Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Rruga e Jetës - drejtim për jetë... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Rruga e Jetës - drejtim për jetë... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Rruga e Jetës - drejtim për jetë... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Rruga e Jetës - drejtim për jetë... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Rruga e Jetës - drejtim për jetë... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Rruga e Jetës - drejtim për jetë... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Rruga e Jetës - drejtim për jetë... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Rruga e Jetës - drejtim për jetë... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Rruga e Jetës - drejtim për jetë... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
28 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 28 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Rruga e Jetës - drejtim për jetë...

Shko poshtë

Rruga e Jetës - drejtim për jetë... Empty Rruga e Jetës - drejtim për jetë...

Mesazh nga Dardania Wed Jun 15, 2011 1:52 am

Rruga e Jetës - drejtim për jetë... Garden1
Rruga e Jetës - drejtim për jetë... Garden2

Rruga e Jetës - drejtim për jetë... Rruga1


Rruga e Jetës - drejtim për jetë... Keshtu




Dashuria që Allahu ka për ne

Tevrat – Eksodi 34:5-7
Atëherë Zoti zbriti në renë dhe u ndal aty pranë tij, dhe shpalli emrin e Zotit. Dhe Zoti kaloi pranë tij dhe thirri: 'Zoti, Allahu i përjetshëm, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri, që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal padrejtësinë, shkeljet dhe mëkatin por nuk e lë të pandëshkuar fajtorin, dhe që viziton padrejtësinë e etërve mbi bijtë dhe mbi bijtë e bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt'.


Tevrat – Ligji i Përtërirë 7:9-15
Prano, pra, që Zoti, Allahu yt, është Perëndia, Perëndia besnik që respekton besëlidhjen e tij dhe tregohet i mbarë deri në brezin e njëmijtë ndaj atyre që e duan dhe që zbatojnë urdhërimet e tij, por u përgjigjet menjëherë atyre që e urrejnë, duke i zhdukur; ai nuk vonon, por do t’u përgjigjet menjëherë atyre që e urrejnë. Prandaj respekto urdhërimet, statutet dhe dekretet që po të jap sot, duke i zbatuar në praktikë.

Kështu, në rast se ju keni parasysh këto ligje, i respektoni dhe i zbatoni në praktikë, Zoti, Allahu juaj, do ta mbajë besëlidhjen me ju dhe dashamirësinë për të cilën u është betuar etërve tuaj. Ai do të të dojë, do të të bekojë dhe do të të shumëzojë, do të bekojë frytin e gjiut tënd dhe frytin e tokës sate, grurin tënd, mushtin dhe vajin tënd, pjelljet e lopëve dhe të deleve të tua në vendin që u betua t’u japë etërve të tu. Ti do të jesh më i bekuari i të gjithë popujve dhe nuk do të ketë midis teje asnjë burrë apo grua shterpë, as edhe midis bagëtisë sate. Zoti do të largojë nga ti çfarëdo lloj sëmundje, nuk do të dërgojë mbi ty asnjë të keqe vdekjeprurëse të Egjiptit që ke njohur, por do t’i dërgojë mbi të gjithë ata që të urrejnë.



Inxhill – Romakëve 5:6-8
Sepse, ndërsa ishin akoma pa forcë, Mesihu vdiq në kohën e tij për të paudhët. Vështirë në fakt se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë. Por Allahu e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Mesihu vdiq për ne.


Inxhill – Efesianëve 4:1-10
Ai ju dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate, në të cilat keni ecur dikur, sipas ecjës së kësaj bote, sipas prijësit të pushtetit të erës, sipas frymës që vepron tani në bijtë e mosbindjes, ndërmjet të cilëve edhe ne dikur jetuam në lakmitë e mishit tonë duke i plotësuar dëshirat e mishit dhe të mendjes, dhe ishim prej natyre bij të zemërimit, ashtu si edhe të tjerët.

Por Allahu, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi, edhe atëherë kur ishim të vdekur në faje, na dha jetë me Mesihun (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit), edhe na ringjalli me të, dhe me të na vuri të rrimë në vendet qiellore në Mesihun Isa, për të treguar në epokat që do të vijnë pasurinë e pamasë të hirit të tij, me anë të mirësisë ndaj nesh në Mesihun Isa. Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Allahut, jo nga vepra, që të mos mburret askush. Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Mesihun Isa për veprat e mira që Allahu përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.





Inxhill – Efesianëve 5:1-2
Bëhuni pra imitues të Allahut, si bij shumë të dashur, edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Mesihu na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Allahut, si një parfum erëmirë.


Inxhill – 1 Gjonit 4:1-21
Ju jeni prej Allahut, o djem të rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë. Ata janë nga bota; prandaj flasin për gjërat e botës dhe bota i dëgjon. Ne jemi prej Allahut; kush njeh Allahun na dëgjon; kush nuk është prej Allahut nuk na dëgjon; nga kjo njohim Frymën e së vërtetës dhe frymën e gabimit.

Shumë të dashur, le ta duam njeri tjetrin, sepse dashuria është nga Allahu dhe kushdo që do, ka lindur nga Allahu dhe e njeh Allahun. Ai që nuk ka dashuri nuk e ka njohur Allahun, sepse Allahu është dashuri. Në këtë është shfaqur dashuria e Allahut ndaj nesh, se Allahu dërgoi Birin e tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë nëpërmjet tij. Në këtë është dashuria: jo se ne e kemi dashur Allahun, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona. Shumë të dashur, në qoftë se Allahu na ka dashur në këtë mënyrë; edhe ne duhet ta duam njeri-tjetrin. Askush s’e ka parë ndonjëherë Allahun; po ta duam njeri-tjetrin, Allahu qëndron në ne dhe dashuria e tij është e përsosur në ne. Nga kjo ne njohim se qëndrojmë në të dhe ai në ne, sepse ai na ka dhënë nga Fryma e tij.

Dhe ne pamë dhe dëshmojmë se Ati e dërgoi Birin për të qënë Shpëtimtar i botës. Ai që rrëfen se Isai është Biri i Allahut, Allahu qëndron në të dhe ai në Allahun. Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Allahu ka për ne. Allahu është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në Allahun dhe Allahu në të.

Në këtë dashuria u përsos në ne (që të kemi guxim në ditën e gjyqit): sepse sikurse është ai, po kështu jemi edhe ne në këtë botë. Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin, dhe ai që ka frikë nuk është i përsosur në dashuri. Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari. Po të thotë dikush: “Unë e dua Allahun” dhe urren vëllanë e vet, është gënjeshtar; sepse ai që nuk do vëllanë e vet të cilin e sheh, si mund të dojë Allahun, që nuk e sheh? Dhe ky është urdhërimi që kemi marrë nga ai: ai që do Allahun, të dojë edhe vëllanë e vet.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rruga e Jetës - drejtim për jetë... Empty Re: Rruga e Jetës - drejtim për jetë...

Mesazh nga Dardania Wed Jun 15, 2011 2:01 am

Të Duam Krijuesin Tonë

Tevrat – Ligji i Përtërirë 11:1
'Duaje, pra, Zotin, Allahun tënd, dhe respekto gjithnjë rregullat e tij, statutet e tij, dekretet e tij dhe urdhërimet e tij.”

Tevrat – Ligji i Përtërirë 6:4-7
Dëgjo, Izrael, Zoti, Allahu ynë, është një i vetëm. Ti do ta duash, pra, Zotin, Allahun tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde. Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde; do t’ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë në shtrat dhe kur çohesh.

Tevrat – Ligji i Përtërirë 10:12-14
Dhe tani, o Izrael, çfarë kërkon nga ti Zoti, Allahu yt? Të kesh frikë nga Zoti, Allahu yt, të ecësh në tërë rrugët e tij, ta duash dhe t’i shërbesh Zotit, Allahut tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, dhe të respektosh për të mirën tënde të gjitha urdhërimet dhe statutet e Zotit që sot të urdhëroj. Ja, Zotit, Allahut tënd, i përkasin qiejtë, qiejtë e qiejve, toka dhe gjithçka ajo përmban;

Tevrat – Ligji i Përtërirë 30:15-18
Shiko, unë vë sot para teje jetën dhe të mirën, vdekjen dhe të keqen; prandaj unë të urdhëroj ta duash Zotin, Allahun tënd, të ecësh në rrugët e tij, të respektosh urdhërimet, statutet dhe dekretet e tij, që ti të jetosh dhe të shumëzohesh; dhe Zoti, Allahu yt, do të të bekojë në vendin që ti po shkon për ta pushtuar. Por në qoftë se zemra jote shikon gjetiu dhe ti nuk bindesh dhe e lë veten të biesh përmbys para perëndive të tjera dhe t’u shërbesh atyre, unë ju deklaroj sot që me siguri keni për t’u zhdukur, që nuk do t’i zgjatni ditët tuaja në vendin ku po gatiteni të hyni për ta pushtuar, duke kaluar Jordanin.

Tevrat – Jozueu 22:5-6
“Vetëm kini kujdes të zbatoni urdhërimet dhe ligjin që Musai, shërbëtori i Zotit, ju ka dhënë, duke e dashur Zotin, Allahun tuaj, duke ecur në të gjitha rrugët e tij, duke zbatuar të gjitha urdhërimet e tij, duke qendruar sa më afër tij dhe duke i shërbyer me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt'. Pastaj Jozueu i bekoi dhe u dha urdhër të largohen, dhe ata u kthyen në çadrat e tyre.

Zabur – Psalmi 31:23
Duajeni Zotin, ju, gjithë shenjtorë të tij! Zoti i mbron besnikët dhe i shpaguan gjerësisht ata që veprojnë me kryelartësi.

Inxhill – Mateu 22:34-40
Atëherë farisenjtë, kur dëgjuan se ai ua kishte zënë gojën saducenjve, u mblodhën tok. Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë: “Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?”. Dhe Isai i tha: “'Duaje Zotin, Allahun tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde'. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: 'Duaje të afërmin tënd porsi vetveten'. Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët”.

Inxhill – Hebrenjve 6:10
sepse Allahu nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij me shërbesën që u bëtë dhe po u bëni shenjtorëve.

Inxhill – 1 Gjonit 4:10
Në këtë është dashuria: jo se ne e kemi dashur Allahun, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Mesihun për shlyerjen e mëkateve tona.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi