në linjë
24 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 24 vizitorë :: 1 BotAsnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri LenoreEnriquez
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
Top posting users this month
No user |
Gjovalin Paci
Faqja 1 e 1
Gjovalin Paci
Gjovalin Paci është piktor i njohur nga mbi Shkodra me origjinë nga Firence e Italisë si pinjoll i familjes italiane Paci të emigruar para qindra vitesh në Razëm. Me një fëmijëri aspak komode, Paci hyri në rrugën e artit si një mundësi për të shpërthyer nga vetja vërshimin e një shpirti të pasur dhe plot nerv krijues. Gjovalin Paci është ndër të parët piktorë nga Shqipëria që ekspozoi punët piktorike në Galerinë e Komisioni Evropian në Bruksel i prezantuar në teknikën e akrilikut të pjekur me portretin dhe motivin e Nënë Tereza. Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë realizoi ekspozitën "Skënderbeu kalorësi i Lirisë dhe Simbol i Bashkimit" në Muzeu Historik Kombëtar me 100 portrete nga Heroi Kombëtar shqiptar.
Jeta Artistike
- Deri tani në 30 vite jetë me penelin zotëron afro 4 mijë punë, në të gjitha gjinitë e artit figurativ të kompozimit, të portretit, por edhe disa lloj teknikash si akrilik, vaj, tempra, guashe dhe teknika të tjera grafike, bardh e zi. Lidhjen me galerinë "Arti në shtëpinë blu" rastësisht ma ka përcjellë si një shans të radhës.
- Përballjen e parë ai e ka patur gjatë një vizite vite më parë në kryeqendrën e artit botëror, Paris. Lidhja familjare me baletmaestrin e përmasave ndërkombëtare, Angjelin Prelocajn, atij i dha mundësinë të vihej përballë shumë piktorëve që vërshonin në galeritë pariziene. Por ai i'u bë edhe si barrierë që Gjovalin Paci të mos binte në "grackën" e kontratave ekskluzive me disa galeri, të cilat i ofruan aso kohe oferta për punët e tij. Erdhi nga Franca me bocetet në çantë.
- 2002 - Pas ekspozimit në një galeri në Shkodër, ai prezantoi dhe shiti punët e tij në disa ekspozita vetiake, përfshi dhe prezantimin në ambientet e prezencës së Komisioni Evropian në Tiranë dhe më pas në Malin e Zi.
- 2008 - Ekspozita në galerinë “Iris” nga piktori i talentuar shkodran me 60 punime cilësore në qytetin e lindjes në praninë e shumë artdashësve e titulluar “Rreth e rrotull Rozafës”, ku piktori trajtoi historinë e Rozafas që nga legjenda e saj.
- 2012 - Ekspozita me motive nga libri "Jetë e humbun" e Ejëll Çobës, ku rrëfehen kujtime dhe histori të diktaturës komuniste "përkthyer" në gjuhën e pikturës. Historitë dhe personazhet përshkruan fantazinë e Gjovalinit dhe pas dy viteve punë u shndërruan në 100 vepra artitë të realizuara në teknika të ndryshme, me koncepte moderne të të shprehurit, dhe me një frymë origjinale në prezantimin e detajeve, figurave dhe simboleve prezantuar 5 ditë në Muzeu Historik Kombëtar më datën 10 maj 2012.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**
» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Tue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania
» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Wed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona
» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Wed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona
» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Wed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona
» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Wed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona
» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Wed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona
» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Wed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona
» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Wed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona