Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Guljelm Radoja EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Guljelm Radoja EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Guljelm Radoja EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Guljelm Radoja EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Guljelm Radoja EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Guljelm Radoja EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Guljelm Radoja EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Guljelm Radoja EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Guljelm Radoja EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
36 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 36 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Guljelm Radoja

Shko poshtë

Guljelm Radoja Empty Guljelm Radoja

Mesazh nga Dardania Thu Apr 23, 2015 12:37 pm

Guljelm Radoja G._Radoja Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit "Bylis" të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin "Aleksandër Mojsiu" në Durrës. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin "Gjurma" në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin "Në fillim te verës" në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin "Mësonjëtorja" në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin "Kush vdes në këmbë" në vitin 1984, roli i priftit në filmin "Kthimi i ushtrisë së vdekur" në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin "Kolonel Bunker" në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin "Artist i Merituar". Radoja jeton në Durrës.
Filmografia
Në kërkim të kujt (2011) serial
Der Albaner (Shqiptari) - (2009)
Kronikë provinciale (2009)
Njerez dhe Fate - (2001-2003) mini-seri
Unë ti dhe Kasandra - (1999) (TV)
Dasma e Sakos - (1998) , Sako
Kolonel Bunker - (1998)
Dashuria e fundit - (1995)
Nekrologji - (1994)
Vdekja e burrit - (1992)
Kthimi i ushtrisë së vdekur - (1989) ....Prifti
Flutura në kabinën time - (1988) ...Marku
Eja! - (1987) ...Lirimi
Vrasje në gjueti - (1987) ...Pertefi
Asgjë nuk harrohet - (1985) ....Peshkatari
Mondi dhe Diana - (1985) ....Babai i Mondit
Të paftuarit - (1985)
Vendimi - (1984) .... Leçiano
Kush vdes në këmbë - (1984) ....Petro Luarasi
Gracka - (1983) ....Refiku, radisti
Era e ngrohtë e thellësive - (1982) (TV) ....Rexhepi
Rruga e lirisë - (1982), Aleksi
Nëntori i dytë - (1982) ....Lym Kepi
Gëzhoja e vjetër - (1980) ....Servet Saraçi
Goditja (1980) - (TV) ...Agimi
Dorina (1979) - (TV) ...Viktori
Mësonjtorja - (1979) ....Stefan Bardhi
Gjeneral gramafoni - (1978) ....Zoti Alberto
Në pyjet me borë ka jetë - (1978) ....Inxhinieri
I treti - (1978), major Kelli
Shembja e idhujve - (1977), arkeologu
Zani partizani - (1976) (TV) .... Komisari
Gjenerali i ushtrisë së vdekur - (1976) ....prifti
Dimri i fundit - (1976) ....Togeri gjerman
Në fillim të verës - (1975), Gurabardhi
Shtigje lufte - (1974), fotografi
Gjurma - (1970), inxhinier
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi