Kush është në linjë
33 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 33 vizitorë :: 1 BotAsnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri LenoreEnriquez
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
Top posting users this month
No user |
Pamje nga Ura
Faqja 1 e 1
Pamje nga Ura
Pamje nga ura, është një teatër shqiptar me premiere në nëntor-dhjetor 2007.
Një familje italiane në lagjet e Bruklin mbart fatin e shumë të tjerave që morën rrugën drejt ëndrrës amerikane. Edi Karbone është një prej tyre. Ngarkesa emocionale që e gjen edhe në personazhet e tjerë, ka zbritur dukshëm në të. Timo Flloko ndërron shpesh fytyrat. Ai është një italian, të cilit duart i janë bërë me kallo nga puna. Sapo zbret shkallët e hekurta gjendet streha që ai ka arritur të sigurojë për Bean (Yllka Mujo), gruan e tij, dhe për mbesën e saj jetime, Ketrin (Holta Gixhari). Flloko vjen në këtë rol pas një interpretimi të rëndësishëm në pjesën “Për një fjalë goje”. Personazhi i tij mban një dramacitet i shkaktuar jo vetëm nga jeta prej emigranti. Ai plagoset shpirtërisht nga thyerja e marrëdhënieve me Ketrin. Fillimisht ai e donte në rolin e një babai, e mbronte dhe kur ajo bëhet një vajzë e bukur, e ka të pamundur të mos e shohë si një fëmijë. Ndjenjat e tij shkojnë më tej, ndonëse ai i lufton. Personazhi i Fllokos flet me hijen e rëndë edhe kur nuk ka fjalë. Ndërsa Bea, nën interpretimin e Yllka Mujos është një mbështetje e mirë për të. Yllka Mujo përthith sërish rolin e një gruaje. Të gjetura ishin batutat që përcillnin një humor fin e që fshehtas vinin më në pah dramën. Sidomos të ushqyera nga personazhi i Rudolfos, përcjellë mjaft mirë nga aktori dhe regjisori i ri, Indrit Çobani. Së bashku me Markon (Bujar Asqeriu), ata janë dy vëllezër italianë që kanë kaluar klandestinçe drejt Amerikës. Gjejnë strehë në shtëpinë e Edi Karbones, si kushërinj të Beas. Ardhja e tyre do të jetë një krisje e madhe për Edi Karbonen. Ketrin dashurohet me Rudolfon dhe Karbone nuk mund ta pranojë këtë. Bën çmos që t’i ndajë. Ndjenja e shtyn deri sa të denoncojë se në shtëpine e tij gjenden dy emigrantë italianë të paligjshëm. Marko, nga duart e të cilit presin bukën fëmijët dhe gruaja që ka lënë në Itali, nuk mund ta përtypë këtë. Një figurë e realizuar mjaft mirë nga Bujar Asqeriu. Mes tij dhe Edit nis një urrejtje që është gati t’i sakrifikojë të dy. Në kushtet e një dyzimi të thellë, Edi Karbone përleshet me Markon, duel që ndalet nga të tjerët. Në gjithë atë presion, Edi i jep fund jetës. Drama kulmon në këtë çast. Ishin të shumtë mes publikut ata që e kaluan me përlotje këtë çast. Ndërsa Fatos Sela mbyll sërish rrëfimin që pritet me duartrokitje të shumta.

Aktorët
- Timo Flloko
- Yllka Mujo
- Fatos Sela
- Bujar Asqeriu
- Indrit Çobani
- Olta Gixhari
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**
» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Tue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania
» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Wed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona
» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Wed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona
» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Wed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona
» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Wed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona
» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Wed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona
» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Wed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona
» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Wed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona