Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Nazmi Rrahmani EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Nazmi Rrahmani EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Nazmi Rrahmani EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Nazmi Rrahmani EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Nazmi Rrahmani EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Nazmi Rrahmani EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Nazmi Rrahmani EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Nazmi Rrahmani EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Nazmi Rrahmani EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
28 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 28 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Nazmi Rrahmani

Shko poshtë

Nazmi Rrahmani Empty Nazmi Rrahmani

Mesazh nga Dardania Wed Apr 29, 2015 8:38 pm

Nazmi Rrahmani 200px-Nazmirrahmani

Nazmi Rrahmanibotues dhe shkrimtar shqiptar.

Biografia


Nazmi Rrahmani është shkrimtari që ka patur dhe vazhdon të ketë një numër të madh lexuesish, sidomos në Kosovë. Tek shkollarët e mesëm është pa dyshim më i njohur, por është i lexueshëm për të gjitha shtresat shoqërore dhe për të gjitha moshat. Rrahmani është ndër autorët e paktë të letërsisë së sotme shqiptare, që shkruan vetëm llojin e prozës së gjatë, romanin. Për nga formacioni stilistik është i shkollës realiste klasike, por i një realizmi të përafërt me atë të narracionit dokumentar.

Nazmi Rrahmani lindi në Bellofcë të Podujevës. U shkollua në Podujevë dhe në Prishtinë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Prishtinë. Pas studimeve punoi si gazetar në Radio Prishtina e më pas te gazeta "Rilindja", për të vazhduar në redaksinë "Jeta e Re" dhe më pas në redaksinë e botimeve "Rilindja". Aktualisht jeton në Prishtinë.

Lexuesit e shumtë të N. Rahmanit, fare lehtë mund ta identifikojnë mjedisin e fshatit të Llapit dhe Gollokut, që është thuajse i njëjtë me botën fshatare të kësaj hapësire etnike. Për më shumë, lexuesi i kësaj hapësire është në gjendje të identifikojë personazhet dhe fatet e tyre të ngjashme, familjet dhe bëmat e vërteta, kohën dhe parashenja të tjera të këtij mjedisi. Autori, me këtë rast, në romanet e veta i ndërlidh, i përplotëson historitë dhe bëmat, fatet e personazheve të shumtë përmes sajimeve krijuese imagjinative. Ngjarjet e rrëfyera nga njerëzit dhe për njerëzit e kësaj hapësire kosovare shtrihen brenda harkut kohor që kap gati gjysmën e parë të shekullit njëzet dhe janë pasqyrë dhe dokument i fshatit të atëhershëm, e pjesërisht dhe të atij të sotëm. Akoma më saktë: fati individual dhe fati kolektiv në këtë sagë narrative romanore ndërlidhet me atë të shqiptarëve mes dy luftërave botërore, e që arrin deri në ditët tona. Edhe atëhere kur në dukje fati i personazheve duket i izoluar, në fakt, është refleks i fatit kolektiv. Edhe pozita e rëndë e gruas (Hajrija, Malësorja), dhe skamja ekstreme, dhe vrazhdësia, brutaliteti deri në gjakmarrje, dhe shpërngulja, çrrënjosja nga trualli i të parëve, vihet në një sfond të përgiithshëm: mungesa e lirisë, jeta nën terrorin e pushtuesit.Lirisht mund të thuhet se letërsia që shkruan Nazmi Rrahmani është e angazhuar në kuptimin e mirë të fjalës, angazhim me sens të humanizmit dhe të marrëdhënieve mes njerëzve. Për pozicionimin e shkrimtarit ndaj realitetit, për vizionin e tij jetësor dhe filozofik, vlen të sjellim një mendim nga studimi monografik i Sabri Hamitit: "... realiteti është edhe jashtë nesh edhe në ne. Ai ekziston në vetëdijen e njeriut të vetëm në formën e njëmendësisë, në formën sa njeriu mund ta njohë". Në veprën letrare, në roman, kjo shkallë e përngjasimit me realitetin, nuk mbetet në nivelin e njohjes, por merr një trajtë më individuale, subjektive dhe manifestohet si qëndrim i individit. Duke u menduar t'i shmanget këtij subjektivizmi, Nazmi Rrahmani i ndërthur ndodhitë dhe idetë qenësore në vepër rreth një boshti themelor, personazhit, të cilin e vendos në një mjedis të caktuar jetësor. Plkërisht nga ky kontekst tërësor i realitetit, autori nxjerr personazhe që përputhen plotësisht me perspektivën e zërit autorial të tekstit. Angazhimi i shkrimtarit kështu shtrihet në të gjitha sferat e teknologjisë narrative, si në përzgjedhjen e ngjarjes tërësore, në renditjen dhe kronologjinë e tyre, në paraqitjen dhe përshkrimin e mjedisit, në emërtimet e personazheve dhe toponimet gjeografike, në ndërhyrjen e personaliteteve historike e kombëtare.

Nazmi Rrahmani ka bërë redaktimin e një numri të madh të librave, kryesisht të romaneve dhe formave tjera të shprehjes së letërsisë të daluara nga ish-"RILINDJA".

Romane




  • Malësorja, 1965,

  • Pas vdekjes (Kthimi i njeriut të vdekur), 1975,

  • Tymi i votrës së fikur, 1969,

  • Toka e përgjakur, I, II, 1973,

  • Rruga e shtëpisë sime, 1978.

Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi