Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë :: 1 BotAsnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri LenoreEnriquez
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
Top posting users this month
No user |
Sandër Prosi
Faqja 1 e 1
Sandër Prosi
Sandër Prosi (lindi në Shkodër, më 6 janar 1920 të vitit 1920; vdiq më25 mars 1985) në Tiranë. Pasi mbaroi shkollën fillore vazhdoi gjimnazin eTiranës. Merr pjesë në dramën "Vilhelm Teli". Shkon për studime nëAustri për dentist, të cilat nuk i mbaroi. Më 1947 merr pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë. Që këtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjërë dhe e larmishme artistike. Sandër Prosi bën pjesë ndër ata aktorë ndihmesa e të cilëve është e lidhur me krijimin e artit tonë profesionist të skenës dhe ekranit, si dhe me arritjet e tyre më të shënuara. Ky aktor krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si A.Z. Çajupi, K. Jakova, B. Lëvonja, L. Papa, I. Kadare, T. Laço, R. Pulaha, D. Agolli, Dh. Xhuvani dhe të autorëve të huaj si Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj.
Interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Përvoja që ky aktor krijoi dhe përpunoi gjatë këtyre 35 vjetëve në krijimin e mëse 100 roleve, bashkë me përvojën e aktorëve të tjerë të këtyre përmasave, përbëjnë atë “Universitet” nga lindi e u zhvillua shkolla jonë kombëtare e interpretimit skenik e filmik, prandaj tiparet karakterizuese të artit të S. Prosit kanë tërhequr vëmëndjen e kritikëve dhe të shikuesve. Ato janë studiuar e do të vazhdojnë të zbërthehen më tej, mbasi janë të pasura me vlera të mëdha kombëtare. Si të tilla zënë një vënd të rëndësishëm në ndihmesën që teatri dhe filmi ynë japin në thesarin tonë të kulturës përparimtare si dhe në atë të nivelit botëror të interpretimit. Prandaj krijimet filmike të Sandër Prosit zbulojnë jo vetëm vlerat e artit të aktorit në ekran,por edhe mjeshtërinë e tij të lartë skenike.
Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit” me Çmime të Republikës, me urdhëra e medalje.
Interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Përvoja që ky aktor krijoi dhe përpunoi gjatë këtyre 35 vjetëve në krijimin e mëse 100 roleve, bashkë me përvojën e aktorëve të tjerë të këtyre përmasave, përbëjnë atë “Universitet” nga lindi e u zhvillua shkolla jonë kombëtare e interpretimit skenik e filmik, prandaj tiparet karakterizuese të artit të S. Prosit kanë tërhequr vëmëndjen e kritikëve dhe të shikuesve. Ato janë studiuar e do të vazhdojnë të zbërthehen më tej, mbasi janë të pasura me vlera të mëdha kombëtare. Si të tilla zënë një vënd të rëndësishëm në ndihmesën që teatri dhe filmi ynë japin në thesarin tonë të kulturës përparimtare si dhe në atë të nivelit botëror të interpretimit. Prandaj krijimet filmike të Sandër Prosit zbulojnë jo vetëm vlerat e artit të aktorit në ekran,por edhe mjeshtërinë e tij të lartë skenike.
Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit” me Çmime të Republikës, me urdhëra e medalje.
Filmografia
- Kush vdes në këmbë - (1984)
- Dora e ngrohtë - (1983)
- Nëntori i dytë - (1982)
- Plaku dhe hasmi - (1981)
- Yjet mbi Drin - (1979)
- Gjeneral gramafoni - (1978)... Sefedini
- Udha e shkronjave - (1978) (TV)
- Njeriu me top - (1977)
- Përballimi - (1976)
- Fije që priten - (1976)
- Shtigje të luftës - (1974)
- Shpërthimi - (1974)
- Yjet e netëve të gjata - (1972)..Vrana Vlonjati
- I teti në bronz - (1970)
- Plagë të vjetra - (1968)...Babai i Veres
- Horizonte të hapura - (1968)
- Oshëtim në bregdet - (1966)
- Vitet e para - (1965)
- Detyrë e posaçme - (1963)
- Debatik - (1961)
- [ltr]Në 25-vjetorin e vdekjes së aktorit Sandër Prosi Presidenti i Republikës e nderon me Urdhrin "Nderi i Kombit"
Më 25 mars 1985 Sandër Prosi ndërsa ishte me xhirimet e filmit "Pranverë e hidhur" në qytetin e Durrësit, gjeti vdekjen papritur. Një vdekje enigmë për të cilën është folur me rezervë të madhe, sikur të prekej një e vërtetë që duhej shtyrë në kohë, e për të cilën duhej folur kur të vinte momenti i duhur.
Kur do të ishte ky momenti i duhur?
Nën zë, gjithnjë është thënë se Sandër Prosi vrau veten, u hodh, se një nga tentativat e tij e çoi në fund. E kanë thënë kolegë të afërt që nuk kanë pranuar megjithatë ta pohojnë këtë gjë në publik.
Në të kaluarën vetëvrasjet nuk duheshin zënë goje, sikur të ishin shprehje e një individualiteti të pavarur, e një lirie personale, e vetvetiu të rrezikshme. Në përgjithësi nuk ka pasur koment dhe shpjegime për to, thjesht nuk ziheshin goje. Sot vetëvrasjet përbëjnë lajm, hollësirat si dhe pse janë të zakonshme për shtypin që ia fut kot, ngaqë i trajtojnë të vetëvrarët si krijesa që s'kanë më të drejta, që janë askush.
Rasti Sandër Prosi do të rrëfehet një ditë kur kultura jonë të ketë jetëshkrues profesionistë, biografë që të tregojnë pa simuluar cili ishte artisti dhe njeriu Sandër Prosi të cilin Presidenti i Republikës Bamir Topi e dekoroi dje me Urdhrin "Nderi i Kombit" (pas vdekjes).
Motivacioni ishte ky: "Si personalitet i shquar i skenës dhe i ekranit me kontribute të çmuara në krijimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të artit teatral dhe kinematografik shqiptar."
Ceremonia u organizua dje në Presidencë, një ditë para 25-vjetorit të vdekjes së artistit. Ishin të pranishëm familjarët, dy djemtë e aktorit dhe kolegë të tij me të cilët ai ndau një karrierë afro 40-vjeçare në skenë dhe ekran.
Presidenti Topi i dorëzoi Urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës në shenjë vlerësimi, Aristidh Prosit, djalit të madh të aktorit, solist i Orkestrës Simfonike të RTSH-së. Ndërsa komentonte arsyet pse Sandër Prosit i jepej ky Urdhër, Presidenti ka bërë një retrospektivë të fillimeve të teatrit dhe kinemagrafisë shqiptare dhe ka vlerësuar kontributin plejadës së aktorëve dhe regjisorëve të vitet 40-50 të shekullit të XX-të "ku shkëlqeu me talentin e tij edhe Sandër Prosi.
Të parët, themeluesit, kanë një karakteristikë që i bën ata pjesë të asaj historie që shndërrohet në pikë referimit për brezat, ata kishin talentin e madh, talent si ai i Sandër Prosit." Kontributin e Sandër Prosit, Presidenti Topi e lidhte dje me një nxitje të madhe "për mendimin tonë, për raportin tonë me të bukurën, me artin, me vetë lirinë.
Në adoloshencën time apo vitet e shkollës, pak portrete fizike më kanë tërhequr vëmendjen, aq sa ai i Sandër Prosit. Ai ishte i saktë, i vërtetë, i mençur, shqiptar deri në palcë, në jetë dhe në art. A nuk është i tillë Otelloja, që ai interpretoi me aq mjeshtëri ku duket qartë nderimi për besën dhe përçmimi për pabesinë? Lartësia e interpretimit bashkohej me vlerat e personazhit dhe padyshim me vlerat morale të aktorit."
Në fjalën e tij Presidenti ka komentuar disa role të aktorit, si Dhaskal Todri tek "Udha e shkronjave", Gjeneralin tek "Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur", Ismail Qemalin tek "Nëntori i dytë", duke i parë këto figura si imazhe që kanë mbetur të historisë që mund të mësohet të mësohet edhe nëpërmjet artit, e kinematografisë.
Në mbyllje, përshëndeti Aristidh Prosi i cili falënderoi "për fjalët prekëse, të thella të thëna në adresë të babait tonë! Ju falënderoj shumë edhe për dekorimin që ju e bëtë sot në 25-vjetorin e vdekjes së tij! Dua të falënderoj kolegët bashkëpunëtorë të krijimtarisë artistike.
Së fundi do të falënderoja me shumë respekt dhe do të shprehja një mirënjohje të thellë për dy persona që unë mendoj se kanë një vend shumë të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në jetën e tij qoftë private, qoftë artistike. Kam parasysh bashkëshorten e tij, zonjën Filomena dhe mikun artist të tij, operatorin, regjisorin e famshëm Viktor Gjika."
Aktori Sandër Prosi u lind më 6 janar 1920 në Shkoder. Gjatë kohës së shkollës së mesme, në Gjimnazin e Tiranës, përgatit dhe vë në skenë dramën e Shilerit, "Vilhelm Teli", shfaqje që u pengua të shfaqej nga regjimi fashist i kohës.
Për herë të parë interpretoi në vitin 1948 në komedinë "Prefekti" të Besim Levonjës në rolin e Shaqir Agës. Luajti përkrah Mihal Popit, Loro Kovaçit, Marie Logorecit. Më pas vazhdoi me role të tjera nga dramaturgjia kombëtare dhe botërore.
Në teatër ka interpretuar tek "Cuca e maleve", "Orët e Kremlinit", "Hamleti", "Fytyra e dytë", "Doktori pacient", "Otello", "Makbethi", "Epoka para gjyqit", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Familja e peshkatarit", "Çatia e të gjithëve", "Revizori", "14 vjeç dhëndër", "Gratë gazmore të Uindsorit", "Rrënjët e thella", "Xhaja Vanja" etj. Pas vitit 1961, rolet e tjera i takojnë kinematografisë në filmat "Debatik", "Detyrë e posaçme" (1963), Vitet e para (1965), "Horizontet e hapura" (1968), "Plagë të vjetra" (1968), "Guximtarët" (1970), "Gjurma" (1970), "I teti në Bronz" (1970), "Mëngjese lufte" (1971), "Yjet e netëve të gjata" (1972), "Shtigje lufte" (1973), "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1975), "Në fillim të verës" (1976), "Përballimi" (1976), "Fijet që priten" (1977), "Njeriu me top" (1977), "Gjeneral Gramafoni" (1978), "Udha e shkronjave" (1979), "Yje mbi Drin" (1979), "Vajzat me kordele të kuqe" (1980), "Plumba perandorit" (1980), "Plaku dhe hasmi" (1981), "Qortimet e vjeshtës" (1981), "Nëntori i dytë" (1982), "Dora e ngrohtë" (1983), "Kush vdes në këmbë" (1984) dhe "Pranverë e hidhur" filmi i regjisorit Muharrem Fejzo që ai la në mes.[/ltr]
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**
» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Tue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania
» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Wed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona
» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Wed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona
» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Wed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona
» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Wed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona
» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Wed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona
» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Wed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona
» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Wed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona