Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Mullixhiu.... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Mullixhiu.... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Mullixhiu.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Mullixhiu.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Mullixhiu.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Mullixhiu.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Mullixhiu.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Mullixhiu.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Mullixhiu.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
35 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 35 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Mullixhiu....

Shko poshtë

Mullixhiu.... Empty Mullixhiu....

Mesazh nga Dardania Mon May 18, 2015 1:40 pm

Jetonte diku e diku një mullixhi i mirë. A e dini ju, o fëmijë se ç’është mullixhiu? Mund ta dini, mund të mos e dini. Kur them, që mund të mos e dini, kam parasysh faktin se tashmë nuk përdoren më mullinjtë për blurjen e drithrave. Koha e tyre ka perënduar, kanë dalë jashtë përdorimit të përditshëm, sepse tani bluarja e drithrave bëhet në fabrika moderne. Ju nuk e njihni mullirin me zhurmën e tij karakteristike të trokashkave dhe rrjedhën e ujit që vrullshëm zbret nga jazi dhe vë në lëvizje gurin e rëndë në nofullat e të cilit bluhej misri apo gruri. Kanë dalë jashtë përdorimit fjalët mulli e mullixhi, trokashka e jaz. Ashtu si fjalët kandil e bishtuk, parmendë e perusi, finjë dhe lejlek. Me fjalën e fundit, mos kini parasysh lejlekun e madh dhe elegant që fluturon e që bën folenë mbi oxhak të shtëpive në fshat, por një llojë drapëri që shërben për korrjen dhe mbledhjen në duaj të grurit, elbit, thekrës.
Ehu ha! Sa më tepër të vazhdoj me shpjegime, aq mëshumë fjalë të tjera po na dalin për të cilat, do më kërkoni shpjegime të tjera. Ndaj le të kthehemi tek mulliri i vjetër ndanë fshatit ku, fshatarët vinin përditë e përditë me thasët e drithit ngarkuar në shpinë, mbi kuaj apo mushka, e ktheheshin prej andej me një miell të bardhë e të imët si pudër.
Mullixhiu na qëlloi një burrë i urtë e i shtruar. Gojëmbël me të gjithë. Them me të gjithë se, mulliri mbledh lloj lloj njerëzish. Kur mbetej vetëm, ai ia merrte këngës. Ata që e dëgjonin, thonin se buka e petët e byrekut bëheshin aq të shijshme ngaqë, gjatë blojës, me miellin përzihej edhe kënga e atij njeriu të mirë.
Një ditë prej ditësh, ndërsa mulixhiu mendohej i ulur para mullirit dhe mbante vesh mërmërimën e ujrave të jazit, dëgjoi një hingëllimë kali. Mendoi se dikush po vinte të bluante. Priste të shfaqej nëpër udhën e mbuluar nga shelgjet, kalin e ngarkuar me thasët plot drithë, por bëri habi kur pa mbi kalë një njeri aq të rëndësishm, kryezotin e krahinës. Fytyra e tjetrit, e pashme dhe e sigurtë, siguria e të pasurve, nxinte prej mërzie që tutje.
– Tungjatjeta, mullixhi! – e përshëndeti tjetri ndërsa zbriti nga kali.
– Tungjatjeta e mirë se ke ardhur!
– A lodhesh ndopak?
– Edhe lodhem, po pa punë nuk rrihet. Puna është jeta e njeriut.
– S’kam ardhur, për të bluar mullixhi.
– E shoh, – u përgjigj mullixhiu.
– Erdha deri këtu, të qaj një hall me ty.
– Ashtu?! – u habit mullixhiu, – edhe zotrote paske halle? S’ më vjen ta besoj ngaqë, çdo të mirë që ka stisur Zoti mbi tokë e ka zotëria jote. Po pse erdhe pikërisht tek unë?
– Kam marrë vesh, se gjithnjë buzëqesh dhe këndon.
– Ashtu vërtet.
– Kurse mua as më qeshet e as më këndohet.
Mullixhiu u mendua paksa dhe e pyeti:
– Si ia kalon me fqinjët?
– Jo dhe aq mirë.
– Përse kështu?
– Ngaqë nuk më lë rehat zilia, mullixhi. Vërtet që i kam gjithë të mirat, po ata kanë më tepër nga unë. Ndaj, synoj t’i pushtoj e t’i zgjeroj kufinjtë e pronave të mia.
– Keq, – mërmëriti mullixhiu dhe vazhdoi ta pyeste: – Po gjumin si e bën?
– Fle pak, fare pak. Edhe ato orë që më merr gjumi, torturohem nga ëndërrat e liga. Shoh luftë, zjarr, vrasje e prerje, luftë me fqinjët e mi. Shpesh ata më kapin rob, më lidhin për qafe me zinxhirë si të jem qen e më ushqejnë me të përgëra. Më thuaj mullixhi, si të shpëtoj nga kjo e keqe?
– Nuk e ke të lehtë, – iu përgjigj mullixhiu.
– Ç’duhet të bëj? – pyeti tjetri me ngulëm.
– Të luftosh me veten. – vazhdoi mullixhiu.
– E si luftoka njeriu me veten? Ai gjithnjë, për interesat e tij, lufton me të tjerët.
– Është lufta më e vështirë, – u përgjigj mullixhiu, – më e vështira nga ajo me të tjerët.
– Ç’thua kështu!? Erdha deri këtu se më patën thënë, që je burrë i mençëm. Po me këto që thua, s’po më dukesh i tillë.
Mullixhiu buzëqeshte si t’i vinte keq për tjetrin dhe e pyeti:
– A ke shumë kallzimtarë?
– Plot. Në të gjithë trojet e pronave të mia.
– Sigurisht, ata të treguan edhe për mua.
– Po.
– Edhe rrugën për te unë, ata ta treguan?
– Ashtu vërtet.
Mullixhiu sërish ra në mendime. Mysafiri i lartë nuk ndihej mirë. Nga biseda e bërë, ai nuk po shihte atë mençurinë, për të cilën i kishin folur.
Ndaj, duke menduar se tjetri ia fshihte atë me qëllim përfitimi, u ngut ta joshte:
– Ndihmomë mullixhi. Pa çdo fjalën tënde do ta peshoj me flori.
– Qofsh i nderuar, imzot! Po fjala e mire, as shitet e as blihet. Ajo do vesh, që ta dëgjojnë. Të futet nga njëri e të mos dalë nga tjetri. Në më dëgjofsh, do të shpëtosh nga e keqja, që të ka pushtuar e s’të lë të qetë as në gjumë.
– Do bëj si të thuash ti mullixhi, boll të jem i qetë e i qeshur.
– A të kanë sulmuar ndonjëherë fqinjët?
– Jo.
– Atëhere, edhe ti mos mendo t’i sulmosh.
– Ashtu do bëj.
– Ta kanë lakmuar ndonjëherë mall e gjë?
– Asnjherë.
– Dhe ti mos ua lakmo. Lakmia pjell vetëm të këqija, imzot.
– A ke shumë kallauzë?
– Plot.
– Nuk të duhen. Përzëri!
– Përse t’i përzë?
– Se nuk të duhen. Se janë të rrezikshëm e të pabesë edhe se shiten si besnikë. Gjithë jetën hanë me dy lugë, bluajnë me dy mullinj. Burgje, ke?
– Patjetër.
– Të burgosur?
– Shumë.
– Ç’kanë bërë?
– S’paguajnë taksat rregullisht.
– Nuk i paguajnë dot, se i ke të rënda. Lehtësoi ato. Buqësia është pa çati. S’bën gjithnjë mot i mbarë. Ndihmoje fukaranë. Bëj kështu si të them unë e, shumë shpejt do zësh të buzëqeshësh. Do zësh të këndosh më pas. Se po s’këndoi zemra, jeta sterrë të duket. Pastroje zemrën imzot. Nga të ligat që ke brenda, pastroje. Tani shko! Dhe pres të kthehesh ndryshe.
Mysafiri i premtoi, se do i bindej porosive të tij dhe shpejt e shpejt futi dorën në xhep ta paguante.
Po mullixhiu e ndali duke i thënë:
– Mos harro ç’të thashë: Fjala e mirë as shitet e as blihet….
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi