Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Kastriotët EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Kastriotët EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Kastriotët EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Kastriotët EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Kastriotët EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Kastriotët EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Kastriotët EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Kastriotët EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Kastriotët EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

September 2024
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30      

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Kastriotët

Shko poshtë

Kastriotët Empty Kastriotët

Mesazh nga Dardania Thu Jun 02, 2011 10:06 pm

Familja e Kastriotëve (1383-1474) kishte një principate të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383. I biri, Gjergji, me trupat e tij, mori pjesë në betejën ogurzezë të Kosovës1389.
Venediku e pushtoi Kryeqytetin e saj, Krujën1392. Në vitin 1395, kur Gjergji e vendosi e vuri serish sundimin e tij në Krujë, Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës në vitin 1402.
Pas atij erdhi i biri Gjoni, i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranën, Matin, Dibrën dhe Mirditën, nga Prizreni në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim. Kala të fuqishme ishin ajo në Krujë, Petrela, afër Tiranës, Petralbenë Mat, Stefigraf në Dibrën e Epërme dhe Tornak.
Nga viti 1407 deri më 1430 Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 herë dhe u detyrua të pranonte kushte të rënda paqeje. Kur turqit, me në krye Muratin 2, e thyen atë në vitin 1421, ata e ndoqën praktiken e tyre të zakonshme, duke lejuar që të mbante në kontroll të kufizuar mbi principatën e tij. Mirëpo i kërkuan të paguante haraç vjetor dhe të dorëzonte katër djemtë e tij si pengje për garantimin e neshtrimin e tij të përhershëm ndaj Sulltanit. Gjithashtu Gjonit i premtuan së pas vdekjes së tij ata do ta kthenin djalin e parë që të zinte vendin e sundimtarit. Më i vogli ishte Gjergji 9 vjeçar, i cili do të njihej më vonë si heroi Skënderbeu.
Kastriotët ishin një familje feudale shqiptare. Si dhe të shumica e bujarëve të tjerë, mbiemri i tyre është i lidhur me emrin e një vendi. Në Shqipëri ka disa fshatra me emrat Kastriot (Peshkopi), Kastri (Mirditë), Kastra (Shkodër dhe Tropojë), etj. Burime të pavarura nga njeri tjetri siç janë shkrimtari shqiptar Frat Bardhi, kronisti raguzan P. Lukari, dhe një akt i gjetur në një kuvend françeskan Hungari dhe i botuar nga studiozi E. Fermenxhin, pohojnë Skënderbeu dhe prindërit e tij quheshin Kastriotë sepse qenë nga fshati Kastrat i krahinës së Hasit në pjesën verilindore të Shqipërisë së sotme, i banuar krejtësisht nga shqiptarë. Në disa burime Kastriotët mbajnë edhe mbiemër të dytë, Mazarek, të cilin e gjejmë sot si emër fshati, ndër të tjera, edhe në krahinë e Hasit.
Si feudalë, Kastriotët nuk kanë një origjinë të largët. Sipas një gjenealogjie fantaziste të shkruar nga fisniku shqiptar i shek. XVI Andrea Engjëlli, gjyshi i Skënderbeut quhej Gjergj Kastrioti dhe stërgjyshi i tij Kostandin. Historiografi i njohur austriak, J. Hammer (shek. XIX), përmend në veprën e tij "Historia e Perandorisë Osmane", një princ shqiptar me emër Gjergj Kastrioti i cili mori pjesë në betejën e Kosovës1389. Por këto pohime nuk kanë gjetur deri më sot mbështetje në burimet dokumentare të cilat nuk bëjnë fare fjalë për një princ e sundimtar me emrin Gjergj Kastrioti. Si duket Hammeri ka ngatërruar emrin e Gjergj Kastriotit me emrin e Gjergj Balshës, i cili në të vërtetë ka marrë pjesë në betejën e Kosovës. Sipas njoftimeve që jep bujari shqiptar Gjon Muzaka, bashkëluftëtar i Skënderbeut dhe njohës i mirë i fisnikëve shqiptarë me të cilët kishte edhe marrëdhënie familjare, gjyshi i Skënderbeut quhej Pal Kastrioti.
Sipas të thënave të kronistit Muzakas, Pal Kastrioti kishte nën zotërimin e vet feudal vetëm dy fshatra, Sinjën dhe Gardhin e Poshtëm, që ndodheshin në luginën e Drinit, në rrethin e Dibrës së Poshtme, sot rrethi i Peshkopisë. Si duket, Pal Kastrioti ishte një feudal i vogël në shkallën e një pronari.
Biri i Palit, Gjon Kastrioti, e filloi veprimtarinë e vet politike në fund të shek. XIV, në kohën kur turqit u dyndën në tokat e Shqipërisë. Duke përfituar nga dobësimi dhe çthurja e principatave shqiptare, Gjoni e shtriu sundimin e vet në krahinën e Dibrës, pastaj në atë të Matit dhe në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XV doli në viset bregdetare, duke përfshirë kështu nën ndikimin e vet edhe peshkopatën e Arbërisë. Por, me sa duket, Krujën nuk e shtiu dot në dorë.
Pas disfatës së Ankarasë, duke përfituar nga lehtësimi i presionit turk, Gjoni vazhdoi t'i zgjeronte edhe më tej zotërimet e veta, të cilat tashmë ishin bërë fqinje me zotërimet më të rëndësishme feudale të Shqipërisë. Ai hyri gjithashtu në marrëdhënie me Venedikun dhe lidhi marrëveshje miqësore me të. Por më 1410 gjendja e tij u keqësua përsëri. Këtë vit, nën kërcënimin e Musajt, një nga djemtë e sulltan Bajazidit, i cili kishte siguruar sundimin në Maqedoni dhe pretendonte fronin turk, Gjon Kastrioti qe detyruar ti jepte peng atij një nga katër djemtë e tij. Emri i djalit nuk përmendet në letër, por ka mundësi të ketë qenë më i madhi nga djemtë e Gjonit, Stanishi.
Dobësimi i Turqisë gjatë luftës për fron, i dha rast Gjon Kastriotit të shkëputet përsëri nga vartësia e turqve, sidomos nga ajo e sulltan Musajt, i cili kishte hyrë në luftë kundër vëllait të tij sulltan Mehmetit. Më 1411 ai u afrua me Republikën e Venedikut dhe pak më vonë me atë të Raguzës, të cilat e njohën atë për aleat dhe i dhanë qytetarinë e nderit. Por më 1415, kur ushtritë turke depërtuan në Shqipëri, Gjon Kastrioti si duket u nënshtrua, pasi më 1416 atë e gjejmë vasal të sulltan Mehmetit të I. Si vasal ai i ruajti zotërimet e veta, ndoshta i zgjeroi edhe më tepër. Nga një marrëveshje tregtare-doganore që Gjoni lidhi më 1420 me Republikën e Raguzës, të cilin e ka nënshkruar në emrin e vet dhe të djemëve të tij, kufijtë e këtyre zotërimeve përcaktoheshin prej Shfadaje në jug të Lezhës deri në Prizren.
Megjithëse vasal, Gjon Kastrioti vazhdoi të zhvillonte edhe një politikë më vehte me fqinjët e tij, serbët dhe venedikasit. Më 1422 ai i dërgoi despotit të Serbisë Stefan Lazereviçit, në ndihmë një djalë të tij në luftën kundër Republikës së Venedikut për t'i marrë kësaj Shkodrën. Por në vitin tjetër, më 1423, ai u tërhoq nga lufta dhe hyri ndërmjetës për paqen që u lidh midis Venedikut dhe Serbisë.
Në vitin 1423, kur sulltan Murati i II filloi fushatën për të forcuar pushtetin turk edhe në Shqipëri, Gjon Kastrioti mundi përsëri t'i ruante zotërimet e veta. Këtë radhë sulltani e detyroi atë të dërgonte peng, si duket, tre djemtë e tij.
Ashtu si Gjon Kastrioti, i ruajtën në këto vite zotërimet e veta edhe fqinjët e tij, në veri Pal Dukagjini dhe në jug Gjergj Arianiti, të cilët ishin shpallur edhe ata vasalë të sulltanit. Por nga këto, zotërimet më të rëndësishme u bënë ato të Kastriotëve. Këto shtriheshin në pjesën qendrore të Shqipërisë nga ku kalonin rrugët që lidhnin krahinat veriore me ato jugore dhe viset bregdetare me ato të pjesës lindore të Shqipërisë. Në kufijtë e zotërimeve të Kastriotëve kishte një varg kështjellash që mbronin shtigjet nga ku kalonin rrugët më të rëndësishme të kohës, si ajo e Petrelës, në jug të Tiranës, Gurit të Bardhë në Mat, Stelushit në Murrë, Sfetigradit në luginën e Drinit midis Dibrës dhe Ohrit, etj. Ndoshta në këtë kohë Gjoni kishte marrë përkohësisht nga turqit, si vasal i sulltanit, edhe qytetin e Krujës. Përveç marrëdhënieve që Gjoni vazhdonte t'i mbante me shtetet e huaja, ai kishte lidhur me anë martesash miqësi edhe me disa zotër feudalë arbëreshë. Tri nga pesë vajzat e tij ishin martuar ose u martuan me bujarë nga familjet feudale të Topiajve, Muzakëve dhe Arianitëve. Një vajzë tjetër ishte martuar me princin e Zetës, Stefan Cernojeviçin.
Në zotërimet e veta Gjon Kastrioti kishte prona feudale ku ishin vendosur fshatarë-bujkrobër. Në një marrëveshje që ai lidhi me Venedikun, republika mori përsipër t'ia kthente Gjonit bujkrobërit që strehoheshin në zotërimet e saj. Në një akt të vitit 1426, me të cilin Gjon Kastrioti së bashku me të katër djemtë e vet i dhuruan manastirit të Hilandarit, në Malin e Shenjtë, dy fshatra të Rekës, Radostushen dhe Trebishtin, janë numëruar detyrimet që Gjoni merrte në natyrë angari e në të holla nga fshatarët si zot i tyre feudal. Dhe kështu, thuhet në aktin e dhurimit, duke i dhuruar në dobi të manastirit këto dy fshatra, unë i liroj ata nga çdo angari e madhe dhe e vogël, me të gjitha detyrimet për haraçin mbretëror dhe për taksat e shtetit dhe të gjitha këto ia jap manastirit të shenjtë, të mos ketë në këtë krahinë as qefali as zot, as psarë, të mos të japin atyre të dhjetë as për drithë, as për verë, as për mjaltë, as dhuratë në dinarë as para për kullote, as të dhjetë bagëtish, kështu që kisha t'i marrë të gjitha të drejtat mbi këto fshatra sipas ligjit "Megjithatë, në zotërimet e Kastriotëve, sikurse edhe në atë Dukagjinasve dhe Arianitëve, kishte akoma një masë fshatarësh të lirë diku të organizuar si dhe më parë në bashkësi, diku të çliruar nga lidhjet e bashkësisë. Si duket, kjo masë familjesh patriarkale në këto zotërime që shtriheshin në krahinat e brendshme përbënte akoma në shek. XV, shumicën e banorëve. Marrëdhëniet tyre, me zotin feudal, kufizoheshin, si dhe më parë, me pagesën e një tributi të caktuar. Duke paguar këtë tribut ata ruanin të drejtën tradicionale të vetadministrimit sipas kanunit të tyre, gjurmët e të cilit u ruajtën deri vonë nën emrin e Kanunit të vjetër. Por kishte në këto zotërime edhe malësorë të cilët nuk paguanin fare tribut. Ata - shkruante analisti turk Uruxh - nuk i paguajnë tribut askujt-"Zoti feudal, ishte i pafuqishëm të nxirrte me dhunë nga këta malësore tributin ose të ndërhynte në jetën e tyre të brendshme në kundërshtim me normat e kanunit".
Vendosja e pushtimit turk në një shumicë krahinash të Shqipërisë dhe futja e zotërve feudalë shqiptarë nën vasalitetin e sulltanit, krijoi një gjendje të padurueshme për masën e popullsisë vendëse, kryesisht fshatare. Veçanërisht masat e lira fshatare, të cilat tani kërcënoheshin të futeshin nën zgjedhën feudale-ushtarake ose të paguanin tribut në dobi të një pushtuesi që ishte i huaj nga gjuha, nga feja dhe nga zakonet, ishin të gatshme për t'u bërë rezistencë turqve dhe për të filluar kryengritjen për dëbimin e tyre nga territori i Shqipërisë. I mbështetur në këtë masë, Gjon Kastrioti filloi luftën kundër turqve.
Në kohen kur Turqia dhe Venediku hynë në lufte për shkak te zotërimit te Selanikut, më 1430, Venediku e nxiti Gjon Kastriotin të ngrinte krye. Pastaj, më 1430, Venediku ua dorëzoi turqve portin e lakmueshëm, nënshkroi një marrëveshje paqeje me ta dhe e la aleatin e saj në meshiren e reprezaljet Turke. Sulltani fitimtari menjëherë iu kundërpërgjigj Shqiptarëve kryengritës, duke e mundur Kastriotin e duke kofizuar atë ne një zonë malore. Pastaj, duke përdorur si baze Krujen, nga viti 1431 deri në 1433 Ali Pashe Evrenozi shkreti Shqipërinë nga Shkodra në Veri, deri në Vlorë në jug. Me përjashtim te kalasë te Shkodrës dhe te qytete-porte nën zotërimin e Venedikut, Pothuajse e gjithë Shqipëria ishte tashme ne duart e Turqve. Feudalet individualist njeri pas tjetrit u shtrënguan të bënin thirrje për paqe dhe ti nënshtroheshin haraçit. Megjithatë, dëshira për pavarësi nuk ishte zhdukur. Pritej vetëm prijësi i duhur, i cili do t'i bashkonte prijesat krahinore në një fron të vetëm. Koha e tij kishte ardh.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi