Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Malësorja.... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Malësorja.... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Malësorja.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Malësorja.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Malësorja.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Malësorja.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Malësorja.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Malësorja.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Malësorja.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
23 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 23 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Malësorja....

Shko poshtë

Malësorja.... Empty Malësorja....

Mesazh nga Dardania Wed Apr 29, 2015 8:42 pm

'Malesorja eshte roman i shkruar nga Nazmi Rrahmani qe trajton fatin e nje malesoreje si me poshte : Në një fshat të Gollakut (mes Prishtinës dhe Podujevës), para Luftës së Dytë Botërore rritet duke u zbukuruar baresha Hajrije, bijë e Hasanit dhe e Salës. Kur mbush të gjashtëmbëdhjetat përjeton një tentim përdhunimi nga dy të rinj, ngjarje që përcakton fatin e saj të hidhur. I jati vdes nga dëshpërimi dhe i ungji e marton me një të gjymtë, me të cilin bën një djalë. Më pas i vdes dhe burri. I ungji e kthen në gjini dhe e marton me një pasanik në moshë, si grua të tretë, për të siguruar trashëgimtarin që nuk e kishte me gratë e para; dhe me të ajo lind edhe një djalë. Vëllai i burrit të parë të Hajrijes meqë ka dashur të mbajë të venë e vëllait për një nip, tani hyn në hasmëri me burrin e dytë të Hajrijes, dhe e vret. Mbetet kështu të marrin gjak mes njëri-tjetrit të dy djemtë e rritur të Hajrijes, pra vëllezërit nga nëna... Hajrija që ka duruar dhe heshtur gjatë tërë jetës e që shpreh pozitën e gruas në atë mjedis, kur ballafaqohet me këtë realitet tragjik, ndërhyn, e ngre zërin dhe arrin ta bindë djalin e dytë që të heqë dorë nga vendimi për vrasjen e vëllait, që është në fund të fundit triumfi moral i Hajrijes. Romani "Malësorja" është rrëfim i degëzuar mbi jetën e personazhit kryesor, Hairijes, por dhe rrëfim mbi një numër bartësish të tjerë të ngjarjeve që së bashku sajojnë tablonë reale dhe realiste të një mjedisi kosovar mes dy luftërave botërore. Kryepersonazhi, Hajrija, në këtë vepër nuk është i tipit të formuar, të gatshëm, por formohet gjatë rrëfimit, i cili rrjedh sipas teknikës kronologjike, të ndërprerë dhe të ndërpleksur herë-herë. Formimi i Hajrijes ndiqet sipas linjës së brendshme të shpalimit, nga motivet, pretendimet, vizioni i saj i brendshëm, kryesisht i ndrydhur, i heshtur, dhe jo nga veprimet e saj. Nga përjetimi i një drame tek tjetra, ajo gradualisht vetëdijësohet për pozitën e vet të nënshtruar, për mundësitë e veta të kufizuara, por tërë atë ngarkesë e bart në heshtje dhe dhimbje të plotë. Autori nganjëherë e bën të zëshëm vajin e saj të brendshëm vetëm përmes monologieve të saj, dhe më rrallë përmes ndonjë dialogu, ndërhyrjeje apo sqarimi të çastit. Pikërisht përmes kësaj pjese të tekstit narrativ, autori arrin ta shpalosë botën e brendshme të Hajrijes nëpërmjet rrëfimit psikologjik. Ngjarja në këtë roman rrëfehet në vetën e tretë dhe nga pozicioni i narratorit të gjithëditur, që nënkupton distancën e autorit, përkatësisht mundësinë e pozicionimit objektiv rrëfyes. Tërë bota e rrëfyer shikohet me sytë e Hajrijes: nga ky kënd sajohen mekanizmat Anësimi në favor të kryepersonazhit, bëhet i dukshëm sidomos në momente kur narratori nuk përmbahet dot nga ndërhyriet e motive të llojit: "e mjera (Hajrija), e ngrata, ..." etj. Vizionin e vet për vlerat jetësore, Hajrija arrin ta shpalosë botërisht pothuajse në mbyllje të rrugës së vet jetësore. Kur e ndien se fundi i saj do të jetë shumëfish më tragjik nga ç'ka qenë Golgota e përjetuar, ajo vendos të veprojë dhe të ketë rezultat.Triumfi i saj moral, në të njëjtën kohë është dhe paralajmërim për një cilësi të re jete, sidomos në rrafsh të pozitës së gruas, por dhe një trajtim i gjakmarrjes kanunore. Këmbëngulja e saj vjen dhe si një sprovë, si një sfidë që i bëhet qëndrueshmërisë së kësaj plage. Dhe vetëm pas disa dekadave nga data e botimit të romanit (1965), në fillim të viteve nëntëdhjetë, në mbarë Kosovën do të shtrihet dora e pajtimit. Vetëdija se gjakmarrja mes shqiptarëve është pasojë e jetës në robëri, u formua pikërisht në valën e terrorit sllav mbi shqiptarët e Kosovës. Mund të thuhet se romani mbi fatin e Hajrijes, degëzohet në një mori rrjedhash jetësore që derdhen të gjitha drejt rritjes së personalitetit të saj dhe drejt sfidës ndaj konvencioneve tradicionale me pasoja tragjike.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi