Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Sali Çekaj EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Sali Çekaj EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Sali Çekaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Sali Çekaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Sali Çekaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Sali Çekaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Sali Çekaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Sali Çekaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Sali Çekaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
25 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 25 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Sali Çekaj

Shko poshtë

Sali Çekaj Empty Sali Çekaj

Mesazh nga Dardania Tue Apr 21, 2015 11:08 am

Sali Beqir Çekaj lindi më 22 qershor 1956 Broliq-Pejë 19 prill 1999 Koshare - aktivist dhe ushtarak, Hero i Kosovës, shqiptar nga Kosova.

Te flasësh për figurën e Sali Qekut është një ndere i madhe, pore është edhe një përgjegjësi e madhe, sepse kemi te bëjmë me një nder figurat me te mëdha te kombit në historinë me te re te Kosovës. Aj ishte një figurë poliedrike, shume dimensionale e cila ngërthen në vete te gjitha ato veti që rralle here në histori mund te i gjeje te kompletuar te një personalitet udheqes te cilin e bëjnë te pranueshëm për te gjitha shtresat e shoqërisë. Te Sali Qeku gjeje vetit e burrërisë tipike shqiptare, trimerin, bujarin, besnikërinë, dashurin ndaj familejes dhe shokëve. Te Sali Qeku gjeje juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh i cili diti në mënyrën me unikate që te gjitha te i fus në shërbim te çështjes madhore kombëtare. Figura e ti ka nevoje për një studim te mirëfillte shkencore adekuat, e cila do ta zbërthej nga tere kompleksiviteti i saje dhe te dali në pah e gjithë e verteta te cilën e ka mboluar pluheri i harresës nga injoranca e elitës totalitare bolshevike. E tera kjo behet me te vetmin qëllim që te i vazhdohet jeta gënjeshtrës se madhe historike, e cila u ndertue nga hajnat e historisë mbi te cilën ndërtuan karrierën e tyre politike dhe sote qëndrojnë në majat e pushtetit në Kosove.

Aktivitetin patriotik Sali Qeku e filloj me 1981 ku demonstratat masive gjithëpopullore e gjejnë në mesin e tyre. Ndryshimet e mëdha politike te viteve te 1990 e gjejnë në krye te udhëheqjes politike në komunën e Deçanit. Aj vihet në balle tete gjitha kërkesave gjithpopullore te kohës, sichishin protestat tubimet dhe marshimet drejt Prishtinës në përkrahje te minatorëve te Trepçës.

Aj doli haptas në përkrahje te tyre në emër te te gjitha strukturave udhëheqjes se komunës se Deçanit. Ishte në balle te luftës politike kundër ndryshimeve kushtetuese, dorëzimit masiv te librezave te LKJ e cila filloj pikërisht në gjykatën komunale ku e kishte bazën. Jo rastësisht kjo gjykatë u quajt çerdhe e nacionalizmit shqiptar nga UDB. Ishte njëri nder themeluesit e LDK dhe pluralizmit në Deçan, ishte edhe kryetar KKPP. Ishte njëri nder hartuesit kryesor te statutit komunal në bazë te kushtetutës se Kaçanikut. Te gjitha këto aktivitete dhe shume te tjera, Sali Qekun e vejnë në shënjestër te UDB te cilët e gjurmojnë hap pas hapi edhe një dite vërsulen për ta arrestuar, por fale gjeturis se ti dhe disa shokëve aj arriti te ju shpëtoj dhe arratiset në Gjermani. Menjëherë pas arritjes në Gjermani aj vazhdon aktivitetin e ti politik pranë degës së LDK. Krahas saj edhe atë ushtarak pranë M.M.R.K.

Pas një marrëveshje në mes te udheqjes se Shqipërisë dhe asaj te Kosovës për stërvitje ushtarake te te rinjeve nga Kosova dhe trevat shqiptare Sali Qekun e gjejmë nder te paret në këto stërvitje, edhe pse aj kishte njohuri te mjafuteshme profesionale sepse ishte oficer rezervë. Qëllimi i ti ishte që krahas stërvitjeve taktiko fizike te nihej për se afërmi me te gjithë shokët me te cilët me vone do te bëheshin bartësit kryesor te ngjarjeve te mëdha që ndodhen në Kosovë, që nga sulmet e para guerile e gjere ke lufta e hapur. Te dy grupet, tash me te njohura për opinionin shqiptar si grupi i pare në përbërje te te cilit ishin heronjet e kombit Sali Qeku, Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha dhe grupi i dyte që në mes kishte edhe heronjet Adem Jashari, Ilaz Kodra dhe te tjer, ishin edhe do te mbeten bazamenti kryesor mbi te cilën u ndërtua e gjithë ajo që quhet luftë e armatosur. Fillimi i saj filloj në dhjetor te 1991 kur këta trima te armatosur gjere në dhembe thyen kufirin Shqiptaro-Shqiptar dhe nen komandën e Sali Qekut u futen në Kosove duke u shpërndare në te gjitha trevat Shqiptare edhe kështu filluan luftën e armatosur për te mos e ndalur deri në qlirimin definitiv te vendit. E tera kjo ngjarje që nga Shqipëria e gjer sa përfundoj ishte nen komandën e Sali Qekut. E theme ketë argument për te vërtetuar me fakte konkrete një te vërtete shum te madhe mbi te cilën do te ndërtohet e gjithë e vërteta historike për luftën në Kosove. Këta ishin nismëtaret e pare te luftës në Kosove dhe Sali Qeku ishte komandanti i pare i kësaj nisme i cili nuk e ndali kurrë deri në renjen e ti heroike si komandant në koshare. Te gjitha aksionet guerile që u kryhen në Kosove u kryen nga këta trima te udhequr dhe koordinuar nga tre kolosët Sali Qeku, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Q`do veprimtari politiko ushtarake që ndodhi në Dukagjinin në këto periudha kohore është e lidhur ngushtë me emrin e Sali Qekut. Sa do që elita e kuqe panslaviste tenton ta eliminoj ketë figurë te madhe prej nacional demokrati, nga historia ma e re e Kosovës, ajo ngritët edhe rritet edhe me madhështore, me fitimtare duke u shtrire dhe përqafuar në tere hapësirën Shqiptare dhe behet figura me e dashur, me çmuar dhe ma e respektuar e kohës. Pas gjithë këtyre aktiviteteve politiko-ushtarake në Dukagjin edhe me gjere Sali Qekun lufta e hapur e gjene në majat e organizimit ushtarak pran MMRK te udhequr nga Ahmet Krasniqi. Sali Qeku se bashku me shok vuri bazat e para te keti organizimi në Dukagjin. Nga prilli i 1998 aj se bashku me Rrustem Bruqin, Adem Ukhagjen e shume shoke te tjerë shtrinë ketë organizim në shume territore te Dukagjinit ku me vone do te vendoset shtabi me te tri brigadat operative 131, 133,134 te komanduar nga komandat Tahir Zemaj. Baza në tropoj për shpërndamjen e armatimit, via e funizimit përmes vokshit që komandohej nga komandant Guri-Adem Ukhagja, baza në shkollën e viqidolit ku vendos komanda e udhequr nga Tahir Zema, mbi 100 Ushtar që Rrustem Bruqi me shoke i solen nga Kosova në Shqipëri me te cilët u formuan këto tri brigada operative, via e furnizimit nga shtetet premdimore ishin rezultat i punës se Sali Qekut me shok. Pas futjes se njësive operative në Kosove nen komandën te Tahir Zemes Saili Qeku pati rol kyqe në komandën e keti shtabi aj ishte edhe komandant i brigadës 134. Këto njësi operative patën një mori suksesesh në disa bedeja si ajo e Llukës dhe ajo e Logjes në te cilën ra heroikisht bashkëpunëtori dhe bashkideatori me i ngushtë i Saliut Rrustem Bruqi. Krahas këtyre sukseseve ata patën edhe shume pengesa serioze nga i ashtuquajturi SHPUQK. Edhe pse në mes te MMRK dhe SHPUQK u arrit një marrëveshje në Oslo, SHPUQK kurrë nuk e respektoj atë. Aj në vazhdimësi I sabotoj dhe ju solli pengesa me serioze në teren. Ata arritën deri në aktin me te shëmtuar te histories duke bere atë në kryeqendern e Shqiptaries Tiran, vranë ministrin e mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqin. Historia po përsëritet si në luftën e dyte botërore dhe pas saj. Komunistet Shqiptar te dirigjuar nga ideologët bolshevik panslavist, Dushan Mugosha, Milladin Popovici, prishen marrëveshjen e Mukjes në Shqipëri dhe filluan likuidimin e elitës nacionaliste Shqiptare në te dy anët e kufirit e cila vazhdoj deri në ditët e sotme. Në Tiran ndodhi vazhdimsija, Mugoshet dhe Popovicet e rinje tradhtuan marrëveshjen e Oslos dhe filluan likuidimet ndaj udheqjes institucionale. Ata nuk mund ta shihnin në krye te ushtries se Kosovës një bire te familjes nacionaliste, një nip te nacionalistit Aziz Zhilivoda, një nxënës te ideologut te madh nacional-demokrat Metush Krasniqit.

Prandaj duhet përdorur strategjia e njohur bolshevike, pastrim kokash te mëdha që nesër rruga drejt pushtetit te jetë pa pengesa. Dhe kjo ndodhi, filloj me Ahmet Krasniqin dhe përfundoj me Isuf Haklin. Këtu ngjarjet morën tatepjeten, Sali Qeku i përjetoj shum rand, ati ja gjymtuan pjesët kryesore te trupit dhe kështu i plagosur shum rend vazhdoj rrugën drejt kosharas i cili se bashku me Agim Ramadanin ishin ideologët dhe zbatuesit kryesor te ngjarjes se madhe historike te pastrimit te kufirit Shqiptaro-Shqiptar deri në renjen e tyre heroike në fushën e nderit te cilët ranë për te mos vdekur kurrë edhe kështu u bene gurthemel i fort i përmotshëm i shtetit te Kosovës.
Mirënjohjet
Urdhri Hero i Kosovës
Medalja e Artë e Pavarësisë
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi