Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Arsimi në Kosovë EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Arsimi në Kosovë EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Arsimi në Kosovë EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Arsimi në Kosovë EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Arsimi në Kosovë EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Arsimi në Kosovë EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Arsimi në Kosovë EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Arsimi në Kosovë EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Arsimi në Kosovë EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
26 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 26 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Arsimi në Kosovë

Shko poshtë

Arsimi në Kosovë Empty Arsimi në Kosovë

Mesazh nga Dardania Wed Jun 08, 2011 8:39 pm

ArsimiKosovë zhvillohet në institucione shoqërore dhe private. Mësimi në shkollat fillore në Kosovë mbahet në pesë gjuhë: në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake, turke dhe kroate.
Institucionet shtetërore të arsimit në Kosovë qeverisen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Nga viti 2008 ministër është Enver Hoxhaj.


E kaluara

Historia e arsimit në Kosovë ndahet në tri periudha : Periudha e parë fillon me hapjen e shkollave fillore anembanë Kosovës para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Arritjen më të madhe në këtë periudhë e paraqet themelimi i Universitetit të Prishtinës dhe hapja e Bibliotekës Universitare të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe arsimi zhvillohej në tri gjuhë: shqipe, serbokroate dhe turke.
Periudha e dytë fillon rreth vitit 1991 dhe paraqet reagim ndaj rrënimit të dhunshëm të sistemit arsimor nga ana e politikës represive serbe. Si rezultat i kësaj, ngrihet një sistem i pavarur arsimor, që realizohej në 452 shkolla të plota fillore, 67 shkolla të mesme, 1 universitet me 14 fakultete dhe 7 shkolla të larta, me afro 400.000 nxënës e studentë dhe me 21.000 punëtorë të arsimit. Financimi i këtij sistemi bëhej nga puna vullnetare dhe ndihmat që i jepnin diaspora dhe popullata shqiptare, të cilët këtë sistem e shihnin si hapin e parë të pavarësisë së Kosovës.
Periudha e tretë, që fillon me përfundimin e luftës në vitin 1999 e këndej, karakterizohet me reformat që i bëhen arsimit në të gjitha nivelet: nga arsimi dhe edukimi parashkollor e deri në universitet, të cilat kishin për synim përshtatjen e arsimit në Kosovë standardeve bashkëkohore evropiane e botërore. Gjatë kësaj periudhe fillon të zhvillohet edhe sistemi privat i arsimit. Si hap i parë i këtij sistemi merret themelimi i Departamentit të Arsimit dhe Shkencës (DASH), që përcillet me krijimin e infrastrukturës ligjore dhe profesionale, e cila duhet të letësojë reformimin rrënjësor të arsimit (sistemi 5 + 4 + 3-4 në arsimin e përgjithshëm dhe në atë profesional dhe Marrëveshja e Bolonjës në arsimin e lartë), si dhe me themelimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në mars të vitit 2002.
Objektet arsimore


Nga viti 1999 deri më 2006 nga buxheti i Kosovës janë riparuar 39 objekte shkollore dhe janë ndërtuar 28 objekte të reja. Sipas MASHT, llogaritet se Kosovës i nevojiten së paku edhe 30 objekte të reja dhe riparimi i shumë objekteve të tjera, gjendja e të cilave nuk u përshtatet normave për zhvillimin e procesit arsimor.
Mësuesit


Te arsimimi për minoritetet, numri i mësimdhënësve në raport me nxënësit është 1 me 14, derisa për shqiptarët e Kosovës është 1 me 21. Shikuar nga aspekti financiar, për nxënësit nga radhët e minoriteteve ndahen 25 % më shumë mjete.
Programet e trajnimeve profesionale janë kryer nga shumë agjenci ndërkombëtare dhe vendore. Në vitin 2006 janë trajnuar 70 % të mësimdhënësve. Përqindja e mësimdhënësve të trajnuar dallon prej një rajoni në tjetrin. Në Gjakovë, p.sh., janë trajnuar mbi 90 % të mësimdhënësve, ndërsa ka komuna ku kjo përqindje nuk arrin 50 %.
Sa u përket plan-programeve mësimore, për minoritetin turk dhe boshnjak plan-programet e gjuhës amtare, historisë, gjeografisë, artit figurativ dhe edukatës muzikore janë hartuar nga ekspertët e këtyre komuniteteve, kurse materia mësimore për lëndët e tjera është përkthyer, duke ua përshtatur specifikave të komuniteteve të cilave u dedikohet. Gjatë zhvillimit të procesit arsimor, për plan-programet që përdoren janë bërë konsultime edhe me ekspertët e pakicës ashkalike, rome dhe egjiptiane. Minoriteti goran është integruar më vonë, mirëpo edhe për nxënësit e këtij komuniteti tashmë janë hartuar plan-programet mësimore. Profesionistët e komunitetit serb nuk kanë pranuar të angazhohen nga Ministria.
Nxënësit


Sipas ligjit, arsimi fillor dhe i mesëm në Kosovë është falas dhe financohet nga buxheti i Kosovës. Ligji për arsimin u garanton arsimim të barabartë të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Numri mesatar i nxënësve për klasë në shkollat e Kosovës është 35 .
Sipas statistikave të TASH-it, në vitin shkollor 2002/2003, nga numri i përgjithshëm prej 340,257 nxënësve të shkollës fillore, shkollën e kanë braktisur 5,682 apo 1.67 % (prej tyre 3,075 apo 54 % janë meshkuj, kurse 2,607 apo 46 % janë femra). Në vitin shkollor 2004/2005, nga 355,339 nxënës, shkollën e kanë braktisur 4,141 apo 1.17 % (1,932 apo 47 % meshkuj dhe 2,209 apo 53 % femra). Gjatë vitit shkollor 2002/2003, numri i nxënësve që e kanë braktisur shkollën e mesme është 1,554 apo 2.32 % (992 apo 64 % meshkuj dhe 562 apo 36 % femra), ndërsa në vitin shkollor 2004/2005, numri i nxënësve të shkollave të mesme që e kanë braktisur shkollën është 1,428 apo 2.07 %, (982 apo 67 % meshkuj dhe 446 apo 33 % femra) .
Në vitin 2004 MASHT-i, në bashkëpunim me Shërbimin Katolik të Ndihmave (CRS) dhe Shoqatën e Prindërve dhe të Arsimtarëve, kanë krijuar projektin “Parandalimi i braktisjes së shkollës nga vajzat”
Edukimi parashkollor


Edukimi parashkollor paraqet nivelin më pak të zhvilluar të sistemit të arsimit në Kosovë. Mungesa e një rrjeti të mirëfilltë të institucioneve të edukimit parashkollor, si dhe mungesa e një tradite të favorshme bëjnë që ngecjet në këtë sektor të jenë të parashikueshme. Të gjitha studimet krahasuese tregojnë se, në aspektin e zhvillimit të edukimit parashkollor, Kosova zë vendin e fundit në Ballkan. Sistemi i edukimit parashkollor ndahet në tri nivele :

Çerdhja (për fëmijët e moshës 1-2 vjeçare),
kopshti (për fëmijët e moshës 3-4 vjeçare) dhe
klasa parafillore (për fëmijët e moshës 5 vjeçare)...
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi