Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Ramiz Cërnica EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Ramiz Cërnica EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Ramiz Cërnica EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Ramiz Cërnica EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Ramiz Cërnica EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Ramiz Cërnica EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Ramiz Cërnica EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Ramiz Cërnica EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Ramiz Cërnica EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
25 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 25 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Ramiz Cërnica

Shko poshtë

Ramiz Cërnica Empty Ramiz Cërnica

Mesazh nga Dardania Tue Apr 28, 2015 12:23 pm

Ramiz Cërnica 220px-RamizCernica.336x396 Ramiz Cërnica i lindur më 1903 në familjen Hoxha në fshatin Cernicë. Lindja e tij ishte mëdhatë jo vetëm për familjen, fisin, fshatin e krahinën, por për tërë Kosovën dhe gjithë Shqipërinë. Më 25 maj është jo vetëm ditëlindja, por edhe ditëvdekja e tribunët popullor, atdhetarit të shquar Ramiz Cernica1979.

Veprimtaria Atdhetare


Ramiz Cernica është dhe mbetet një nga figurat më të mëdha të historisë së popullit shqiptar e të luftës për çlirim e bashkim të kombit tonë të ndarë padrejtësisht. Ramiz Cernica me veprimin e tij dhe aktin e qëndrimit burrëror e heroik në Kuvendin e Prizrenit më 1945, dha shembullin e madh se si duhet të veprojë biri besnik për interesat e shenjta të popullit dhe Atdheut.

Përfundimi i luftërave çlirimtare nga tri ushtritë tona kombëtare, përfundimisht i ka hapur udhë realizimit të qëndrimit të tij historik : "ME SHQIPËRINË, JO ME SERBINË".

Ramiz Cernica në Kuvendin e Prizrenit, të gjithë atdhetarëve, te të gjitha gjeneratave, na e ka mbajtur gjallë ëndrrën për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Ramiz Cernica frymëzuesi i qindra dhe mijëra atdhetarëve, që ishin bërë barrikada të gjalla para pushtuesve, kriminelëve e gjakpirësve serbë, ishte fanari ndriçues i rrugës së lavdishme për çlirim e pavarësi. Ishte udhërrëfyes për gjithë atdhetarët deri me vdekjen e tij.

Veprimtaria

JETA DHE VEPRIMTARIA PATRIOTIKE E TRIBUNIT TË POPULLIT – RAMIZ CERNICA (1903-1979)


Shpalime kujtimesh të Kadri Halimit për tribunin e popullit Ramiz Cernicën(marrë nga arkivi personal i dr.Mehmet Halimit)

Këto shënime të Kadri Halimit, do t’i paraprijnë tribunës politike, do ta ndërplotësojnë dhe ndriçojnë me fakte e argumente personalitetin e ndritshëm të një veprimtari patriotik e të një të dënuari politik, që la gjurmë të thella në historinë tonë të bujshme kombëtare të shekullit XX, ndërmjet dy luftërave botërore, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj.

Sa herë shkruhet për rezistencën e shqiptarëve të Kosovës kundër robërisë nga thundra e serbomëdhenjve shovinistë, sa herë organizohen përkujtime jubilare për martirët e rënë, sa herë shkruhet për patriotët e shumtë të flijuar për kauzën kombëtare, sa herë përkujtohen dëshmorët e Anamoravës, nuk lihet pa u zënë ngoje Ramiz Ahmeti, që më tepër e njohim si Ramiz Cernica nga fshati me të njëjtin emër. Zihet ngojë si patriot, si luftëtar dhe si organizator i mbrojtjes së trojeve shqiptare nën ish Jugosllavinë e shpërbërë. Në këto përkujtime e përvjetore, rëndom thuhet se Ramiz Cernica, martirëve të rënë, që flijuan jetën për atdhe,u ka shërbyer si shëmbëlltyrë e ndritshme, si shembull për veprimet dhe veprimtarinë e tyre atdhetare. E po, kush ka qenë Ramiz Cernica? Ky u lind në fshatin Cernicë të Gjilanit, më 1903, prej babait Halim dhe nënës Hajrije. Babai i tij Mulla Halimi ishte ylema i shkolluar në shkollat fetare(medresetë) që në kohën e sundimit të Perandorisë Osmane. Ky (babai iRamizit) ishte pjesëmarrës i kryengritjeve shqiptare të vitit 1910-1912 në njësitet e idriz Seferit. Mori pjesë ne Luftën e Kaçanikut dhe të Drenogllavës, ku u plagos, u zu nga turqit dhe u dënua me 8 vjet burg . Pra, prej babait të këtillë ka dalë edhe Ramiz Cernica, i cili ndoqi rrugën e babait të tij. Ramiz Cernica inkuadrohet në Lëvizjen Kombëtare në vitet e njëzeta të shekullit të kaluar. Ndërkaq, në vitet e tridhjeta me vota të popullit të vet u zgjodh kryetar i Komunës së Parteshit. Sa qëndroi në këtë post vazhdimisht ka kundërshtuar padrejtësitë,shtypjen e popullit shqiptar,duke luftuar për të drejtat kombëtare. Me ngulm kundërshtonte të ashtuquajturën Reformë Agrare, përkatësisht kolonizimin e Kosovës si dhe shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve për në Turqi. Për shkak të qëndrimeve të tij kombëtare edhe burgosej nga pushteti i atëhershëm. Si kryetar komune, mbante lidhje të ngushta me disa kryetarë të tjerë komunash, si :Jusuf Gradica,Fazli Myrta dhe me pjesëtarë të tjerë të shumtë të parisë shqiptare. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, po ashtu ishte kryetar komune në Partesh.Në këtë detyrë ishte shumë i drejtë dhe i arsyeshëm. Kurdoherë i ka mbrojtur të dobëtit. Ishte një nacionalsit pozitiv e përparimtar dhe thellësisht demokratik si dhe arsimdashës i madh. Shovinist nuk ishte,sepse nuk e urrente asnjë popull tjetër. Gjatë kohës sa qëndroi në postin e kryetari të Komunës nuk lejoi vëllavrasjen dhe dhunën ndaj kujtdo qoftë, madje edhe ndaj rajasë serbe të kësaj komuneje. Dikush mund të thotë se i ka mbrojtur serbët e vendit. Jo, sa ka mbrojtur çdo njeri të ndershëm dhe si politikan nuk ka lejuar të bëhen zullume mu për arsye se e ka dashur popullin e vet, duke ia kujtuar të mbramës. Pas luftës u tregua se ky qëndrim politikisht ishte largpamës. S’është e rastit që në fshatrat e kësaj komuneje çetnikopartizanët kanë ushtruar më së paku dhunë, krime e masakra ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Ramizi me gjasë nën ndikimin e Rifat Berishës, nënprefekt i Nënprefekturës së Gjilanit në njëfarë mase e në disa raste ka ndihmuar Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Në prill të vitit 1943 ai shpëtoi Aradhën Partizane Shqiptare në krye me Fadil Hoxhën, e cila ishte rrethuar nga italianët në malet e katundit Livoç i Epërm. Policët e kësaj komuneje, përkatësisht të Ramiz Cernicës, ndër të cilët ishte edhe Hasan Alia (Remniku) e shpëtuan duke e bartur në shpinë një partizan gjakovar, i cili u plagos në këtë përleshje. Në vjeshtën e vitit 1943, pas kapitullimit të Italisë shkoi si delegat në Asamblenë Popullore në Tiranë, e cila, më duket u mbajt në muajin tetor, ku formoi Këshillin e Naltë të Shtetit Shqiptar dhe Qeverinë e tij. Udhëheqja e LNÇ-së Ramiz Cernicës i afroi që të marrë pjesë në Konferencën e Bujanit, por ky nuk e pranoi ofertën . Në një takim me veprimtarin ilegal të LNÇ-së, Vllado Popoviqin, cili kishte kërkuar nga Ramizi të dalë në mal e t’u bashkohet aradhave partizane të Kosmetit. Më duket se kjo ka qenë në vitin 1944.Kjo kërkesë e këtij ilegali gjilanas iu shtrua Ramizit jo pa qëllim. Qëllimi isaj ishte që Ramizi si njeri me autoritet të madh në popull, do të tërhiqte pas vete edhe shumë njerëz të tjerë. Këtë kërkesë të Vllados, Ramizi e refuzoi. Pas hyrjes së brigadave partizane më 16 nëntor 1944 në Gjilan, Ramizi u burgos, sa më kujtohet, dy herë, por me intervenimin e dikujt nga lartë (nga Prishtina), së shpejti lirohej. Po shtoj se ky farë Vllada Popoviqi, pas “çlirimit” e tregoi fytyrën e tij të kriminelit. Ai si udhëheqës i organizatës partiake urdhëroi masakrimin e shqiptarëve në Gjilan e në rrethinë, ku u vranë rreth 8000 shqiptarë. Më vonë, në korrik të vitit 1945, Ramizi si delegat i rrethit të Gjilanit mori pjesë në Konferencën famëkeqe të Prizrenit, ku edhe formalisht po zyrtarizohej aneksimi i Kosovës nga ana e Serbisë. Në këtë konferencë kërkoi dhe e mori fjalën edhe Ramiz Cernica. Me këtë rast Ramizi pati guxim që haptas të deklarojë se është kundër aneksimit të Kosovës nga ana e Serbisë, duke shprehur njëkohësisht vullnetin e popullit të Kosovës për bashkim me Shqipërinë. Kjo paraqitje e Ramizit në këtë konferencë shkaktoi një tollovi dhe një tërbim të egër të udhëheqësve të Kosmetit, sidomos të Ali Shukriut, kështu që Ramizit ia ndërprenë fjalën dhe kryesia e punës dha një pushim, ndërprerje të shkurtër të punës, sepse u pa se pas Ramizit, të inkurajuar nga fjala e tij, i ngrenë duart për të marrë fjalën edhe ca delegatë të tjerë. Ky deklarim i hapur e i guximshëm i kushtoi shumë shtrenjtë Ramizit. Pas pak ditësh pushteti antishqiptar në Gjilan e dënoi me 20 vjet burg të rëndë. Sot jemi mbledhur ne të deleguarit e popullit të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit për të shprehur vullnetin dhe dëshirën e popullit (shqiptar) të kësaj Krahine.Unë jam i deleguar i popullatës së rrethit të Gjilanit. Këtu sot do të vendoset për fatin e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit. Siç dëgjova nga referati i paraqitur pak më parë, Partia paska vendosur që Krahinën tonë t’ia bashkojë Serbisë pa e pyetur farë popullin e saj.Unë shpreh mospajtimin tim me këtë synim e prejudikim. Populli i Krahinës sonë është kundër bashkimit me Serbinë. Ai është për bashkim me Shqipërinë. Për ne Serbia është njerkë, kurse Shqipëria është nënë. Kush kujdeset më fort për evladin e vet – nëna apo njerka? U muar vesh se nëna kujdest me gjithë zemër e pa hile, kurse njerka gjithherë thjeshtrit i bën hile e padrejtësi. Pra, unë jam për t’iu bashkuar Kosmeti Shqipërisë, sepse me këtë po shpreh dëshirën e popullit.Kjo dëshirë e popullit për bashkim me Shqipërinë është shprehur e shkruar edhe në Rezolutën e Konferencës së Bujanit. Gjatë luftës në këtë drejtim e kuptim i kemi folur edhe popullit tonë. Domethënë fjalët i kemi pasur ndryshe, e sot na doli krejt e kundërta.Nuk dua që brezat e rinj të më mallkojnë përjetë, prandaj po them, me Serbinë –JO!, me Shqipërinë – PO Kam shpresuar se Ushtria Partizane dhe pushteti i ri i vendosur do të jetë i drejtë. Mirëpo, nuk na doli ashtu. Partizanët të përzier me çetnikë dhe drejtuesit e këtij pushteti të quajtur popullor, brenda shtatë muajve treguan fytyrën e vet. Ju na vratë, na pretë, na masakruat , na burgosët e na gjykuat vend e pa vend e pa pikë faji, sepse gjatë okupacionit, shqiptarët nuk janë sjellë keq ndaj serbëve dhe nuk u kanë bërë zullum. Pra,unë nuk po shoh ndonjë dallim ndërmjet këtij pushteti popullor dhe atij jopopullor të paraluftës.Të gjitha të këqijat na i keni bërë, vetëm se hala nuk keni filluar të na shpërngulni për në Turqi si Jugosllavia e krajlave.” Kur dëgjoi Kryesia e Punës se ç’po fliste Ramiz Cernica, u ngre Ali Shukriu ia ndërpreu dhe ia mori fjalën këtij diskutuesi. U propozua një pushim e ndërprerje e shkurtër e konferencës, sepse pas Ramizit, ngrenë gishtat dhe kërkuan fjalë edhe disa delegatë të tjerë për ta mbështetur qëndrimin e Ramizit. Me të dalë nga salla e Konferencës, siç ka treguar xhaxhai im Ramizi, m’u afruan Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani dhe duke më marrë ndërmjet tyre, së bashku me ta morëm rrugën drejt Sheshit të Shadërvanit të Prizrenit.Këta dy në bisedë e sipër i kishin thënë Ramizit: Ramiz, deri këtu e deri më tash sa kemi mundur të kemi ruajtur, kurse tash e mbas nuk mund të mbrojmë më. Ruaju se është droje që mund të vrasin serbomalazezët që tash në rrugë. Pasi shpëtoi nga vrasja e atypëratyshme, Ramizi udhëtoi për në Gjilan, pa përfunduar mbledhja. Mirëpo, në Gjilan menjëherë e burgosën dhe e dënuan me 20 vjet burg të rëndë, kurse prokurori Gorolub Popoviqi me këmbëngulje kërkonte dënim me vdekje. Nuk bëri para as deklarata e dhënë me shkrim për gjykatën nga ana e Fadil Hoxhës për ndihmë që Ramizi i kishte dhënë Aradhës Partizane me Fadilin në krye, të rrethuar nga italianët në malet e Livoçit të Epërm në pranverë të vitit 1943. Madje, Fadili me urdhër të Partisë e kishte tërhequr deklaratën e dhënë. Nuk bënë para as dëshmitë e serbëve të Komunës së Parteshit se në këtë komunë në saje të Ramizit si kryetar nuk ishin bërë zullume e dhunime kundër serbëve vendës.Ndërkaq Gjykata ushtarake e Shtabit Opertiv në Prishtinë ia dënoi me vdekje edhe djalin, Raifin, dënim të cilin më vonë ia zëvendësuan me 20 vjet burg të rëndë. Raifin e dënuan për arsye se si komisar i Batalonit Partizan të Rinisë në Drenicë, me tërë batalionin e vet kishte kaluar në anën e Shaban Polluzhës dhe përse kishte organizuar likuidimin e Shtabit të Brigadës në Prekaz. Ramiz Cernica, Mehmet Krileva, Adem Stançiqi dhe Sinan Hasani. Ky i fundit nënshkroi edhe Rezolutën apo Vendimin e kësaj Konference të Prizrenit. Këta delegatë i kam parë vetë në Prizren, sepse asokohe isha nëpunës i thjeshtë në Këshillin Krahinor në Prizren, ku punoja në Seksionin e Bujqësisë dhe më vonë në atë të tregtisë. Kryeja zakonisht punë daktilografie dhe punë të tjera administrative. Selim Selimi në “Bujkun” e datës 23.XII.1995 shkruan: Pas Konferencës së Bujanit, më 31.XII.43 dhe 1 e 2.I.44 dhe Rezolutës së saj për vetëvendosje e bashkim të Kosovës me Shqipërinë, në radhët e luftëtarëve të Aleancës Antifashiste rreshtuan mbi 53.000 shqiptarë pjesëmarrës të LNÇ-së, të cilët në kushte shumë të vështira dhe në rrethana të pasigurisë jetike, u gjetën në luftë kundër okupatorëve në të gjitha anët e Jugosllavisë që nga Gjevgjelia e deri në Trieshtë. Kështu Kosova u zbraz nga luftëtarët e saj dhe Serbia e bëri aneksimin e Kosovës në korrik të vitit 1945 nën rrethana të administrimit ushtarak. Për ta justifikuar e zyrtarizuar aneksimin e Kosovës, Serbia organizoi një Konferencë në korrik të vitit 1945 në Prizren për ku caktoi edhe delegatët nga të gjitha rrethet e Kosovës. Në këtë Konferencë mori pjesë edhe Ramiz Cernica, i cili gjatë mbledhjes pati guxim që në fjalën e vet ta thotë hapur e troç se është kundër aneksimit të Kosovës nga Serbia, duke shprehur vullnetin e popullit shqiptar për bashkim me nënën Shqipëri. Për këtë Jo të madhe pësoi pasoja – u dënua me 20 vjet burg të rëndë. Ja se ç’thotë 88 vjeçari Ilaz Hajdin Brahimi, anëtar i Rojës Partizane në Sojevë dhe korrier i Komitetit të Rrethit në Ferizaj: Prizren (në 27 korrik 1945). -Votova për Tiranën, thoshte Ramizi.Veprova ashtu siç ishim marrë vesh dhe siç i kishim premtuar popullit. Kjo për mua dhe për djemtë e mi do të ketë pasoja. Isha dhe jam i vetëdijshëm për këtë, por pasojat e politikat janë të përkohshme, burrëria dhe atdhetaria janë të përhershme, të pavdekshme. I burgosuri politik, anëtar i LNDSH, Rexhep Bunjaku për Ramizin në”Bujkun” e datës 26.VIII.1996, shkruan kështu: Në burg më ra në sy një burrë rreth 45-vjeçar, me shtat të mesëm. Në dukje të parë,dukej sikur tërë qenia e tij ishte e rrethuar me një oreol të shenjtërisë dhe përhapte urtësi, mençuri,dashuri, mirëkuptim e durim. E pyeta Abdullah Musliun (gjithashtu i burgosur) se kush ishte ky burrë. Më tha se është Ramiz Cernica, tribun i nderuar dhe udhëheqës militant i paepur i popullit shqiptar. Shkurtimisht e përshkroi jetën dhe veprimtarinë e bac Ramizit,duke shtuar se djalin, Raifin, e kishte në burg, në kazamatet e Mitrovicës së Sremit. Më afër me bacë Ramizin u njoftova nëpërmjet Hamdi Berishës, nipit të tij. Kur u përshëndetëm i tëri u skuqa nga respekti dhe fillova të belbëzoja diç pa lidhje. Mirëpo, fytyra e tij simpatike, shikimi i tij i butë, zëri qetësues më trimëroi dhe, së shpejti u lirova nga ajo psikozë e inferioritetit. Aty për aty formova bindje të thellë se sjellja, buzëqeshja dhe mençuria e këtij burri do ta çarmatoste çdo bashkëbisedues, qoftë ai mik apo armik. Jo-ja e [Ramiz Cernicë]]s përplasur në surrat të Titos,më 1945 kundër bashkimit të Kosovës me Serbinë e ka pasur, e ka dhe do ta ketë peshën dhe rëndësinë e vet historike kombëtare e botërore; ka qenë, është dhe do të jetë simbol i trimërisë dhe i guximit në analet e historisë, në të kaluarën e në të tashmen se si një patriot duhet t’i mbrojë interesat kombëtare e t’i kundërshtojë tendencat shfarosëse të armikut.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi