Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Feim Ibrahimi EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Feim Ibrahimi EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Feim Ibrahimi EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Feim Ibrahimi EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Feim Ibrahimi EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Feim Ibrahimi EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Feim Ibrahimi EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Feim Ibrahimi EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Feim Ibrahimi EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
38 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 38 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Feim Ibrahimi

Shko poshtë

Feim Ibrahimi Empty Feim Ibrahimi

Mesazh nga Dardania Mon Apr 27, 2015 10:49 pm

Feim Ibrahimi (1935–1997), lindur më 20 tetor 1935 në Gjirokastër, në jug të Shqipërisë, është nga kompozitorët më të njohur të Shqipërisë. Praktikisht autodidakt në fillimet e veta, ai qe i pari kompozitor shqiptar me peshë që studioi në mënyrë ekskluzive brenda vendit, duke u regjistruar më 1962 në Konservatorin e sapokrijuar të Tiranës, ku studioi nën drejtimin e Tish Daisëderi më 1966. Pas kësaj ai dha mësim në degën e kompozicionit, kontrapukt dhe harmoni, në Konservator (1966–73), e më pas mbajti postin e nëndrejtorit të Institutit të Lartë të Arteve, organizmi mëmë i Konservatorit (1973–1977). Posti i tij më i lartë qe ai i sekretarit për muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (1977–1991); më vonë qe edhe drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit,Tiranë (1991–92). Prej 1992 deri sa vdiq, dha mësime teorie dhe kompozicioni në Konservatorin e Tiranës.
Si sekretar për muzikën, gjatë periudhës së izolimit kulturor të Shqipërisë, Ibrahimi e tregoi veten si një administrator të zotin, duke patur ndikim pozitiv në jetën muzikore të Shqipërisë. Edhe pse i detyruar nga posti të mbrojë realizmin socialist, gjatë periudhës së izolimit të kulturës së Shqipërisë nga pjesa tjetër e kulturës botërore, për shkak të skematizmit të detyruar nga politikat kulturore të shtetit totalitar, gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë shtetit ai u përpoq, aq sa mundej, të ndiqte zhvillimet e muzikës ndërkombëtare, duke eksperimentuar në mënyrë të fshehtë me atonalitetin (p.sh. te Sonata për Violonçel e 1975-s, ripunuar më 1990), duke shprehur interes të padeklaruar për Xenakis-in që në 1981, dhe duke ftuar në Shqipëri një figurë të tillë të avant-garde-s si Stabler-i. Pas rënies së regjimit totalitar, ai punoi pa u lodhur për ta paraqitur muzikën shqiptare në skenën muzikore europiane. Më 1991 ai u bë presidenti i parë i Këshillit Kombëtar të Muzikës (anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës në UNESCO). Më 1992, themeloi festivalin Mbrëmje të Muzikës së Re Shqiptare. Më 1994 themeloi shoqatën artistike Pentaton (sot Fondacioni Kulturor “Feim Ibrahimi”), me synim organizimin e disa veprimtarive kulturore dhe ngritjen e një konservatori privat për fëmijë të talentuar. Disa nga veprat e tij janë botuar në Angli prej Emerson Edition.
Për meritat artistike, më 1989, shteti shqiptar i akordoi titullin Artist i Popullit, titulli më i lartë artistik i Shqipërisë. Ndërsa më 2000, Bashkia e Tiranës i akordoi titullin Nderi i Tiranës, për kontributin e tij në kulturën shqiptare, dhe veçanërisht për kulturën e kryeqytetit. Më 2001, Bashkia e Durrësit (qyteti ku kish kaluar fëmijërinë dhe rininë e vet) i dha titullin Qytetar Nderi.
Ibrahimi ka fituar shumë nga çmimet e dikurshme kombëtare dhe ato të Koncerteve të majit (aktiviteti kryesor muzikor i përvitshëm që prej 1967-s). Ka fituar dy herë Çmimin e Republikës – çmimi më i rëndësishëm dhënë për veprimtari krijuese. Më 1990, në Aalto Theaterfoyer, në Essen (Gjermani), u organizua një koncert-portret, që përmbante edhe një leksion mbi muzikën e tij. Më 1994, me ftesën nga Brahms-Gesellschaft, Ibrahimi qe composer-in-residence në Brahmshaus të Baden-Baden-it (Gjermani), dhe drejt e pas kësaj studioi muzikë elektro-akustike në Mozarteum në Salcburg (Austri). Më 1995, vepra e tij De Profundis – kompozuar gjatë qëndrimit të tij në Salcburg – u përzgjodh për festivalin e muzikës elektro-akustike në Bourges, Francë.
Muzika e Ibrahimit shtrihet thuajse në të gjitha zhanret: miniatura instrumentale, muzikë filmash, muzikë dhome, koncerte për instrumente solo dhe orkestër, simfoni, balete dhe vepra vokale. Dialog për violonçel dhe piano, si dhe romanca E la tua veste è bianca (sipas një poeme të S. Kuazimodoso) për soprano, violonçel dhe piano, (të dyja të kompozuara në qershor të 1997-s) janë punët e fundit të kompozitorit që vdiq në 2 gusht 1997 në Torino, Itali.

Diskografi


Këngë, Albanian Piano Music, Vol. 1, Kirsten Johnson, piano, Guild GMCD 7257; përfshin Toccata for Piano të Ibrahimit.

Rapsodi, Albanian Piano Music, Vol. 2, Kirsten Johnson, piano, Guild GMCD 7300; përfshin Vals dhe Valle për piano të Ibrahimit.

Muzikë Filmash



Pylli i lirisë

Shembja e idhujve

Balada e Kurbinit
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi