Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Bedri Dedja EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Bedri Dedja EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Bedri Dedja EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Bedri Dedja EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Bedri Dedja EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Bedri Dedja EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Bedri Dedja EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Bedri Dedja EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Bedri Dedja EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
32 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 32 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Bedri Dedja

Shko poshtë

Bedri Dedja Empty Bedri Dedja

Mesazh nga Dardania Wed Jul 08, 2015 1:50 pm

Bedri Dedja 180px-Bedri_Dedja

Bedri Dedja lindi në vitin 1930 në Korçë, studioi në Moskë psikologjinë dhe pedagogjinë e letërsisë për fëmijë, është shkrimtar shqiptar. U nda nga jeta në 13 prill të vitit 2004.

Biografia

Bedri Dedja, Akademik dhe profesor në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë,ka qenë një personalitet shumëplanësh në krijimtarinë letrare shqiptare për të vegjëlit dhe atë shkencore për të rriturit: poet e prozator, përrallëtar e dramaturg, tregimtar e publicist, novelist e romancier, përkthyes, gazetar e kritik, studiues i psikologjisë, pedagogjisë e historisë së arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, studiues e teoricien i historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, "Qytetar Nderi" i Beratit, mbajtës i "Çmimit të Republikës", "Urdhërit Naim Frashëri" dhe titullit "Mjeshtër i Madh", Bedri Deja është vlerësuar gjithashtu nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë vend në Vëllimin e XVI të biografive si autor i shquar i shekullit XX. Bedri Dedja ka lindur në Korçë më 20.11.1930. Shkollën fillore e kreu në Shkodër ndërsa gjimnazin e përfundoi në qytetin e Durrësit. Më pas studioi në Universitetin e Moskës dhe u diplomua shkelqyeshëm në vitin 1953 në disiplinat e pedagogjisë, psikologjisë dhe njëkohësisht të letërsisë për fëmijë. Pas përfundimit të studimeve universitare, për 40 vjet ka qenë lektor dhe Profesor titullar i lendeve të psikologjise dhe pedagogjisë në Universitetin e Tiranës dhe për një periudhë 5 vjeçare (1975-1980) edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit. Nga viti 1972 e deri sa u nda nga jeta më 13 prill 2004, ka qenë Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Paralelisht me veprimtarinë pedagogjike, deri në vitin 1975 ai ka ushtruar edhe funksione drejtuese publike si Drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik Tiranë, Kryeredaktor i Revistës "Fatosi" dhe Gazetës "Mësuesi", Drejtor i Drejtorisë së Botimeve Shkollore e Drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike në Ministrinë e Arsimit, Zëvendësministër i Arsimit dhe Kulturës si dhe Sekretar i Përgjithshëm Shk
encor i Akademisë së Shkencave. Bedri Dedja ka qenë për shumë vjet anëtar i Shoqatës Botërore të Psikologëve, Kryetar i Shoqatë Kombëtare të Psikologëve si dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Shkrimtarëve për fëmijë. Bedri Dedja gjithashtu ka qenë anëtar i Redaksisë së përgjithshme për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985) si dhe bashkëautor dhe redaktor përgjegjës i botimit të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit, Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar Vol. I (2003). Shume vepra të tij janë përkthyer e botuar jashtë Shqipërisë si në Maqedoni, Kosovë, Greqi, Rumani, Kinë e Zvicër.

Burimet : Kjo biografi dhe të dhënat janë bazuar në Tekstin Historia e Letërsisë Shqiptare për Fëmijë të Dr. Astrit Bishqemi, Universiteti "A.Xhuvani" Elbasan, Botimet Sejko - 2001, fq. 287-289 duke u plotësuar vetëm me të dhënat e reja dhe botimet pas vitit 2001

Tituj të veprave
Bedri Dedja, ka botuar:

Novela:

Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit (1954)
Një udhëtim i rrezikshëm (1961)
Kercënimi i thonjve kozmikë(1976)
Përrallëmadhja (1998)
Vëllime me tregime e përralla :

Përralla popullore mbi kafshët (1957)
Përralla e tre vëllezërve (1958)
Kallëzimet e gjyshe pastërtores (1960)
Kapiteni i shtërngatës (1970)
Përralla e shpatave të arta (1976)
Përralla e lepurit dhe e breshkës (1976)
Bariu i vogël në mal të thatë (1979)
Përralla njëmbëdhjetëkatëshe (1996)
Përralla të zgjedhura (1997)
Përrallat e Zvicrës (2002)
Vjersha dhe poema:

Numrat (1959)
Shkolla e pyllit (1967)
Artan Borizani dhe çeta e tij (1970)
Garda partizane (1972)
Patoku në plazh (1975)
Poezi të zgjedhura për fëmijë (1975)
Beni shkon në malësi me familje dhe shtëpi (1976)
Gjashtë poema për kalamaj (1976)
Vera, Genti e Driloni (1985)
Romane:

Shoku i braktisur (1957)
Kalamajtë e pallatit tim Vol.I (1972), Vol.II (1979)
Republika e 1100 çudirave (1975)
Nëpër korridoret e thella të Jonit (1976)
Met partizani (1981)
Si u rrit një komisar (1986)
Alarmet e qytetit Sdikuisht (1989)
Kacamicri rreth globit (1993)
Si katër fëmijë u bënë biznesmenë (1996)
Qyteti me tri kështjella (1998)
Sikuriada (2002)
Presidenti i Planetit të Kuq (2006, botuar post mortum)
Pjesë teatrale :

Gjyqi i Maçokut (1962)
Kryengritje në pallat (1972)
Publicistikë :

Biseda me pionierët (1986)
Nëpër ravat e jetës - Kujtime (2001)
Duke ecur kontinenteve - Përshtypje udhëtimesh (2004) ;
Përkthime nga gjuha ruse :

L. Tolstoi - Tregime dhe përralla për fëmijë (1954) ; Robi i Kaukazit (1959)
V.Majakovski - Për fëmijët (1954) ; Lexo, shëtit e fluturo (1958) ; Ç'është mirë e ç'është keq (1966)
N.Nosov - Tregime (1954) ; Aventurat e Dinpakut dhe shokëve të tij (1957) ;
M.Tuein - Aventurat e Tom Sojerit (1955)
A.S.Pushkin - Përralla e peshkatarit dhe e peshkut (1956) ;
H.K.Andersen - Përralla (1956) ;
M.Gorki - Jashka,Samovari (1957) ;
Sh.Péro - Maçoku me çizme (1958) ; Përralla ruse (1998, përshtatje e shqipërime nga 18 autorë) ;
Studime dhe vepra shkencore :

Edukimi i marrdhënieve të drejta midis djemve dhe vajzave në familje (1956) ;
Psikologjia për shkollat e mesme (1959) ;
Letërsia për fëmijë (1961, 1964, 1966, 1975, 1983) ;
Psikologjia për shkollat e larta (bashkëautor 1965, 1985, 1987) ;
Mbi rrugët e perfeksionimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare (1966) ;
Politika dhe Pedagogjia (1967) ;
Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë (1971) ;
Shënime mbi historinë e mendimit pedagogjik shqiptar (1972) ;
Burimet e letërsisë shqipe për fëmijë (1978) ;
Shkrime mbi letërsinë për fëmijë (1978) ;
Studime mbi problemin e metodave të të mësuarit në shkollë (1978) ;
Didaktika (bashkëautor 1986) ;
Drejt enigmave të psikikës së njeriut (1989) ;
Psikologjia Sociale (1990) ;
Sekreti i talentit (1998).

Mirënjohje
Profesor
Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
Laureat i Çmimit të Republikës
Laureat i Urdhërit "Naim Frashëri"
"Qytetar Nderi" i Qarkut te Beratit
Laureat i Titullit "Mjeshter i Madh"
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi