Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Bretkosa e Shurdhër! EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Bretkosa e Shurdhër! EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Bretkosa e Shurdhër! EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Bretkosa e Shurdhër! EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Bretkosa e Shurdhër! EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Bretkosa e Shurdhër! EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Bretkosa e Shurdhër! EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Bretkosa e Shurdhër! EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Bretkosa e Shurdhër! EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
32 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 32 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Bretkosa e Shurdhër!

Shko poshtë

Bretkosa e Shurdhër! Empty Bretkosa e Shurdhër!

Mesazh nga Dardania Mon May 18, 2015 1:36 pm

Kjo histori në dukje e thjeshtë, përmban një mësim shumë të madh dhe të rëndësishëm.
Një tufë bretkosash po kërcenin gjithë gëzim dhe hare nëpër pyll, me atë kërcimin prej bretkose… Kur papritur dy prej tyre ranë në një gropë të thellë. Të gjitha bretkosat e tjera u grumbulluan rreth gropës për të parë nëse mund t’i ndihmonin shoqet e tyre. Por kur panë se gropa ishte shumë e thellë, me drojtje dhe frikë fIlluan t’u thonin shoqeve të tyre se nuk mund të bënin asgjë për t’i shpëtuar dhe se të dilje që aty, ishte thuajse e pamundur. Kështu që bretkosat duhej të përgatiteshin për të pranuar fatin e tyre; vdekjen që e kishin kaq afër. Jo të gatshme për ta pranuar këtë fat të tmerrshëm, bretkosat filluan të hidheshin me sa kishin fuqi per te dal. Bretkosat prej lart bërtisnin nga larg se nuk kishte asnjë shpresë për të dalë që ande dhe t’u jepnin fund përpjekjeve të kota. Por bretkosat filluan të hidheshin edhe më fort dhe pas disa orë përpjekjesh të dështuara u këputën fare. Më në fund njëra nga bretkosat duke u shkuar pas thirrjeve të shoqeve të saj u dorëzua. E dërmuar dhe e dëshpëruar, ajo e pranoi fatin dhe ngordhi. Bretkosa tjetër filloi të hidhej edhe më fuqishëm, megjithëse ishte tej mase e lodhur. Bretkosat nga lart filluan sërish të bërtisnin duke i thënë që ajo t’u jepte fund mundimeve e dhimjeve dhe të ngordhte e qetë ashtu si ngordhi shoqja pranë. Por bretkosa e rraskapitur, vazhdonte të hidhej akoma, dhe ja – ndodhi mrekullia e mrekullive. Së fundi ajo bëri një kërcim aq të lartë sa doli nga gropa. Të mahnitura, bretkosat e tjera filluan të festonin dhe të gëzoheshin për këtë mrekulli dhe e rrethuan të gjitha duke e pyetur se si e arriti një gjë të tillë.
“Po përse hidheshe aq fort kur ti e shihje se të dilje nga gropa, ishte thuajse e pamundur?” Duke e lexuar në buzët e tyre atë që po thonin shoqet e saj, bretkosa tashmë e lodhur, e gëzuar dhe krenare në të njëjtën kohë, u sqaroi se ishte e shurdhër dhe se kur shikonte shenjat dhe të bërtiturat e tyre, mendonte se ishin të gjitha fjalë inkurajuese: “Jepi, forca, edhe pak, ti do t’ia dalësh mbanë!” Të gjitha këto fjalë që ajo i kishte marrë si fjalë inkurajuese, e ndihmuan që të hidhej gjithmonë e më fort, për të dalë që andej. 
Kjo histori në dukje e thjeshtë, përmban një mësim shumë të madh dhe të rëndësishëm. Fjalët e mira, të buta e inkurajuese mund ta ndihmojnë dikë gjatë gjithë ditës. Mund ta nxjerrin nga gropa! Ndërsa fjalët e ashpra, lënduese e plangprishëse mund të jenë si një armë që shkatërron dëshirën dhe vullnetin për të vazhduar më tej – madje dhe jetën e tyre. Këto fjalë, fjalë të thëna pa kujdes mund ta dobësojnë dhe zbehin largpamësinë e tjetrit dhe mund të kenë një ndikim të vazhdueshëm në mënyrën se si reagojnë njerëzit !....
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi