Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Drama''Hijesina'' Dr.Nebi Islamit EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Drama''Hijesina'' Dr.Nebi Islamit EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Drama''Hijesina'' Dr.Nebi Islamit EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Drama''Hijesina'' Dr.Nebi Islamit EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Drama''Hijesina'' Dr.Nebi Islamit EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Drama''Hijesina'' Dr.Nebi Islamit EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Drama''Hijesina'' Dr.Nebi Islamit EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Drama''Hijesina'' Dr.Nebi Islamit EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Drama''Hijesina'' Dr.Nebi Islamit EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
35 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 35 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Drama''Hijesina'' Dr.Nebi Islamit

Shko poshtë

Drama''Hijesina'' Dr.Nebi Islamit Empty Drama''Hijesina'' Dr.Nebi Islamit

Mesazh nga Dardania Mon Apr 20, 2015 9:06 pm

Drama''Hijesina'' Dr.Nebi Islamit 480px-Drama-icon.svg 

Hijesina” e prof. dr.Nebi Islamit, dramaturg, fituesit të çmimit të parë të konkursit “Albdramatika” Tiranë


Frika e konkurrimit si autor prej Prishtine. Është i pari çmim që ai merr në gjithë këto vite pune ndaj –“ndiej një kënaqësi të madhe që e mora në Tiranë. Është një mirënjohje që i jepet veprës sime, ideve dhe mesazhit që ajo sjell. Unë synoja që kjo dramë të tërhiqte vëmendjen dhe isha i bindur se ajo do të zinte një vend të rëndësishëm në një rreth të ngushtë por s’mendoja dot për çmim ndoshta sepse më frikësonte fakti se unë isha një autor prej Kosove, e më frikësonte po aq dhe fakti që në konkurse gjithmonë ka ndërhyrje. Por ja që ma dhanë mua çmimin e parë dhe nisur nga ato që thashë, kjo më befasoi. Dua të theksoj se në historinë e konkurseve ky është ngadhënjimi i parë i një vepre kosovare”. Tregon se është përpjekur që gjuhën e kësaj drame ta ketë sa më afër letrares- “Unë në përgjithësi e kam gjuhën më të pastër se autorët e tjetër të Kosovës ndoshta sepse jam prej Presheve ku gegërishtja është më e pastër. E përderisa i hymë këtij diskutimi dua të them se debatet që bëhen për rikthimin e gegërishtes në gjuhë letrare nuk bëhen nga qarqet e elitës intelektuale por nga njerëz me prirje inkriminuese, përçarëse që kanë një prapavijë politike për përçarje toskë e gegë. Por jam i mendimit se e gjithë kjo është një fazë kalimtare të cilën do dimë ta përballojmë. “Albdramatika” e ka parë në skenën e Shkupit Regjisori nga Tirana, Milto Kutali ka realizuar një shfaqje me një lloj versioni të “Hijesinës”. Do të donte që “Hijesina” të vihej dhe në skenën e Teatrit Kombëtar këtu në Tiranë…por ia ka lënë regjisorëve në dorë, për ta zgjedhur ose jo “Hijesinën” e tij. Një personazh njeri dhe një fantazmë dialogun duke rrëfyer historinë e një kombi, konfliktet e mbartura që nga lashtësia. Njeriu vdes e kthehet në një yll…është martiri i ri i shoqërisë shqiptare. Fantazma shndërrohet në Teutë…është shenja e mirë se fati po i ndrit Shqipërisë së mallkuar. Kjo është “Hijesinë” e Nebi Islamit, fituesit të çmimit të parë të konkursit “Albdramatika”. Autori që vjen prej Prishtine rrëfen mesazhet që mbart vepra e tij fituese.

“Hijesina” tjerr fatin e mallkuar të shqiptarëve Fat i zi që i është vërtitur në çdo kohë Shqipërisë, që i ka hyrë deri në deje Shqipërisë është një mallkim i ardhur nga forcat jashtë njerëzore apo është një fat i gatuar kështu nga fajet që kanë qenë të gjithhershme tek shqiptarët, apo nga mangësitë e shqiptarëve, nga gabimet që shqiptarët bëjnë, nga gabimet që shqiptarët i pranojnë vetëm atëherë kur e pësojnë prej asaj ç’kanë bërë ? Një dilemë e tillë që zvarritet që nga kohët e lashtësisë, ka zënë vend në dramën “Hijesina” që në vitin 1994, atëherë kur autori i saj, Nebi Islami u ul së pari për të shkruar historinë e një kombi, jetën e tij të vështirë këndej dhe andej Shqipërisë…për të përmbledhur në një dramë gjendje, situata dhe konfliktet e mbartura nga e kaluara, të cilat i përkonin me kohën dhe zhvillimet e sotme të hidhura. Autori vendosi të fuste personazhet e tij, brenda dilemës së vjetër mbi fatin e mallkuar të këtij vendi (mbi Shqipërinë si njësi etnike dhe mbi Kosovën si pjesë të shkëputur dhunshëm prej saj) për të mësuar prej së kaluarës e cila duhet të shërbejë si përvojë për të ndryshuar të sotmen që i duket e padurueshme dhe e paqëndrueshme dhe si përvojë për të ardhmen e cila e tmerron.


  • * *



Lenarti është personazhi që Nebi Islami ka hedhur brenda kësaj historie. E ka vendosur në kohën e pjekurisë së tij si shkrimtar, filozof, kritik të jetës së përditshme. E ka vendosur brenda kësaj historie si një prijës shpirtëror të një kolektivi të tërë. Lenarti vërtitet në kohën e tashme por jeton shumë dhe me të kaluarën. Ai bie shpesh-“Në iluzione, në halucinacione ndërsa i përfytyrohen në vegimet e tij fantazma. Njëra prej këtyre fantazmave që quhet Zezelina është dhe kuntrapunti i tij. Zezelina atij i shfaqet si një shtrigë që e tmerron, si një magjistare që i thotë të ardhmen. Zezelina është dhe korrektorja e mendjes së tij. Ajo e frenon dhe përpiqet ta parandalojë shpirtin e tij aventurier”,-nis e shpjegon vetë autori i dramës, Nebi Islami. Shton më pas se “Kryepersonazhi i dramës, Lenarti, përmes ëndrrës, shqetësimeve dhe konflikteve e bën rrugëtimin prej lirikut e deri në shpërbërjen e një strukture reale politike kur kolektivi që ai drejton përfundimisht i heq prangat e zgjedhës nga të huajt. Ai është sakrifikuar gjatë jetës së tij dhe në formë fantastike ringjallet në formën e një ylli që ndriçon hapësirën, ndërsa njerëzit e tij (ashtu siç ndodh dhe në jetën e përditshme) vijnë pranë tij e dikush i përulet, dikush tjetër tmerrohet nga madhështia e tij, dikush (të cilëve ai ua ka prishur qetësinë shpirtërore) e shan duke u përpjekur që t’i kthejë kohërat prapa.” E gjithë kjo që rrëfen autori është ndërtuar mbi bazën e metaforës, mbi bazën e filozofisë ekzistencialiste të Sartrit, Kamysë e Kafkës. Vetë autori thekson se “ Drama “Hijesina” është një rekapitullim i poetikës së tyre”. Në rrjedhën e kësaj fryme autori ka ndërtuar dhe dialogun mes personazhit njeri, Lenartit dhe fantazmës Zezelinë-“Në këtë dialog paraqiten të gjitha iluzionet që i ushqejnë shqiptarët për veten e tyre për një qytetërim të lashtë, për diçka të madhe që është shuar por që nuk dëshmohet dot me argumente. Ky dialog përfshin kohën e konflikteve të perëndive ilire me ato romake e helene për të ardhur më pas në periudhën e dekompozimit të koherencës etnopsikologjike të kombit dhe të konvertimeve fetare për të cilat Lenarti mendon se janë elemente ndarës për një komb ndërsa Zezelina i mendon si elementë përçarës.

Në këtë dialog përfshihet edhe periudha kur religjionit të krishterë dhe atij islamik në Shqipëri i bashkëngjitet dhe një religjion i ri, ai i ateizmit në formën e vet më të vrazhdë. Konfliktet që rrëfehen në këtë dialog mbërrijnë deri në kohën e bombardimeve të NATO-s. Në këto bombardime që më shumë se bombardime ishin rebelime shqiptare, vritet dhe Lenarti. Ai shndërrohet në një yll ndërsa Zezelina shndërrohet në një Teutë”. Autori ka zgjedhur një fund të tillë drame për të lënë të qartë mesazhin…është kapërcyer një rrugë e gjatë por ky komb ende nuk ka zënë mend. Gjatë kësaj rruge ne e kemi kapërcyer pikën kritike, pra ekzistenca jonë nuk është më në pikëpyetje. Por kjo nuk do të thotë që tragjeditë, ankthet dhe përçarjet mes këtij kombi kanë mbaruar, ato janë përsëri në horizont. Beteja e këtij kombi ndaj fatit të zi, vazhdon edhe pse tek “Hijesina” e Nebi Islamit fantazma shndërrohet në një Teutë për të hedhur një hipotezë se Shqipërisë po i ndrit fati, pikërisht pas vdekjes së Lenartit, martirit të ri të shoqërisë shqiptare.

DRAMA JONE ESHTE NE NIVELIN E RAJONIT



Intervist ë e M.Alla me dramaturgun e njohur kosovar dhe pedagogun e arteve te bukura në Prishtinë, Nebi Islami. Ashtu është në Kosovë ka dhjetëra dramaturge, ne kuptimin e kultivimit te dramës si vepër filologjike qe i dedikohet skenës. Kur flasim për dramaturgjinë si formë e logosit dhe e skenës menjëherë shtrohet c`çështja e ndërlikimeve ne këtë aspekt, krijohet një zinxhir kompozicional tejet i ndërlikuar qe përfshin një strukture qe ka të bëjë me krahasimin e ideve, shumëkuptimësisë, mesazheve dhe vizioneve të ekzistencës. Kosovarët, ne pikëpamje te cilësisë janë dëshmuar tejet krijues. Për shembull ne festivalin botëror te fakulteteve te arteve, i mbajtur ne Berno (Ceki) Yllka Gashi u shpall aktorja me e mirë, ndërkohë qe ne këtë konkurs merrnin pjesë gjithë shtetet e Europes dhe SHBA, Izrael, Hong-Kong etj. Kjo ne planin autorial, por ne sot kemi edhe dramaturge te mirë si; Teki Dervishi, Beqir Mysliu, Rexhep Qosja, Nebi Islami, Fadil Hysa, Mehmet Kraja, Aqif Mulliqi etj. Ne Maqedoni Resul Shabani, Xhabir Ahmeti, te cilët janë sendërtuar si dramaturge. I kanë përkapur vlerat e dramaturgjisë evropiane kryesisht përmes vlerave qe janë shterur tashmë ne ish-Jugosllavi, kanë përkapur vlera edhe te Lindjes, edhe Perëndimit.

Ne ç’nivel artistik mendoni ju se është kjo drame, deri ku matet ajo? Drama shqipe është ne nivel te rajonit, as me e ulët, as më e lartë nga dramaturgjia serbe, bullgare, rumune, greke, madje do të thosha mbi dramaturgjinë turke për sa i përket nivelit artistik. Unë them se drama kosovare ka qenë e hapur, ka pasur mundësi për t'u zhvilluar. -Nuk u duket se ne Shqipëri drama shqipe nuk është aq e zhvilluar sa ne Kosovë, te paktën si sasi, dhe nëse po, cilat mendoni se janë shkaqet? Unë mendoj se drama është duke u zhvilluar paralelisht, si këtu si ne Kosovë, them se Shqipëria ka potencial te vërtetë intelektual krijues. Vlerat e teatrit evropian botëror, me te cilat kultura jonë është ne kontakt, do të zhvillojnë me tej të gjitha ato vlera qe ka shoqëria shqiptare, e cila ne vetvete është një mikrokozmos, gjë qe nënkupton ekzistencën njerëzore, vlerat kulturore civilizuese, dijen, potencialin qoftë krijues, qoftë teorik te dramaturgjisë shqipe, e cila ne Shqipëri ndoshta është mbi nivelin e asaj ne Kosovë. Ne aspektin e ndihmës teorike do të përmendja kontributin e madh qe ka dhënë kritiku i teatrit Josif Papagjoni me botimin e dhjetë monografive mbi teatrin. -Cilat janë disa mangësitë themelore dhe shkaqet rreth zhvillimit te dramës shqipe sot? Mangësitë themelore burojnë nga defektet institucionale dhe nga varfëria materiale. Një shfaqje mesatare teatri se paku duhet te konsumoje 20 mijë euro, po ne qoftë se është një spektakël i tipit te dramës sime "Hijesina", e cila është laureatë e çmimit kombëtar nuk mund te realizohet pa 50 mijë euro. Dhe kjo ne dukje përbën një shpenzim te cilin administrata dhe politika mund te mendojnë se është i pamundur dhe kështu drama dështon. Por historikisht është dëshmuar se dramaturgjia, skena, teatri lënë gjurme te fuqishme ne vetëdijen dhe ndërgjegjen e një qytetërimi. Është shumëfish me i dobishëm ndoshta përfitimi nga drama.

Sa paguhet një dramaturg ne Kosovë? Ka një mbështetje jo te mirë, por jo dhe keq, brenda nivelit te Shqipërisë. Një dramaturg mund te marrë katër mijë, apo pesë mijë euro. Pastaj varet nga dramaturgu. Rexhep Qosja sigurisht qe mund të marrte me shumë para. Ne Shqipëri marrin më pak se kaq, sa gjysma afërsisht. Ja ndoshta dhe një arsye që në Kosovë te këtë me shumë drama. Çfarë duhet të ndryshoje së pari dhe në mënyrë urgjente ne dramaturgjinë shqiptare? Unë mendoj se krijimtaria është ne nivel evropian. Çështja materiale është konvencionale. Ajo është thembra e Akilit. Duhet te vetë ndërgjegjësojmë institucionet lidhur me rendësin e dramës dhe teatrit. Nëse ne Kosovë ka ndodhur dikur qe ministri i Kulturës nuk dinte se ç’ishte skenari, drama, atëherë është e kotë te flitet e te pretendohet me shumë.

Përse gjendeni ne Tiranë? Unë kam shumë miq këtu, artiste dhe kritikë. Është kënaqësi, por dhe shpeshherë me lidh puna te jem këtu.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi