Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Idriz Seferi EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Idriz Seferi EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Idriz Seferi EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Idriz Seferi EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Idriz Seferi EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Idriz Seferi EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Idriz Seferi EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Idriz Seferi EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Idriz Seferi EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
38 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 38 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Idriz Seferi

Shko poshtë

Idriz Seferi Empty Idriz Seferi

Mesazh nga Dardania Thu Apr 30, 2015 10:23 pm

Idriz Seferi 200px-Seferi

Idriz Seferi lindi në vitin 1847 në fshatin Sefer nga Karadaku e vdiq në 25 mars të vitit 1927, ishte atdhetar i dalluar, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare ku bashkë me Isa Boletinin u shndërruan në legjendat e asaj kohe, dhe jo vetëm. Idriz Seferi ka pasë familje të madhe rrjedhimisht edhe fuqi punëtore të shumtë. Që në moshë të re mori pjesë në qëndresën popullore kundër shtypjes ekonomike e kombëtare që sollën reformat e Tanzimatit. Më 1875 u burgos nga autoritetet osmane.

Mori pjesë në kuvendet e në veprimet luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të asaj të Pejës.

IDRIZ SEFERI – STUHIA E KARADAKUT

Shkruan: Bardh Rrahmani-Seferi
Idriz Seferi 220px-Idriz_Seferi.370x540

Kur nis të shkruash për Idriz Seferin,ndjen penën të rëndojë nëpër gishta.Ajo befas bëhet e rëndë, siç bëhet e rëndë bora e malit,nëpër gurët e kullave,siç bëhet e rëndë dhimbja në çurgun e lotëve. Nuk është e lehtë të thërrasësh kujtimet për te.Jeta dhe vepra e Idriz Seferit,është e lidhur gjithherë, me ngjarjet e mëdha të Shqipërisë,ç’prej Lidhjes Shqiptare të Prizërenit e deri në ngritjen e flamurit kuqezi në Vlorën e vitit 1912,ajo jetë u jetua,veç në luftëra e beteja,veç në dallgë nëpër brigje trimërie.

Lindi në Karadakun e Gjilanit,në vitin 1847.Lindi në ate trevë të malësisë së Kosovës e cila pat treguar kurdoherë se ishte shpirti i lirisë së popullit.Krahina e Karadakut (asaj kohe përfshinte rreth 40 fshatra) jo rrallë kish ngritur krye kundër reformave shtypëse të Portës së Lartë.Aty tagramledhësit shkonin, të shoqëruar me ushtri të tëra,ngase populli fukara nuk kish ç’të jepte. Kësisoj,vit pas viti,nëpër malet e lira të Kaçanikut,shkruheshin faqe të reja të epopesë së qëndresës. Në fillim të viteve 40, të shekullit XIX,Porta e Lartë,dërgoi disa fermane në trevën e Karadakut.Por ndërsa fermanet shkonin e vinin,malësorët e Karadakut nuk pranonin ndikimin e tyre.Është pikërisht kjo arsyeja që në pranverën e vitit 1843,forca të mëdha ushtarake osmane,mësynë drejt Karadakut duke marrë qindra familje që kundërshtonin këtë reformë në dobi të disa bejlerëve që synonin zgjërimin e çifligjeve të tyre.Pasi i torturuan disa muaj në burgun e Shkupit,pasi vranë barbarisht mjaft burra,Porta e Lartë i çoi me forcë këto mijëra shqiptarë,në tokat e shkreta të Bursës në Turqi.Kjo ishte vazhdë e asaj politike tradicionalisht armiqsore,që Porta e Lartë,ushtronte ndaj popujve të padëgjueshëmKa qenë viti 1875,kur në Kullë të Idrizit, erdhën disa burra ngase donin të ndërmernin një aksion ndaj komandantit turk Hysen Ferra i cili ushtronte dhunë ndaj fshatarëve të Preshevës e Bujanovcit.Idrizi ndonëse ishte vetëm 28 vjeç,pat fituar respektin e krejt Karadakut,ngase në krye të një grupi trimash pat kundërshtuar me armë në dorë reformat e Tanzimatit. Biseda në kullë zgjatën shumë dhe vendimi merret po aty.Hysen Ferra do të luftohet në vendin e quajtur Guri i Zi,në rrethina të Preshëvës dhe këtë betejë do ta drejtonte vetë trimi Idriz Seferi. U zhvillua një luftim krejt i ashpër ndonëse reparti i forcave luftarake ishte mjaft i pabarabartë.Kështu përballë qindra jeniçerëve turq,të armatosur deri në dhëmbë,të Hysen Ferrës,u vunë 40 trima të Karadakut,me nga 50 copë fishekë sejcili.Në betejë vriten disa malësorë (përkundrejt 100 turqve) dhe kapet në befasi Idriz Seferi i cili me fishekun e fundit të vet,goditi dhe plagosi Hysen Ferrën.I shoqëruar prej dhjetra ushtarëve turq,i lidhur këmbë e duar me tela,Idriz Seferi dërgohet për gjykim në Nish.”Në burgun e Nishit u gjykua dhe u dënua me 16 vjet burg.Mirëpo pas ankesës,instanca më e lartë e Stambollit e dënoi me 10 vjet burg.Është interesant të theksohet qëndrimi burrëror i Idriz Seferit me ate rast kur ja komunikuan vendimin.Pasi ja komunikuan vendimin,Idrici në formë talljeje, e në vend që të falenderonte sipas zakonit,pyeti se a ishte vendim i sulltanit apo i Zotit ! Përfaqsuesi i instancës më të lartë turke të gjyqësorit,i përgjigjet ; Me këtë kokë,shpejt do të shofish “Arnaut-Pazarin”(vendin e egzekutimit të dënuarve me vdekje).( S. Brestovci ; “Kreshniku i Karadakut “ Gazeta “ Rilindja “ më 27 janar 1970 ).

Por ngjarje të tjera ballkanike,do të bënin që Idriz Seferi,të kryente vetëm tri vjet burg.Në shkurtin e vitit 1878,ushtria serbe mbas disa ditë luftimesh,mundi të çlirojë qytetin e Nishit prej forcave turke.Me këtë rast u hap burgu i qytetit dhe kundërshtarët e Portës së Lartë u lanë të lirë të shkonin në vatrat e tyre.Idriz Seferi duke u ngjitur nëpër male të Karadakut,natyrisht nuk parashihte një jetë të qetë familiare.Vuajtjet e torturat e burgut e patën bindur së thelli këtë trim,se vetëm pushka,ajo do të mund të shtinte për të vrarë natën e gjatë osmane dhe invazionin sllav.Ndërkaq,në epopenë e përpjekjeve shekullore për autonomi të shqiptarëve,është kulmuar Lidhja Shqiptare e Prizërenit. Kjo lidhje,do të dëshmonte pos shpirtit kryengritës shqiptar,edhe vetëdijen e zgjuar të tij,që përpara çdo rreziku thërriste me zërin e bashkimit.Ndër të parët ideatorë të kësaj Lidhjeje,Idriz Seferi ngre në këmbë popullin e krejt Karadakut,duke u kumtuar atyre se vetëm bashkimi do t’i çonte të trokisnin në dyert e lirisë.Anipse i ri në moshë,Idriz Seferi u vu në krye të këshillit për pajtimin e gjaqeve.Ai rrëfeu jo vetëm urti të madhe por edhe trimëri të tillë,duke trokitur kullë më kullë ku jetonte gjakmarja e verbër.Gjithsesi,duhet të kemi parasysh mentalitetin dhe prapambetjen e theksuar të atyre njerëzve,në ate kohe,për të kuptuar në thelb rëndësinë e misionit historik të Idriz Seferit.Nëpër këto kulla të vetmuara malësorësh,ky burrë trim,do të bënte thirrje për lënien e hasmërive dhe bashkimin e madh të shqiptarëve.E vërteta është se në ate periudhë,në Karadak,Gjilan e rrethina,u pajtuan dhjetra familje të mëdha ngase i dhanë besën Idriz Seferit.Dhe t’i jepje besën atij burri,do të thoshte të mos e shkelje kurrë ate,t’i faleshe jo gjykimit të verbër por ardhmërisë së gjakut tënd.Në organizimin ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit,u ndie së mbrendshmi,pos të tjerave,edhe organizimi popullor luftarak.Grupet e trimave kaçakë,tashmë duhej t’i nënshtroheshin atyre ideve dhe mendimeve të dala prej shtëpisë së Prizërenit duke anashkaluar edhe ndonjë frymë krahinore.Ato luftime kundër turqve të organizuara prej trimash të veçantë,në krahina të veçanta, tashmë duheshin riparë e rivlersuar kurdoherë me frymën e një lëvizjeje gjithkombëtare. Parë në këtë rrafsh ,meçuria e Idriz Seferit do të bënte që luftëtarët popullorë të Karadakut,Gjilani,Preshevës të vireshin nën komandën e Lidhjes madhore duke ndërmarë luftime vetëm në kuadër të këtij organizimi.Bashkëpuntor i ngushtë i Abdyl Frashërit dhe Iljaz Pashë Dibrës,Idriz Seferi do të punonte pa rreshtur veçmas në planin luftarak duke organizuar çetat e trimave,në mbrojtje të çdo pëllëmbe toke të Shqipërisë. Dihet prej të gjithëve se në çfar mënyre,u shtyp Lidhja Shqiptare e Prizërenit.Udhëheqësit e saj politikë dhe ushtarak,u dërguan sygjyn apo burgosën në burgjet e tmershme të Anadollit.Për trimin Idriz Seferi,ishte ende në fuqi dënimi me 101 vjet burg dhe Porta e Lartë,disa herë pat tentuar të burgoste ate.Por tashmë,Idriz Seferi ishte kthyer në një stuhi të maleve të Karadakut.Kudo ku shkonte,me fjalën e urtë të tij,ai çelte veç dyer mirësie e paqeje.Kurdoherë kur udhëhiqte çetat e shqiptarëve,pushka e tij do të qëllonte e para.Kurdohere kur rreziqet për Karadakun ishin të mëdha,do të shfaqej stuhia që kishte emrin Idriz Seferi. Një dimension tjetër i shpirtit të madh të këtij luftëtari,do të ishte edhe një ngjarje e ndodhur në vitin 1907.Dihet se në këto vite,monarkitë ballkanike,duke përfituar prej shthurjes së Perandorisë osmane e sidomos prej anarkisë në formacionet ushtarake,nuk vonuan të mësyjnë me reparte të caktuara e të armatosura,në kuriz të trevave shqiptare.Veçmas,kërcnuese këto sulme ishin në vise të Gjilanit prej çetanikëve serb.Reparte speciale të Beogradit,kanë ndërrmarë në këtë periudhë,dhjetra aksione plaçkitëse dhe dhunuese ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare.Në mjaft prej këtyre plaçkitjeve,sapo trimi Idrz Seferi ka marrë lajmin,ai ka ngarendur si stuhia duke u rikthyer shqiptarëve të këtyre trevave jo vetëm lirinë por edhe mallin e grabitur.E vërteta është se në verën e vitit 1907,disa çetnikë serb,u vërsulën si lëkunj ujqish mbi banorët e pa mbrojtur të fshatit Pasjan. Ky fshat asaj kohe kishte pak familje shqiptare, e të tjera kan qenë serbe,rome e vllehe.Por trimi Idriz Seferi,në emër të idealit të madh të jetës,nuk mori asgjë parasysh.Në krye të një grushti trimash,ky luftoi disa orë rresht duke u rikthyer paqen fshatarëve,anipse këta nuk kishin kombësi shqiptare. Në fillim të vitit 1908 shohim të dalin në skenën politike turqit e rinj,të cilët anipse kërkonin me çdo mënyrë për krijimin e një shteti borgjez kushtetues,nisën të bëjnë propagandë të madhe për gjoja barazinë dhe vëllezërinë e popujve pa dallim feje dhe ideje.Ngase shqiptarët do ta përkrahnin që në fillim këtë lëvizje,ishin pikërisht disa besëlidhje në trevat e Gjilanit,Preshevës e Kaçanikut për të luftuar absolutizmin e Sulltanit,duke paraparë sigurisht një lëvizjeje me kahje autonomiste ndër vetë shqiptarët.Mjaft komitete të fshehta të shqiptarëve,sidomos në Maqedoninë shqiptare,nuk munguan të nxjerrin në shesh faktin që Sulltani i asaj kohe,për hirë të hekurrudhës që austrohungaria donte të ndërtonte në Kosovë,pat shitur toka të tëra të shqiptarëve.Këto revolta shërbyen si pikënisje për Kuvendin e Ferizajit të mbajtur më 5 korrik 1908.Ajo çka habiti pa dyshim Portën e Lartë ishte fakti që mbrenda pak ditëve,në këtë tubim erdhën mbi 30 mijë shqiptarë,sidomos të krahinave të Gjilanit,të Prizërenit,Hasit,Krumës,Gjakovës e Vuçitërnit. Tubimi i Ferizajit pos të tjerave,i dërgoi Sulltanit një telegram ku i kërkohej kthimi dhe rivendosja e ligjeve të Kushtetutës të vitit 1876 si dhe nisjen nga veprimtaria e vet,të parlamentit turk.E vërteta është se në këtë tubim,i cili mund të mendohet si pikënisje e atij orteku madhor,muarën pjesë udhëheqës të shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare si : Hasan Hysen Budakova,Bajram Curri,Isa Boletini, Mehmet Pashë Deralla dhe Idriz Seferi.Por zëri i Idriz Seferit,do të dëgjohej me adhurim e respekt prej të gjithë pjesmarrësve,ngase brenda tij,gjëmonte një epope e tërë luftërash,në ruajtje të nderit shqiptar.Megjithëse në këtë tubim u ravijëzuan dy rryma,fituan kurdoherë trimat,ngase përveç veprimeve e protestave të tilla medhore politike,ata tejshihnin ardhmërinë e kombit të vet. Porta e Lartë,megjithë përpjekjet e bëra,nuk mundi të ndalte dot uraganin e lindur në Ferizaj.Misionarë të lartë të saj,u përpoqën me mashtrime e premtime,të kompromentonin sadopak,burrat që ishin vënë në krye të kësaj lëvizjeje,por gjithshka shkoi dëm.Më 19 korrik të këtij viti,konsulli turk në Paris,kërkon me urgjensë nga Ismail Qemali që ky të japi një mendim,lidhur me çka ndodhte në Ferizaj dhe si e parashihte të ardhmen.Përgjigjja e burrit të Vlorës,dërguar sulltan Hamidit II,ishte mjaft lakonike e kuptimplote; “Të shpallet kushtetuta ngase kjo është e vetmja mënyrë për shmangjen e gjakderdhjes”(Ismail Qemali,Memoare,faqe 221 ).

Rrjedhat e fuqishme të atyre ditëve,bënë që Sulltan Hamiti II,pas tri-katër ditëve të tubimit në Ferizaj të mijëra shqiptarëve,të shpallte kushtetutën dhe të formoj kabinetin e ri me pjesmarrjen e plotë të xhonturqve.U duk për një çast se lëvizja jonë kombëtare,do të fitonte dimensione të reja,madje u parapanë prej udhëheqësve të kësaj lëvizjeje,edhe disa beteja në fushë diplomatike.Por zhgënjimi prej turqve të rinj,do të ishte tepër i shpejtë dhe befasues.Në pranverën e vitit 1909,Qeveria e tyre do të nxirrte njërin pas tjetrit,një luftë ligjesh që donin të shuanin me çdo kusht lëvizjet përparimtare të popujve.Veçanërisht,u theksua se do të dënoheshin me burgim,ata që do të nxitnin shoqatat kulturore dhe sidomos pjesmarrësit e çetave patriotike.Mbi emrat e dëgjuar,mbi kapedanët e shquar shqiptarë të asaj kohe,u lëshuan rrufe e shkrepëtima për t’i djegur e përcëlluar samëparë,anipse këta burra që patën luftuar për ardhjen në fuqi të turqve të rinj.Pikërisht,në këto momente,do të shkëlqeje sërish,trimëria dhe tejpamësia e Idriz Seferit.Në mars të vitit 1909,në bashkëpunim me Isa Boletinin,burri trim,organizon në Gjilan,një tubim ku marrin pjesë krerët e çetave të armatosura shqiptare.Ideja kryesore e këtij tubimi,ishte organizimi i rezistencës kundra turqve të rinj,dhe në të pastajmen lufta e armatosur në krejt trevat e Kosovës për pavarsinë e Shqipërisë.Burrat trima të atyre viseve,ata që e patën marrë në sy rrezikun,si Xheladin Guri dhe Mysli Veleknica,dhanë besën në këtë tubim se do të luftonin deri në vdekje për autonominë e viseve të Kosovës Lindore.Për më tej,në tubim,u parapa një lidhje sa ma e ngushtë e çetave të këtyre viseve,me ato të karadakut të Shkupit.E vërteta është se fill pas këtij tubimi,në Gjilan,kapedanët e çetave shqiptare në Gjilan, Kaçanik, Preshevë,Bujanovc,Vushtri dhe Skenderaj,nisën të organizojnë menjëherë forcat e tyre,mandej të vinin në efiçensë krejt traditat popullore të kushtrimeve të lashta, duke parandjerë rrjedhat shpërthyese të ngjarjeve që do të vinin.Në këtë organizim,natyrisht ata u penguan nga mjaft element të gënjyer proturq,të cilët sigurisht nuk e kuptonin si duhet luftën ndaj turqve të rinj.Këta element mendonin në çdo rast se do të ndjeheshin më mirë nën tutelën e Portës së Lartë,kur mendonin rrezikun e nga armiku shekullorë ,serbit.Gjithsesi ata nuk nuk mund ta kuptonin mësimin e madh se liria nën ombrellë të dikujt,është kurdoherë një robëri e përjetshme.Roli i Idriz Seferit në këto momente,merr përmasat e prijësit dhe mendimtarit të madh.Në paradoks me të kaluarën (trimi Idriz Seferi nuk mbaroi asnjë shkollë ushtarake) në këto situata,ai vlersohej së pari si komandant i aftë e mandej si burrë që fliste pak por llafi i dëgjohej kilomatra larg.Me nismën e tij,në Karadak u formuan mjaft çeta kryengritësish të cilët ishin të gatshme për të filluar përpjekjen e madhe shqiptare.Vetë burri trim,ishte vënë në krye të 1000 burrave dhe duke paraparë situatat i armatosi ata sa mundi,duke u kujdesur sidoqoftë që në çdo vatër,të mbetej ndonjë mashkull për çdo rast. Është e natyrshme që përball këtij organizimi luftarak masiv,Porta e Lartë,të parashihte rrezikun e mundshëm,të kërcënuar prej kryengritjeve popullore në shpërthim.Ajo kursesi nuk mundi të hedhë në dorë Idriz Seferin,edhe pse në prag të ardhjes në Kosovë të Sulltanit,u mbajt një falje e gjërë,për mjaft trima shqiptarë,në të katër vilajetet.Ka qenë marsi i vitit 1910,kur kajmekani i Gjilanit,thërret në zyrën e tij Idriz Seferin.Natyrisht Idrizi e kishte pikësuar që ky mund të ishte ndonjë kurth por ai sidoqoftë vajti,për t’i treguar kajmekanit se nuk mund të trembej përballë çdo dhelpërie.Ka qenë sigurisht ideja e bashkëluftëtarëve të tij,që ai të mos shkonte vetëm por edhe me disa trima të tjerë.Idriz Seferi,pranoi fjalën e miqve,ngase e pat mësuar në vite,që turqit kur të thërrisnin ashtu tinëz,natyrisht se të shtynin në dyer të rreziqeve.Dhe ashtu ndodhi,posa burrat shqiptarë hynë në zyrën e Kajmekanit,në Gjilan,një kompani ushtarësh i rrethoi duke u komunikuar arrestin e ardhur prej Stambolli.Po ate mesnatë,në Gjilan mbërriti i biri i Idriz Seferit,Isufi,në krye të qindra trimave të armatosur.Lajmi u shpërnda menjëherë dhe drejt Gjilanit,u njoftua se po vinin qindra malësorë të Karadakut.Kajmekani i qytetit,ngase llogariti forcat,ngase e kuptoi se nuk kish mundësi që të dërgonte trimin Idriz Seferi në Stamboll,u detyrua të urdhërojë lirimin e tij,bashkë me luftëtarët e tjerë.Duke u përqafuar me të birin,dhe krejt ata trima që kishin ardhur në Gjilan,enkas për te,Idriz Seferi kumtonte ; “Shqypnija asht e pamundme me dekë !”.

Më pas figura e Idriz Seferit,do të lartësohej në betejën e famshme të Kaçanikut.Ky vend,ky emër,Kaçaniku,do të renditej në ate plejadë të shkëlqyer të viseve shqiptare,të cilat u kthyen nga emra të zakonshëm,në legjenda të shpirtit kryengritës shqiptar.Për të ardhur deri në muzgun e 23 prillit 1910 (pragu i betejës – legjendë) u desh që çetat e trimave shqiptarë të ndërrmernin disa aksione kundër reparteve turke që ndodheshin në Kosovë.Anipse,udhëheqja e lartë ushtarake turke,pati nxjerrë urdhër për shtetrrethim në krejt Kosovën,këta trima,përmes dhunës e terrorit,kryen disa aksione mjaftë të guximshme duke vrarë qindra ushtarë-pushtues e duke iu rrëmbyer atyre armatimin.Ndërsa udhëhiqte vetë ato aksione,trimi Idriz Seferi,mbante lidhje të ngushta me Hasan Hysen Budakovën,Bajram Currin dhe Isa Boletininin duke mos humbur idenë madhore,ate të pregaditjes së kryengritjes së përgjitshme shqiptare.Ndërkaq,parlamenti i turqve të rinj,i cili dispononte qartësisht situatën në Kosovë,vendosi të dërgojë aty Shevqet Dergut Pashën,në krye të 10 mijë ushtarëve,për t’u ardhur në ndihmë granizoneve turke këtu.Më 24 prill 1910, mbas disa luftimeve,trimat e Kosovës,mundën të shtjenë plotësisht në dorë Grykën e Kaçanikut,fillimisht në këtë kështjellë të mrekullueshme të natyrës,pati pak forca turke.Me kapjen e saj,prej trimave të Idriz Seferit po ate mbrëmje,u ndalua treni me trupa e armatime turke që vinin prej Shkupi.Edhe këtu,pas disa luftimesh,u zunë rrobër dhe municion luftarak.Sigurisht kanë mjaftuar këto ngjarje,prej Grykës së Kaçanikut lëviznin në ditët e fundit të prillit 1910,mbi 9 mijë trupa luftarake,nga më të stërviturit dhe armatosurit e Perandorisë Osmane.Tek e mbramja,Porta e Lartë e pat kuptuar se mbajtja e Kaçanikut prej shqiptarëve,do të ish një kambanë zie për pushtimet e veta.Ndaj ajo u vërsul aq egërsisht sa në asnjë cip tjetër të Ballkanit,për të rrëzuar këtë mit të qëndresës shqiptare.Kësisoj,mbi 9 mijë burra të armatosur me armët moderne të kohës,të komanduar prej oficerëve nga gjithë Evropa,vërsuleshin kundër 2500 shqiptarëve të pangrënë,të paveshur,të armatosur me armë të vjetra dhe me fishekë të numëruar në çanta…Ndërsa ushtria turke mësynte me topa grykën e Kaçanikut,ajo dogji e shkretëroi gjith fshatrat përreth.Anipse në kullat patën mbetur vetëm gra dhe fëmijë,ata u dogjën dhe fëmijët u masakruan.Pas këtij shfrimi të verbër të instikteve kafshore turmat e jeniçerëve i drejtoheshin Kaçanikut.30 prilli do të ishte përleshja e parë e madhe.Pikërisht aty ku turqit do të mësynin me topa e artileri gjithfarëlloji,aty komandonte trimat e vet Idriz Seferi.Duke qenë mjeshtër i luftimit popullorë,ai dijti të organizojë më së miri trimat e vet për të përballuar sa më heroikisht goditjen turke.Pas goditjeve turke me artileri të rëndë, drejt Gurit të shpuar,ku ndodhej Idriz Seferi,u vërsulën mijëra kavalierë osmanë mes thirrjeve në disa gjuhë,të etur për gjak shqiptari.Beteja ishte kaq e llahtarshme sa kuajt,për t’iu bindur kalorësve turq,turqit shkelnin mbi kufoma të përgjakura njerëzish.N¨r 2 maj 1910 beteja arriti kulmin.Përmes eposit popullor,për këtë ditë,do të këndohej dhjetra e dhjetra vite më pas ; “Krisi pushka u ba beteri Hygjym ban Idriz Seferi !” Kaçaniku ra në duart e turqve pas tri dite e tri netë luftimesh të përgjakshme.Trimat e Idriz Seferit, duke mos patur asnjë ndihmë në municion, u detyruan të lënë këtë grykë por gjitmonë duke sulmuar,në tërheqje,batalionet e ç’organizuara të Shevqet Dergut Pashës.Edhe këtë radhë,shkëlqeu zgjuarsia e Idrizit.Ai nuk përceptoi Kaçanikun si të humbur përgjithmonë,por u tërhoq prej tij,të organizohej,të armatosej e të kërkonte ta rimerrte ate,në krye të trimave të Kosovës,tërheqja për të kundërsulmuar, njihet ç’prej shekujsh në historinë e përgjakshme të luftërave.Në rrafsh të përpjekjeve për kryengritjen e armatosur shqiptare,në vitet 1910-1911,Idriz Seferin do ta shohim më së shumti,në shoqërinë e Isa Boletinit dhe të Hasan Prishtinës.Përpjekjeve të tyre,tashmë u shtohen edhe ato për të krijuar ura lidhjeje me popujt e tjerë ballkanas të cilët kishin si ideal çlirimin e tyre nga zgjedha osmane.Pamvarësisht prej qëllimeve të tyre të mëvonshme,monarkitë ballkanike u përpoqën me çdo rast,që të mabjnë kontakte me udhëheqës të kryengritjes shqiptare.Kështu,ka qenë i ftuar i Beogradit,Idriz Seferi,në janarin e vitit 1912.Ajo çka vlen të mos harrohet në këtë ushëtim në Beograd,është fakti se trimi Idriz Seferi,që përpara se të binte dakord,u ishte shprehur njerëzve të kësaj “krushqie” se ai “mund të bisedonte gjdo gja kundër turkut , nëse serbia s’kishte asnjë pretendim territorial kundër Kosovës”. Parë në këtë rrafsh,unë mendoj se Idriz Seferi,ishte dhe mbeti jo vetëm një luftëtar por edhe diplomat i madh.Edhe pse mori 100 copë pushkë si dhuratë, edhe pse kërkoi mijëra të tjera për bashkëluftëtarët e vet,Idriz Seferi,tek e mbramja,nuk mund të shkelte mbi idealet e veta.Pushka e tij ish e para që shtiu mbi serbët,në gushtin e vitit 1912,atëherë kur ata iu drejtuan kufijve të Kosovës.Sodoqoftë,ajo çka do të ngrinte në piedestal,emrin e Idriz Seferit,është pikërisht pjesmarrja e tij e shquar në lëvizjen e madhe të pranverës së vitit 1912.Në shkurt të këtij viti,nën udhëheqjen e këtij trimi u kryen disa luftime në rrethet e Gjilanit.Garnizonet turke të goditura,tashmë po përpiqeshin të mbroheshin brenda mureve të k¨shtjellave ngase oficerët e lartë të Perandorisë ishin në dijeni të kryengritjes që po përgaditej.Në muajt mars e prill 1912,Idriz Seferi në krye të 4 mijë burrave,zhvillon luftime në Kumanovë,Preshevë, e Moravë duke i çliruar përfundimisht këto vise prej ushtrisë së gjysëm hënës.Ndërsa në fundprillin e vitit 1912,ai i drejtohet përsëri grykës së Kaçanikut.Ajo çka vlen të mos harrohet,është fakti që në rreth tri muaj luftimesh të ashpra çetat e komnaduara prej Idriz Seferit,jo vetëm që nuk u rralluan por përkundrazi,numri i luftëtarëve kish arritur në mbi 8 mijë.Duke ngarendur drejt kaçanikut,nën thirrjen e Idriz Seferit,këta trima ngarendnin drejt lirisë së tyre që e deshën aq shumë.Edhe këtu,betejat u zhvilluan të rrepta e pas disa ditë luftimesh,në Kaçanik u ngrit flamuri ynë kuq e zi. Më pas,trimi Idriz Seferi,së bashku me Isa Boletinin dhe Bajram Currin,do të marshonin drejt Shkupit ku i priste zemërzjarr populli trim i trevave shqiptare.Edhe këtu do të shkruhej epopeja tjetër e fitimtarëve,ajo epope që përcillte amanetet e brezave të tërë të shqiptarëve,në kërkim të idealit të tyre.Por shkrepëtimën e lirisë në qiellin shqiptar,ate ngjarje madhore të nëntorit të vitit 1912,Idriz Seferi do ta jetonte përmes një dhimbjeje të thellë.Burri e trimi i Kosovës,nuk mundi të shkojë në Vlorë,ngase ndodhej në burgun e Beogradit.Disa muaj më pas,të detyruar prej rrethanave të kohës,por sidomos edhe prej protestave të vazhdueshme të popullit,autoritetet sllave e liruan Idriz Seferin me trimat e tjerë.

“Më 16 maj 1913, u liruan 13 nga prijësit shqiptarë që ishin : Nexhpi bej Draga,Shaban Pasha prej Prishtine,Hurshid beu prej Prishtine,Rushid beu prej Dobratini, Muharrem efendiu prej Prishtine,Xhemal beu prej Prishtine,Jashar Pasha prej Peje, Idriz Seferi prej Seferit të Gjilanit dhe Kosum Seferi prej Seferi të Gjilanit”.(Gjurmime albanologjike 1977 , V-VII – faqe 259 ).

Lufta ballkanike do të çonte rrjedhën e ngjarjeve,në kufijtë e absurdit.Shqipëria,ai komb i cili luftoi pesë shekuj,kundër hordhive të sulltanëve,tashmë ish kthyer në një shesh beteje ku monarkitë e Ballkanit ishin vërsulur kush e kush më shumë,të gëlltisnin tokat e arbërve.Idriz Seferi ngjesh sërish pushkën.Tashmë kullat e tij janë djegur prej serbëve dhe ai së bashku me gruan,Bahtijen,dhe djemtë,në krye të qindra trimave,zhvillon luftime të paprera ndaj pushtuesve bullgarë e serb.Ai bashkërendon punët me dy trimat e tjerë Bislim Hogoshin dhe Ram Pozharanin dhe në vitet 1914-1916 kryejnë luftime të ashpra në Vardar,Pollog,Gostivar,Kërçovë e Dibër të poshtme.Në verën e vitit 1916,tradhëtisht,forcat bullgare e arrestojnë trimin Idriz Seferi.Ata fillimisht e mbajnë në Vranje e më pas e çojnë duarlidhur,të shoqëruar me qindra ushtarë,në burgun e Nishit.Dy vjet burg e lodhin shpirtin e trimit por shpresa se Shqipëria do të çlirohet një ditë,nuk ja burgos askush.Mbarimi i Luftës së Parë Botërore,bëri që qeveria jugosllave të mendojë për taktika të reja në luftën ndaj shqiptarëve.Nisur nga reputacioni i madh që gëzonte në popull,ata e lirojnë Idriz Seferin duke e siguruar se “duan të rrojnë në harmoni me shqiptarët”.Por trimi Idriz Seferi nuk mund ta kapëridije këtë “politikë afrimi”.Me të shkuar në fshatin e lindjes,ai sërish mbledh trimat e Kosovës,kërkon besën e tyre dhe duke ndjekur nga afër masakrat që serbët kryenin ndaj popullsisë së pafajshme,kërkon vazhdimin e luftërave.Ndërkaq,biri trim i Kosovës,nuk harron të mësyje kullat në të cilat rrinte e nderë hakmarrja.Në një tubim në Preshevë,në vitin 1919,mësohet t’u ketë kumtuar bashkëkombasve : “Ligjet e kanunit po dona me pyet kur jenë në paqë.Por kur jena në luftë,kur shkjau në mësyn në votra,na duhet me ndigjue ma së pari Shqipninë e rrezikueme “.

Pushka e tij do të shkrepte kurdoherë mbi serbët e bullgarët.Kullat e tij anipse të djegura disa herë, do të mbeteshin karakollet e para të qëndresës shqiptare në vise të Gjilanit e Karadakut.Kufijtë etnike,do të ishin dashuria më e madhe e këtij burri,deri në çastin e mbaramë.Kur mbyllte sytë, më 25 marsin e vitit 1927,të shoqes,bashkëluftëtares,Bahtijes,do t’i thosh ; “thueju djemve,amanet Kosovën ! Dhe mbrenda këtij amaneti të madh,jo vetëm gjallëroi shpresa e madhe e lirisë,por dhe djmet e trimat e Gjilanit e karadakut dhe një herë rrokën armët për të luftuar pushtuesin serb,tek ky mijëvjear i ri.Amaneti është gjithmonë ishenjtë për burrat e besës dhe ndershmërisë.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Idriz Seferi Empty Re: Idriz Seferi

Mesazh nga Dardania Thu Apr 30, 2015 10:27 pm

Studime mbi Figurën e Idriz Seferit

Tashmë është i njohur fakti se në vargun e burrave më të shquar shqiptarë, të çerekut të fundit të shekullit XIX dhe të çerekut të parë të shekullit XX, një vend nderi zë edhe kreshniku i maleve dhe grykave të famshme të Kosovës, Idriz Seferi. Pra, ai i përkiste plejadës së personaliteteve më të njohura, sikundër ishin: Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Haxhi Zeka, Kadri Bajri, Isa Boletini, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Elez Isufi e shumë të tjerë. Ai u lind, u rrit dhe u kalit në periudhën më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, në kohën kur pas shumë shekujsh pritej të vendosej fati edhe i popullit tonë në këtë gadishull të lashtë të Ilirisë."Ibrahim Kadriu
Mirënjohjet
[size=14]Kënga N´Kaçanik deri n´Buletin

Kënga N´Kaçanik deri n´Buletin është një këngë pa përcjelljen e instrumenteve e cila i kushtohet revoltave masive të malsorëve të Kosovës me në krye strategët Isa Boletini e Idriz Seferi.

Ej po n´Kaçanik o,
Deri n´Boletin e
Ej po tonë, o Kosova
E po mlu, o me tyme
E po mlue, o me tym
O po i ka dal flaka
E po u dogj, o n´topa
O mer Dërgut Pasha-ja
E po çka kanë ret, e
E që po vetojn, e
E po dy dragoj, o
O mer po luftojn, e
E po n´Kaçanik, o
Deri n´Sarajev, e
E po Isa Beg, o
O Idriz o Sefer-rej
E po Dërgut Pasha
Me njëçinvije
E po Isa Beg, o
O me shqiptari, e
E po kadal Pashë, o
Se sje n´Rumeli, e
E po e kalli vetên
O mer me gjith ty, e
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi